Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 170
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Nese do ishte ashtu si thu ti,

    t'betohem qe, qe neser ne mengjes do vrisja me durt e mija Saliun e Edin bashke.

    Le t'me pushkatojn, t'me varin e t'bejn çfare t'dun me mua, mjafton qe populli Shqiptar t'shpetoje njehere e mir.

    Por qe ta bej une kete, ti duhet t'me garantosh se fatkeqsija jone jane ata te dy.



    ............


    juanito02,

    or mik,

    fatkeqsia e shqiptarve jane vete shqiptaret....

    E gjith situata aktuale ne Shqiperi nuk esht gje tjeter veçse nje sistem shoqeror, frut i rrethanave qe jane rrjedhoje e mentalitetit...

    Sala mund t'ket njemij defekte, por un shof tek ai vizionin qe ka per t'ardhmen, dhe po na terheq zvarre.... ai po na largon nga llumi i thelle ku jemi, nga ai llum qe ne jemi mesuar dhe na pelqen...
    Nuk me intereson Sala si person.
    Mua me interesojn ligjet, dhe rruga qe ai na tregon.


    .
    SKENDER c"far je tu thon .si duhet te flas qe ta kuptosh.

    Po nuk qe ne rregul i pari shtepis ,nuk ka hajer kurr shtepia.
    AI po na terheq zvarr drejt e ne llumin me te thelle qe ka shkruajtur historia per ne
    SHQIPTARET.
    Perse! i sheh keto gjera me syrin partiak,dje nuk u vra vetem ai oficeri i policis ,dje u
    vran serish te gjith shqiptaret ,nga cubat e saliut qe ne cdo koh jan te veshur me pushtet politik sps u duhen per te terrorizuar popullin per mos humb karriket e tyre.
    Peshoj nji her te mirat dhe te keiat e saliut dhe do shohesh qe kandari anon nga e keqa,
    edhe pse oficeri ishte nji nga besniket e baces , te jesh i sigurt qe politika e baces e vrau.

    Ketu nuk po behet fjal per te vrar nji njeri si Sali berisha apo Edi RAMA,si e keqa e shqiptarve
    sps dihet qe Enveeri nuk la njeri pa vrar per te mbajt pushtetin, dhe perfundimi dihet
    . Ne demokraci duhet te respektosh mendimin dhe veprat e tjetrit edhe pse ti nuk bie dakort ,duhet te bashkjetosh ne nji ambient ne nji shoqeri me te ,por Sali Berisha si i
    paaft kok fort dhe egoist nuk eshte ne gjendje te drejtoj nji shtet ne menyr demokratike jo se nuk do, por nuk di.dhe frika per mos te humb pushtetin e detyron
    te perdor metodat e idhullit te tij ,sps pushteti eshte shum i embel ,eshte gjithcka per
    njeriun.
    Patjeter qe ai mund te jet shqiptari me i votuar njikohesisht dhe me i urryeri,pas renjes
    komuniste ,dhe kjo fal aftesis se tij si njeri,pershembull ai nuk ka paraqitjen e nji diktatori sidomos me njerzit e thjesht,por ai nuk eshte i aft si hajduti i bagdatit
    qe djajt e vegjel i genjen me thela sipas aftesis djallzore baces cfar i shkruajn ne leter e thot e firmos sps nuk eshte ne gjendje ti kuptoj hilet e vogla aty ku fshihet djalli
    dhe cdo gje ne rregull planet u realizuan si dikur ne monizem.
    Prandaj Skender qe ta dish SHQIPTARET jan blet puntore ,ndoshta nder me puntoret ne evrop,por mjaltin e hajn arinj si sala,grerza si jozi,cakej pa bisht si col olldashi,dhelpra si lulja saliut,patjeter dhe kryelarush meta me shok,ah dhe i gjo tjeter
    me honger mjolt i mesoi puna kto qafira ,por me mcef i msoj tosi kur filloi me lon mjeker..

  2. #122
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shefin e policise nuk e vrau krimineli, e vrau sistemi i korruptuar i drejtesise ne vend. Policia kap kriminelet, gjykatesit e korruptuar apo te paafte i lirojne, dhe kriminelet vrasin perseri. Familja e te ndjerit duhet te ngreje padi ndaj gjykatesve qe kane liruar kete kriminel, dhe sistemi i drejtesise duhet te beje te veten per te shkarkuar e ndjekur penalisht te gjithe te implikuarit.

    E kam thene disa here, qe problemi me i madh ne Shqiperi sot eshte sistemi i drejtesise qe eshte sistemi me i korruptuar qe nuk funksionon. Jane me dhjetra rastet ku kriminele shqiptare e te huaj jane kapur nga policia e leshuar nga gjykatat. Deri me sot ketyre gjykatesve nuk u ka hyre nje gjemb ne kembe, dhe pergjegjesiar per kete binte mbi presidentin e vendit qe eshte kryetar i gjithe sistemit te drejtesise ne vend. Le te shpresojme se presidenti i ri do te nderhyje per te shkundur e pastruar kete sistem nga njerezit e korruptuar.

    Bravo policise shqiptare qe e kapi kriminelin ne nje kohe rekord.

    Albo
    Problemi me i madh i shqiperis eshte Kryeministri. Ai person aq negativ qe ti lavderon ne cdo koment.
    Ne postimin e Juanito02 ka shume gjera te verteta. Keta kriminel i kan sherbyer qeveris per votat. Nese nje kriminel dhe nje politikan bashkojn doren e njeri-tjetrit mund te themi fare qart se dy kriminel po pershendeten.
    Krimi fillon nga kupola e qeveris jo nga keta alabak rrugesh
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    Problemi me i madh i shqiperis eshte Kryeministri. Ai person aq negativ qe ti lavderon ne cdo koment.
    Ne postimin e Juanito02 ka shume gjera te verteta. Keta kriminel i kan sherbyer qeveris per votat. Nese nje kriminel dhe nje politikan bashkojn doren e njeri-tjetrit mund te themi fare qart se dy kriminel po pershendeten.
    Krimi fillon nga kupola e qeveris jo nga keta alabak rrugesh
    Policia e shtetit qe Saliu drejton e arrestoi kriminelin qe shumicen e krimeve e ka bere ne kohen kur socialistet ishin ne pushtet, dhe e coi para gjykates. Ishin gjykatat ato qe e leshuan nga burgu dhe e denuan vetem per "armbajtje pa leje". Ne mendjet tuaja, Saliu i kontrollon te tera, ai eshte njeri-shtet, por ja qe gjykatat nuk jane te varura nga kreu i qeverise, por jane te pavarura dhe i pergjigjen vetem presidentit te vendit.

    "Te gjitha fajet i ka Saliu", apo jo, parrula e socialisteve ne zgjedhjet e fundit. Vazhdojeni recitojeni si papagaj te mire se ku i dihet, mbase fitoni ne zgjedhjet e ardhshme.

    Albo

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O albo mos genje si femi kopshti mor burre.
    Shifi mire datat te shkrimi kur kan dale nga burgu jane te gjithe ne kohen e pd ne pushtet.
    Megjithmend e ke qe Saliu i denoi dhe Edi i liroi?
    Shume qesharak per zotin.
    Albania Uber Alles

  5. #125
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    C'lidhje ka Edi Rama ?! C'lidhje ka Kryeministri?!

    Kryefjala eshte gjykatesi, i korruptuari eshte gjykatesi, ai duhet vene para pergjegjesise.

    Mjafto te kerkosh ne google se sa denoncime kane bere forcat e rendit kundrejt lirimeve ne mengjes nga gjykatat.

    Denimi me vdekje u hoq qe shteti mos te kthehej kriminel ne marrje jete, por nje burgim i perjetshem eshte pushkatim.

    Sistemi i drejtesise eshte "krimineli" i kesaj shoqerie, eshte molla e sherrit e gjithckaje.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Hetim gjyqtarëve që liruan Xhakjen ,KLD zbarkon në Gjykatën e Durrësit,

    Leonard Bakillari

    Tiranë- Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë pritet të zbarkojnë sot në Gjykatën e Durrësit për të “sekuestruar” gjithë praktikën gjyqësore të ndjekur nga kjo gjykatë për Ilir Xhakjen, i shpallur i pafajshëm për akuzën e vrasjes.Inspektimi do të përfshijë të gjitha çështjet gjyqësore të gjykuara nga kjo gjykatë me të pandehur Ilir Xhakjen dhe veçanërisht procesin e fundit, ku ai fitoi pafajësi nga një trupë gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Neritan Tabaku. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e KLD-së është mungesa e vendimit të arsyetuar për lirimin e të akuzuarit për vrasje. Edhe pse ky vendim është marrë në datën 9 shkurt të vitit të shkuar, ende gjyqtari nuk e ka arsyetuar atë, duke vënë në pikëpyetje arsyet e lirimit të Xhakjes, i cili më parë ishte dënuar me 21 vjet burg për të njëjtën akuzë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas burimeve pranë KLD-së bëhet me dije se inspektorët do të kalojnë në verifikim gjithçka lidhet me këtë proces, duke filluar nga procesverbalet e seancave gjyqësore, datat e zhvillimit të tyre, përmbajtjen e dosjes dhe gjithçka është shqyrtuar në gjykatë. “Procesi i verifikimit tashmë ka nisur me urdhër të zv/kryetarit të KLD-së. Inspektorët do të verifikojnë gjithë praktikën gjyqësore të ndjekur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe brenda pak kohësh do të ketë një vendim përfundimtar për këtë çështje”, – i tha “Mapos” një burim pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deri tani nuk dihet ende pretendimi i gjyqtarit të çështjes Neritan Tabaku për moszbardhjen e arsyeve që bindën atë dhe anëtarët e tjerë të trupës gjyqësore për t’i dhënë pafajësi Ilir Xhakjes. Paralelisht mësohet se ka nisur inspektimin edhe Ministria e Drejtësisë, pasi të premten e javës së shkuar inspektorët kanë marrë nga Gjykata e Apelit Durrës gjithë praktikën gjyqësore të gjyqeve ndaj Ilir Xhakjes. Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë tërhequr edhe vendimet e mëparshme të dhëna nga kjo gjykatë, përfshi gjithë dënimet që “i forti” i Sukthit ka marrë ndër vite për vepra të ndryshme penale. Mësohet se fillimisht është konstatuar zvarritje e procesit gjyqësor ndaj Xhakjes, pas apelimit që ka bërë prokuroria ndaj vendimit të pafajësisë së dhënë nga Shkalla e Parë. Sipas verifikimeve rezulton se bllokimi i shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Apelit vjen si pasojë e moszbardhjes së vendimit nga Shkalla e Parë, çka nuk bën të mundur fillimin e gjykimit të Ilir Xhakjes në Apel. Si prokuroria ashtu edhe KLD-ja konfirmuan për “Mapon” se vendimi i arsyetuar me të cilin mori pafajësi i akuzuari për vrasje nuk është zbardhur asnjëherë. Pas mbledhjes së materialeve dhe informacioneve të nevojshme nga të gjitha gjykatat, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të mbajë një qëndrim zyrtar lidhur me gjyqtarët e çështjes “Xhakja”. Skandali u zbulua pas vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj dhe arrestimit të të dyshuarit për krimin, i cili kishte fituar lirinë 4 vjet pas arrestimit të tij nën akuzën e vrasjes. Edhe pse Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 21 vjet burg në vitin 2006, Gjykata e Durrësit e shpalli të pafajshëm. Lirimi i tij është bërë objekt diskutimi në mbledhjen maratonë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi të premten e shkuar, ndërsa rezultatet e inspektimeve dhe qëndrimi zyrtar i “qeverisë së gjyqësorit” pritet të bëhen publike së shpejti.

    MAPO

  7. #127
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Policia e shtetit qe Saliu drejton e arrestoi kriminelin qe shumicen e krimeve e ka bere ne kohen kur socialistet ishin ne pushtet, dhe e coi para gjykates. Ishin gjykatat ato qe e leshuan nga burgu dhe e denuan vetem per "armbajtje pa leje". Ne mendjet tuaja, Saliu i kontrollon te tera, ai eshte njeri-shtet, por ja qe gjykatat nuk jane te varura nga kreu i qeverise, por jane te pavarura dhe i pergjigjen vetem presidentit te vendit.

    "Te gjitha fajet i ka Saliu", apo jo, parrula e socialisteve ne zgjedhjet e fundit. Vazhdojeni recitojeni si papagaj te mire se ku i dihet, mbase fitoni ne zgjedhjet e ardhshme.

    Albo
    Po pergjigjesh pikerisht si nje militant.
    Pse mendon se cdo individ shqiptar qe i kundervihet politikes se kryeministrit eshte socialist apo papagall qe reciton vjersha socialiste.
    Nese flas ne aspektin personal une jam pa parti. Sepse aty asnje parti nuk me perfaqson mua dhe interesat e mia.
    Prandaj debatin ske pse e kafshon me urrejtje militarizmi te pseudoashtuquajtures Demokraci.
    Te jesh perfaqsues se partis demokratike nuk do te thote se koncepton demokracin.
    Dua te shtoj mbi te gjithash se te gjithe presidenten (kreret e lart te drejtesis) jane perdorur si leve e atij Kryeministri per ti sherbyer interesave te tij.
    Me vjen habi qe ti se kupton problemin nga rrenjet por kapesh tek gjethet e vyshkura
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    GJYNAH ky NERITAN TABAKU qe vetem urdhrin ka zbatuar
    po zonja fullani nuk do hetohet?
    uroj mos te kete ndonje problem makina e zotit Tabaku e te pesoje dhe ky ndonje aksident te tipit defekt motori apo tejkalim shpejtesie
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #129
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Mos e ktheni temen ne replika dhe debate partish,fokusohuni te ngjarja.
    Autori i vrasjes te varet dhe behet shembull per te tjeret.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Berisha: Akuza Topit dhe Spahiut për vrasjen e Konomit dhe lirimin e Xhakjas

    Në replikë me kreun e grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, kryeministri Berisha hodhi akuza të ashpra kundër ish-presidentit Bamir Topi dhe ish-nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu të cilët ai i implikoi në vrasjen e gjyqtarit Konomi dhe lirimin e Ilir Xhakjes që akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut pak ditë më parë. “Ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme atentati ndaj zotit Konomi, i akuzuari kryesor ishte Topi juaj në rrjetë. Nuk kam asnjë fakt, por Topi juaj u përfol si një nga njerëzit që kishte dashtë të grabiste tokat në atë zonë me lejtnantët e vet dhe e pat shumë të vështirë kur shkoi në familje.”

    Sipas Berishës, gjykatësi i Durrësit që la të lirë Ilir Xhakjan (njeriu që vrau kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj), ishte thirrur në KLD për ta liruar duke aluduar se lirmi ishte kerkuar nga Kreshnik Spahiu kryetar i Aleances Kuq e Zi. Berisha i tha këto në replikë për deklaratën e kreut të grupit të PS, Gramoz Ruçi, që duke iu referuar propozimeve të PS për gjyqësorin, theksoi se drejtësia nuk ka dhënë asnjë përgjigje për krimet e bujshme në vend. “Por politika e nuk jep se do të mbajë të kapur sistemin e drejtësisë të varur. Duruam shumë, asnjë përgjgije që kur u vra deputeti Xhindi, kryekomunari, gjyqtari Skerdilajd Konomi. Sot e kësaj dite asnjë përgjigje dhe ja ku erdhëm. 158 të vrarë vetëm në 3 muaj bëjnë apel, kush e ka radhën, fëmijët?”, tha Ruçi. Ruci gjithashtu akuzoi mazhorancën për lidhje me Ilir Xhakjan, autorin e vrasjes pak ditë më parë në Shijak, të Komisarit të Policisë. “Ilir Xhakja, që deri dje e përdorje për të mbushur shportën elektorale, sot mundohesh t`ia faturosh opozitës. Më kot mundohesh. Ai guxoi ngriti dorë në mes të ditës ndaj uniformës së shtetit sepse ju e mbrojtët”, tha Ruçi.

    MAPO

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •