Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Shën Maria apo Hz.Merjemja në Bibël dhe Kur’an

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

    Shën Maria apo Hz.Merjemja në Bibël dhe Kur’an

    Hyrje

    Është në botë një grua me një jetëgjatësi dymijëvjeçare, e cila bashkon popuj të ndryshëm nga të gjitha racat, bashkon zemra njerëzore midis besimtarëve në jetën tokësore.
    Të krishterët e quajnë Maria, hebrejtë Mirijem apo Merjem, kurse muslimanët Merjeme. Asaj i janë kushtuar mbi 200 mijë libra, i janë kushtuar rreth 10.000 kisha-shenjtore në botë, prej të cilave gjysma ndodhen në Evropë. Rreth saj, ndër shekuj, janë krijuar shumë mite, legjenda, por devotshmërinë ndaj Shën Marisë nuk e ka krijuar Kisha, përndryshe ajo ka qenë dyshuese ndaj mrekullive e shfaqjeve të herëpas’hershme të saj, siç besohej nga njerëzit e thjeshtë... Kështu lindi Mariologjia apo “teologjia” që i përkushtohet Shën Marisë, “ndaj së cilës nuk do të thuhet kurrë aq sa duhet”, e cila ka si objekt studimi devotshmërinë popullore ndaj saj. Por, këtu, në vazhdim, nuk kemi si objekt studimi devotshmërinë popullore ndaj saj, por në vend të devotshmërisë popullore do të paraqesim për Shën Marinë apo Hz.Mejremen pikëpamjet burimore, biblike e kur’anore

    Shën Maria në Bibël

    Shën Maria në Bibël përmendet për herë të parë në Ungjillin sipas Mateut. Ky Ungjill u shkrua në gjuhën aramaike, kurse më vonë u përkthye në greqisht, por nuk dihet a prej vetë autorit , apo prej ndonjë nxënësi, nën drejtim të vetë autorit.
    Ungjilli sipas Mateut është i përqëndruar në personin e Jezu Krishtit (Hazreti Isait (a.s.): Ku shkruan se :
    “ Ai është Krishti - Mesia. Është profet i Mbretërisë Qiellore (4, 17-23) “
    Në Ungjillin sipas Mateut, Maria përmendet për herë të parë tek Lindja e Jezu Krishtit, ku shkruan :
    “ Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:
    Maria, nëna e tij, pasi u fejua me Josefin, para se të banonin së bashku, u gjet shtatëzanë për virtyt të Shpirit të Shenjt....
    Qe, Virgjëra do të mbetet shtatzënë e do të lindë një djalë, të cilit do t’ia ngjesin emrin Emanuel – që do të thotë: Hyji me ne!“
    Kemi disa tekste nëpër librat biblike lidhur me çështjen e Marisë të cilat nuk kanë ngjashmëri njëri tekst me tekstin tjetër por në esencë janë të njëjtë. Ne së pari do të paraqesim mendimin e Mateut dhe pastaj të Lukës.
    a) Sa i përket Mateut dhe sugjerimit argumentues të tij, ai ngjizjen virgjërore të Jezusit e sheh vetëm si përmbushjen e orakullit ( parthënie e priftërinjve) të Isaisë 7, 14 (sipas tekstit grek).

    Mt 1, 20-23: “...në ëndërr engjëlli i Zotit i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij.” E gjithë kjo ndodhi që të shkonte në vend fjala e Zotit e thënë nëpërmjet profetit:

    “Ja, Virgjëra do të mbesë shtatzënë e do të lindë një djalë,
    të cilit do t’ia ngjesin emrin Emanuel që do të thotë: Hyji me ne!”].

    b) Sipas agrumentimit të Lukës, ai i jep rëndësi të madhe virgjërisë së Marisë dhe në të gjithë veprën e vet ka tërhequr vëmendjen për të përmbajturit ndaj epsheve (Lk 2,36; 14,26; 18,29) e për virgjërinë e femrave. (Vap 21,9).

    I referohet sigurisht martesës së Marisë me Jozefin (Lk 1,27; 2,5), sepse sheh aty themelin e ligjshmërisë mesianike ( lëvizje shpirtërore) të Jezusit (3, 23vv).
    Por gjëja e parë që thotë për nusën e re , është së ajo është e virgjër (Lk1,27):
    Sipas zakonit palestinez, martesa e saj duhet të ishte bërë më përpara se të hynte në shtëpinë e dhëndrit të saj (Mt 25,1-13).

    Virgjëria e Marisë në momentin e Lajmërimit del në pah në kundërshtimin që ajo i bën Engjëllit, kur ky e lajmëron se do të jetë nëna e Mesisë: “Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë nuk njoh burrë? (Lk 12,34).
    Shprehja “Njoh një burrë” është me të vërtetë e zakonshme në Bibël për të treguar marrëdhënie bashkëshortore (Zan 4,1.27. 25; 19,8; 24,14...).
    Luka thekson në këtë mënyrë se Maria është e virgjër në momentin kur ajo ngjizet me Jezusin.
    Mbi të gjitha nuk e njeh kuptimin e saktë të pyetjes së Marisë që do të thotë: “në kuptimin e tanishëm nuk kam mardhënie bashkëshortore”.
    Luka në këtë mënyrë sugjëron që Maria e kupton se duhet të jetë nënë menjëherë, ajo kundërshton se martesa e vet nuk është kryer ende.
    Pyetja e saj e shtyn engjëllin t’i lajmërojë ngjizjen virgjërore të Jezusit.
    Kjo i zbulohet në të njëjtën kohë me birësimin hyjnor, shenja e të cilit është Shpirti i Zotit, që e ka kryesuar krijimin e botës (Zan 1,2), “do të përurojë me ngjizjen e Jezusit, krijimin e botës së re.”

    Për këtë arsye ngjizja virgjërore e Lukës duket se i përgjigjet kërkesës së birësimit hyjnor të Jezusit. Në lajmërimin e amësisë së saj të mistershme, Maria mëson vokacionin e saj virgjëror.
    Nga dy mendime, të Mateut dhe të Lukës, del përfundimi se pse një pjesë e të Krishterëve besojnë se Krishti ëshë bir’i Zotit, sepse sipas Lukës Zoti e paska birësuar për vete, andaj edhe pjesa e dëshmisë krishtere është “ Në emër të birit të atit të shpirtit të shenjët”.
    Pra, sipas Biblës, Maria është nëna e Jezu Krishtit, të cilin e lindi duke qenë e virgjër, për virtyt të Shpirtit të Shenjt... Emri i Marisë vjen nga gjuha hebreje: Miriem apo Merjem. Më këtë emër, Merjem, ajo përmendet edhe në Kur’an.

    Hz.Merjemja në Kur’an

    Hz. Merjemja në Kur’anin e madhëruar është e vetmja grua që përmendet me emër dhe përshkruhet si e pastruar, e ndershme, e lavdëruar.
    Lindja e hz. Isait a.s. përshkruhet në dy pjesë të Kur’anit; sure 3 dhe sure 19. Duke lexuar nga fillimi i lindjes së tij, ne njihemi me historinë e Hz.Merjemes dhe me pozicionin e nderuar të saj që tregohet në Kur’an, kur ajo mbyllet në faltore përpara lajmërimit se i është dhënë lindja e Isait a.s.:
    “Përkujto kur engjëjt i thanë: “Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ) dhe të lartësoi mbi gratë e botës.” ( Kur’an 3: 42 )
    Një nder të tillë që i është dhënë Merjemes në Kur’an nuk gjendet, madje, as në Bibël. Ajetet vazhdojnë:
    “Oj Merjeme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!” ( Kur’an 3: 43 )

    Shpallja nga Zoti

    Cili është burimi i këtij teksti të mrekullueshëm dhe madhështor, i cili në leximin apo këndimin origjinal në gjuhën arabe të vë në një gjendje emocionale të papërshkrueshme dhe të përlot? Në ajetin 44 shkruan:
    “Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i zbresim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.” ( Kur’an 3: 44 )

    Lindja e Merjemes

    Historia tregon se gjyshja nga nëna e Isait a.s., Hannah, deri më parë nuk kishte mundur të lindë. Ajo iu drejtua me sinqeritet Zotit. Në qoftë se Zoti do t’i falte asaj një fëmijë, ajo sigurisht do t’ia përkushtonte fëmijën shërbimit të Zotit në faltore.

    Pika kulminante

    Zoti i dhuroi një lindje si dhuratë e lutjes së pastër të saj. Ajo qe përgatitur për një djalë, por në vend të asaj që priste ajo lindi një vajzë. Por për atë që ajo kishte në mendje, një femër nuk mund të barazohej me një mashkull. Çfarë do të bënte ajo më pas? Ajo bëri një vend ku t’i lutej Zotit. Ajo mezi priste sa t’i rritej Merjemja dhe të kujdesej për veten e vet. Me kalimin e kohës, Hannah e mori vajzën e saj të dashur, akoma të vogël, që ta dorëzonte për shërbim në faltore. Çdo prift kërkonte me ngulm që të ishte kujdestari i asaj foshnje aq të dashur. Ato hidhnin short me shigjeta për të, por, përfundimisht, kismeti ishte që ta mbante Zekeriai...

    Sure Merjem

    Eshtë një kapitull i tërë në Kur’an i quajtur Sure Merjem. (Kapitulli Maria), i emërtuar për nder të Merjemes, nënës së Isait a.s., nderim të cilin nuk e gjejmë t’i jepet Merjemes as në Bibël. Nga 66 librat e Biblës që i pranojnë besimtarët protestantë dhe mbi 70 librat e Biblës që i pranojnë besimtarët katolikë e ortodoksë , asnjëri prej tyre nuk është emëruar Maria ose në emrin e djalit të saj. Kurse nuk ka asnjë kaptinë në Kur’an me emrin Emine, emri i nënës së Muhammedit (a.s.), as Hatixhe, gruaja e tij, apo Fatime, vajza e tij e dashur......

    Për hz.Mejremen në Kur’an, në Suren Merjem, përveç tjerash shkruan:

    16. E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
    17. Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
    18. Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je që frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!”
    19. Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”.
    20. Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kamë qenë e pamoralshme”.
    21. Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”
    22. Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.
    23. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!”
    24. E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”.
    25. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
    26. Ti pra, ha pi e qetësou, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë ka vendosur heshtje për hir të Gjitëhmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!”
    27. Dhe duke e bartur ngryk shkoj me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!”
    28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
    29. Atëherë ajo u dha shenjë kah (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që është foshnjë në djep?”
    30. Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
    31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqat për sa të jemë gjallë!
    32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
    (Kur’an, Suretu Merjem, 16:32)

    Kjo kaptinë ka zbritur në Meke dhe parashtron çështjen e besimit të drejtë në Një të vetmin Zot. Quhet “Kaptina për Merjemen” ngase dëshira, vullneti i Zotit ishte që mrekullia e këtij fëmiu të lindur prej nënës së ndershme, por pa babë, të besohet, të përjetohet, fuqia e pakufishme e Krijuesit të madhëruar…
    Çështja e Merjemes virgjëreshë, e cila e lindi djalin Isain, paqja qoftë mbi te, është vërtetë një ngjarje e mrekullueshme që dëshmon se për Zotit Fuqiplotë s’ka asgjë të pamundshme.
    Në Kur’anin e madhërishëm, Hz. Merjemja është e vetmja grua, të cilës i jepet titulli Siddika, pra përherë e vërtetësishme, besnike, një atribut që u jepet vetëm atyre të cilët janë më të afruarit me Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar, pas pejgamberëve (a.s.).
    Edhe pse Hz.Merjemja nuk ishte profete, virtyti dhe afria e saj me Zotin duhet t’u shërbejnë si frymëzim të gjithë atyre që kërkojnë Rrugën e Drejtë.
    Në Kur’anin famëlartë, hz. Merjemja paraqitet si shembull edhe për gratë e Pejgamberit (s.a.v.s.):

    Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoj fjalët e Zotit të saj dhe librat e tij dhe ishte e devotshme.”
    Kur’an, (Suretu Tahrimë, 12)

    Tri merita të hz.Merjemes

    Në këtë ajet përmenden tri merita të hz. Merjemes , : Ajo ishte njëra nga të përkushtuarat (Kanitah), dëshmoi vërtetësinë e fjalëve të Zotit (Siddikah) dhe në fund pranoi Shpirtin nga Zoti.
    Kanë kaluar dymijë vite që Shën Maria apo hz.Mejremja, sipas dëshmive në Bibël e Kur’an, pranohet prej besimtarëve të krishterë dhe muslimanë, që përbëjnë afër gjysmën e njerëzimit, si një shenjë nga Zoti fuqiplotë, me tri veçori, të cilat shpalosin qartë pozitën shpirtërore të hz.Merjemes Këto cilësi janë të qenit “më besnikja”, “e dëlira e Zotit” dhe “pranuesja e Shpirtit”.

    Hz.Merjemja është një dëshmitare e të vërtetës islame

    Përmendja e vazhdueshme e Merjemes, alejhasselam, në Kur’an ka bërë që shumë lexues të Kur’anit, veçanërisht jo-muslimanët, të çuditen për paanëshmërinë e dhe universalitetin e Kur’anit dhe besimin në origjinën e Tij hyjnore.
    Nuk ishte nëna e tij, Eminja, nuk ishte gruaja e tij e devotshme, Hatixhja e cila ishte mbështetëse dhe besimtare e Muhammedit (a.s.) e as vajza e tij e dashur Fatimeja as ndonjë grua tjetër e cila mund të përmendej me ato lëvdata në Kur’an aq vazhdimisht dhe aq madhështore. Ishte Merjemja, nëna e Isait (Jezusit), Profetit të Krishtërimit (dhe zotit të tyre sipas tyre) një rival i paganizmit arab dhe dukshëm një rival i islamit që ishte zgjedhur nga Kur’ani. Nëse Profeti, salallahu alejhis ua selam, vetë do ta kishte shkruar Kur’anin (eudhu bilah – ne i kërkojmë Allahut mbrojtje nga të tilla shpifjeje), pse ai duhej ta lavdëronte rivalin e tij?!
    Nuk mund të jetë ndryshe por vetëm nga Allahu, Zoti i Merjemes, Isait (Jezusi), Musait dhe Muhammedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të gjithë ata.
    As Muhammedi (a.s.) nuk kishte asnjëfarë dobie të përceptueshme që të lavdëronte Merjemen ose Isain. Në fakt, lavdërimi i Isait (Jezusit) dhe nënës së tij ishte politikisht jo korrekt në atë kohë, për publikun e Kur’anit, arabët, ishin të zemëruar që Kur’ani ishte duke lavdëruar “zotin” e të krishterëve ( duke e quajtur atë një Profet të ndershëm të Allahut) ndërsa duke mos i ofruar të tilla lavdërime për zotat e tyre pagan prej druri dhe gurësh...

    Hz.Merjemja si një urë afrimi

    Islamofobia, një sëmundje shpirtërore në dukje e re, por që është shumë e vjetër, është frika dhe urrejtja ndaj Islamit pa arsye të pranueshme. Mosnjohja e Islamit është burimi kryesor i kësaj sëmundje. Islami, të cilin ata e urrejnë dhe prej të cilit frikësohen, është “Islami” të cilin ata e paraqesin siç dëshirojnë në mjetet e informimit, dhe nuk ka lidhje me Islamin, me Kur’anin, i cili i është shpallur Muhammedit (a.s.)
    Sipas Kur’anit, pranuesit e shpirtit nuk janë persona të rëndomtë. Ata shquhen qartë dhe përfitojnë nga një begati e veçantë prej Zotit. Në këtë kategori individësh spikat figura e Hz. Merjemes, e cila është një grua me një jetëgjatësi dymijëvjeçare e cila bashkon popuj të ndryshëm nga të gjitha racat, bashkon zemra njerëzore midis besimtarëve në jetën tokësore.
    Shembulli i Hz.Merjemes është shumë i rëndësishëm sot për të lidhur hapësirën midis dy qytetërimeve të mëdha dhe dy feve të mëdha, Islamit dhe Krishtërimit. Me të vërtetë kristianët e sinqertë duhet ta shikojnë Islamin, veçanërisht mbulesën e grave muslimane, si një imazh i ndershmërisë së Hz.Merjemes...
    Kjo është një model i ndershmërisë që çdo grua e devotshme kristiane apo muslimane duhet ta ketë. Në fakt, shamia në Islam është mënyra e grave muslimane për të dëshmuar të njëjtën ide vazhdimisht...

    Literatura dhe burimet kryesore:

    1. Shkrimi Shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re,
    Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Drita, Ferizaj, 1994.

    2. KUR’AN-i Përkthim me komentim në gjuhën shqipe.
    Përktheu dhe komentoi: H.Sherif Ahmeti, Prishtinë, 1988

    3. Graf, Fritz. Greek Mythology. Trans. Thomas Marier. Baltimore: John Hopkins University Press, 1993.

    4. Asimov, Isaav, Asimov’s Guide to the Bible, New York, Avenel Books, 1981

    5. Armstrong, Karen. "A Short History of Myth". Knopf, Canada, 2006.

    6. Eliade, Mircea. Myths, Dreams and Mysteries.
    Trans. Philip Mairet. New York: Harper & Row, 1967.

    7. Rahman, Fazlur (2009).Major Themes of the Qur'an. University Of Chicago Press.

    8. Dictionary for Theological Interpretation of the Bible. Baker Academic, 2005.

    9. Nasr, Seyyed Hossein (2003). Islam: Religion, History, and Civilization. Harper San Francisco.

    10.Tabatabae, Sayyid Mohammad Hosayn (1988). The Qur’an in Islam: Its Impact and Influence on the Life of Muslims. Routledge.

    11. Esposito, John. What Everyone Needs to Know About Islam. New York: University Press, 2000.

    12. Dictionary for Theological Interpretation of the Bible. Baker Academic, 2005.

    13. Stowasser, Barbara Freyer- the Qur’an, Traditions, and Interpretation, Oxford University Press; Reprint edition (June 1, 1996)

    Mexhid Yvejsi, Gjakovë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22
    21. Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”
    Si e kuptojne muslimanet kete varg, ku Jisui thuhet se ka lindur pa babe. Cfare do te thote te lindesh pa babe? Dhe a ka shembuj te tjere te ngjashem ne Kuran per njerez/profete qe kane lindur pa babe?

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Përshëndetje, Albo,

    Ademi apo Adami (a.s.) njeriu i parë, njëherit edhe profet i parë, lindi pa nënë e pa babë... Për Krijuesin e Gjithëdijshëm, të Gjithëfuqishëm, s'ka asgjë të pamundshme...

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Përshëndetje, Albo,

    Ademi apo Adami (a.s.) njeriu i parë, njëherit edhe profet i parë, lindi pa nënë e pa babë... Për Krijuesin e Gjithëdijshëm, të Gjithëfuqishëm, s'ka asgjë të pamundshme...
    Ademi e kish nje baba, e krijoi Zoti nga balta, i dha edhe Fryme nga Fryma e Tij. Pra babai i Ademit, ishte vete Zoti. Nuk e ve ne dyshim qe Perendia nuk ka asgje te pamundur, por ajo qe me intereson te mesoj nga ju si musliman eshte:

    - Nese ne Kuran thuhet qe Jisui "lindi pa baba", a nuk nenkupton kjo qe Ai eshte Biri i Perendise? A nuk eshte Babai i Tij Vete Perendia?

    Per mua ky citat i Kuranit provon qe Jisu Krishti eshte Biri i Perendise, edhe per vete muslimanet. Nuk ke se si ta kuptosh ndryshe ate citat, vecse:

    a. Jisui lindi nga nje Virgjereshe.
    b. Ai nuk kish nje baba njerezor si gjithe ne te tjeret.

    Dhe nga keto te dyja, nuk ngelet rruge tjeter vecse te besosh nje nga keto te dyja:

    a. Perendia e krijoi Jisuin ashtu sic krijoi Adamin, nga balta sipas shembelltyres dhe ngjashmerise se Perendise, duke i dhene Fryme nga Fryma e Tij. (Jisui nuk eshte Bir por krijese e Perendise si gjithe ne te tjeret.)

    b. Jisui lindi nga nje virgjereshe ne menyre te mistershme ne menyre qe Biri i Perendise, te mund te hynte ne historine e njerezimit dhe te shpetonte gjithe krijesen nga mekati. (Jisui eshte Biri i Perendise qe mori mish nga virgjeresha Mari e u be Perendi-Njeri).

    Kurani e ben te qarte qe asnje profet tjeter ne historine e njerezimit, nuk ka hyre ne kete bote si Jisu Krishti. Adami nuk lindi nga nje virgjereshe por u krijua. Ka nje dallim te madh mes lindjes dhe krijimit.

    Cfare shkruhet ne Kuran qe ju shtyn ju muslimanet te besoni se Jisui ishte "profet si gjithe te tjeret" dhe jo Biri i Perendise, sic besojne te krishteret?

    Albo

  5. #5

    A ËSHTË JEZUSI ZOT ?
    BIBLA THOTË “JO”

    Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?
    Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).
    Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.
    Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.

    Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
    Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:

    1. Zoti është i pavdekshëm.
    Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)

    Kurse Jezusi vdiq.
    Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)

    2. Zoti është i Gjithdijshëm.
    Bibla thotë: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni”. (Mateu 6:8) “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. (Isaia 42:8-9)

    Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshëm.
    Jezusin kur e pyëtën për ditën e fundit ai u përgjigjë: ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe në këtë citat tjetër biblik ku tregon se: “Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13)

    3. Zoti është i Plotfuqishëm.
    Bibla e tregon Zotin si Zot të Plotfuqishëm: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perëndi i plotfuqishëm”. (Ekzodi 6:3)

    Jezusi ishte i pafuqishëm.
    Por Jezusi tregohet i pafuqishëm: “Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?”. (Mateu 26:67-68) “Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë force”. (Lluka 22:43) Për më tepër , Jezusi nuk u ringjall vetë nga të vdekurit, por ishte Perëndia ai që e ringjalli, citoj: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!” (Veprat e Apostujve 2:32). Këtu tregohet se kush është Perëndia i vërtetë. po të ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur që ta ringjall vehten??!! .

    4. Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.
    Bibla thotë: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi 121:4)

    Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.
    Bibla thotë: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit“. (Gjoni 4:6) “Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk”. (Marku 4:38)

    5. Zoti nuk mund të shihet.
    Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perëndinë kurrë…”. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë”. (1 Gjonit 4:12)

    Jezusi jetoj në mesin e njerëzve
    Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: “A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë.

    6. Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë.
    Bibla thotë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet”. (Numrat 23:19) “Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë”. (Jobi 9:32) “Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!”. (1 Mbretërve 8:27)

    Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret.
    Bibla thotë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19)

    7. Zotit i takon adhurimi.
    Bibla thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”. (Mateu 6:6)

    Jezusi nuk adhurohet.
    Kurse Jezusin nuk e kanë adhuruar, Jezusi ka urdhëruar që të adhurohet vetëm Perëndia, sepse edhe ai e ka bërë një gjë të tillë: “ndërsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) Nëse Jezusi është Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!
    Poashtu dishepujt kërkuan nga Jezusi si të luteshin, por ai ju tregoj si të luten jo atij, por Perëndisë, ku thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu”. (Luka 11:2,4)

    8. Zoti nuk tundohet nga e keqja.
    Bibla thotë: „Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri“. (Jakobi 1:13)

    Jezusin e ka tunduar djalli.
    Bibla thotë: „Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte“. (Mateu 4:1) „dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai“. (Marku 1:13)

    Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: „Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''. Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23) “…por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”. (Gjoni 14:31) “Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur”. (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi.

    Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi Zot?
    Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk është Zot, dhe që vet Jezusi me fjalët e tij e tregon:

    a) „Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë“. (Gjoni 5:30,31)
    b) „Ati është më i madh se unë”. (Gjoni 14:28)
    c) “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar”. (Gjoni 13:16)
    d) “Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''. (Gjoni 20:17)
    e) “Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë”. (1 Korintasve 15:28)
    f) „Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)
    g) „Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë“. (Zbulesa 19:10)
    h) “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3)

    Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike që e hjedhin poshtë hyjninë e Jezusit. Vërtet nuk dojnë koment këto citate.
    Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia:
    “Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit”. (Mateu 15:9) poashtu tha: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë”. (Gjoni 8:32)

    S.M.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Përshëndetje, Albo,

    Ademi apo Adami (a.s.) njeriu i parë, njëherit edhe profet i parë, lindi pa nënë e pa babë... Për Krijuesin e Gjithëdijshëm, të Gjithëfuqishëm, s'ka asgjë të pamundshme...
    Mexhid Yvejsi, kur thua se "s'ka asgjë të pa mundur", atëher si ka mundesi qe mos jete e mundur qe Perendia ta dergoj te Birin e Tij Jezusin mbi tokë? eshte kjo e pa mundur per Zotin? JO. Per zotin e rrejshem dhe kercnues, kurvar dhe flligshtar, vrastar dhe cub po, por per Zotin e SHENJT, të Gjithpushtetshem qe eshte i GJLALLË dhe JETË - jetë-dhënës, kjo nuk eshte e pa mundur.

    E lexova shkrimin tend qe realisht nuk eshte i yti, as i muslimaneve, por ai shkrim eshte i vjedhur,muslimanet e vjedhene nga te ashtuquajturit deshmiratë e jehovait, e ndryshuan ne disa pika fillestare dhe e perveqsuan me qelim per ta sulmuar ZOTIN! por te gjitha jane te pa vleram, sigurisht se nuk do te perballi me të krishterët,as me mua as me Albon por me Zotin, me Zotin do te perballi ju qe genjeni dhe shperndani gesnjeshtra ndaj Zotit te LAVDISË. Mbaje per veti at punim mashtrues, por kam nje këshillë per ju - mos të vjedhni ju, apo; keshtu e ndertuat edhe besimin e juaj, nga hajnia, duke vjedhur perralla dhe endrra nga paganët arab qe nuk e njohen te VERTETEN e Jezusit por qe folen ne emer te Jezusit dhe si te krishtere, ama as ata, sic as deshmiratet e jehovait nuk jane te Krishtit.
    Fol me Kuran nese je Islam e jo me trillime te ashtuquajturit deshmitarët e jehovait, apo, mos e keqperdor fjalen e Zotit - Shkrimin e Shenjt - Zotin e Bibles.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=105525
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 24-01-2012 më 17:43
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Përshëndetje, Albo,

    A ËSHTË JEZUSI ZOT ?
    BIBLA THOTË “JO”

    Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?
    Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).
    Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.
    Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.

    Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
    Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:

    1. Zoti është i pavdekshëm.
    Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)

    Kurse Jezusi vdiq.
    Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)

    2. Zoti është i Gjithdijshëm.
    Bibla thotë: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni”. (Mateu 6:8) “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. (Isaia 42:8-9)

    Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshëm.
    Jezusin kur e pyëtën për ditën e fundit ai u përgjigjë: ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe në këtë citat tjetër biblik ku tregon se: “Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13)

    3. Zoti është i Plotfuqishëm.
    Bibla e tregon Zotin si Zot të Plotfuqishëm: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perëndi i plotfuqishëm”. (Ekzodi 6:3)

    Jezusi ishte i pafuqishëm.
    Por Jezusi tregohet i pafuqishëm: “Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?”. (Mateu 26:67-68) “Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë force”. (Lluka 22:43) Për më tepër , Jezusi nuk u ringjall vetë nga të vdekurit, por ishte Perëndia ai që e ringjalli, citoj: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!” (Veprat e Apostujve 2:32). Këtu tregohet se kush është Perëndia i vërtetë. po të ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur që ta ringjall vehten??!! .

    4. Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.
    Bibla thotë: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi 121:4)

    Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.
    Bibla thotë: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit“. (Gjoni 4:6) “Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk”. (Marku 4:38)

    5. Zoti nuk mund të shihet.
    Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perëndinë kurrë…”. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë”. (1 Gjonit 4:12)

    Jezusi jetoj në mesin e njerëzve
    Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: “A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë.

    6. Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë.
    Bibla thotë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet”. (Numrat 23:19) “Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë”. (Jobi 9:32) “Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!”. (1 Mbretërve 8:27)

    Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret.
    Bibla thotë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19)

    7. Zotit i takon adhurimi.
    Bibla thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”. (Mateu 6:6)

    Jezusi nuk adhurohet.
    Kurse Jezusin nuk e kanë adhuruar, Jezusi ka urdhëruar që të adhurohet vetëm Perëndia, sepse edhe ai e ka bërë një gjë të tillë: “ndërsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) Nëse Jezusi është Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!
    Poashtu dishepujt kërkuan nga Jezusi si të luteshin, por ai ju tregoj si të luten jo atij, por Perëndisë, ku thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu”. (Luka 11:2,4)

    8. Zoti nuk tundohet nga e keqja.
    Bibla thotë: „Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri“. (Jakobi 1:13)

    Jezusin e ka tunduar djalli.
    Bibla thotë: „Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte“. (Mateu 4:1) „dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai“. (Marku 1:13)

    Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: „Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''. Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23) “…por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”. (Gjoni 14:31) “Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur”. (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi.

    Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi Zot?
    Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk është Zot, dhe që vet Jezusi me fjalët e tij e tregon:

    a) „Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë“. (Gjoni 5:30,31)
    b) „Ati është më i madh se unë”. (Gjoni 14:28)
    c) “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar”. (Gjoni 13:16)
    d) “Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''. (Gjoni 20:17)
    e) “Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë”. (1 Korintasve 15:28)
    f) „Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)
    g) „Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë“. (Zbulesa 19:10)
    h) “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3)

    Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike që e hjedhin poshtë hyjninë e Jezusit. Vërtet nuk dojnë koment këto citate.
    Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia:
    “Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit”. (Mateu 15:9) poashtu tha: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë”. (Gjoni 8:32)

    S.M.

    Sa i artrofizuar nga përrallat arabe duhet të jetë truri i dikujt që disa pyetjeve të thjeshta nuk i jep dot mendimin e tij vetjak por i përgjigjet me copy-paste ?!

    Albo-ja ngriti disa pyetje sh. interesante.

    Jezuesi lindi nga një Virgjëreshë e cila, po them 'mbeti shtatëzanë' nga Perëndia. Deduksioni logjik të çon të mendosh, që i ati të jetë Zoti. Them i ati sepse Jezuesi nuk u krijua, por LINDI, që do të thotë dikush i dha jetë. Më i besueshëm është ky version sesa ai i beduinit të gamileve të shkretëtirës
    Elegance is an attitude.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Per zotin e rrejshem dhe kercnues, kurvar dhe flligshtar, vrastar dhe cub po, por per Zotin e SHENJT, të Gjithpushtetshem qe eshte i GJLALLË dhe JETË - jetë-dhënës, kjo nuk eshte e pa mundur.
    Cilit Zot i referohesh toni77 dhe cili Zot eshte ai i ndershmi qe nuk ka shkuar me grua tjeter vec te vetes ?
    Revolution 1848

  9. #9
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Çuna mos dilni nga tema.

    Na lini të shohim pak, sesi me analiza të thella logjike të të njëjtit personazh në thelb po arrihet me spond të vërtetohet edhe një herë mrekullia e kuranit*.

    Ore një gjë s'kuptoj unë: Nqs ju besoni në madhështinë e kuranit, pse mundoheni të bëni që edhe të tjerët ta besojnë këtë gjë? Jeni të lumtur me të! E aq më tepër, nqs është i madhërishëm në madhështinë e tij të madhështuesme a nuk duhet t'i robërojë aii vetë njerëzit pa shumë megafonë?
    _______________________

    *Emri kuran është shkruar me shkronjë të vogël për arsye të një këndvështrimi personal, që e gjykon si një emër të përgjithshëm.
    Elegance is an attitude.

  10. #10
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga ☆Angie☆ Lexo Postimin
    Çuna mos dilni nga tema.

    Na lini të shohim pak, sesi me analiza të thella logjike të të njëjtit personazh në thelb po arrihet me spond të vërtetohet edhe një herë mrekullia e kuranit*.

    Ore një gjë s'kuptoj unë: Nqs ju besoni në madhështinë e kuranit, pse mundoheni të bëni që edhe të tjerët ta besojnë këtë gjë? Jeni të lumtur me të! E aq më tepër, nqs është i madhërishëm në madhështinë e tij të madhështuesme a nuk duhet t'i robërojë aii vetë njerëzit pa shumë megafonë?
    _______________________

    *Emri kuran është shkruar me shkronjë të vogël për arsye të një këndvështrimi personal, që e gjykon si një emër të përgjithshëm.
    me ben nje nder? dua te futem per disa momente ne trupin e nje besimtari.

    kur lexoj shkrimet e Albos per fene me vjen ne mendje ime me

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •