Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 190
  1. #161
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ky Ed Rama e di qeverisjen tregeti? Me jep ate te te jap kete? Sikur shkemben mall me mall.Pushteti duhet balancuar dhe ai duhet te kerkoje ekuilibra qe balancojne pushtetin dhe jo emra te pervetshem qe pervetesojne pushtetin!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #162
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-06-2012
    Postime
    661
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    .....
    Hahaha, sa kam qeshur me kete palaco kryeminister qe kemi ne. Cfare shembuj sjell, cfare krahasimesh ben. Ky eshte vertet idiot. Ky eshte me i cmendur se Enveri dhe bunkerat e tij.



    Si mund te jete kerkese heqja e imunitetit kur vete vendet e BE-se kane Imunitet?

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga A.LePuLush Lexo Postimin
    Hahaha, sa kam qeshur me kete palaco kryeminister qe kemi ne. Cfare shembuj sjell, cfare krahasimesh ben. Ky eshte vertet idiot. Ky eshte me i cmendur se Enveri dhe bunkerat e tij.



    Si mund te jete kerkese heqja e imunitetit kur vete vendet e BE-se kane Imunitet?
    Vendet e BE nuk kane ate shkalle korupsioni si tek ne. Heqja e imunitetit ndoshta nuk e zhduk korupsionin ,por ne nje fare mase me siguri do e reduktoje dhe kam mendimin se ca "koka turku" do i beje politika. Keshtu qe politikanet do ruhen te mos behen te tille.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #164
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-06-2012
    Postime
    661
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Vendet e BE nuk kane ate shkalle korupsioni si tek ne. Heqja e imunitetit ndoshta nuk e zhduk korupsionin ,por ne nje fare mase me siguri do e reduktoje dhe kam mendimin se ca "koka turku" do i beje politika. Keshtu qe politikanet do ruhen te mos behen te tille.
    Korrupsionin nuk zdhuket nga heqja e imunitetit.

    Me duket se Antiproanti solli disa shembuj shume te mire kur disa politikane ishin pa imunitet. Cfare beri ligji? asgje.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk duan heqje imuniteti ledio rucet..
    c'u pa pastaj..

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    pa te hiqet imuniteti e te nderrohet prokurori,si thoni ju,munde te kercas ndonje akuze ashtu si kot.

    deri sot vetem akuza e heqje imuniteti nga pala e mazhorances pam...po kto socialpisat e opozites,do jen te paster te gjithe thua,pse ti tremben kaq shume vall ???
    Miku

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Zgjedhjet jane zgjidhja e vetme

    PD i kthen përgjigje PS-së: Jo ndryshime të reja në Kushtetutë

    Koha Jone

    Rozeta Rapushi

    Mazhoranca beri te qarte dje ne Kuvend se nuk ka ndermend t’i miratoje propozimet e Partise Socialiste, per ndryshime te tjera ne Kushtetute per procesin e zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem apo anetareve te gjykatave. Kryetari i grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, duke e quajtur nje pacavure nismen e opozites, tha se PD nuk do te jape voten per to. Ndersa kritikoi ashper kreun e selise roze, Edi Rama, se po bllokon statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. “Nuk kemi asgje per te fshehur, po ta themi qysh sot se nuk kemi ndermend t’i miratojme pacavuret e depozituara. Por, sigurisht, ne do te respektojme deri ne fund, te drejten e opozites per t’ia futur edhe kot. Ndaj do te zbatojme cdo norme procedurale ne shqyrtimin e nismes se Partise Socialiste”, - theksoi dje Patozi. Duke folur per Ramen, ai tha se njeriu qe ne vitin 2008 ka propozuar dhe me pas votuar clirimin e vendit nga mundesia e renies ne krize per shkak te zgjedhjes se Presidentit te Republikes me tre te pestat, tani kerkon qe kete problem ta shumezojme me 17 here per anetaret e Gjykates se Larte dhe 9 here per ato te Gjykates se Larte. Pa llogaritur ketu Prokurorin e Pergjithshem dhe kete e quan reforme ne drejtesi, e cila sipas tij duhet te votohet bashke me heqjen e imunitetit. “Qe do te thote se per sistemin vendos pakica, nje koncept ky sa i papranueshem, aq edhe i padegjuar ndonjehere ne boten demokratike. Me fjale te tjera, asnjehere te mos kete kufizim te imunitetit. E thene ndryshe, stop statusit te kandidatit per here te trete. Eshte rasti unikal ne bote kur nje force politike con ne parlament nisma te tera, jo qe ato te diskutohen dhe votohen, por pikerisht qe ato te mos miratohen kurre”, - nenvizoi Patozi. Ai theksoi faktin se mazhoranca nuk mund te marre seriozisht nje gje qe Edi Rama dhe grupi parlamentar i Partise Socialiste e ka sjelle ne Kuvend thjesht dhe vetem si nje pretekst per te zvarritur votimin e kufizimit te imunitetit dhe reformat e tjera te integrimit sepse eshte thjesht nje menyre e trashe per te bllokuar statusin. Per Patozin, PS edhe sikur te votonte qe sot kufizimin e imunitetit, do te ishte serish pergjegjese per te gjithe kete zvarritje te pakten 9 vjecare, qe ai e quajti te qellimshme. “Dhe te mendosh qe projektligji, per shkak te tekave tuaja, eshte katandisur ne nje draft, i cili nuk na kenaq absolutisht. Sepse ne jemi per nje kufizim radikal, qe te shkoje deri ne heqje te plote te imunitetit”, - shtoi ai. Kreu i grupit demokrat, akuzoi se Partia Socialiste eshte shnderruar ne protektore zyrtare te korrupsionit, te kesaj semundje te rrezikshme, qe bren pa meshire sistemin. Sipas tij, po te kishte nje grime realizem dhe ndershmeri, Partia Socialiste duhet te terhiqte mbrapsht cdo gje qe ka thene kunder mazhorances, ne keto vite, te hidhte ne kosh cdo pergjerim per statusin e vendit kandidat, sepse bllokimi eshte i vetmi kontribut qe Edi Rama ka pasur ne kete proces. “Duhet te kuptojme se malavita e ka njesoj lidhjen me boten e krimit, si ne opozite, ashtu ne qeveri, ndaj edhe rotacioni politik per te eshte thjesht nje konvencion. Arsyeja e dyte, me sa duket, eshte fakti qe Edi Rama dhe klubi vendimmarres afer tij po enderrojne, qe kur t’u vije dita (nese do t’u vije ndonjehere), ta nisin nga e para, si ne koherat e qametit 1997-2005. Ndaj edhe eshte e gjithe kjo rezistence, ndaj edhe po shpenzohen kaq shume energji per te ruajtur me cdo cmim statuskuone”, - vijoi ai.

    Zgjedhjet, zgjidhja e vetme per te shpetuar nga kjo opozite

    Duke mos iu drejtuar me socialisteve ne salle, por qytetareve, kreu i grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, tha se mazhoranca eshte e bindur ne heqjen e imunitetit, por opozita ne salle, nuk kerkon te njejten gje. “Ashtu si dhe ju, ne duam qe Shqiperia ta meritoje dhe ta marre kete vit statusin e kandidatit. Por vetem deshira jone nuk mjafton. Ne kete salle ne jemi vetem 74, ndersa Kushtetuta percakton qe duhet te votojme te pakten 94 deputete, ne raste te tjera 84. Dhe qe kjo te ndodhe ka vetem nje rruge. Na shpetoni prej tyre, sepse kjo eshte opozita e vetme ne bote qe, per veset e veta, i ruan brinjet edhe qeverise”, - beri thirrje Patozi. Sipas tij, kjo eshte opozita e vetme ne bote qe per inat te Partise Demokratike, ka tre vjet qe bllokon integrimin e vendit te vet. “Zgjedhjet jane pas dhjete muajsh. Zgjedhjet jane zgjidhja e vetme”, - shtoi ai.
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meqe Rucit i jan dukur "pa nishan" tre te qelluarat e Nishanit.. i bie qe Nishani paska qelluar vertet ne nishan.

    bravo o Nishan..

    le te beje ledio ruc .. altin arapi e edvini..bam..



    ----------------


    Ruçi: Nishani hodhi tri firmat e para pa marrë nishan












    Politikee Martë, Shtator 4th, 2012




    Gjate seances se djeshme ne kuvend

    Kreu i Grupit të PS akuzon Presidentin për SHISH, KLD dhe FA

    .

    “Të mos jetë noter i Kryeministrit, por garant i Kushtetutës”

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, akuzoi dje Presidentin Bujar Nishani se me firmat e para plotësoi kërkesat e maxhorancës. Ruçi theksoi se kreu i shtetit zëvendësoi në mënyrë të njëanshme kreun e SHISH, gjeneralët e Forcave të Armatosura dhe nënkryetarin e KLD-së. “Pa kaluar as një muaj nga marrja e detyrës së lartë të Presidentit të Republikës, Nishani hodhi menjëherë tri firmat e para. Siç thuhet në terminologjinë ushtarake, pa marrë shënjestër fare apo, siç thuhet në zhargonin popullor, pa marrë fare nishan. Nuk mori nishan, kur në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zgjodhi një militant partie dhe me një performancë aspak dinjitoze në organet e Drejtësisë. Nuk mori fare nishan, kur në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, pa iu tharë ende boja e propozuesit Kryeministër, vendosi një drejtues me një të kaluar të zezë, që të rikujton kohën e SHIK-ut ‘92-‘97. E si të mos mjaftonte kjo, edhe një person me dy shtetësi. Nuk mori aspak nishan, kur në krye të Forcave Detare dekretoi një ushtarak të lartë të arsimuar për Forcat Tokësore”, theksoi Ruçi.
    Apeli
    Socialisti Gramoz Ruçi, duke përdorur terminologjinë ushtarake, kërkoi nga Presidenti që në “shkrepjen e radhës” të marrë mirë “nishan”. “Kur zoti Nishani ka qenë një oficer i thjeshtë i Ushtrisë, gjëja e parë që u mësonte ushtarëve, rezervistëve apo studentëve, ishte që ata të mësonin të merrnin nishan duke vënë në një vijë të drejtë thepin, shtjekëzën dhe objektivin. Kurse sot në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës duhet të dijë se: Thepi nuk është mikropjesë e thjeshtë e pushkës, por është Kushtetuta e vendit. Shtjekëza nuk është një pjesë tjetër apo mikropjesë tjetër e pushkës, por është uniteti i popullit. Objektivi nuk është një tabelë e thjeshtë kompensate me një fotografi të armikut të radhës, por është siguria kombëtare. Natyrshëm pyesim: Kur bëri betimin z.President, u betua se do të ishte garant i Kushtetutës, garant i unitetit, garant i sigurisë kombëtare? Prandaj sot, në ditën e parë të sesionit parlamentar, opozita i kërkon Presidentit të Republikës të mos e shkrepë më pa e vënë në sy e pa marrë nishan. Sot, në ditën e parë të sesionit parlamentar, i themi Presidentit se nuk je një noter i Kryeministrit, po jeni noter i Kushtetutës, garant i saj, garant i unitetit dhe i sigurisë kombëtare”, u shpreh kreu i Grupit të PS.
    Akuzat
    Kreu i Grupit të PS-së akuzoi maxhorancën se nuk dëshiron në të vërtetë marrjen e statusit të vendit kandidat, por i intereson kapja e institucioneve të pavarura. Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, Ruçi deklaroi se prej kohësh opozita ka propozuar një sërë paktesh për të plotësuar 12 prioritetet e KE-së. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së deklaroi më tej se maxhoranca po tenton të kapë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, që në këtë mënyrë të fshehë korrupsionin qeveritar. “Nuk ju interesonte marrja e statusit të vendit kandidat për BE, po ju interesonte kapja e kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar jo në shërbim të interesave kombëtare, por në shërbim të interesave tuaja personale. Nuk ju interesonte marrja e statusit të vendit kandidat po ju interesonte kapja, menjëherë, e prokurorit të Përgjithshëm, sipas gustove tuaja, për të mbuluar krimin dhe korrupsionin qeveritar. Nuk ju interesonte marrja e statusit të vendit kandidat po ju intereson kapja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për të certifikuar zullumet tuaja dhe të shpurës suaj qeveritare”, deklaroi Ruçi. Duke folur për çështjen e imunitetit, Ruçi deklaroi serish votën pro të opozitës, por kjo nismë të votohet me paketën kushtetuese në Kuvend. Kreu i Grupit të PS-së deklaroi se opozita do të angazhohet në një front qytetar për të larguar qeverinë e korruptuar. “Është momenti për ta çmontuar pushtetin tuaj abuziv, për t’u larguar përfundimisht nga rruga penguese për Shqipërinë europiane si shansi i vetëm për të ndalur korrupsionin qeveritar, për të ndalur copëtimin e territorit të vendit, për të ndalur plaçkitjen e pasurisë kombëtare, për të ndalur rrënimin ekonomik e social të vendit, për të ndaluar korrupsionin”, u shpreh Ruçi.

    Patozi: Nuk do t’i miratojmë paçavuret e PS për Kushtetutën



    Astrit Patozi

    Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Astrit Patozi, deklaroi dje votën kundër të shumicës për paketën kushtetuese të propozuar nga opozita. Patozi e konsideroi si paçavure draftin e opozitës për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se një nismë e tillë është depozituar në Kuvend për të mos u votuar kurrë. Demokrati theksoi se propozimet e të majtëve synojnë të kthejnë një krizë të thellë në institucionet e Drejtësisë, siç ishte me zgjedhjen e Presidentit. “Nuk kemi asgjë për të fshehur, po ta themi qysh sot se nuk kemi ndërmend t’i miratojmë paçavuret e depozituara. Por sigurisht ne do të respektojmë deri në fund të drejtën e opozitës për t’ia futur edhe kot. Ndaj do të zbatojmë çdo normë procedurale në shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste. Kjo nuk është çështje dëshire apo vullneti të munguar, por ne nuk mund të marrim seriozisht një gjë që Edi Rama dhe Grupi Parlamentar i PS-së e ka sjellë në Kuvend thjesht dhe vetëm si një pretekst për të zvarritur votimin e kufizimit të imunitetit dhe reformat e tjera të integrimit. Është thjesht një mënyrë e trashë për të bllokuar statusin”, u shpreh Patozi. Duke folur për akuzat ndaj Presidentit Nishani, demokrati Patozi theksoi se maxhoranca nuk do të bëjë mbrojtjen e kreut të shtetit dhe se opozita betejën elektorale e ka me PD-në. Patozi apeloi ndaj elektoratit ta shpëtojë maxhorancën nga e majta, që sipas tij bllokon integrimin e vendit. “Na shpëtoni prej tyre, sepse kjo është opozita e vetme në botë që, për veset e veta, i ruan brinjët edhe qeverisë. Kjo është opozita e vetme në botë që për inat të PD-së, ka tre vjet që bllokon integrimin e vendit të vet. Zgjedhjet janë pas dhjetë muajsh. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, deklaroi Patozi.

    Topalli: Ligjet për integrimin s’miratohen pa votën e opozitës



    Jozefina Topalli

    Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dje në fillim të seancës së parë të sesionit parlamentar, apeloi ndaj deputetëve që të miratojnë ligjet e rëndësishme, të konsideruara si kushte nga Brukseli. Topalli gjatë fjalës së saj u shpreh se ligjet e rëndësishme nuk votohen për t’i bërë një favor maxhorancës dhe as qeverisë, por integrimit të vendit. Kryetarja e Kuvendit apeloi ndaj opozitës për të përmbushur detyrën e saj ndaj qytetarëve, duke votuar reformat dhe mundësuar marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. “Miratimi i këtyre ligjeve janë detyra të cilat Bashkimi Europian u ka dhënë ligjvënësve shqiptarë. Pa votën e kolegëve të opozitës këto ligje, të cilat konsiderohen themelore për marrjen e statusit kandidat, nuk mund të miratohen. Miratimi i këtyre ligjeve (që kërkojnë votë të cilësuar) janë kusht i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pa votën e kolegëve opozitarë, disa nga këto kushte nuk mund të përmbushen. Shqiptarët nuk do të shpërblejnë as bojkotuesit, as bllokuesit. Ëndrra e tyre është me e rëndësishme se ëndrra e çdo politikani, interesi i fëmijëve të tyre është shumë më i madh se pazari i cilitdo politikani tjetër. Detyra jonë morale e politike ndaj bashkëqytetarëve tanë është plotësimi i këtyre kushteve. Për këtë, ne duhet të jemi të bashkuar; Të bashkuar në veprim e jo vetëm fjalë, të bashkuar në votë, pa POR e pa hile. Ne duhet të përmbushim detyrimet tona. Ne duhet të votojmë. Kjo është në dorën tonë. Ne duhet të bëjmë një tjetër hap drejt Europës. Ne mundemi, ne duhet. Qoftë edhe në shenjë nderimi e borxhi ndaj veprës së Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, e shumë burrave të tjerë të Kuvendit të parë”, deklaroi Topalli.


    Miratohet me 116 vota akti normativ për zhurmat
    Parlamenti e ka nisur me konsensus sesionin e ri parlamentar, duke miratuar me 116 pro aktin normativ “Për krijimin e Task-Forcës për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare”. Socialistët, edhe pse kishin shprehur kundërshti gjatë shqyrtimit të këtij drafti në komisionet parlamentare, dje votuan pro nismës së qeverisë. Kjo Task-Forcë që do të ngrihet, do të ndalojë të gjitha aktivitet që gjenerojnë zhurmat në zonat bregdetare. Task-Forca ushtron aktivitetin e saj në çdo ditë të javës, duke ndaluar pas orarit të lejuar veprimtaritë e subjekteve fizike e juridike, që janë burim zhurme. Strukturat e Policisë së Shtetit, si pjesë e përbërjes, do të jenë në mbështetje për ekzekutimin e masave ndaluese ndaj subjekteve që shkelin rregullat.

    Të enjten shqyrtohet nisma e PS
    Ditën e enjte do të mblidhet Këshilli i Rregullores e Imuniteteve dhe Komisioni i Ligjeve për të diskutuar paketën e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita. Me futjen në axhendën e Kuvendit të propozimeve të Partisë Socialiste për ndryshimin e Kushtetutës, zbutet klima mes shumicës dhe opozitës, që u pa në seancën e fundit parlamentare ,kur nuk u votua drafti i Edi Palokës dhe Pandeli Majkos. Ky qëndrim i ri vjen pak javë përpara se Komisioni Europian të publikojë progres-raportin, ku do të vlerësohet edhe performanca e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat.

    FATION BINJAKU

    panorama

    -

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Vendet e BE nuk kane ate shkalle korupsioni si tek ne. Heqja e imunitetit ndoshta nuk e zhduk korupsionin ,por ne nje fare mase me siguri do e reduktoje dhe kam mendimin se ca "koka turku" do i beje politika. Keshtu qe politikanet do ruhen te mos behen te tille.
    Kufizimi i imunitetit, qe ne fakt eshte heqje e imunitetit, ne vendet si Shqiperia nuk sjelle asnje perparesi per qytetaret dhe shoqerine.
    Ne asnje shtet, ku imuniteti eshte i kufizuar nuk ka korrupsion me te vogel se ne shtete te krahasueshme me imunitet standard. Se paku nuk ka studime dhe te dhena qe vertetojne dicka te tille.
    Ne Kosove p.sh. nuk ka imunitet resp. ka "imunitet te kufizuar", ashtu sic po kerkohet te behet edhe ne Shqiperi, dhe shkalla e korrupsionit dhe kriminalitetit eshte perseri nder me te lartat ne Ballkan dhe Europe.

    Ne vende si Shqiperia, Kosova etj., ku shteti ligjor ne pergjithesi nuk respektohet dhe nuk funksionon si duhet, nuk ka rendesi vendimtare se cfare thote ligji i shkruar. Pra, ne fakt eshte e parendesishme a ka apo nuk ka imunitet, sa i perket zhdukjes apo zvogelimit te dukurive dhe veprimeve negative, permes te cilave arsyetohet ndryshimi i ligjit te imunitetit.

    I vetmi efekt pozitiv, nese mund te quhet keshtu, eshte fakti qe disa dhjetra Deputet te Kuvendit dhe zyrtare te larte te shtetit, ne disa raste te caktuara, ne shikim te pare duket se nuk mund te fshihen aq lehte prapa imunitetit, kur dyshohen per veprime te renda kunderligjore.
    Ne fakt behet fjale per dobesimin e Kuvendit te Shqiperise ne favor te ekzekutivit apo pushtetit. Sepse Kuvendi eshte ai qe deri me tani ka vendosur se a duhet hetuar apo denuar nje Deputet apo zyrtare i larte. Me ndryshimin e ligjit kjo kompetence i bartet ne mase te madhe ekzekutivit, prokurorise dhe gjyqesorit. D.m.th. tani e tutje ne vend te shumices se deputeteve vendose polici, prokurori dhe gjykatesi se si duhet te trajtohet nje Deputet i zgjedhur i Kuvendit te Shqiperise, i cili dyshohet, me ose pa te drejte, per ndonje veper te kunderligjshme. Pra, nje police (ose policia) nje prokurore (ose prokuroria) dhe nje gjykates (ose gjyqesori), te cilet pjeserisht zgjedhen nga vete Deputetet, jane me te besueshem, me te sinqerte dhe me te drejte se shumica e Deputeteve te Kuvendit, te cilet njekohesisht jane kompetete dhe pergjegjes per cdo ligj qe rregullon jeten e qytetareve dhe shoqerise. D.m.th. atyre qe ju besohet aftesia, kompetenca, sinqeriteti, paanshmeria... per te gjykuar dhe rregulluar drejte jeten e te gjithe qytetareve dhe shoqerise, nuk ju besohet e njejta gje, kur jane ne pytje pak ose disa dhjetra Deputet dhe zyrtar te larte te shtetit...

    Megjithate, kufizimi i imunitetit mund te kete efekt vertete pozitiv, edhe pse afatshkurte, sidomos per perkrahesit "e flakte" publik (si psh. Sali Berisha). Por edhe per politiken dhe politikanet ne pergjithesi. Sepse keshtu fitohen poena tek publiku i gjere dhe elektorati potenciale, qe zakonisht dhe normalisht eshte kunder shumices se privilegjeve per politikane. Kjo vlene sidomos ne vende te varfera dhe te pazhvilluara, ku nje pjese e mire e politikaneve ( te te gjitha niveleve) perfitojne ose nga te ardhurat shumfishe me te larta ose nga pasurimi ilegal, korrupsioni etj... Ngjashem ndodhe edhe ne vendet me te zhvilluara, por kjo eshte nje teme tjeter...
    Kufizimi/heqja e imunitetit e heqe edhe nje barre tjeter nga politikanet ne pergjithesi: Ata kane mundesi te veprojne si deri me tani, pa pasur drojen se mund te akuzohen lehte nga mediat dhe zgjedhesit per keqperdorim te imunitetit. Deri me tani ka mjaftuar dyshimi me i vogel i nje gazete dhe permendja e imunitetit si pengese per hetimin ndaj nje deputeti te caktuar, per tia rrezikuar karrieren...
    Tani gazetat do te detyrohen te fajesojne me teper policine, prokurorine dhe gjykatat, kur deshirojne ta sulmojne ndonje politikan te dyshuar per korrupsion etj...

    Ka edhe shume efekte tjera negative dhe shume te rrezikshme per shtetin, te cilat ne fund jane arsye te mjaftueshme kunder kufizimit/heqjes se imunitetit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-09-2012 më 20:05

  10. #170
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Imuniteti, Ruçi: Do votojmë pro, edhe nëse rrëzohen propozimet tona


    “Të hapur për koalicion me LSI-në nëse ikën nga qeveria. Imuniteti, Ruçi: Do votojmë pro, edhe nëse rrëzohen propozimet tona.”

    Gramoz Ruçi deklaroi dje në emisionin televiziv ‘5 pyetje nga Babaramo’ se PS-ja do ta votojë kufizimin e imunitetit edhe nëse mazhoranca rrëzon propozimet e saj për ndryshimet e tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen me 3/5 e votave të anëtarëve të institucioneve kushtetuese. Ky është një zhvillim i ri i cili pritet t’i hapë rrugë votimit në Kuvend të kufizimit të imunitetit, që në fakt është varianti i PS-së. Ruçi theksoi se Referendumi ishte alibi nga ana e Berishës, sepse PS-ja ka garantuar se do të votojë ndryshimet në Kuvend, nëse propozimet diskutohen gjerësisht.

    “Ne kemi garantuar që do votojmë që ditën e parë që është propozuar për heqjen e imunitetit. Referendumi një alibi.” Ruçi kritikoi deklaratën e Berishës që cilësoi propozimet e PS si ‘paçavure’ dhe theksoi se ndryshimet kushtetuese kërkojnë shumice të cilësuar ashtu siç e kanë vendet europiane, duke numëruar 3 prej tyre. “Berisha i quajti paçavure, kjo është një gafë dhe një mazhorancë që kërkon konsensus. Dua të them se propozimet tona janë fryt i një mendimi ekspertësh, vërejtje dhe kërkesë dhe rekomandim nga BE për forcimin e organeve të drejtësisë dhe në fund të fundit do të thoja që propozimet tona vende si Gjermania, Franca, Italia i votojnë me shumicë të cilësuar”.

    LSI, FRD dhe AK

    Dera e PS-së është e hapur për çdo parti që do të rrëzojë Berishën nga pushteti. Kjo ishte fjalia e thënë nga kreu i grupit parlamentar socialist dhe që mesa duket do të jetë dhe fjala kyç e socialistëve në këtë vit elektoral. I pyetur për bashkëpunim me LSI, Ruçi ishte i mendimit se “Asnjëherë nuk kemi thënë jo, jemi të hapur për t’iu bashkuar një koalicioni me të gjitha forcat politike që nuk janë dakord me këtë qeveri.
    Nëse LSI-ja bie dakord që kjo qeverisje ka dështuar dhe ajo largohet nga qeverisja, atëherë ne jemi të hapur të bashkohemi me çdo parti, edhe me LSI. Vullneti politik i PS-së është, por kjo mbetet te LSI-ja. Nëse LSI-ja ikën nga pushteti dhe i bashkohet aksionit politik të opozitës, pse jo.” I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me forcat e reja politike, si Aleanca Kuq e Zi apo Fryma e Re Demokratike, Ruçi tha se “për çdo parti, me të cilën na bashkon alternativa, programi dhe qëllimi i përbashkët për të rrëzuar këtë qeveri, dyert e koalicionit të PS janë të hapura”.
    Por edhe për ish-kryetarin e PS-së, Nano dhe mundësinë e shndërrimit të lëvizjes që ai drejton në një parti politike, kreu i grupit parlamentar tha se “Është e drejtë e tij për të krijuar parti, ne mirëpresim në koalicion çdo parti që ka qëllim për të rrëzuar këtë qeveri.” Por i pyetur se a do të jetë Nano një nga 140 emrat e kandidatëve për deputet të listës së PS, Ruçi tha se “unë kam dëgjuar nga zoti Nano se kostumi i deputetit i rri ngushtë dhe se ai ka ambicie për t’u bërë president.”

    MAPO
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •