Billy Joe, përshkrimin më të mirë të shqytit të Buajve e ka dhënë Pilika në librin e tij.
Kjo më poshtë është vetëm një ilustrim me gabime, ndërsa te libri gjendet versioni i saktë.
24.Cane Koronasi (shek.XVI), letrar arbëresh nga ishulli i Zakinthit, në një vepër të vet (tetor 1519), të shoqëruar me plot riprodhime dëshmish të lashta mbi bëmat e kapedanit himarjot Mërkur Bua midis viteve 1495-1517, shpall se gjinia e këtij dhërmiasi jo vetëm rridhte, bark pas barku, drejtpërdrejt “nga mbreti Pirro... dhe Antinou epirot”, por ai kishte trashëguar një shqyt të vetë Pirro Molosit, katër gjarpërinj të blertë, të shtrënguar prej një dore mbi një fushë të kuqe të errët – të paktën qysh para shekullit IV të erës sonë. Pikturën e përpiktë, me ngjyra, të kësak relike mijëvjeçare, ai e përcjell me shënimin italisht;
25.”Stemën e katër bullave me dorën e mbante së lashti mbreti Pirro dhe të gjithë ata që ishin nga fisi i vërtetë i tij”. Ky thesar origjinal, - që pasuron me një të dhëne të re biografin e Molosit tonë në veçanti dhe të aiakadëve (aiakasve), në përgjithësi, krahas historisë së Epirit – ruhet për fat të mirë krejt i pacënuar, në qytetin e Torinos (ruajtur brez pasbrezi deri më 1519).
Duke i qëndruar temës...
Gjithë këto lokacione mund të përfshihen brenda një hapësire më të vogël nga sa mund të mendohet.
Nëse e dhëna e Polivios është e saktë, duke pretenduar se qyteti Butoj është Budva; si mund të jepet kjo e dhënë duke anashkaluar qytete të tjera më të mëdha si pika referimi? Psh, Epidamni ishte më pak i njohur se Budva?!!!
Krijoni Kontakt