http://abcnews.al/images/abc-news-logo.png
Imuniteti, Berisha ftesë Ramës ta votojë draftin më 6 gusht
Kryeministri tha se kjo datë është një limit që përcakton Rregullorja e Kuvendit
25 korrik 2012 14:46
Edi Rama si kryetar i opozitës mori një tjetër ftesë nga kryeministri Sali Berisha për të votuar më datën 6 gusht projektin e përbashkët për kufizimin e imunitetit. Kryeministri vuri në dukje se kjo datë nuk është arbitrate sikundër përpiqet ta servirë Partia Socialiste, por është një limit që përcakton Rregullorja e Kuvendit sipas vetë propozimeve të socialistëve në vitin 2008, që ndryshimi i Kushtetutës të ecte sipas një kalendari të mirëpërcaktuar për të shmangur ndërhyrjet e nxituara.
“Pasi pati kritika se u veprua me shpejtësi. Deputet e PS-së sollën këtë nen që përcakton të gjithë kohën e procesit kushtetues. Neni i ardhur nga PS përcakton se pas përfundimit të relacionit, brenda 2-3 javëve duhet të votohet dhe kjo ka korresponduar me datën 6 gusht, pra nuk e përcaktojmë ne, por neni i rregullores. Një proces i nisur nuk mundet kurrë të ndalohet.
Kryeministri zbuloi dhe një detaj gjatë takimit të tij me Ramën në procesin e bisedimeve për presidentin për të dëshmuar se Rama ndryshe nga ç’thotë publikisht, nuk është penduar për ndryshimet kushtetuese të 2008-ës
“Në takimin që kisha në parlament me të, më tha se nuk jam i penduar se ulet si “haxhpishman” para meje. Kishte deklaruar disa herë jemi ngutur dhe mua më thoshte jo nuk jam i penduar për atë. Si ta kuptoje unë një ditë je i penduar një ditë jo”.
Kreu i mazhorancës solli dhe një herë diferencën nga draftet e paraqitura me atë konsensual që PS e miratoi në Këshillin e legjislacionit në parim, nen për nen, por sikundër u shpreh ai, urdhri i Edi Ramës i ndaloi të ngrinin dorën për atë që njihet si votim në tërësi.
“Bënë punë të përgjegjshme të dy palët dhe çfarë ndodhi për të faktuar ë mënyrë absolute që këtu janë 3-4 vetë që mbajnë peng imunitetin, njerëzit që u kërkoi që të mbrojnë disa çështje i bindur se nuk do i pranonim sygjerimet dhe se do i bllokonim ne sipas tij. Pasi i pranuam të gjitha, pasi votuam në parim dhe nen për nen u dërgoi me sms ultimatumin që të mos votojnë në tërësi. I çova një mesazhier zotit Xhafa: “kot e ke se nuk do të lejojë të votosh”. Nuk kishin vërejtje për asgjë, pastaj nuk ishin, sepse nuk ishte Sadriu, Toma, fideli dhe nënkryeyari në hije i asaj partie që defakto është më shumë se nënkryetar.”- deklaroi Berisha.
Sipas kryeministrit në Këshillin e Legjislacionit Rama asgjësoi politikisht bashkëpunëtorët e tij
“Nuk mbroj as Majkon, as Xhafën, por edhe t’i mandatosh dhe pastaj t’i asgjësosh politikisht në mes të punës, një drejtues nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, një drejtues përballet me pasojat e aktit”-vijoi ai.
Kryeministri ftoi socialistët të votojnë në Kuvend, duke bërë të qartë se nuk do të ketë ndërhyrje tjetër në Kushtetutë, për nismën e socialistëve për votimin me 3/5 të anetarëve dhe krerëve të organeve kushtetuese. Sipas Ramës ky është një pseudoargument për t’iu bindur miliarderëve në PS, ashtu si dhe ai se kufizimi i imunitetit nuk lufton korrupsionin
“E ftoj përndryshe do hyjë në “gines” si i vetmi kryetar opozite që nuk do kryeministrin me imunitet. Të gjithë e dinë që nuk e ka hallin tek Sali Berisha, të ministrat, por tek klubi i miliarderëve në PS. Në qoftë se zoti Rama mendon se korrupsioni, nuk lehtësohet lufta ndaj tij duke hequr imunitetin, harron se me Kushtetutën e pakicës e çon vendin në greminë. Nuk ka diskutim që një gjykatës para se të marrë një vendim të pa drejtë kundrejt pasurimit të tij të paligjshëm në rast se është pa imunitet mendohet 3 herë, po kështu dhe për një deputet e zyrtar cilido qoftë ai. Nuk ka diskutim që organi i akuzës me gjithë të metat që ka në rast se nuk do të ketë murin e korrupsionit do të ketë kuroja disa herë më të madhe për të bërë ligjin”- vijoi ai.
Zoti Berisha theksoi se drafti që pret votën e socialistëve është ai që merr parasysh vetë prozimet e tyre. Demokratët tërhoqën 90% të nismës së tyre, ndonëse besonin se ishte më e thella, por ranë dakord me sugerimet e PS dhe të të pranishmëve në seancë dëgjimore se edhe drafti i opozitës i përgjigjej problematikës-deklaroi kreu i qeverisë.
QEVERIA PER IMUNITETIN ABC NEWS 25 KORRIK
Krijoni Kontakt