Pavaresisht se si vendos ta adresoje problemin e krijuar parlamenti gjerman apo ekzekutivi gjerman, mos humbisni thelbin e asaj qe sapo ndodhi: nje gjykates lokal, me nje vendim te vetem personal, vendosi qe ti japi fund nje praktike te aplikuar me dekada ne ate vend, berjen synet. Qe ceshtja do te marri pergjigjen nga kuvendi i Gjermanise une jam i bindur, por ajo qe me habit mua eshte reagimi juaj si qytetare te gjermanise: per ju eshte OK qe nje gjykates me nje vendim te tille t'iu diktoje si te jetoni jetet tuaja. Sot eshte syneti, neser do te jete orientimi seksual i femijeve tuaj, e pasneser do te jete menyra se si ju duhet te mendoni e silleni si qytetare gjermane. Pra gjykatat e shteti uzurpojne lirite tuaja si qytetare te lire.Albo, vendimi është i një gjykate të vetme dhe jo shëmbëlltyrë komplet e drejtësisë gjermane në këtë rast. Pikërisht sepse gjyakatësi ka interpretuar kushtetutën ashtu, erdhi ky vendim: Ai nuk nxorri ligj të ri, e shpalli synetin si delikt të plagosjes, pra të dënueshme. DHE sigurisht që nuk është në rregull, ndaj nesër do diskutohet në Bundestag.
Problemi me kete kendveshtrim, qe me sa duket ty e shume te tjereve qe jetoni ne Gjermani u duket "i pranueshem", eshte se eshte nje forme fine e diktatit te njerezve ne pushtet mbi masat. "Shteti i di te gjitha dhe ne bejme sic na meson shteti." Ne fakt shteti nuk di asgje, sovrani ne nje demokraci eshte qytetari i lire i atij vendi. Dhe mua me vjen keq te konstatoj, qe edhe Gjermania si shume vende evropiane eshte kthyer ne nje laborator shoqeror, ku shteti na eshte kthyer ne dado qe nga djepi e deri ne varr, e na dikton cdo aspekt te jetes sone si qytetare. Ne nuk na ngelete gje tjeter vecse te bejme sic thote shteti.Unë e di ç'janë të drejtat e njeriut, por a e njeh ti aspektin juridik të tyre? Të drejtat e njeriut mund të mbivendosen mbi njëra-tjetrën, mund të kenë prioritete; në këtë rast integriteti trupor mbi fenë. Nqs do ta dish, në Gjermani, integriteti trupor është universal dhe i pashkelshëm, as shteti nuk mund ta ndryshojë përmes ndonjë ligji. Çdo e drejtë tjetër është e kufizueshme me ligj ose përmes një ligji.
Une idealisti kujtoja se qytetari i lire eshte sovrani ne nje demokraci, dhe shteti e te gjithe ata te zgjedhur vetem sa perfaqesojne interesat e ketij sovrani. Por ju keni lejuar qe shteti e pushtetaret t'iu uzurpojne lirite tuaja si qytetare. Sic e thashe me lart, sot eshte syneti, neser do te jete e drejta juaj per te levizur e jetuar te lire ne Gjermani. Pushtetaret kenaqen kur me nje te rene te lapsit, te dehur nga pushteti i ligjit, ata mund te diktojne cdo aspekt te jetes gjermane.
Dhe ky eshte nje shqetesim ne mbare boten e qyteteruar, jo vetem ne Gjermani. Shteti e pushtetaret po uzurpojne te drejtat tona si njerez te lire, po na diktojne me ligjet e tyre menyren se si te jetojme jetet tona, kunder vullnetit tone.
Fjalet e tua me lart, si ne veshet e prinderve te tu, si ne syte e atyre qe te lexojne ne kete teme, jane nje aktaukuze e heshtur per prinderit e tu: "perse me pagezuat kur isha femije kunder vullnetit tim". Do te vije nje dite, kur te behesh prind vete (nese nuk je akoma e tille), qe te marresh vendimet si prind per femijen tend. Dhe uroj qe ai femija tend kur te rritet e behet sa ty sot, te mos mendoje ne te njejten menyre sic mendon ti ndaj vendimit te prinderve te tu.Unë s'mbaj asnjë lloj qëndrimi ndaj prindërve të mi, sepse i kuptoj arsyet nga janë nisur e sigurisht nuk kishte asgjë të keqe atëherë dhe sigurisht e kam vlerësuar e vlerësoj ende. As i inkriminoj, as bëj rolin e gjykatësit. Të lutem, mos dedukto të tjera gjëra që s'i kam thënë. Ndryshimi i vetëm mes meje e teje, nuk është ai që përshkruajte, por ai që, në ndryshim nga ty i don't litter my mind
Albo
Krijoni Kontakt