Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 76
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Normale qe nuk pranohen videot si prova se videot mund te manipulohen...
    E sakte...
    Lejohen vetem videopergjime legale.

    Videopergjimet private, pa lejen e te pergjuarit, jane ne shumicen e rasteve edhe te ndaluara dhe te denueshme.

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    E sakte...
    Lejohen vetem videopergjime legale.

    Videopergjimet private, pa lejen e te pergjuarit, jane ne shumicen e rasteve edhe te ndaluara dhe te denueshme.
    Ka ndonje rast ku te gjithe te pergjuarit kane dhen lejen e tyre?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ka ndonje rast ku te gjithe te pergjuarit kane dhen lejen e tyre?
    Nuk eshte e domosdoshme, sepse teknikisht eshte e mundur qe te mos shfaqen ata qe nuk kane dhene lejen...
    Edhe leja per pergjim nuk eshte automatikisht leje per publikim ose perdorim te pakufizuar te materialit etj... Teme e komplikuar.

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    E sakte...
    Lejohen vetem videopergjime legale.

    Videopergjimet private, pa lejen e te pergjuarit, jane ne shumicen e rasteve edhe te ndaluara dhe te denueshme.
    Së pari personi që citove, e kishte me ironi
    Së dyti, dhe më e rëndësishmja; nga ku e nxore këtë perlën që ta nënvizova me të zezë? Dmth, kur shpreh një mendim mbi një çështje juridike si rasti në fjalë, duhet të kesh një bazë ligjore (nen) ku të mbështetesh; ju ku bazoheni?

    Një sqarim i vockël, sa për të të udhëzuar pak, personi në fjalë nuk ishte në kushtet e privatësisë, por kemi të bëjmë me persona zyrtarë që shpërdorojnë detyrën e tyre shtetërore.

  5. #15
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Së pari personi që citove, e kishte me ironi
    Së dyti, dhe më e rëndësishmja; nga ku e nxore këtë perlën që ta nënvizova me të zezë? Dmth, kur shpreh një mendim mbi një çështje juridike si rasti në fjalë, duhet të kesh një bazë ligjore (nen) ku të mbështetesh; ju ku bazoheni?

    Një sqarim i vockël, sa për të të udhëzuar pak, personi në fjalë nuk ishte në kushtet e privatësisë, por kemi të bëjmë me persona zyrtarë që shpërdorojnë detyrën e tyre shtetërore.
    Ajo perla që ke nënëvizuar është një perlë ironike.

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nuk eshte e domosdoshme, sepse teknikisht eshte e mundur qe te mos shfaqen ata qe nuk kane dhene lejen...
    Edhe leja per pergjim nuk eshte automatikisht leje per publikim ose perdorim te pakufizuar te materialit etj... Teme e komplikuar.
    Po si quhet pergjim kur te gjithe japin lejen qe te incizohet? Kjo ndodh vetem kur po incizon ndonje kenge ne studio.

    Njeri duhet patjeter mos japi lejen qe te kaloje nga incizim ne pergjim.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Së pari personi që citove, e kishte me ironi
    Së dyti, dhe më e rëndësishmja; nga ku e nxore këtë perlën që ta nënvizova me të zezë? Dmth, kur shpreh një mendim mbi një çështje juridike si rasti në fjalë, duhet të kesh një bazë ligjore (nen) ku të mbështetesh; ju ku bazoheni?
    ne kodet e zakonshme te shumices se vendeve demokratike te botes dhe ne kodin penal te Shqiperise...

    P.sh.
    Nenet 121 dhe 122 ( te Kodit penal te Republikes se Shqiperise)
    Neni 121:
    Nderhyrje te padrejta ne jeten private


    Vendosja e aparaturave qe sherbejne per degjim apo regjistrim te fjaleve ose te figurave, degjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjaleve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja per publikim apo publikimi i ketyre te dhenave qe ekspozojne nje aspekt te jetes private te personit pa pelqimin e tij, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet.

    Neni 122:
    Perhapja e sekreteve vetjake

    ...
    Po kjo veper e kryer me qellim fitimi ose per ta demtuar nje person tjeter, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet.
    Një sqarim i vockël, sa për të të udhëzuar pak, personi në fjalë nuk ishte në kushtet e privatësisë, por kemi të bëjmë me persona zyrtarë që shpërdorojnë detyrën e tyre shtetërore.
    Cdo politikan qe nuk eshte ne mision zyrtar eshte ne "kushte te privatesise". Fakti qe dikush eshte politikan ose zyrtar i shtetit, nuk do te thote se ai nuk ka jete private dhe guxon te fotografohet, pergjohet dhe publikohet kudo dhe nga secili...

  8. #18
    Hahahahahaaaa.... dmth me këto nenet mbi privatësinë, ti po thua që Prifti ishte duke lujtë letrash me robdeshambër veshur! tak tak tak: jemi me robdeshmabërrrrrrrrrrrrrr :P

    E para, ke marrë nja dy nene që thjesht i ke gjetur në Kod, por nuk ke lexuar interpretimin ligjor, dhe gabimi më i madh është se e ngatërron ligjin penal proçedurial me atë material. Nenet ku i ke marrë ti, jo vetëm i përdor gabim, por që ta dish - provat dhe marrja e tyre, nuk rregullohen me kodin penal, por me kodin e proçedurës penale. Nëse do dije t'i bëje edhe trajtimin e atyre dy neneve që janë pjesë e kodit penal dhe jo të proçedurës, i bie që ta bëje me të 4 elementët e figurës së veprës penale, dhe me ta bërë këtë, do e kuptoje se e ke aq gabimmmmmmmmmm, sa të bëhesh rozë në fytyrë!


    Duhen sqaruar nja dy gjëra shpejt e shpejt: videopërgjimet rregullohen si në Kodin e Proçedurës Penale, po ashtu edhe me ligj të veçantë. Janë proçedura që kryhen nga organet e ndjekjes penale, prokuroria dhe policia gjyqësore. Rasti në fjalë, është pak ndryshe nga rregulli i përgjithshëm, por nuk është aspak në kundërshtim me ligjin. Në atë video, duket shumë qartë që dy persona zyrtarë kryejnë shpërdorim detyre, rast flagrant. Kjo video bie në duar të prokurorisë.
    Në këtë rast, meqë është pak i veçantë se s'ka bë vaki ndonjëherë me filmu veten dikush duke kryer një vepër penale, kemi nene nga kodi i proçedurës penale, ku mbështetemi, dhe sipas meje në këtë rast duhet mbështetur së pari tek ky nen: neni 151/3 – "kur kërkohet një provë, që nuk rregullohet me ligj, gjykata mund ta marrë nqs ajo vlen për të vërtetuar faktet..."
    Pra kjo provë, e vërteton shumë qartë si ditën me diell se çfarë fakti antiligjor/vepër penale është konsumuar.

    Por, por... ashtu e kemi edhe me Kod të Proçedurës penale, dhe pikërisht në nenin 221/2 në kreun përkatës për përgjimet/videopërgjimet. Meqë rasti është pak i veçantë siç thashë, për ta përforcuar më shumë pretendimin, më mirë është të bazohemi në nenin 151/3 që përmenda.
    Tjetër, çdo kazus duhet marrë në tërësi sa i përket trajtimit, dhe mbi të gjitha bazuar në parimet e saj që janë themeli mbi të cilin është ndërtuar e drejta penale, si ajo materiale dhe proçeduriale; dhe, ky parim është ai i interesit publik!
    Tani unë të parashtrova arsyetimin se prova është e lejueshme, rrjedhimisht e përdorshme; ju ku e bazoni arsyetimin se prokuroria këtë provë e ka në kundërshtim me ligjin? Nenin të lutem... atij të kodit të proçedurës penale...
    U kuptuam? Se po vazhdova me e trajtu me detaje, dmth me iu fut unë edhe kodit penal në këtë rast, na zuri mëngjesi këtu.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Po si quhet pergjim kur te gjithe japin lejen qe te incizohet? Kjo ndodh vetem kur po incizon ndonje kenge ne studio.
    Regjistrim i lejuar ose legal permes videokameras etj.

    Ne momentin kur ekziston leja per "pergjim"/regjistrim dhe te gjitha kushtet per jane te plotesuara, nder tjerash edhe informimi permes plakatave apo shenjave per pergjim, nuk duhet leja apo nenshkrimi i secilit qe mund te incizohet.
    Incizime e tilla pastaj duhet te shlyhen brenda afateve te ckatuara kohore, sipas ligjit. Dhe nuk guxojne te publikohen pa lejen e te pergjuarit. Vetem nese nje gje e tille behet nga organet kompetente te shtetit...

    Perkufizimi i sakte i pergjimit dhe incizimit legal etj. eshte ceshtje tjeter, qe nuk ka nevoje te diskutohet ketu...

  10. #20
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Regjistrim i lejuar ose legal permes videokameras etj.

    Ne momentin kur ekziston leja per "pergjim"/regjistrim dhe te gjitha kushtet per jane te plotesuara, nder tjerash edhe informimi permes plakatave apo shenjave per pergjim, nuk duhet leja apo nenshkrimi i secilit qe mund te incizohet.
    Incizime e tilla pastaj duhet te shlyhen brenda afateve te ckatuara kohore, sipas ligjit. Dhe nuk guxojne te publikohen pa lejen e te pergjuarit. Vetem nese nje gje e tille behet nga organet kompetente te shtetit...

    Perkufizimi i sakte i pergjimit dhe incizimit legal etj. eshte ceshtje tjeter, qe nuk ka nevoje te diskutohet ketu...

    Tashi po tallesh ???

    Dritan Prifti ketu eshte veteinçizuar or APA. E kupton ndryshimin mes inçizimit me leje/pa leje dhe veteinçizimit ?!?

    I vetmi qe mund te kerkoje aplikimin e atyre dy neneve qe thua ti eshte bashkenadaresi i parave, i cili inçizohet fshehurazi per qellim presioni.

    Dritan Prifti ka ra brenda me kembet e veta si daci ne kos. Veprim me budall nuk besoj se ekziston.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •