PËRGJIMI DHE SHTETI LIGJOR;
Aspekti kushtetues dhe penal i këtij fenomeni.
...
Përgjimet në Shqipëri
Në këtë pikë është mirë të shikohet mendimi juridik i disa juristëve
shqiptar të cilët analizojnë se ç’është prova, dhe mjetet të cilat përdoren në një përgjim, a mund të merren parasysh si prova duke u referuar njëkohësisht dhe tek nenet përkatës të Kodit të Proçedurës Penale.
Prova të ndaluara në procedurën penale ose civile duhet të
konsiderohen ato që kundërshtojnë rregullat ndaluese ose urdhëruese të së drejtës, veçanërisht kur ato cënojnë të drejtat individuale të garantuara në Kushtetutë, ndërsa nuk ka asnjë rregull tjetër ligjor i cili justifikon juridikisht këtë cënim9.
Konstatimi i kundërshtimit të mësipërm mjafton që një provë të emërtohet e paligjshme10.
Sipas legjislacionit proçedural penal shqiptar, kur flitet per provat, kemi, ndër të tjera, dy pjesë të mëdha;
Pikë së pari kemi:
I – Llojet e provave, ku hyjnë: 1) Dëshmia; 2) Pyetja e të pandehurit dhe e palëve private; 3) Ballafaqimet; 4) Njohjet; 5) Ekspertimi dhe 6) Eksperimenti; si dhe II –
Mjetet e kërkimit të provës, ku hyjnë: 1) Këqyrjet; 2) Kontrollet; 3) Sekuestrimet dhe 4) Përgjimi i bisedimeve ose komunikimeve11.
Pra, nga sa më sipër, në teorinë dhe praktikën e proçedimit penal, përgjimi njihet si një nga mjetet e kërkimit të provës. Si mjet për kërkimin e provës, përgjimi ështe dy llojesh:
përgjim i bisedimeve ose komunikimeve telefonike dhe i formave të tjera të komunikimit dhe përgjimi ambiental, që realizohet nëpërmjet dëgjimit dhe rregjistrimit audio dhe video me aparatura të posaçme që vendosen në ambiente të ndryshme ose në persona të caktuar12.
Përgjimi i cili zhvillohet në një ambient privat (zyrë, shtëpi, restorant midis dy shokëve, dy personave publikë) është një përgjim ambiental i kryer privatisht, gjë që nënkupton rregjistrimin në audio dhe video pa një vendim të gjykatës13. Theksojmë që përgjimi sipas Kodit të Proçedurës Penale lejohet vetëm për disa kategori veprash penale apo kundravajtjesh14 dhe gjithmonë me vendim të Gjykatës (Gjyqtarit) me kërkesë të prokurorit ose në "raste të ngutshme" nga vetë prokurori i cili brenda 24 orëve duhet të njoftojë gjykatën dhe t'i kërkojë asaj vleftësimin e aktit15.
Në Komentarin e Proçedures Penale gjejmë: "Përgjimet e kryera privatisht nuk mund të përdoren si provë, por ato mund të shërbejnë si shkak për nisjen e proçedimit penal kryesisht nga prokurori, i cili detyrohet të vërtetojë faktin e pretenduar, duke marrë çdo provë të nevojshme”16.
Këtë pohim të këtij komentari na e jep qartazi dhe Kushtetuta e cila në nenin 148 të saj përcakton që prokuroria është organi kushtetues që ushtron ndjekjen penale. Ky organ kushtetues ka të drejtën dhe detyrimin ligjor të ushtrojë ndjekjen penale, përmes mënyrave të përcaktuara ligjërisht17.
...
Provat sipas nenit 149 të K. Pr. Penale, merren prej burimeve të parashikuara në ligjin proçedural, dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara prej tij. S
ipas avokatit Agron Bajri përgjimi në vetvete nuk përbën provë por është mjet i kërkimit të provës që rregullohet sipas neneve 221 e vijues të K.Pr.Penale18.
Rasti i përgjimeve të kryera në mënyrë të fshehtë dhe nga subjekte
të cilat nuk kanë të drejtën e ushtrimit të ndjekjes penale proçeduralisht interpretohet si rast ku rezultatet e përfituara nga përgjimi mundet të përdoren për fillimin e ndjekjes penale nga ana e organit të akuzës sikurse u citua më sipër19.
Këto rezultate të çfarëdolloj qofshin ato, duhen verifikuar për efekt të përcaktimit të vërtetësisë së tyre, si dhe për efekt të provueshmërisë e cila mund të arrihet vetëm në rast se rezultati i përgjimit mbështetet në prova të tjera.
Në bazë të legjislacionit tonë proçedural, nuk lejohet që marrja e provës të bëhet nga subjekte të tjera, të cilat nuk janë të përcaktuara si subjekte që ushtrojnë ndjekjen penale20.
Në bazë të nenit 151 të K. Pr. Penale sanksionohet që provat merren nga organi që proçedon gjatë hetimeve paraprake dhe në gjykim provat merren me kërkesë të palëve nga Gjykata. Në këtë kuadër, edhe përgjimi i kryer nga subjekte private nuk mundet të përbëjë provë, por vetëm shkak për fillimin e ushtrimit të ndjekjes penale nga organi i akuzës. Për deri sa legjislacioni ynë nuk lejon investigimin nga subjekte private, hapja rrugë për përdorimin e përgjimeve të kryera nga subjekte për interesa personale apo shkaqe të tjera, përbën një preçedent të papëlqyeshëm dhe joefikas për sistemin tonë të drejtësisë duke pasur parasysh dhe nenin 32/2 të Kushtetutës së RSH-së i cili citon që askush nuk mund të
deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme21.
Duke analizuar mendimet e dy juristëve të shquar në Shqipëri të cilët janë pro përdorimit të përgjimit si një mjet prove për arsyet juridike të analizuara mësipër duhen parë dhe mendimet e juristëve të tjerë të cilët kundërshtojnë teorinë që përgjimi mund të përdoret si mjet prove në një gjykatë. Një mendim i tillë juridik mbështetet nga z. Sajmir Visha i cili mban edhe postin e kryetarit të avokatëve penalistë të Shqipërisë. Mendimi juridik i z. Visha është që përgjimet të cilat nuk zhvillohen konform proçedurës të parashikuar në nenet e sipërpërmendura të Kodit të Proçedurës Penale janë të paligjshme. Pamjet filmike dhe zëri i trasmetuar i një kasete nuk përbëjnë prova materiale, por as mjet për të vërtetuar provën, pasi kjo provë është marrë në kundërshtim të plotë dhe të qartë me nenet e Kodit të Proçedurës Penale. Kodi i Proçedurës Penale përshkruan qartazi dhe në mënyrë të prerë proçedurën përkatëse ligjore dhe në rastin e një çështjeje të tillë pra kur kemi përdorim të një kasete në formën e përgjimit gjykata nuk duhet të marrë parasysh këto kaseta pasi mungon fakti kriminal22.
Konkluzion:
Nga analiza e mësipërme juridike rezulton që ekzistojnë dy rryma mendimesh për përdorimin e përgjimit si një mjet prove për pranueshmërinë e tij. Mendimi i parë i cili përgjimin e barazon si një mjet prove për inicimin e hetimeve nga organi i prokurorisë pranohet më shumë nga ana ime, sepse roli i akuzës është gjithmonë në një kallëzim penal të proçedojë konform tagrit që ka ky organ në hetimin e këtij kallëzimi. Në rastin e një video detyra e organit të akuzës (detyrim që i jepet me anë të nenit 148 të Kushtetutës) është të vërtetojë vërtetësinë e përgjimit dhe në rast se kemi kryerjen e nje vepre penale të
proçedojë sipas proçedurës së parashikuar. Personalisht sjam dakort me mendimin e dytë juridik i cili shprehet kundër përdorimit të përgjimit si mjet prove pasi ky përgjim nuk është zhvilluar konform neneve përkatëse të Kodit të Proçedurës Penale. Juridikisht mbroj idenë që në rastin e vërtetësisë së komunikimeve drejtësia shqiptare ka vetëm përfitime dhe jo humbje ose shkelje të të drejtave kushtetuese.
...
Vendimet e Gjykatës së Strasburgut
Çështja e P.G dhe J.H. kundër Mbretërisë së Bashkuar27. Në këtë çështje gjykata
konstatoi se kishte shkelje të nenit 8 të Konventës për shkak se policia kishte përdorur përgjues, gjë e cila nuk ishte e autorizuar nga një kuadër i posaçëm ligjor. Në qoftë se një masë përbën ndërhyrje ndaj të drejtave të parashikuara në nenin 8 dhe nuk ka një autorizim të qartë për këtë masë në bazë të së drejtës së brendshme, në një rast të tillë ka në mënyrë automatike shkelje të Konventës. Pra, do të ishte e parëndësishme ndjekja e qëllimit legjitim, si për shembull hetimi ose parandalimi i krimit. ...
http://www.fle.uranushost.com/dokume...iel%20Sina.pdf
Krijoni Kontakt