Close
Faqja 6 prej 27 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 267
  1. #51
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Kurse shtetasi i thjeshte Shqiptar eshte pellumb i bardh, pa as nje faje! Armiqet tane, kushdo qofshin jan te dobishem sepse pasqyrojne ate qe ne jemi, pasqyrojne katandine tone!

    Pra le ti leme ankesat, dhe te shikojme veten se kemi shum pune per te bere! Le te fillojme duke mbyllur veshet dhe mos te degjojme fene, fanatizmin dhe politikanten. Le te fillojme te vem mendjen ne pune.. zoti na i dha per ta punuar jo per ta na i zaptuar te tjeret.
    Qeveria eshte pasqyrim i drejt perdrejt i aftesive dhe paaftesive te popullit. Kemi ata qe "meritojm". Siguisht qe fajin e kemi vet qe "pranojm" te sundohemi nga funderrina te tilla.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ju bej thirrje besimtareve orthodhokse (nese ka te tille) sado pak qofshin, qe te mos shkojne tek ky nikolla per te kryer misteret(pagezim, kungim), dhe as te marrin pjese ne ndonje meshe, sepse ky njeri nuk eshte prift, mesha ose liturgjia hyjnore nuk ka fuqi prej se Larti dhe Zoti Krisht nuk zbret per t`u kthyer ne buke dhe vere.. fjala "At" eshte nje fallsitet..
    ky njeri eshte vegel qorre e satanait


    gia sou re Ilia anthrope tou theou


    ti pineis kai den mas dineis ?????.....une ortodoks jam , nuk para shkoj neper kisha , po ne elbasan do iki ....
    e do iki se the ti te mos iki ......ik e futu ne forum grekesh e mos na gerric kot ketu ....

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Me falni qe po iki pak nga tema, do kthehem prape. Te jep shpresa qe ka njerez qe mbajne kete qendrim, pra te vet-pergjegjesise. Edhe duhet akoma te kuptojme se kemi "ngrire" dhe rim dhe presim sikur do ndryshoje dicka neser, ose presim te vi ndonje mesia te na shpetoje.

    Kjo shpresa se gjerat do rregullohen vete eshte nje "vjedhje" nga e ardhuara. Neser prap te njejtit do jemi, prap aqe toke dhe aqe det do kemi. Pra c'fare do ndryshoje neser!? si dreqin do jen gjerat me mire neser kur ne nuk vendosim te ndryshojme, kemi 20 vjet dhe nuk kemi siguruar nje spital te prokopise per koken tone!

    Nuk e di kush dreqin ja ka futur ne koke popullit se zhvillimi bazohet tek bankat dhe tek investimet?! 100% ka rruge zgjidhje, dhe biles nuk eshte fare nevoje te na i thote dikush cila eshte.. sepse dituria eshte e gjitha brenda nesh!

    Po kthehem tek tema, un personalisht dua te jemi mire me te gjithe gjitonet, dua dhe ata te jene mire, nuk ju dua te keqen. Por ama thone shum sakte vet greket "llogarit e mira, bejne shoket e mire".. pra nuk dua fete ne Shqiperi te kene koke te huaj. Ne qofte se ne nuk kemi dituri, te huajt po duan le te marin dhe te mesojne disa klerike shqiptar dhe te kemi koke Shqiptare ne krye, te jemi vet zot vet shkop.

    Puna e kishes greke me ne eshte e vjeter, dhe ne Amerike me Fan Nolin, prap atje kisha greke nuk e linte rehat, nuk donte qe ne te kishim koken tone. Zgjidhjen mund ta japi vet populli, populli duhet tju ktheje kurrizin atyre qe duhet kthyer. Po deshi populli me nje te fryre i heq qafe ate qe nuk bejne mir per vendin.

  4. #54
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ju bej thirrje besimtareve orthodhokse (nese ka te tille) sado pak qofshin, qe te mos shkojne tek ky nikolla per te kryer misteret(pagezim, kungim), dhe as te marrin pjese ne ndonje meshe, sepse ky njeri nuk eshte prift, mesha ose liturgjia hyjnore nuk ka fuqi prej se Larti dhe Zoti Krisht nuk zbret per t`u kthyer ne buke dhe vere.. fjala "At" eshte nje fallsitet..
    ky njeri eshte vegel qorre e satanait
    Ti shoku sje me i mire asgje se ximi abedin apo nuh musa, shprehjet si 'arsye' e 'logjike e shendoshe e mendjes' i paske hequr nga fjalori yt. Birni me shume greqisht e me shume arabisht, se keshtu e kundershtoni satanin e i sherbeni Zotit.

  5. #55
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Me falni qe po iki pak nga tema, do kthehem prape. Te jep shpresa qe ka njerez qe mbajne kete qendrim, pra te vet-pergjegjesise. Edhe duhet akoma te kuptojme se kemi "ngrire" dhe rim dhe presim sikur do ndryshoje dicka neser, ose presim te vi ndonje mesia te na shpetoje.

    Kjo shpresa se gjerat do rregullohen vete eshte nje "vjedhje" nga e ardhuara. Neser prap te njejtit do jemi, prap aqe toke dhe aqe det do kemi. Pra c'fare do ndryshoje neser!? si dreqin do jen gjerat me mire neser kur ne nuk vendosim te ndryshojme, kemi 20 vjet dhe nuk kemi siguruar nje spital te prokopise per koken tone!

    Nuk e di kush dreqin ja ka futur ne koke popullit se zhvillimi bazohet tek bankat dhe tek investimet?! 100% ka rruge zgjidhje, dhe biles nuk eshte fare nevoje te na i thote dikush cila eshte.. sepse dituria eshte e gjitha brenda nesh!

    Po kthehem tek tema, un personalisht dua te jemi mire me te gjithe gjitonet, dua dhe ata te jene mire, nuk ju dua te keqen. Por ama thone shum sakte vet greket "llogarit e mira, bejne shoket e mire".. pra nuk dua fete ne Shqiperi te kene koke te huaj. Ne qofte se ne nuk kemi dituri, te huajt po duan le te marin dhe te mesojne disa klerike shqiptar dhe te kemi koke Shqiptare ne krye, te jemi vet zot vet shkop.

    Puna e kishes greke me ne eshte e vjeter, dhe ne Amerike me Fan Nolin, prap atje kisha greke nuk e linte rehat, nuk donte qe ne te kishim koken tone. Zgjidhjen mund ta japi vet populli, populli duhet tju ktheje kurrizin atyre qe duhet kthyer. Po deshi populli me nje te fryre i heq qafe ate qe nuk bejne mir per vendin.
    Parimisht ke te drejte. Praktikisht nuk ndodh nje gje e tille e inicuar nga populli vet. Populli eshte bageti. Ka nevoj per udheheqje. Ne shqiperi eshte vertetuar disa here qe populli nuk eshte i zoti te bej asnji gje. para 1 viti u egzekutuan 4 persona perpara kryeministrise. Cfar beri populli...vetem nje vrime ne uje. Ne vende te tjera me dokomraci te vertet, jo qe gjera e tille nuk ndodhin kurre, por le ta supozojm se ndodhin, populli do ti kishte "rjepur te gjalle" ata qe fshiheshin mbas mureve te kyreministris. Populli shqipetare eshte i mesuar me padrejtesite. E ka pranuar kete me kohe. Prandaj nuk i ben me pershtypje as nji gje. Nuk cajn koken per ansjigje. Vetem te han, pine dhe te ankohen se sa te mallkuar dhe fat te keq "paskemi patur". Dhe nese janullatusi do te kishe mundesi ti jepte disa Dhramicka per ti kthyer ne Grek, shumica do ta benin pa paramendimin ashtu sic kane bere me mijera.

    Shqipetari 'Vdiq' ne 45-en. Ata qe arriten ti shpetonin pushkatimeve dhe masakrave te perbidshave komunist u turturuan dhe u kalben neper burgje dhe kampe internimi per 50 vjet rresht. Nuk kane me fuqi per te bere asnji gje. Vetem te jetojn ato vite qe iu kane mbetur ne paqe dhe qetesi.

    E verteta qendron ketu: (nuk dua te offendoj te gjithe shqipetaret por e verteta nuk eshte e kendshme nga nje here)

    Gjini i portokallit e ka then shume bukur. Sidomos ne rastin e shqiperise.

    "Brezat e vjeter bejn Breza te Dhim
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.
    Nga Faik Konica.

  7. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ju bej thirrje besimtareve orthodhokse (nese ka te tille) sado pak qofshin, qe te mos shkojne tek ky nikolla per te kryer misteret(pagezim, kungim), dhe as te marrin pjese ne ndonje meshe, sepse ky njeri nuk eshte prift, mesha ose liturgjia hyjnore nuk ka fuqi prej se Larti dhe Zoti Krisht nuk zbret per t`u kthyer ne buke dhe vere.. fjala "At" eshte nje fallsitet..
    ky njeri eshte vegel qorre e satanait
    Mos more Iljaz....!
    Pse kush ka legjitimitet??? Koloneli i sherbimit sekret ( YPE) Janullatos???

  8. #58
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    gia sou re Ilia anthrope tou theou


    ti pineis kai den mas dineis ?????.....une ortodoks jam , nuk para shkoj neper kisha , po ne elbasan do iki ....
    e do iki se the ti te mos iki ......ik e futu ne forum grekesh e mos na gerric kot ketu ....
    A edi se si thone keta '' palikaret''; Qe ne mes te Elbasanit eshte nje bust madheshtor i nje ''vorio epirioti''...pra mesuesi i madh Kostandin Kristoforidhi ( Konstandinos Kristoforidhis).....Keta dhe Sali Berishen nje dite do ta bejne me origjine greke.....

  9. #59
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    AT Nikolla Marko qenka fallco,atehere a eshte i ligjshem kryepeshkopi yt Janutallos ?

    Statuti i Kishes Autoqefale Shqiptare - 13 Qershor 1929,Korce
    Art.16. Kryepeshkopi,Peshkopet,Zavendesit e tyre lokal,Ikonomi i Math Mitrofor,Sekretari i pergjithshem i Sinodit,si dhe ndihmesit e Zavendesit klerike te krypeshkopit dhe te Peshkopeve, duhen te jene prej gjaku,gjuhe Shqipetare si dhe te kene nenshtetesine Shqiptare.

    Ky nen e ben Janutallosin te paligjshem ne Shqiperi.
    fatkeqesi e madhe eshte injoranca.... ky statut eshte cfuqizuar qe ne vitin 1951 kur hyri nje tjeter ne fuqi i cili nuk permbante keto nome....sot prej 6 vjetesh kemi statutin e KOASH-it..., perralla me mbret, vazhdoni e merruni me kete rrobeziun...


    TOMOSI PATRIKANOR DHE SINODIK
    MBI BEKIMIN E AUTOQEFALISË SË KISHËS
    ORTHODHOKSE NË SHQIPËRI
    ��VENIAMINI, me mëshirë të Perëndisë,
    Kryepiskop i Konstandinopojës, Romës së Re
    dhe Patrik Ekumenik Nr. 609 i prot.

    Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e dhembshur, duke shfaqur
    hapur përkujdesjen dhe interesimin saj të pandërprerë kundrejt popullit
    të shpresëtarëve, nuk rresht së zbatuari detyrën e kujdesimit të shenjtë
    çdo herë me mënyrën e përshtatshme sipas kohës dhe vendit. Kur
    është e nevojshme, blaton dhuratat e saj më të begata për plotësimin
    e nevojave që dalin, në mënyrë që adminstrimi i punëve kishtare të
    bëhet për ta pa pengesa dhe frytshmëria më Zotin, e cila është padyshim
    qëllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë më e madhe.
    Kështu pra edhe tani, meqenëse të krishterët shpresëtarë orthodhoksë
    të të bekuarit prej Perëndisë Shtet të ri Shqiptar iu drejtuan
    Fronit tonë të Shenjtë Apostolik Patrikanor dhe Ekumenik, nën strehën
    e fuqishme të të cilit, si trashëgimi e vyer, prej shekujsh kanë gjetur
    mbrojtje e, me hirin e Krishtit, në vreshtin e Tij kanë gjetur shpëtim,
    morën guximin t’i drejtohen Atij, si një nëne të dhembshur, duke
    parashtruar nevojat e tyre të tanishme kishtare, me urimin e ngrohtë
    dhe kërkesën që zona e tyre kishtare të bekohet dhe të shpallet
    provincë kishtare më vete, e pavarur, autoqefale, përderisa në kushtet
    e reja të situatës së atjeshme politike vetëm ky organizim mund të
    ndikojë për mirë në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e punëve kishtare dhe
    të jetë i mjaftë të sigurojë e të përçojë përparimin e pandërprerë të
    tyre në përparimin në tërësi të Shtetit të bekuar Shqiptar. Vetë Shteti
    i perëndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur në mënyrë të besueshme
    për mbarëvajtjen pa pengesa e të lirë të nënshtetasve të vet, ka ofruar
    garanci për mëvetësinë dhe lirinë e plotë të Kishës Orthodhokse, e
    cila gjendet brenda kufijve të tij. Prandaj dhe modestia jonë, së bashku
    me fort të nderuarit dhe të shenjtët Mitropolitë dhe fort të ndershmit
    bashkëmeshtarë dhe vëllezër më Shpirtin e Shenjtë, duke shqyrtuar
    me interesim plot dashuri kërkesën e tyre birësore dhe me udhërrëfyes
    dispozitat e kanoneve të shenjta dhe rendin e praktikën kishtare,
    vendosëm të pranojmë me dashamirësi kërkesën që na drejtuan bijtë
    tanë shpirtërorë të Krishterë Orthodhoksë të Shqipërisë dhe të japim
    nga ana jonë bekimin dhe miratimin për organizimin e pavarur dhe
    autoqefal të punëve të tyre kishtare.
    Duke gjykuar pra edhe sinodikisht më Shpirtin e Shenjtë, urdhërojmë
    dhe shpallim në këto çaste të hareshme që të gjitha eparkitë dhe komunitetet
    orthodhokse që përfshihen në të perëndishpëtuarin Shtet
    Shqiptar të jenë këtej e tutje të bashkuara në një organizim të pavarur
    e autoqefal kishtar me emërtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e
    Shqipërisë”. Kjo Kishë, e cila është motra jonë shpirtërore, të rregullojë
    e të administrojë këtej e tutje çështjet e saj kishtare në mënyrë të pavarur
    e autoqefale sipas rendit dhe të drejtave sovrane edhe të Kishave
    të tjera Orthodhokse Autoqefale, të ketë dhe të njohë si autoritet suprem
    administrativ kishtar Sinodin e Shenjtë, të përbërë prej Kryepriftërinjve
    orthodhoksë kanonikë të Shqipërisë, me Kryetar të tij çdo herë Fort të
    Hirëshmin Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Për zbatimin
    e unitetit të shenjtë kanonik me Fronin tonë fort të Shenjtë
    Apostolik Patrikanor Ekumenik dhe me të gjitha Kishat Orthodhokse
    Autoqefale, si dhe për ta dëshmuar këtë, Hirësia e Tij Kryepiskopi i
    çdohershëm i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë ka për detyrë që, sipas
    rendit të Kishës së Shenjtë Orthodhokse, të njoftojë për zgjedhjen dhe
    hipjen e tij në fron nëpërmjet Letrave fronëzuese edhe Kishën tonë të
    Madhe të Krishtit, edhe të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale motra.
    Po ashtu duhet të bëjë për këtë qëllim homologjinë dhe premtimin e
    parashikuar në lidhje me zbatimin e padevijueshëm të besimit dhe
    shpresëtarisë orthodhokse prej Kishës së Shenjtë që drejton dhe që i
    është besuar, dhe të gjithçkaje tjetër që Kanonet e Shenjta e Hyjnore
    dhe rendi i Kishës së Shenjtë Orthodhokse urdhërojnë, si dhe të kujtojë
    sipas rendit në diptikë emrin e Patrikut Ekumenik dhe të Patrikëve të
    tjerë fort të shenjtë dhe të Kryetarëve Fort të Hirshëm të Kishave të
    Shenjta Orthodhokse Autoqefale. Urdhërojmë gjithashtu që edhe Kisha
    Orthodhokse Autoqefale motër e Shqipërisë të marrë Miron e Shenjtë
    prej Kishës sonë të Madhe të Krishtit.
    Po ashtu, rekomandojmë që, për çështje apo paqartësi të një natyre
    të përgjithshme kishtare, të cilat i kapërcejnë caqet e juridiksionit të
    Kishave Autoqefale në veçanti, Hirësia e Tij Kryepiskopi i Tiranës
    dhe i gjithë Shqipërisë t’i drejtohet Fronit tonë fort të Shenjtë Ekumenik,
    nëpërmjet të cilit realizohet kungimi me çdo Episkopatë të orthodhoksëve,
    shpjegues të drejtë të së vërtetës, duke kërkuar në këtë mënyrë
    mendimin dhe opinionin e vlefshëm të Kishave motra.
    Duke gjykuar pra në këtë mënyrë, gjë që pasqyrohet edhe në ato
    çka vendosëm dhe miratuam në mbledhjen e rregullt sinodike të 12
    prillit të këtij viti, vërtetojmë për të gjitha kohët edhe nëpërmjet këtij
    Tomosi Patrikanor e Sinodik të shkruar e të nënshkruar në Kodikun e
    Kishës sonë të Madhe të Krishtit, i cili i është lëshuar dhe dërguar
    njëkohësisht me përmbajtje të njëjtë e të pandryshuar edhe Hirësisë
    së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, vëllait tonë të dashur
    dhe bashkëmeshtartit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit të Shenjtë
    të Kishës së Shenjtë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Urojmë
    që Perëndia, me hirin dhe mëshirën e të parit dhe të Madhit Kryeprift
    e Bariut Krisht, të mbështesë gjithmonë të themeluarën me sukses
    Kishë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të shtojë e të përçojë
    drejt saj hirin dhe bekimin e Tij për lavdi të emrit të Tij të Shenjtë e në
    dobi të tërësisë shpresëtare të saj, si dhe në të njëjtën kohë për ngazëllimin
    e të gjitha Kishave të shenjta Autoqefale motra.
    Në vitin shpëtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.
    Shprehet Patriku i Konstandinopojës �� VENIAMIN
    �� Maksimi i Halkidhonës, �� Polikarpi i Prusës,
    �� Gjermanoi i Sardës dhe Pisidhisë, �� Leoni i Theodhorupolit,
    �� Meleti i Kristupolit, �� Gjermanoi i Enit, �� Ioakimi i Dherkës,
    �� Thomai i Pringjiponezit, �� Genadi i Iliupolit,
    �� Konstandini i Irinupolit, �� Dhorotheu i Laodhikisë.
    A e shikoni vitin..ne kete vit Kisha jone eshte shpallur autoqefale,....c`fuqi ligjore mund te kete nje statut qe del para faktit te autoqefalise, 8 vjet me pare pra me 1929... ai eshte nje cope leter jo statut
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 30-05-2012 më 02:16
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #60
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Per habi, nuk na solle asnje argument teologjik qe te mbeshtese pranine greke ne Kishen Shqiptare!! Vetem me llogje, s'ecet perpara....
    une nuk e mbeshtes mendimin se KOASH-i na qenka filial i Kishes Greke, marredheniet si Kisha Orthodhokse jane normale..KOG na ka ndihmuar shume ne ndertimin dhe rindertimin e infrastruktures Kishtare dhe per ndihmat ndaj shtetasve ne nevoje, d.m.th. te varferve qe nuk jane pak ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 30-05-2012 më 03:31
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 6 prej 27 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •