Close
Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 367
  1. #221
    ღ Ƴℓℓëʓ ღ Maska e RiGerta
    Anëtarësuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946
    Nese me duhet qe te zgjedh ne mes frymemarrjes dhe teje une do te shfrytezoja frymemarrjen time te fundit qe te te them TE DUA
    Mɛ мιяɛ тɛ ʝɛм иɛ ɛяяɛƨιяɛ ɛ тɛ и∂ʝɛʝ αяσмɛи ɛ ∂яιтɛƨ, ƨɛƨα тɛ ʝɛм иɛ ∂яιтɛ ɛ тɛ мσƨ ɛ ƨнσн ғαяɛ✿⊱╮

  2. #222
    HoneY-BunnY √
    Anëtarësuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    Me thane: - U cmende pas asaj qe dashuron,
    U thashe: - Dashuria eshte me e madhe se cmenduria.
    I dashuruari asnjehere nuk vjen ne vete nga afshi i saj,
    ndersa i cmenduri ka edhe caste kthjellesie.
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prej ditës kur rrezet përcëlluese e braktisën syrin tim, dhe kur një re ngjyrë gri më ra mbi fytyrë, m`u fshik buza, ndërsa rrezja e akullt befas më mori me vete.

    Plazhet u braktisën, detërat mbetën nën shoqërim peshqish, dallëndyshet mërguan në savanë, lumenjtë të heshtur po lundrojnë në shtratin e tyre, endëzat më nuk vijnë pranë luleve të mia që të përthithin nektarin ditor. Ndërsa alpet fëshfërijnë këngën e acarit. Po mbetem vetëm!

    Natyra tash bëzan nga trokitjet melankolike, ditët kanë filluar të eklipsohen, netët e gjata komandojnë me errësirë e cila përnjëmend të grabit çdo ëndërr të bukur, lojëra e yjeve është ndalur, mbase për një kohë pushimi do të rikthehet me xixëllima të reja.

    Gjethet e zbehën vegimin që kishin, pemët u zhveshën nga breshëri stinor e fletëzat kanë mbushur kopshtet e bulevardet sikur një falangë ushtarësh të vrarë. Rrëmbehem me shikim ndaj mollës pranë shtëpisë dhe sakaq vërej degët e saj të rraskapitura e të arratisura në agoninë e të ftohtit. Mozaik i vyshkur.

    Disa pika shiu kanë filluar të bien mbi pullaz dhe zhurma që ushtin më hedh në sfondin e mallëngjimit, në një album kujtimesh fëmijërore dhe në çast më afishon ndjenja në brendi. Fytyra më zbehet kur mendja më adreson tek ty.

    Ndërkohë, largoj perden nga dritarja dhe vështroj avazin me turma njerëzish sikur milingonat që bredhin korridoreve të tyre. Akrepa orësh të një jete rutinë, çastesh të rëndomta, përjetimesh të thella, pa buzëqeshje shpirtërore. Kohë statike me peizazh ngjyrash të errëta, e zbrazët kur ti më je larg.

    S`do i përkulem uraganeve stinore. Ndjenja që kam për ty më forcon para çdo të priture dhe papriture të jetës.

    Të do përgjithmonë,

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e jesy
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Postime
    639
    Hapi syt dhe mos i mbyll,
    Une jam djell e ti yll,
    Kur ti qesh une behem ze,
    Mos mendo se do te le,
    Kur ti qan un behem lot,
    Nuk te nderroje me askent ne bot,
    Ti je gjumi une jam endrra,
    Ti je shpirti une jam zemra,
    Ti je djelli une jam drita,
    Ti je jeta qe un prita,
    Mos mendo se do te harroj,
    Ti je i vetmi ne bot qe une dashuroi.
    HESHTJA ESHTE FLORI

    FJALA ESHTE ARGJEND

  5. #225
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    mbyll syte dhe imagjino qe je mashkulli me me fat qe egziston sepse ke nje femer fantastike ne krah qe te adhuron , qe varet nga buzet e tua , qe humbet ne shikimin tend , qe cdo fjale qe del nga goja jote eshte nje note muzikore per te, qe cdo moment te jetes se saj ta dedikon ty , qe je mendimi i pare qe i vjen ne mendje sa hap syte dhe i fundit kur bie te fle,.....ejjjjj hapi syte mos enderro kot se nuk je i tille per mua :P
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Leona77
    Anëtarësuar
    10-10-2011
    Vendndodhja
    germany
    Postime
    4

    Smile

    Ndonjëherë të duhet të jesh larg njerëzve që do, por kjo nuk të bën t'i duash më pak. Ndonjëherë i do ata edhe më shumë.!

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Leona77
    Anëtarësuar
    10-10-2011
    Vendndodhja
    germany
    Postime
    4

    Smile

    ♥ Une kam nevoj per 3 gjera ne jete. . .
    Henen, Diellin &per Ty. . .
    Henen per naten. . Diellin per diten. . Ty per gjith jeten time. . ♥

  8. #228
    Perjashtuar Maska e R3nato
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    TiRoNe
    Postime
    344

    Te Dua Shume

    Te Dua Shume
    nena ime , per ty u be kjo dite,
    qe shume ke sakrifiku per me me rrit.
    me bere kete person qe sot jam ,
    dhe ty o nene driten e jetes te kam.
    Je e vetmja ne kete bote qe kujdesesh per mua,
    zoti me tha kur linda vetem ty te te dua.
    je nena ime dhe je hyjneshe ,
    ne qiellin e jetes time je perendeshe.
    je engjelli qe ne kete jete me solli,
    dhe dashurine ne zemer ma mbolli.
    i lutem zotit cdo nate para se te bie ne gjume,
    per ty nena ime qe te dua shume.
    e qe shpesh te bej qe syri yt i shenjte te lotoje,
    se ky djali yt i vetem e merr jeten per loje.
    por jeta eshte e veshtire,
    s ka asgje te mire.
    cdo gje eshte tundim ,
    per ti shkuar ndonje rruge te erret pa ndricim.
    e di nena ime lot te shoh ne sy ,
    ndonjehere kur sillem keq me ty,
    te kerkoj te falur nga kjo zemer e pikelluar ,
    sepse ty e shtrenjta ime ne shpirt te kam lenduar.
    nuk jane vargje thjeshte se rimojne ,
    por jane disa fjale qe nga shpirti burojne .
    nga shpirti i ketij djali shpesh here te duket sikur,
    jam i vogel akoma si dikur.
    ty nena ime dua te te falenderoj,
    qe me dhe mundesine mua te jetoj.
    te vdes per ty nuk e kam problem,
    jetoj per ata qe i kam inat dhe si kam problem.
    te uroj ta kalosh gezuar kete dite te shenjte,
    sepse sepse ti e meriton vertete.

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kanarinë, të marr afër zemrës e përqaf me zërin magjik dhe imazhin që më shfaqesh para syve, i cili sakaq më aktivizon një vullkan ndjenjash të pashuara. Kështu do të mbetet pafundësisht.

    Kështu do të dua përjetësisht.

    I yti përgjithmonë,

    D
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    MOS I NGJAJ NË DASHURI

    Unë e kam dashur nënën tënde,
    Më shumë se babi që ke ti!
    Dy detet që i ka tek sytë,
    Ende i gjen në sytë e mi!

    Nëse ka dallgë brenda tyre,
    Nëse fryn erë dhe tani,
    Ta dish,nuk është faji i syve,
    Po faji i nënës që ke ti!

    Eh,ku ta dija se një ditë,
    Do të më mbysnin ata dete!
    E ku ta dija se stuhitë,
    I mbante mami yt me vete!?

    Sepse për të, gjithnjë kam qënë,
    Si muaji prill,për muajin maj!
    Edhe nën borë çelja lule,
    Që t’i gëzoja sytë e saj!

    Dhe ajo qeshte si ujvarë,
    Më puthte sytë,sidomos!
    -Shiko,se sa e vockël dukem,
    Në sytë e tu-gjithnjë më thosh!

    Eh,ku ta dija se padashur
    Ajo më thoshte të vërtetën!
    Se sa ç’e kisha unë syrin,
    Ajo s’e kishte gjithë zemrën!

    Përndryshe nuk do kishte dimër,
    Në dashurinë midis nesh!
    S’do kishte rënie të dëborës,
    (Ne s’ishim,bashkë,as dyzet vjeç!)

    Por ja që kishte nëna jote,
    Ca gjëra që ti nuk i di!
    Ca trille që e çuan larg,
    Prej fjalës Maj,prej fjalës Prill!

    Si bijë,që je,e shoqes sime,
    Një porosi të jap tani:
    Ta duash nënën që të lindi,
    Por mos i ngjaj në dashuri…


    - Një vajze 10 vjeçe, që dikur
    ia kam dashur të ëmën-.
    Skender Rusi
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •