Close
Faqja 19 prej 26 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 259
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E mire o popull mos u merzisni. Kush preferon synetin, dhe do te veje ne Gjermani, te mos iki pa bere femijet synet, ose kur iken me pushime ne Shqiperi le ti beje atje femijet synet. lol. Ata qe s'duan ne rregull jane. U zgjidh dhe ky problem. Ca t'u bejme problemeve qe nuk gjejne zgjidhje, pa keto. ...
    Sigurisht, mi@ e nderuar. Kete, jam i bindur, qe, edhe Gjykatesi qe solli kete Vendim, e di. Problemi qendron tek Vendimi i Gjykates, dhe Arsyeja e Vendimit.

  2. #182
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Per kete ceshtje, po flet edhe CNN international dhe po ben buje ne mbare boten. Dhe buja nuk ka lidhje me "bilen" apo "synetin" por ka lidhje me aktivizmin gjyqesor te nje gjykatesi te vetem, qe shkel me te dyja kembet lirite e qytetareve gjermane. Dhe ajo qe cudit dhe shqeteson pjesen tjeter te botes jo-gjermane, nuk ka lidhje shume me synetin, por me mosrespektimin e lirise se prinderve per te rritur femijet e tyre ashtu si a ata e gjykojne me drejt e me mire.

    Pra ceshtja ka te beje me shtetin e gjykatat qe te diktojne ty si prind me forcen e ligjit se si te rrisesh femijet e tu. Ata qe jane shprehur me lart nuk duan te lejojne shtetin qe t'iu diktojne si te rrisin femijet e tyre. Ty me sa duket nuk te ben shume pershtypje.

    Albo
    Askush nuk ka te drejte t'ia imponoje femijes besimin apo traditen fetare femijes.
    Krishteret nuk i marrin me zor femijet ne Kishe e nuk ia imponojne besimin e tyre femijeve te tyre.
    Munesh me dergu me pagezu por ai ndoshta kur te rritet t'i ben 100 mekate per cdo dite, e ben gjera te keqija, mbetet krenar e i pa penduar, ndersa llogaritet si i krishter.


    Kurani nuk permend rrethprerjen, nuk e kam hasur ne asnje varg te Kuranit qe flet per rrethprerjen. Shoku po te ishte Kurani nga Perendia do ta permendke rrethprerjen si Beselidhje ne mes Zotit e njerzimit, pra do te permendej edhe ne Kuran, pasi kjo ceshtje ne Dhiaten e Vjeter ka qene me rendesi.

    Ku ke pare keshtu, te jetohet ne injorance se kinse jane besimtar te Zotit vetem se jane rrethprere, vrajne palestinezet dhe perzene nga shtepite e tyre. Profetet dhe besimtaret cifute ne kohen e tyre nuk ishin keshtu, po flas per besimtaret e vertete.



    Jo jo keshtu Izraeli eshte bere vendi me i urryer ne bote, per shkak te 1% te fanatikeve fetare e han krejt populli.

    Ketij gjykatesit do ja rekomandoja kete video ta shohe.


  3. #183
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    sa vjec pagezohet femija o rob i zotit?
    Do te te jap nje pergjigje me zemer e sinqerisht, ate qe se keni bere ju ateistet do ta bej une, do te te pergjigjem sinqerisht. Bebja 1 vjec nuk mund te jete krishter pasi nuk mund ta ndjeke Jezusin dhe mesimet e Tij. Beba 1 vjec nuk ka ndergjegje te formuar dhe nuk mund te merr vendim nese deshiron ta ndjeke Jezusin.
    Me shiku me ligj te shtetit modern por edhe me Bibel eshte gje e ndaluar me marr me pagezu femijen ne Kishe, eshte jo Biblike dhe nuk regjistrohet askund ne te. Me pagezu nje femije eshte si me te pagezu ty, ti snjeh cka eshte Krijues, ti se din se je krijese mekatare, ti mendon se me qen krishter duhet me dal me sulmu njerez fizikisht. Andaj cfare fitimi kane krishteret nga kjo?

  4. #184
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin

    sepse perpara se te njihja italine, kam njohur gjermanine...
    i bie te kem mesuar gjermanisht menjehere pas shkolles fillore.
    verstehst du jetzt?
    po ti?
    Perse i kritikoni te krishteret qe nuk e praktikojne rrethprerjen.
    Kurani nuk urdheron rrethprerjen per myslimanet.
    Nje mysliman qe pretendon se eshte pasues i Kuranit nuk ka nevoje te beje femijen synet.

    Tung tung tung, larg larg jeni

  5. #185
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Perse i kritikoni te krishteret qe nuk e praktikojne rrethprerjen.
    Kurani nuk urdheron rrethprerjen per myslimanet.
    Nje mysliman qe pretendon se eshte pasues i Kuranit nuk ka nevoje te beje femijen synet.

    Tung tung tung, larg larg jeni
    pse me drejtohesh ne shumes???
    une i kritikoj te krishteret qe nuk prektikojne rrethprerjen??? ku e pe kete? apo e ke per detyre t'ia fusesh kot sa here qe me citon?

    nuk kam folur aspak per rrethprerjen ne aspektin fetar.
    ne itali qe eshte nje nder vendet me katolike ne bote, ne spital i pyesin prinderit e femijeve te porsalindur nese duan qe djali i tyre te behet "synet".
    gjithashtu ne amerike nje perqindje shume e larte e meshkujve (te krishtere) behen synet.
    ne filipine (vend me me shume se 80 milione te krishtere dhe vendi i vetem ne bote qe respekton ligjin biblik te ndaleses se divorcit) eshte nje praktike e perhapur ne shumicen derrmuese te meshkujve.
    e njejta gje ne kore te jugut ku shumica jane ateiste, budiste e te krishtere, thuajse te gjithe e bejen.
    po ashtu ne australi afro 50% praktikojne rrethprerjen.

    ti po lidh kete nderhyrje me fene. nuk eshte ceshtje feje, por shendeti.
    dhashe me lart shembullin e nje shoku qe eshte italian dhe urolog. djalin e ka bere synet.

    je shume larg. cdo gje do e lidhesh me fene. te eshte erresuar shikimi dhe nuk sheh as 1 pellembe nga hunda.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #186
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Ka arritur 10 faqe per Synetin. Per synetin , cfar teme e rendesishme.. Kjo eshte vertet qesharake. Do isha kurioz te shikoja diskutimet kur nje mashkull vendos te behet femer qe femije duke vendosur gjoksin me silikon dhe gjykata vendos kunder dhe me siguri do dilte nje femer e modifikuar qe bertet : e drejte e mohuar gjykate e padrejte. Mbase nuk ka lidhje bilja dhe gjoksi me silikon por eshte e ngjashme ne sensin se ne trupin e tij vendos te nderhyje per fene ( syneti} tradites familjare ( syneti} apo deshire individuale ( gjoksi silikoni} dhe te gjithe duke u nisur nga Albo aktivizohen me mish e me shpirt se qenka privuar e drejta themelore nga gjykata e nje vendi tjeter me kulture tjeter. Perkundrazi asnje njeri nuk ka te drejte te ndryshoje trupin e tij per fene apo per deshiren individuale duke dale kunder natyres pervec rasteve kur ka deformime apo semundje dhe nevojitet nje nderhyrje mjekesore per te permirsuar shendetin e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 08-07-2012 më 12:51
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #187
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Cili eshte ndryshimi ne syte e nje qytetari te thjeshte gjerman, kur lexon qe nje gjykate lokale apo federale, nje bundeslige apo nje kryeminister nxjerr nje vendim apo ligj te tille? Nuk ka asnje ndryshim, pasi ne syte e qytetarit gjerman, si gjykatat, si parlamenti, si qeveria gjermani, jane krijuar per tu sherbyer atyre.

    Une e kuptoj ndryshimin e asaj qe ka ndodhur, dhe e ka emrin "aktivizem gjyqesor", ku nje gjykates qe eshte zgjedhur qe te interpretoje ligjet qe ka nxjerre Kuvendi i Gjermanise, shpik ligje me vendime te tilla vetem pasi ky eshte botekuptimi i tij personal. Nuk i takon nje gjyqtari qe te nxjerre ligje apo rregulla, ai eshte atje vetem te interpretoje ligjet te cilat nxjerr Kuvendi.

    Krahu ekzekutiv i shtetit ben ashtu sic vendosin gjykatat e atij vendi. Nese nje gjykates del me nje vendim te tille, ai hyn ne fuqi dhe te gjitha pushtetet e vendit, qe nga ai federal e deri ne ate lokal, jane te detyruara me Kushtetute te respektojne vendimin e gjykates, deri ne momentin qe nje gjykate akoma me e larte merr nje vendim korrigjues.
    Albo, vendimi është i një gjykate të vetme dhe jo shëmbëlltyrë komplet e drejtësisë gjermane në këtë rast. Pikërisht sepse gjyakatësi ka interpretuar kushtetutën ashtu, erdhi ky vendim: Ai nuk nxorri ligj të ri, e shpalli synetin si delikt të plagosjes, pra të dënueshme. DHE sigurisht që nuk është në rregull, ndaj nesër do diskutohet në Bundestag.

    Në sytë e qytetarit, është e vështirë të kuptohet dhe pranohet, sepse mes drejtësisë së vërtetë (dmth gjithkush të marrë dënimin që i takon) dhe vendimeve të gjyqësorit ka shpesh diskreptanzë të madhe, jo gjithmonë janë të përputhshme me njëra-tjetrën, për fat të keq. Në Gjermani, ka raste kur një vrasës që ka kryer vrasje nuk dënohet me burgim të përjetshëm, por dënohet për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen me 15 vite burg, edhe 15 vite burg është dënimi më i lartë që parashikon kodi penal gjerman, pjesë e fragmentarizmit të tij si e quajnë. Të duket e drejtë? Jo, si i afërm, mik, etj i viktimës, njeriu kërkon dënimin maksimal.

    Javët e fundit EU-ja vendosi të lirohen të gjithë pedofilët, që i kishin vuajtur dënimin e tyre, sipas principit ''dënimin për një krim të kryer, duhet të paguash vetëm një herë''. Të duket e drejtë, që mostra të tilla të lejohen të bredhin lirshëm, pas asaj që kanë kryer?! Mua jo, shko thuaja drejtësisë se!

    Me lart zure ne goje edhe "te drejtat e njeriut". Te drejtat e njeriut i perkasin njeriut, jo shtetit, jo gjykates. Shume prej jush u eshte krijuar ideja e gabuar se te drejtat e njeriut "i shpiken politikanet apo shteti". Te drejtat e njeriut jane vlera qe i mbajne njerezit ne ate shoqeri, dhe shteti ka per detyre vetem te reflektoje e mbroje keto te drejta me ligjet qe nxjerr.
    Unë e di ç'janë të drejtat e njeriut, por a e njeh ti aspektin juridik të tyre? Të drejtat e njeriut mund të mbivendosen mbi njëra-tjetrën, mund të kenë prioritete; në këtë rast integriteti trupor mbi fenë. Nqs do ta dish, në Gjermani, integriteti trupor është universal dhe i pashkelshëm, as shteti nuk mund ta ndryshojë përmes ndonjë ligji. Çdo e drejtë tjetër është e kufizueshme me ligj ose përmes një ligji.

    Kur nje gjykates te thote ty se nuk mund te besh femijen tend synet, bie ndesh me nje nga lirite themeltare te njeriut: lirine e ndergjegjes e te besimit. Dhe shkon akoma me tej se sa aspekti fetar: u ndalon gjithe qytetareve gjermane berjen synet. Nese ai gjermani ateist do te beje femijen e tij synet per arsye te tjera nga ato fetare (higjene e pasterti apo se keshtu e rekomandon nje institucion mjekesor), ai eshte i ndaluar me ligj ta beje kete gje me ligj.

    Sot ndalohet berja synet, neser ndalohet c'puarja e vesheve tek vajzat e vogla, pasneser ndalohet tatuazhet. Kjo ka vetem nje emer: dhunim te lirive te individit.

    Edhe një herë, u ndalua me ligj, thjesht nga shqyrtimi e interpretimi që iu bë çështjes, u cilësua si plagosje, pra e dënueshme, nqs do ndalohet apo jo në shkallë federale ose në cilat raste do lejohet, kjo do të vendoset nga gjykata federale e lartë e atëherë është ligj. Nesër do diskutohet si çështje parimore në parlament. Çpuarja e vëshëve është e ndaluar nën 7 vjeç, e mirë kanë e bërë.

    Me kete llogjike te perdorur nga gjykatesi, i bie qe ne ate vend nuk duhet te behen as nderhyrje kirurgjikale ne zemer, pasi doli qe nje femije 4 vjecar, vdiq gjate nje komplikacioni ne sallen e operacionit. Si berja synet, si nderhyrja ne zemer, pavaresisht nga motivet perse behen, jane nderhyrje kirurgjikale qe kane risk te shoqeruar me jeten. Te marresh nje episod te tille e ta kthesh ne nje vendim te tille kaq absurd, e ka emrin aktivizem gjyqesor: nje gjykates, me nje te rene te lapsit, sipas botekuptimit te tij subjektiv, nxorri nje ligj apo rregull nga kolltuku i gjykatesit. Problemi eshte se gjykatesit nuk nxjerrin dot ligje, ate privilegj kushtetuta ia njeh vetem Kuvendit.
    Logjika e gjykatësit është korrekte, duhet t'ia kesh haberin pak juridikut ta kuptosh dhe atij gjerman në veçanti. Ndaj në këtë rast, më duket absurde të flasësh me kompetenca në planin juridik, çështja mund të debatohet në atë moral dhe jo është mëse e kuptueshme. Nuk e ka fajin gjykatësi, që sistemi gjyqësor pjesë e të cilit ai është, e sheh çdo ndërhyrje trupore si cënim të integritetit trupor, përfshirë këtu edhe atë të përligjurën nga ana mjekësore, qoftë edhe më të thjeshtat si injeksionin apo infuzionin. Është e gjitha terminologji o Albo dhe çështje definicionesh e bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, meqë bëhet fjalë për trupin tënd e jetën tënde. Po marr një shembull të thjesht për ta ilustruar: Dëshmitarët e Jehovait janë kundër trasfuzionit të gjakut. Nqs një i tillë plagoset në një aksident rrugor po them dhe ka nevojë urgjente për gjak që ti shpëtohet jeta, nuk mund ti japësh gjak, nqs nuk e miraton, nqs nuk është vetë dakord. Nqs ai do të vdesë, dëshiron të vdesë, mjeku s'ka ç'ti bëjë edhe pse ka bërë betimin e Hipokratit. Është pacienti ai që vendos për jetën e tij. Që ta kuptosh këtë bazë, duhet të kuptosh si funksionon drejtësia gjermane në lidhje me miratimin si e thashë. Kështu që as ia vlen të diskutohet.

    Ta shpjegova me lart. Prindi eshte gardiani ligjor i femijes minoren qe nuk ka arritur moshen e pjekurise. Ai vendos gjithcka per ate femije per aq kohe sa ai eshte minoren. Qe nga ushqimet qe duhet te konsumoje, koha kur duhet te bier te fleje, kur mund te dale nga shtepia, kur duhet te luaje, si femija duhet te sillet e besoje. Kur femija arrin moshen madhore dhe eshte gardiani ligjor i veteves, mund te zgjedhi qe ti injoroje te gjitha keshillat e prinderve, apo ti injoroje ato. Nese nuk vendos prindi, kush duhet te vendosi Mbase duhet ti leme femijet qe te luajne edhe me shkrepse e me zjarr, ta leme femijen "te zgjedhi vete".
    Flm për shpjegimin, por u mundove kot. Në të gjitha rastet që pasqyrove e më gjërë në rolin e prindit ke vërtetuar se ai mundohet, përpiqet për të mirën e fëmijës së tij. Syneti është ritual, judët e bëjnë psh 8 a 9 ditë pas lindjes së bebit. Ai fëmijë i vogël vuan e ulëret, ka dhimbje më pas. Është pak tjetër çështja.
    ''Nese nuk vendos prindi, kush duhet te vendosi?''
    është shembull i pavlefshëm.


    Pra prinderit e tu, kur ti ishe minorene, vendosen qe ti duhej te pagezoheshe. E moren kete vendim me bindjen e plote qe kjo ishte e nevojshme per femijen e tyre. Ti arrite moshen madhore, nuk je me nen varesine ligjore te prinderve te tu, dhe zgjodhe te mos ndjekesh keshillen e tyre por ta injorosh ate, brenda lirise tende. Dhe ne kete rast nuk ka asgje te keqe. U respektua liria e prinderve kur ti ishe minorene, u respektua edhe liria tende kur arrite moshen madhore.

    Ajo qe ti nuk kupton eshte qe qendrimi qe ti mbron sot eshte nje qendrim inkriminues ndaj prinderve te tu. Ti mban anen e gjykatesit dhe thua qe prinderit e tu "te kane dhunuar ty lirine si minorene pasi te pagezuan ne Kishe kunder vullnetit tend". Ajo qe ti nuk kupton eshte se ashtu si prinderit e tu, vepruan edhe prinderit e mi kur une isha minoren. Ndryshimi mes meje e teje eshte se une e vleresoj ate vendim te prinderve qe une nuk e kuptova apo vleresova sa duhet ne kohen qe ndodhi, si nje nga dhuratat me te cmuara te prinderve te mi per mua. Aq e vleresoj, aqsa sot qe jam bere prind, do bej te pamunduren qe t'ia le trashegimi edhe femijeve te mi.

    Qendrimi yt inkriminon jo vetem prinderit e tu, por me imponon dhe mua botekuptimin tend: une nuk duhet te pagezoj femijen tim ne Kishe pasi ti dhe gjyqtari besoni se kjo nuk eshte per te miren e femijes.
    Unë s'mbaj asnjë lloj qëndrimi ndaj prindërve të mi, sepse i kuptoj arsyet nga janë nisur e sigurisht nuk kishte asgjë të keqe atëherë dhe sigurisht e kam vlerësuar e vlerësoj ende. As i inkriminoj, as bëj rolin e gjykatësit. Të lutem, mos dedukto të tjera gjëra që s'i kam thënë. Ndryshimi i vetëm mes meje e teje, nuk është ai që përshkruajte, por ai që, në ndryshim nga ty i don't litter my mind

    Kush je ti te me mesosh mua se si duhet te rris e edukoj femijen tim?
    Albo
    Askush. As e provova fare ta bëj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 13-07-2012 më 17:01
    Elegance is an attitude.

  8. #188
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Reagon Angela Merkel - "Angela Merkel intervenes over court ban on circumcision of young boys.
    Spokesman says right to circumcision must be restored as a matter of urgency, after Cologne court's ruling against practice .... "

    Nje hap para,dy mbrapa.Si gjithnje politikanet pakurrizor.
    http://www.guardian.co.uk/world/2012/jul/13/angela-merkel-intervenes-ban-circumcision
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Syneti, vepër penale në Gjermani
    Parimisht edhe operimi i hundes, zmadhimi i gjirit etj, etj... do te ishin "vepra penale", nese behen tek personat e mitur. Pra, syneti si i tille nuk mund te jete veper penale, por vetem nderhyrja kirurgjike ndaj nje personi te mitur, pa mundesine qe ai te vendose vete.

    Nese dikush me vetedeshire vendose te behet synet, d.m.th. nje person i moshes madhore, atehere asnje ligj normal i botes nuk mund ta ndaloje nje gje te tille...

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Reagon Angela Merkel - "Angela Merkel intervenes over court ban on circumcision of young boys.
    Spokesman says right to circumcision must be restored as a matter of urgency, after Cologne court's ruling against practice .... "

    Nje hap para,dy mbrapa.Si gjithnje politikanet pakurrizor.
    http://www.guardian.co.uk/world/2012/jul/13/angela-merkel-intervenes-ban-circumcision
    Dhe ti dole ta gjykosh Angelen, tani? Phius...ste vjen turp pak nga vetvetja...mor djal?

Faqja 19 prej 26 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •