Close
Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 190
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin

    Imuniteti, Ruçi: Do votojmë pro, edhe nëse rrëzohen propozimet tona

    “Të hapur për koalicion me LSI-në nëse ikën nga qeveria. Imuniteti, Ruçi: Do votojmë pro, edhe nëse rrëzohen propozimet tona.”
    eshte per tu mrekulluar se si shtangisti Lsi-se nuk eshte akoma shkeputur nga qeveria per te bere aleance me njalen rama .... siduket do te kete ndonje video me ze te plote te cilin e pret pas dere dhe e sigurte se nuk do t'ja hedhe si heren tjater ... dmth eshte eshte i mbaruar komplet ....

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #172
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    eshte per tu mrekulluar se si shtangisti Lsi-se nuk eshte akoma shkeputur nga qeveria per te bere aleance me njalen rama .... siduket do te kete ndonje video me ze te plote te cilin e pret pas dere dhe e sigurte se nuk do t'ja hedhe si heren tjater ... dmth eshte eshte i mbaruar komplet ....

    .

    Msuso po ti nga i merr gjithe keto info ???!!!??? Ke nai burim te mrenshem apo llafe njerezish ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin

    Msuso po ti nga i merr gjithe keto info ???!!!??? Ke nai burim te mrenshem apo llafe njerezish ???
    thojne qe per babaliken ka nje videoteke te pasur me material .... tani se ku e degjova kete gje po ta them vetem ty .... sot muhabetet pikante nuk behen ne kafe por ne autobuz dhe biles ate qe frekuentoje rregullisht eshte ajo e linjes se unazes .... ne Tirane gjithmone ... konfidencialitetin e ruan ne max dhe i shikon njerezit tek bejne grushta me njeri tjetrin se kush te hipi i pari per te marre vesh te rejat e fundit ne exclusive ...

    nje gje eshte shume e sigurte .... qe koken e ka te kapur me porte kalaje ....

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 07-09-2012 më 16:10
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Aktori Fatmir Xhafo

    PS: Berisha bllokove imunitetin, integrimin, mos drejto më gishtin nga opozita

    TIRANE-Partia Socialiste ka reaguar sërish sot pa shtyrjes së shqyrtimit të paketës së saj për ndryshimet kushtetuese nga Këshilli i Legjislacionit.

    Në një konferencë për shtyp, sekretari i çështjeve ligjore në PS Fatmir Xhafaj ka akuzuar kryeministrin Berisha se po mban peng integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

    “Maxhoranca donte afat kur kishin ditë të tëra që mbanin draftin me propozimet tona në duar. Kërkuan 2 javë, kush ata por si ushtar të bindur të kryeministrit votojnë ligjet që kanë ardhur në parlament të hënën dhe i votojnë të enjten. Morën 2 javë, rregullorja e lejon një gjë të tillë, në rregull, por pas kësaj Berisha nuk ka të drejtë të bërtasë së ditët po ikin dhe imuniteti nuk po hiqet dhe të mos drejtojë gishtin nga opozita për bllokim të procesit. Njeriu i vetëm që po bllokon sot heqjen e imunitetit dhe procesin e integrimit është vetë Sali Berisha”.

    Sekretari i çështjeve ligjore në PS tha gjithashtu se PS-ja ka paraqitur një axhendë të saj mundësonte që nisma e saj të shqyrtohej deri më datën 15 shtator dhe të miratohej së bashku me imunitetin deri në 30 shtator, por kjo nuk u pranua nga maxhoranca.

    "Berisha u tha jo propozimeve të PS-së. Kryeministri i tha jo paketës tonë duke i thënë jo nevojës reale në fushën e drejtësisë. Kryeministri i tha jo ofertës publike dhe konkrete për bashkëpunim dhe konsensus në të mirë të reformave që i nevojiten shqiptarëve” shtoi Xhafaj.

    Sipas Xhafaj, BE nuk mund të pranojë këtë qëndrim të pushtetit.
    “Shtyrja e nismës nga deputetët e mazhorancës me arsyetimin se u duhet kohë e mjaftueshme që të njiheshin me projektin, çuditi opozitën.
    Kërkuan kohë për shqyrtimin e paketës kur një ditë më parë e kishin cilësuar si paçavure. Bashkimi Europian nuk mund ta pranojë këtë përqendrim të pushtetit. Berisha ka si qëllim të kontrollojë institucionet e pavarura të drejtësisë", u shpreh Xhafa.

    (d.b/BalkanWeb)

    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento

    Dërguar nga Gjeto Muji, Suedi më 08-09-2012 në 14:29

    Xhafaj do te duhej te na kujtosh se Berisha e "bllokoj" Shqiperine te mos futej ne NATO! Berisha "bllokoj" te mos hiqen vizat! Berisha bllokoj ndertimin Rruges se Kombit dhe tunelin e Elbasanit..!?E tani ai po e "bllokon" edhe heqjen e imunitetit si nje parakusht per te hapur bisedimet per ne BE?! Po ju "shoke" komunist nuk penguat asgje, por te gjitha keto i "realizuat" gjate kohes suaj 50 vjecare ne qeverisje e me vone ne opozite?! Ju, Xhafaj dhe partia e juaj PSSh jeni kanceri i Shqiperise!

    Dërguar nga ACDC më 08-09-2012 në 13:54

    O Xhafa, kjo pune keshtu e ka: "N'ato maja rripa,rripa- nje her' ma hipe, nje her' ta hipa"-sic i thoni ju nga jugu. Ose si i thone nga veriu:- I her ta llapaj u, i her ta llapajsh tai. Sidoqofte, ju rroga ju hecen...

    Dërguar nga rimeli, tirane më 08-09-2012 në 13:53

    mjeran politik ! do peshtysh mbi vehten brenda javes !

    Dërguar nga xoni, tiron më 08-09-2012 në 13:52

    ue ue ue kur del ky ftyra e flet per integrimin, me vjen peshtire e me vjen te vjell sa here e shikoj. Ky qe e ka vllain trafikant droge, ky flet per bllokim. o zot na cliro nga kjo fare e keqe

    balkanweb..

    -------------

    hahaha.. po si ska turp ki xhafa mo.. kaq i pacipe..
    bobobo.. kulmi..

  5. #175
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja edhe nje aktor tjater ... e ve emrin geto politike partise demokratike te saliut ...

    respublica.al, 8 shtator, 2012

    5 mësime strategjike për ne socialistët nga konventa e demokratëve
    Nga Erion Veliaj

    1. Bashkimi rreth liderit

    Asnje ekip nuk njeh sukses pa nje kapiten te mire dhe pa unitet ne ekip. Amerikanet e bejne shume mire kete pjese. Ish-rivalet e Romney thuren lavde pafund gjate konventes se tyre per nje njeri qe e kishin ‘masakruar’ gjate primareve. Por kur ajo beteje mbaron, te gjithe jane besnike te bashkuar per te fituar ndaj kundershtarit. Kujtoni Clintonet dhe mbeshtetjen e tyre pa asnje kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen me shume keta njerez pas garave brenda partise? E dyshoj! Thjesht kane kuptuar pas 200 viteve demokraci se betejat fitohen vetem duke forcuar mbeshtetjen per liderin e zgjedhur ne krye te betejes.

    Mesimi per ne? Nje mbeshtetje totale pa hezitim e pa asnje kompleks per Edi Ramen ne krye te betejes sone te ardhshme. Gara brenda partise, LMN-ja, debatet publike brenda vetit ishin te gjitha te shendetshme – fundja ketu dallojme nga ajo ghetto politike qe eshte PD-ja. Por, ne kete faze duhet te fitojme ndaj tyre, e jo ndaj njeri tjetrit.

    Me gjithe proliferimin e partive te reja nje gje eshte e sigurt: ne 2013-en kryeminister do jete ose Edi Rama ose Sali Berisha, pike! Ne s’duhet te kemi kompleks te themi te verteta per Ramen qe I marim te mireqena por qe nese nuk thuhen nuk bejne dallimin me kundershtarin. Kandidati yne eshte ndryshe! Fjala vjen, Edi Rama ishte disidenti autentik kunder komunizmit, kurse Berisha nje sekretar I rendomte partie maje varkes ne Drilon. Ata qe e vleresojne te kaluaren, duhet ta degjojne nga te gjithe ne kete. Edi Rama eshte patriot i mirefillte – jashte klithmave e populizmit, por me vepra konkrete. Kujtoni betejen per detin, iniciativen per Luginen e Presheves, shqiptaret e Malit te Zi e nderveprimin intensiv me Kosoven e trevat ne Maqedoni, propozimet per emigrantet e qendrimi dinjitoz ndaj fqinjve. Po kundershtari yne? Tregtia me Milosevicin per naften, falja e detit e importi i plehrave jane vetem nje pakice qendrimesh fatkeqe. Ata qe e duan vendin, duhet ta degjojne vazhdimisht kete dallim. Mund te flasim per Ramen ndertues e Berishen shkaterrues, Ramen intelektual e Berishen medioker, Ramen perendimor e Berishen démodé…etj etj. Po keto dihen thote dikush! Po dihen, por kane peshe kur thuhen papushim nga te gjtihe ne socialistet, pa rezerva pa kompleks e pa droje. Vetem keshtu do te mund te mbysim gjithe propaganden e padrejte nga

    kundershtari se ‘te gjithe jane njesoj’ si alibi per te mos ndryshuar e per t’i dhene publikut dhe 4 vjete te tjera me te tmerrshme se 8 vitet qe kaluam. Amerikanet e bejne kete ne cdo fushate, ekipet qe cmojne me shume liderin e tyre, fitojne me shpesh.

    2. Apel pa kompleks te kaluares

    Evokimi nga Obama i suksesit te Clintonit ne rritjen e punesimit, apo perlevdimi i Reganit nga Romney nuk jane ‘mbulesa lavdie’ per cdo gje te ish-presidenteve. Por jane kujtese e koheve kur gjerat ishin ‘ndryshe’, ‘jo kaq keq’ etj. Qeveria socialiste e kaluar kishte te metat e saj – une s’kam c’shtoj me shume se c’kam bere me MJAFT ne ate kohe – por nje gje duhet thene me ze te larte. Ekonomia kurre nuk u fundos

    nga nje borxh 60%+ e GPDse, papunesia kurre nuk arriti 1milione, nafta nuk kaloi 100leke, dhe krimi nuk therte ne rruge kedo qe s’di t’i pergjigjet pyetjes ‘ca ke qe shef’? Te mendosh qe ne ‘98en u la troke nga Berisha e piramidat e tij dhe ku bandat kriminale benin kerdine. Ndoshta kete e kujtojne 30+ vjecaret, por nje gjenerate e re votuesish e lindur ne vitet 90-94 as e mban mend ate kohe. Ketij brezi i duhet thene troç: Po, ajo qeverisje e socialisteve nuk ishte ideale, por ishte e pergjegjshme me ekonomine, nuk toleronte krimin e rruges, menaxhoi krizen e Kosoves dhe solli paqe sociale pas nje drame vrastare. Si shembujt amerikane, ne socialistet kemi mjaftueshem shembuj tanet nga ditet kur ‘gjerat s’ishin kaq keq sa sot’ e qe duhen perseritur e permendur ne publik gjate gjithe ketyre 10 muajve te ardhshem nga te gjithe ne.

    3. Historite lokale te suksesit

    Kisha prej kohesh deshire te degjoja Cory Booker. Ai eshte kryebashkiaku transformues i Newark, New Jersey. Filmi dokumentar rreth humbjes se tij ne garen e pare per bashkine “Street Fight” ishte inkuarajim per mua pas humbjes time te pare ne nje gare elektorale – reflektim i tij mbi padrejtesite e betejes dhe shkundje e pluhurit nga gjunjet per t’u ngritur serish ne kembe. Cory foli ne diten e pare te konventes – frymezues dhe energjik, si medallion i suksesit te ekipit Obama ne terren. Ne sot kemi nje ekip Rama ne terren, fitues dhe te suksesshem Niko Peleshi, Vangjush Dako, Shpetim Gjika, Qazim Sejdini, Adelina Farrici, Artan Shkembi, Fatos Tushe, Stefan Cipa e shume te tjere jane Cory Booker te socialisteve ne komunitet qe ata kane transformuar ne Shqiperi. Po, ca njerez e dine, por duhet perseritur qe ta dine te gjthe se ne qytetet qe menaxhohen nga socialistet jeta eshte me e mire, punesimi me I larte, arsimi me cilesor, pushimet me te mira, investitoret me te gatshem. Vektori i shpernguljes se popullsise ne Shqiperi eshte nga Delvina ne Sarande, nga Corovoda ne Berat, nga Peshkopia ne Durres, nga Bilishti ne Korce, nga Bulqiza ne Burrel - pra njerzit ikin nga aty ku qeveris nje mini-Sali per aty ku transformon jeten nje menaxher i ekipit Rama, aftesia drejtuese e te cilit eshte sot e pakontestueshme fale edhe rilindjes se Tiranes ne 11 vitet e tij. Shqiperia eshte koleksion i ketyre historive te suksesit qe ne socialistet I kemi me bollek. Teksa kerkojme voten per qeverisjen qendrore, duhet te mos lodhemi se kujtuari qeverite e sukssesshme lokale sipas parimit: Kush eshte kujdestar i mire tek e vogla, eshte i mire tek e madhja.

    4. Programi si vizatim i endrres per te ardhmen

    Le ta pranojme, per shumicen e publikut leximi i programeve politike nuk eshte nje ‘hobby’ ngazelluese. Shifrat depresive per borxhin, deficitin, inflacionin, PBB, FDI…jane nje supe alfabeti qe nuk haen nga kushdo. Ama, programi eshte deshmi se nuk po mendon vetem per fitoren sot, por dhe per qeverisjen neser. E thene troc, programi mund te vizatoje nje enderr per te ardhmen, te na rrise ambicien si komb, e t’I pergjigjet pyetjes legjitime “po te jete Rama, cfare do ndryshoje?”

    Programi per nje Rilindje Shqiptare sot ka heshtur kritiket ne te pakten dy akuza: qe PS nuk ka program e se ajo nuk ka ideologji te majte. Rilindja eshte sot dokumenti me I artikuluar politik i nje partie shqiptare, por qe tani ka nevoje per ekon e te gjitheve ne ato qe jane temat definuese te tij, sidomos ato pika ku ne dhe kundershtari jemi diametralisht kunder.

    1. Taksa e ndershme e shpjeguar thjesht eshte nje ulje taksash per 95% te popullsise qe sot paguajne nje takse te sheshte abuzive, jane para qe i kthehen mbrapsht shtreses se mesme e cila s’do mend qe di t’i perdori me mire per veten, sesa qeveria ‘obeze’ ne Tirane

    2. 1 milione te papune nuk mund te punesohen brenda nates, por shume mund te gjejne nje pune brenda 4 viteve te qeverisjes tone me rritje te shpenzimeve publike, rikualifikim te krahut te punes ne kurse profesionale per zanate qe i lipsen kohes, dhe rikonceptim i bujqesise per punesimin ne fshat.

    3. Arsimi e Shendetesi sipas nevojes, e jo sipas mundesise se xhepit eshte nje transformim i parimit “secili per vete, shteti per askend”. Zhvendosja drejt arsimit professional qe ofron zanat per pune dhe ulja e tarifave studentore eshte nje investim tek e ardhmja. Per shendetin ata thone “ta zgjidhin policat e sigurimit, si makinat”. Por njerezit s’jane hekurishte, ne socialistet besojme se jane aseti kryesor i vendit, ndaj dhe sherbimin shendetesor universal e trajtojme si nje police sigurimi qe shteti e blen per jeten e te gjithe shtetasve te saj, pavaresisht mundesise monetare.

    4. Sipermarresit e vegjel jane perfaqesuesit me tipike te nje shtrese te mesme. Kur propozojme heqjen e takses se sheshte te barabarte me korporatat miliardere, po clirojme sipermarrjen familjare nga nje gare e pandershme dhe po leme me shume para per ta dhe per familjet e tyre per t’u ri-investuar nga vete ata.

    5. Zhvillimi rural dhe hovi per mikrokreditimin nuk eshte shpikje e rrotes, sesa zotim per aplikimin ne shkalle kombetare te atyre shembujve qe po funksionojne ne zona te vogla si Xare, Krutje ku ferma ka kaluar nga mundesia per veteushqim familjar, ne nje agro-biznes te mirefillte qe sjell punesim.

    Per rastesi, konventat e te dy kandidateve prodhuan lista me 5 pika – ndoshta si numri ideal qe mund te mbahet mend si nje ‘mantra’ refren i fushates. Ne socialistet i kemi keto 5 premtime qe na dallojne qarte dhe ideologjikisht nga kundershtari – nuk duhet te lodhemi se shpjeguari gjer ne fitore.

    5. Rrezimi i miteve per kundershtarin

    Nuk mund ta injorosh totalisht forcen e kundershtarit. As ne Amerike. Komunikimet per fonde nga fushata e Obames kane qene me shume vajtuese te faktit qe Romney po shpenzon sa trefishi i tyre, cka po ua veshtirson fushaten ne shume vende. Ky lloj pezmi eshte me I madh tek ne, sigurisht. Ne fushaten e vitit 2009, perllogaritjet tona treguan se raporti i shpenzimeve qeveri vs. opozite ishin 60 me 1. Kushdo qe e mban mend fushaten 2 vjecare te spoteve qeveritare apo ‘OJF’ve te saj e kupton per çfare po flasim. Se fundi po gjen eko mendimi – me gjase i inkurajuar dhe nga qeveria – se tani qe “Saliu i ka te gjitha, do fitoje prape”. Ky eshte nje mit qe ne socialistet duhet ta rrezojme, perndryshe rrezikojme te mbytemi ne nje beteje psikologjike pa sens. Po si?

    Ato ‘te gjitha’ qe ka Saliu, i ka pasur dhe me pare. Me gjithe parate e 2007, 2009 e 2011 PD doli gjithnje parti e dyte, qeveris vec fale koalicioneve. Kjo e fundit po ndryshon qartaz ne favor te PS me lindjen e disa partive te djathta anti-berishiane dhe nje hapje me te madhe te PS ndaj aleateve. Ai ka policine? Po a nuk e kishte dhe ne Kamez, ku Shemsi Premci refuzoi te rrihte simpatizantet tane. A s’e kishte dhe ne Lac, Burrel e Kavaje ku pati permbysje spektakolare? Ai ka drejtesine? Cilen drejtesi? Ate KLD qe votoi 100% me ish-presidentin, dhe 1 muaj me pas 100% kunder tij por me presidentin e ri, e qe me po aq gjase voton 100% çdo vendim te Edi Rames neser kryeminister? Ai ka SHIK? Nje SHIK qe sot me shume se kurre eshte ne cdo qelize nen mbikqyrjen e nderkombetarve, e pervec fetishit psikologjik te Saliut, nuk eshte me ai i 1997-es.

    Nuk po them qe kjo do jete nje beteje e lehte, perkundrazi! Por as nuk duhet mistifikuar kundershtari pertej arsyes. Ne dallim nga 2009a shkojme ne terren me thuajse dyfshin e grupit parlamentar dhe nje shtrirje ne pushtet vendor socialist 70% me te madhe. E gjitha kjo energji duhet te na inkurajoje.

    *****

    Publiku i di sa keq jane gjerat. Ajo qe ka nevoje te dije eshte se gjerat mund te behen me mire, se lideri yne ka besimin e ne te gjitheve per fitoren, se socialistet dhe ne diten e tyre me te keqe kane qene shume me te pergjegjshem per vendin, se ne kemi prova lokale te qeverisje shume te mire, se ne kemi nje program qe perqafon endrrat e shume njerzve per barazi sociale e nje shtrese te mesme te forte, dhe se kundershtari yne nuk eshte aq i fuqishem sa shtiret – perkundrazi! Ciniket me gjase do thone ‘c’na ngaterron me Ameriken, ne ketu s’i bejme gjerat ashtu’. Kane te drejte! 100 vitet shtet s’I kemi bere fare gjerat keshtu, por ndoshta gjerat duhet te ndryshojne. Ne socialistet mund ta bejme kete fushate ndryshe nga te tjeret, nje fushate shprese per te ardhmen e me nje ambicie me te madhe per veten e per kombin!

  6. #176

    Apel pa kompleks te kaluares!

    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Perpiqet qe te harroje Veliaj, por nuk harron Nano.

    Ja se si shrpehet Veliaj per Nanon:

    Veliaj: “Fatos Nano është një gërmadhë politike”

    Publikuar më 21 Maj 2009

    Kryetari i Partisë G99, Erion Veliaj, ka reaguar pas deklaratave të ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Veliaj e quajti Nanon si një gërmadhë politike, ndërkohë që e cilësoi atë si ortak të kryeministrit Berisha. Ai tha se Nano dhe Berisha kanë rënë në dëshpërim politik. “Jemi sot në këtë deklaratë për shtyp së pari për të reaguar ndaj komenteve që dëgjuam dje nga një gërmadhë morale e quajtur Fatos Nano. Ajo që ndodhi dje është që pamë që Fatos Nano vizitoi sërish Shqipërinë. Në këto katër vjet Shqipëria është vizituar më shumë nga kryeministra italianë, sesa nga ish-kryeministri i saj. Ajo që pamë dje ishte qesharake dhe një fyerje ndaj të rinjve shqiptarë, të cilëve sërish u ofrohet e njëjta gjellë politike, të cilën e kanë gatuar këta politikanë dhe me të cilën jemi ushqyer këto 18 vitet e fundit. Ajo që ndodhi është që fantazma e politikës së vjetër, e quajtur Fatos Nano, e vizitoi Shqipërinë në një moment kritik, momentin më kritik kur shqiptarët do të duhet të vendosin midis hapjes së një kapitulli të ri apo ndjekjes së një politike të vjetër dhe në fakt ka ardhur në momentin më të mirë, sepse na qartësoi të gjithëve se çfarë përfaqëson në thelb politika e vjetër e zotit Fatos Nano dhe zotit Sali Berisha. Ne dëgjuam dje nga zoti Nano të fliste për studentët shqiptarë, për hallet e tyre dhe kush i përfaqëson ata. Pyetja që ne kemi për zotin Nano është: Në cilën kazino të Vjenës i takon studentët shqiptarë, në cilën pijetore i takon ata, sepse studentët shqiptarë paguajnë taksa që zoti Nano të shkojë dhe t’i përfaqësojë në Parlament?” - tha Veliaj.
    Kreu i G99-s i kujtoi Nanos faktin që ai nuk e ka vizituar asnjëherë zonën e tij elektorale. “Zoti Nano dje volli mllef pa fund për G99-n. Në fakt ai duhet të shqetësohet për një numër 99, Zona 99 është zona e tij elektorale, zona ku është deputet dhe nuk ka shkelur asnjëherë, nuk ka shkuar t’i përfaqësojë në Parlament. Studentët shqiptarë ndihen të fyer që zoti Nano dhe zoti Berisha jo vetëm nuk u ofrojnë atyre mundësitë e shkollimit dhe të punësimit, por ndihen të fyer që zoti Nano dhe zoti Berisha ende tallen dhe me taksat e tyre jetojnë jetët e familjeve të tyre, aspak në shërbim të interesave publikë të Shqipërisë”, - tha Veliaj.

    21 Maj 2009

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/247560/titulli/Veliaj-Fatos-Nano-eshte-nje-germadhe-politike

    Veliaj: Nano vazhdon ta shohë Shqipërinë nga Vjena. Nuk tha kurrë gjë për Gërdecin dhe 21 janarin

    14 Qershor, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA Online

    Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj, i cilëson thjesht një dëshpërim të shuarjes së ëndrrës presidenciale, akuzat dhe nismën e Fatos Nanos për rimarrjen e kreut të PS-së . Veliaj, duke e konsideruar diçka momentale, shtoi se Fatos Nano nuk ka as të drejtën morale të bëjë diçka të tillë, pasi sipas tij, një pjesë e dështimeve të PS kanë kontributin direkt të personit të tij.

    “Është një gjendje emocionale që reflektohet në deklarata të shpeshta. Më duket thellësisht e padrejtë. Është fakt që kur Nano kumbi në 2005, PS mbeti me 35 deputetë, dhe pasi Edi Rama mori drejtimin shkoi në 66. Është fakt që PS në 4 garat e fundit është partia me më shumë vota. E morëm PS nga një humbje shumë e thellë dhe kemi dalë në sipërfaqe, nëse vazhdojmë kështu ne do të fitojmë bindshëm zgjedhjet. PS ka qenë koherente për të pasur një President jopolitik dhe konsensual. Nuk kishte mbështetje nga mazhoranca dhe PS nuk do ta zgjidhte dot me votat e saj edhe nëse do ta kandidonte. Ne nuk bënim dot një autogol, të ndërronim rregullat gjatë lojës. Nano nuk e ka ndihmuar PS, nuk mund ta bashkojë PS duke hequr copa, është diçka e momentit, është rezultat i mungesës së tij 7 vjeçare. Shqipëria e parë nga Vjena është shumë ndryshe. Nuk tha asgjë as për Gërdecin dhe as për 21 janarin. Pas kalimit të avarisë së Presidentit jam i sigurtë se do qetësohen gjakrat”, tha Veliaj për Ora News.

    http://www.gazetatema.net/web/2012/06/14/veliaj-nano-vazhdon-ta-shohe-shqiperine-nga-vjena-nuk-tha-kurre-gje-per-gerdecin-dhe-21-janarin/
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-09-2012 më 09:37

  7. #177
    Dhe ky eshte nje apel pa kompleks per te kaluaren e Veliajt:

  8. #178
    Dhe ky eshte nje apel pa kompleks per te kaluaren:

    Erion Veliaj - ne Shqiperine komuniste ishim te varfer dinjitoze!

    Erjon, si e kujton fëmijërinë tënde?

    Mbaj mend grimca gri nga ato kohë, mesi i viteve ‘80. Më kujtohen bisedat e trishta për radhët e qumështit e vezëve, konservat me qepujka, tollonat, shërbimet e stërzgjatura të punës së prindërve, grupin-antenë të pare të televizorit, mezipritjen e latës së druve, pullat e rralla, çelësin lidhur tek rripi i kanatjeres e lojërat me mjete rrethanore. Dera s’pushonte kurrë, herë për farë kosi, herë për pak gjalpë apo niseshte. Ishim të varfër atëherë, por ajo ishte një varfëri dinjitoze. Rrinim në lagje të pastra, bënim shumë për fqinjët, gëzonim e hidhëronim bashkë. Më kujtohet se si prindërit kishin shkruar inicialet e tyre poshtë karrigeve, sa herë kishte dasma apo vdekje, ato ishin karrige ambulante në të gjithë lagjen. S’di sa e kemi ruajtur sot këtë ndjenjë komuniteti, druaj që stofi që na mbante bashkë në ato kohë të vështirë sot është shpërbërë, por jam optimist se herët a vonë do ta rigjejmë këtë solidaritetin e humbur.

    Pjese nga intervista dhene Gazete Shqiptare ne mars 2008

  9. #179
    BASHKIM RRETH LIDERIT

    SISTEMI POLITIK DEL JASHTE LOJE!

  10. #180
    Metafora partiake: “Shqipëria është grua”

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nën sloganin “Shqipëria është grua”, ka nisur një tur takimesh për të ristrukturuar dhe riorganizuar degët e këtij forumi në rrethe.

    Numri një i selisë roze e ka nisur këtë tur nga Kavaja, duke u shprehur se ky qytet e shkroi historinë nga gratë dhe vajzat, forca e të cilave i ndërroi mendësinë.

    “Të gjithë atyre që pyesin apo që janë të shqetësuar pasi duan të dinë se si mund të ndryshojë gjendja aktuale, nuk ka shembull më të fuqishëm se Kavaja dhe historia që ju po shkruani së bashku për të treguar se gjendja mund të ndryshojë”, iu drejtua Rama grave të pranishme.

    Kreu socialist u ndal gjatë fjalës së tij në këtë takim edhe në alternativën që ofron PS në rilindjen e vendit.

    “Arsimi, punësimi dhe lehtësimet sociale janë prioritete që ne do t’i ndjekim me shumë përulje bazuar në programin tonë, që është pasuruar dhe shpresoj të pasurohet me kontributin tuaj, që në 2013 të mos ndërrojmë një parti dhe të vazhdojë havazi i vjetër, por të ndërrrojmë faqen e historisë”, ka nënvizuar Rama.

    Në fund të këtij turi, strukturat e forumit të gruas së partisë më të madhe opozitare në vend do të zhvillojnë edhe zgjedhjet e drejtueseve të këtyre strukturave.

    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •