Ndoshta, dy buajt mbi të cilët ka udhëtuar Kadmi, janë dy lumenj të lundrueshëm (të paktën në atë kohë).
Ndoshta, dy buajt mbi të cilët ka udhëtuar Kadmi, janë dy lumenj të lundrueshëm (të paktën në atë kohë).
...................
tempulli i fotos qe solla me siper duhet te jete delfi i apollos, s'ka si te jete dodona, ncuq
por gjarperin piton e vrau dhe apollo, cili eshte ai? kadmi apo apollo? mburoja eshte e njejte me te akilit.
Per mendimin tim identifikimi i kesaj pikture nuk duket korrekt. Personi i paraqitur ngjan nuk ngjan te jete Kadmi, por djali i Akilit, Pirro duke shkaterruar tempullin e Apollos.
Hipoteza qe kam hedhur e me lart eshte se Fieri, i cili ne kohet e lashta mbante emrin Apolon dhe Bulis eshte Buthoe i Enkeleaneve, pasi sipas Cabejit enkeleanet e lshte para se te perqendroheshin ne Oher/Lychnis jetonin ne hinterlandin e Apollonise.
Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 29-06-2012 më 11:02
"She [Harmonia] embroidered also the Potamoi (Rivers) in a green picture, shaped each with a human face and bull’s horn; and at the outer fringe of the wellspun robe she made Okeanos run all round the world in a loop."
Dionysiaca 41.264
"Harmonia qendisi lumenjte ne sfond te gjelbert, i dha secilit fytyre njerezore dhe brire bualli; dhe ne fund te fustanit te endur bukur ajo beri Okenaos qe i vjen rrotull botes si nje rreth."
Behet fjale per fustanin e nuserise te Harmonies.
Vjosa, nje dege kryesore e te ciles qe kalon parlel me Finiqin/Delvinen quhet Drino ka pas kalur dikur prane Fierit. Pas nje termeti te fuqishem ne lashtesi ky lume u zhvendos me ne jug. Ne Apolloni ka nje tempull venerimi te Aoos/Vjoses. Sipas "Grand vocabulary of Greek language" (Henry G.Liddell - Robert Scott) emri vjen nga dorishtja Ios = aoos = mengjesor, mengjes dhe se fundi Aoos . Mbase nuk eshte shumgabim te perqendrohem tek IOs prifteresha e Heres e cila sipas Eskilit tek "Prometheu i lidhur" esht edhe lunare (hena) edhe buall.
Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 29-06-2012 më 11:17
Nuk e di nëse është me interes të përmendet në këtë pikë të temës shqyti i fisit të stërlashtë të Buajve, një dorë e cila mban shtrënguar 4 gjarpërinj ngjyrë blu.
Emblemen qe pershkruan e ke sjelleose ti ose dikush tjeter ne forum. Ne e gjeni venoseni edhe ketu. Une desha te sjell kete nga Petro Marko, ne 1977:
"Të nesërmen provokova një mbledhje të gjerë në fshat. U mbush oborri i shkollës me burra dhe me gra. Mënjanë ishin nxënësit dhe gjithë të rinjtë, se e kishin marrë vesh që unë do të flisja rreth temës: ‘Jemi shqiptarë, apo grekë?‘. Bisedën e nisa pak a shumë kështu:
Duhet ta dimë mirë se ç‘jemi, ç‘kombësi kemi, se dëgjohen poshtë e lart fjalë se këta janë grekë, këta nuk dinë se ç‘janë!
Pra, fillojmë: Ti, shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinën?
Familja jonë, si gjithë Gjileku, jemi krutanë. Erdhëm këtu pas vdekjes së Skënderbeut.
Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinën e familjes sate?
Ne vijmë nga Tërbaçi. Këtu erdhën tre vëllezër nga Tërbaçi. Dhe nga të tre vëllezërit u shtuan lagjet Lizaj, Çaçëdhimitrët dhe Trekot.
Po ju, o Kostë, nga vini?
Ne vijmë nga Velça! Jemi Tavajt, - dhe qeshi. - Ju e keni dëgjuar atë breg-shkëmb atje lart, që quhet Trapeza ose Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontët, si ju nga Buajt. Aty te Trapeza paguanin venecianët, prandaj quhet edhe sot e kësaj dite Kont-Tava ose Trapeza.
Kështu me radhë të gjitha familjet thanë se nga rridhnin. Na doli se vetëm një ishte i huaj: Josif Auerbahu, me origjinë çifute, nga Austria."
Petro Marko himarioti me sa dukej qe nga Buajt.
Nje arberesh i Italise ka shkruar para ca kohe dhe kerkonte origjinen e familjes. Me sa me kujtohet ai mendonte se stema e familjes se tij e Lopesve kishte 3 yje.
"U kam gjithë xhenealloxhin e LLopsve çë ka viti 1300 , po do të kisha më shumë llajme mbalë kësaj fëmilë . U di se LLopsëret erdhëtin ka një katund çë ish ka Saranda e Butrinti , po nëng di si ja i thon . Di edhé se patin tre katunde çë atà administruen ; si tri jan Ylëzat çë kan tek stemi . Stemi i fëmiles ishë një krye lopie çë pësiper kish një kurorë me 5 maja e përposh 3 ylza . Shumë shurbise i di pse kemi disa karta e shumë shurbise i gjiëita tek arkivet ". Pino Baffa
Kestrina eshte pikerisht perposht Sarandes/Butrintit. Mos harrojme Gjin Bua Shpaten familja e lashte Spada ne Itali.
Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 29-06-2012 më 12:03
Postuar më parë nga javan
Dictionary of Greek and Roman Mythology, f. 524 e ka marre citon Euipidin ne "Bacchae" lidhur me Buthoe.
Vc kesaj me sa duket Kadmi nuk ishte shume i kenaqur nga Dionisi femija ilegal i Semeles (bije e Kadmit). Sipas nej citimi me lart Kadmi i fut te dy ne arke dhe i hedh ne lume, ndersa pas nje cittimi tjeter po aty ai fillon te adhuroje Dionisin. Dionisi qe pretendohet te jete bir i Amoni-t Egjiptian me brire dashi, ne Greqi paraqitet me brire Bualli dhe ne nje rast me nje bri te vetem.
Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 29-06-2012 më 14:52
kjo eshte stema araldike e bue-jve, por bej krahasim me familjen AL-FIERI ne napoli( ky mbiemer eshte i perhapur shume ne itali, as qe e dine individe alfieri qe jane arbereshe bile, kur ja u kam thene qe jeni arbereshe kane mbetur te budallepsur, kane germuar dhe kane gjetur rrenjet).
Krijoni Kontakt