TIRANĖ- Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot me propozim nga kryeministri Sali Berisha lirimin nga detyra tė Drejtorit tė SHISH, Bahri Shaqiri.
Me propozim tė kryeministrit nė kėtė post u emėrua Visho Lika.
Presidenti i Repubikės, Bujar Nishani, nė mbėshtetje tė nenit 92, germa f, dhe nenit 93 tė Kushtetutės si dhe nenit 5, paragrafit 2 tė Ligjit nr. 8391, datė 28.10.1998 Pėr Shėrbimin Informativ Kombėtar, i ndryshuar, me propozim tė Kryeministrit dekretoi lirimin nga detyra tė Drejtorit tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emėrimin nė detyrėn e Drejtorit tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit, tė zotit Visho Ajazi Lika, citon sot zyra pėr shtyp e kreut tė shtetit.
Akuzat
Largimi i Bahri Shaqirit nga kreu i SHISH ishte paralajmėruar nga kryeministri Berisha menjehere pas ngjarjeve tė 21 Janarit, 2011. Kryeministri Berisha akuzoi kryeprokuroren Ina Rama dhe Bahri Shaqiri tė dy si puēistė. Tė parėn sepse donte ti burgoste gardistėt dhe tė realizohej grushti i shtetit, dhe ndaj tė dytit se nuk i ka dhėnė informacione pėr kriminelėt nė demonstratė.
Kreu i SHISH mund tė hiqej me 70 plus 1 votė, pra me shumicėn e vendeve nė parlament dhe kėto kartona maxhoranca i zotėronte, por pengesa ishte ish-presidenti Bamir Topi.
Kush ėshtė Lika
Visho Ajazi Lika ėshtė diplomuar nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, dega matematikė (1976-1981).
Nė vitin 1991 ai mbrojti doktoraturėn (PhD) nė shkenca kompjuterike dhe nė periudhėn mars-korrik 1993 dhe njė studim post doktoraturė nė Universitetin Politeknik tė Barcelonės.
Ndėrkohė qė nė periudhėn maj 1993- qershor 1997, (nė kohėn kur Berisha ishte nė qeveri) mbante postin e diplomatit dhe tė drejtorit nė ministrinė e Jashtme.
Lika mbante dhe postin e zv drejtorit tė Shėrbimit tė Jashtėm, nė Shėrbimin Informativ Kombėtar (SHIK) nė kohėn kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede.
Qė nga dhjetori i vitit 2009 deri mė tani ai mbante detyrėn e zv.ministrit nė ministrinė e Inovacionit, Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit, e drejtuar nga Genc Pollo.
Sot presidenti Nishani e emėroi nė postin e kreut tė Shėrbimit Informativ Kombėtar.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt