Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vdiq një plazh në Vlorë

    panorama

    -

    Requiem. Vdiq një plazh në Vlorë



    Opinione Enjte, Gusht 9th, 2012

    PROF.AS.DR.ROMEO HANXHARI

    Në Vlorë vdiq një plazh. Ishte me rërë, ishte i ri. Dhe ashtu quhej, “Plazhi i ri”. E mbuluan me baltë. E mbuluan me dhé. E varrosën. Filluan t’i hedhin dhé që një javë më parë. Ia hodhën dheun me kamionë, me dhjetëra kamionë. I hodhën aq shumë dhé, saqë deti u bë baltë dhe llohë në qindra metra tej bregut, e dukej sikur qante me lot inati për plazhin që ai vetë kish krijuar me shekuj dhe që njerëzit e atij qyteti po ia vrisnin brenda ditës. Ja, kështu me vajtim kisha bërë ndër mend të shkruaja para një jave kur kalova buzë ishplazhit dhe pashë detin e nxirosur nën pushtetin e ruspave që i hidhnin baltë. Pastaj ndërrova mendje. “S’ka kuptim të vajtosh një gjë që bëhet në sy të të gjithëve dhe në mes të ditës”, thashë. Dhe këtë ia thashë edhe një mikut tim hotelier vlonjat që më vinte në sedër me: “Hë, ku jeni ju ambientalistët?!”. E i thashë: “Or mik, ambientalistët nuk janë as Polici, as Prokurori, as Bashki, dhe është turp të denoncoj unë në gazetë një gjë që ndodh këtu përpara syve tuaj në mes të ditës e për ditë të tëra”. “E martë është, mesi i ditës është, mesi i Vlorës është, – i thashë, – dhe nëse nuk reagoni ju qytetarët e Vlorës tani në këtë moment, prit atëherë të shohësh se si do të reagojë menjëherë shteti për këtë masakër”. “Shteti pra, shteti, d.m.th. Prokuroria, Bashkia, Policia Ndërtimore, Policia Bashkiake, e ku di unë ç’janë pa përjashtim”. Dhe kështu që pritëm, dhe as ai kish ndër mend të reagonte, e as unë u nguta të shkarravis këto radhë. Prit e prit, por hiç. Ajo që u pa ishte që shteti nuk reagoi as atë minutë, as atë orë, as atë ditë, as të nesërmen e asaj dite, e as të pasnesër- men, por vetëm pas plot një jave. Pra, për një javë të tërë kamionët hodhën dhera dhe mbushën detin pa u shqetësuar fare. Vetëm pas një jave shteti hapi një cep syri dhe e lëshoi një çerek pasthirrme si kalamà, sa për të larë duart si Pilati e për t’u dhënë alibinë autorëve. Pra, me sa duket, shteti i ka dhënë karar muhabetit dhe e ka gjetur justifikimin: jam me pushime tani, por lejet i kam dhënë kur kam qenë në punë. Ndaj, meqë shteti është me pushime dhe për t’i respektuar ata, unë vendosa ta bëj të shkurtër këtë shkrim, thjesht vetëm me disa pyetje: Cila kompani apo cili institucion guxon të hedhë kamionë me dhera në det në mes të ditës e në mes të Vlorës, duke varrosur një plazh që është pronë kombëtare e shqiptarëve dhe pra as i kompanisë, as i Bashkisë dhe as i Prokurorisë?! Pastaj, nëse këta guxojnë të hedhin dhera, cili nga administrata lokale që ka në kontroll territorin bregdetar të Vlorës guxon të mos reagojë, por mbyll të dy sytë e të dy veshët?! Dhe pastaj, nëse këta nuk reagojnë duke provuar kështu direkt që janë pjesë e shkeljes, cili institucion e bir institucioni ka guxuar të japë leje për të varrosur një plazh publik, pa pyetur më parë publikun apo aktorët e interesit, përfshirë dhe shoqatat mjedisore?! Dhe nëse dikush guxon të belbëzojë që “ai plazh ishte i ndotur” le të vijë të përballet e t’ia përplasim në fytyrë se si pastrohet një plazh pa qenë nevoja të varroset nën dhé e nën beton. Dhe në fund, nëse të gjithë të mësipërmit kanë guxuar të veprojnë në krim apo të mos frenojnë krimin, kush nga Prokuroria guxon të mos hapë çështje penale?! Dhe si rrjedhim i kësaj të fundit, nëse Prokuroria guxon të tolerojë një krim mjedisor të këtij niveli maksimal arrogance, siç e ka toleruar në fakt deri tani, cili nga ne të gjithë guxon të mos mendojë që në Vlorë, në këtë rast, janë bërë bashkë të gjithë?! Të gjithë bashkë. Për të vrarë një plazh e për ta bërë shesh për dyqane e qoftené…

    *Kryetar i “Shoqatës për politika të reja të mjedisit – ANEP”

    --

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Keshtu kane vdekur dhe shume plazhe te tjera o brar, e keshtu po vdesin sa e sa pyje qe tani ndjese pacin! Per sa kohe shqiptaret do te bejne amin vetem salen e edin e ilirin e fatosin, keshtu kane per te vdeke cdo gje ne Shqiperi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne vlore nuk sundon berisha apo fatosi apo iliri o edvini i edvinit..por sundon totalisht edvin ruc gjika..
    apo ste le partia ti vec emrin kesaj menxyre..
    bravo i qofte ketij profesorit qe guxon te flas se..me mafien e vlores nuku benet shaka ore..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja ki shemtira ja shpeton menderen salise kudo.
    Aty po ben Lul Basha super ndertim o neveria sitit.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    juan.. te ka plasur cipa fare..
    genjen per 707 pal qejfe e nuku te dridhet qerpiku as i syve as i sumes..
    je bere kampion genjeshtrash ketu sa dhe merua me edvinin e tahir saim.utin do ta kishin zili..

    nejse vazhdo se.. duhen dhe specie si ty..

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ja ki shemtira ja shpeton menderen salise kudo.
    Aty po ben Lul Basha super ndertim o neveria sitit.
    Po ne Durres kush sundon o jani ?

    I keni betonizuar plazhet e Durresit dhe as kanalizimin per te derdhur ujrat e zeza nuk keni bere po i derdhni ne det

    Zhurme nate e dite, ushqime te bajatura dhe peshk te kalbur nga Greqia keni sjelle. Ku e ke bashkiaken e Dako qenit qe nuk i heq furgonat dhe taksit pa licenca qe po behen shkak i aksidenteve dhe i grindjeve e vrasjeve ne Durres. Sa dyqane po punojne pa licenca ne Durres dhe rrethina se i japin ryshfet ne dore bashkiakeve qe dilnin me flamujt e PS-se ne dore kur kishte zgjedhje.

    Turp te kini dhe keni fytyre te dilni ketu e te mbroni alleshverishet e juaja
    Revolution 1848

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ne vlore nuk sundon berisha apo fatosi apo iliri o edvini i edvinit..por sundon totalisht edvin ruc gjika..
    apo ste le partia ti vec emrin kesaj menxyre..
    bravo i qofte ketij profesorit qe guxon te flas se..me mafien e vlores nuku benet shaka ore..
    O Brar, po ta citoj prape pergjigjen qe te dhashe para pergjigjes tende:
    Per sa kohe shqiptaret do te bejne amin vetem salen e edin e ilirin e fatosin, keshtu kane per te vdeke cdo gje ne Shqiperi.
    Mbro salen e edin ti, se ne rregull e ke. Shqiperia nuk e ka ne rregull. Dhe shiko pak faqen e Ministrise se Mjedisit te partise tende qe e mbron kaq shume. Jo per gje, por ka 3 muaj qe nuk ekziston me. www.moe.gov.al
    Sa per mua ti e di qe nuk kam parti, partia ime eshte Shqiperia,nuk jam si ti derr partie. Ato partite e tua po ma shkaterrojne partine time--Shqiperine.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po ne Durres kush sundon o jani ?

    I keni betonizuar plazhet e Durresit dhe as kanalizimin per te derdhur ujrat e zeza nuk keni bere po i derdhni ne det

    Zhurme nate e dite, ushqime te bajatura dhe peshk te kalbur nga Greqia keni sjelle. Ku e ke bashkiaken e Dako qenit qe nuk i heq furgonat dhe taksit pa licenca qe po behen shkak i aksidenteve dhe i grindjeve e vrasjeve ne Durres. Sa dyqane po punojne pa licenca ne Durres dhe rrethina se i japin ryshfet ne dore bashkiakeve qe dilnin me flamujt e PS-se ne dore kur kishte zgjedhje.

    Turp te kini dhe keni fytyre te dilni ketu e te mbroni alleshverishet e juaja
    Futja dhe ti si kau peles.
    I mjeri plazh i durresit ka 22 vjet qe shkaterrohet sistematikisht nga cdo parti qe vjen ne pushtet.
    Prandaj kudo eshte dora e te dyve
    Po me fort luan ai qe eshte ne pushtet qendror se resurset jan mega per qeverrine.
    E me te vogla per pushtetin lokal ani pse dhe ate te dyja e kan pas.
    Sa per ps ta kam fal ty se skam asi pune me te.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shife shife Gjon Piçi, qenka bo apartiak.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ai plazhi i vlores duhet te prishet me qellim qe vlonjatet te shpenzojne para ne plazhe te tjera afer vlores. vlora duhet te behet nje port i madh per qellim fitimi, plazhet duhet te largohen

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •