Une jam i bindur se ēdo besimar eshte qenie qe gabon d.m.th ai nuk mund t'ju permbahet te gjithe rregullave qe All-llahu ( Perendia) i ka shpallur ne librat e shenjte. Jo se Perendia ka shpallur ndonje rregull jashte mundesive te njeriut, por nga ajo qe shejtani eshte ai qe ngacmon epshet e besimtarit qe ai te gaboje. Besimtari do te jete i mbrojtur prej ketyre cytjeve shejtanore nesa ai kontrollon epshet e veta. Kalitja e vetme per te kontrolluar epshet eshte Feja. Por gjithmone mbetet pikepyetje se sa besimtari ia arin qellimit ne kete drejtim? Une mendoj se nuk ka aritje te qind - perqindshme. All-llahu kete mangesi te besimtarit ( krijeses se vet ) e ka parasysh dhe prandaj me meshuren e vet( si njera prej karakteristikeve te All-llahut) te pa kufishme, do te fale besimtarin i cili falet, lutet dhe pendohet. Pra keta jane 3 gjera te cilat e shpetojne besimtarin prej gabimeve. Faljen, lutjen dhe pendimin, besimtari e ben ne menyre direkte , pa ndermjetesues sepse All-llahu eshte Ai qe degjon lutjen e cdo besimtari. Jane falur, jane lutur dhe jane penduar te gjithe Pejgamberet e All-llahut, prej Ademit a.s e deri tek Muhammedi a.s, pra edhe Jezusi a.s ( Isai) a.s. Te gjithe Pejgamberet i kane mesuar besimtaret se si ti luten dhe ti falen Zotit qe Ai ti meshiroje ( plotesoje vakumet e tyre). Sikur Isai a.s te na i mirte gjynafet tona, atehere ne do te ishim shume komod ne berjen e gabimeve. Ne do te ishim te liruar ne maximum ne lukset e epsheve tona duke qene te sigurte se cdo gabim do te plotesonte Isai a.s
Si perfundim: Besimtari eshte ne gjengje te plotesoje kerkesat e Perendise duke pasur parasysh edhe 3 momentet themelore Faljen ( namazin), Lutjen dhe Pendimin e sinqerte.
Krijoni Kontakt