Close
Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 267
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    At Nikolla Marku: Kisha greke, repart ushtarak për të pushtuar popuj

    At Nikolla Marku: Kisha greke, repart ushtarak për të pushtuar popuj



    Kisha Autoqefale Kombëtare Shqipe në Elbasan para pak kohësh ka dënuar thirrjet histerike të bëra në meshën e mbajtur në Janinë të Greqisë për çlirimin e Vorio-Epirit nga shqiptarët.

    Gjatë një interviste për gazetën “Idea” prifti i kishës “Shën Mëria”, at Nikolla Marku, kërkoi një ballafaqim televiziv me peshkopin grek Anastas Janullatos.

    At Nikolla kërkoi reagimin e klasës politike shqiptare që vazhdon të heshtë ndaj nëpërkëmbjes që po i bëhet shqiptarëve nga kisha greke. Kleriku u shpreh se politika e shtetit grek dhe kisha ortodokse greke janë të pandara në drejtim të qëndrimeve shoviniste të shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare.

    "Kisha Ortodokse e Elbasanit e Pavarur 'Shën Mëria' asnjëherë s’e ka njohur autoritetin e peshkopit Janullatos, i cili me pa të drejtë ka uzurpuar fronin e kishës Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Ai nuk është një kryepeshkop, por një agjent i shërbimeve sekrete greke, shumë i pompuar nga disa dekorata të marra në disa shtete të botës. Kur vjen në Shqipëri i tregon ato dhe thotë: 'Duhet të më besoni, unë jam i caktuari i Perëndisë për grigjen shqiptare', në një kohë kur është shkelur neni i artë i kishës Ortodokse mbarëbotërore, sipas të cilës çdo kryepeshkop, peshkop dhe të gjithë ata që mirëmbajnë kishën ortodokse duhet të jenë prej gjaku gjuhe, kombësie të atij vendi ku ligjëron. Këtu duhet të jenë shqiptarët. A e meriton ai këtë post? Kur kanë kaluar 20 vite demokraci dhe rindërtim të kishës ortodokse dhe fryrja e tij si kapedan i kishës nuk ka të mbaruar unë shtroj pyetjet kush është fajtor klasa politike, populli apo shejtani?", theksoi At Nikolla.

    Sipas tij, gjithmonë Greqia ka patur pretendime territoriale për Shqipërinë duke i mëshuar termit Vorio-Epir. At Nikolla vlerësoi se këto thirrje histerike që bëhen në kishën greke transformojnë mesazhin hyjnor të Zotit.
    http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2...ke-repart.html

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    thenie e bukur kjo....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Po te ishin krejt shqiptaret te nje mendje sikur ky prift shume me mire do i kishim punet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    i duhet pune e madhe ketij priftit nga elbasani.
    vetem kisha te tilla mund te mbrojne te drejtat e shqiptareve sepse xhamia na paraqet neper bote si arab.

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    At Nikolla Marku: Kisha greke, repart ushtarak për të pushtuar popuj



    Kisha Autoqefale Kombëtare Shqipe në Elbasan para pak kohësh ka dënuar thirrjet histerike të bëra në meshën e mbajtur në Janinë të Greqisë për çlirimin e Vorio-Epirit nga shqiptarët.

    Gjatë një interviste për gazetën “Idea” prifti i kishës “Shën Mëria”, at Nikolla Marku, kërkoi një ballafaqim televiziv me peshkopin grek Anastas Janullatos.

    At Nikolla kërkoi reagimin e klasës politike shqiptare që vazhdon të heshtë ndaj nëpërkëmbjes që po i bëhet shqiptarëve nga kisha greke. Kleriku u shpreh se politika e shtetit grek dhe kisha ortodokse greke janë të pandara në drejtim të qëndrimeve shoviniste të shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare.

    "Kisha Ortodokse e Elbasanit e Pavarur 'Shën Mëria' asnjëherë s’e ka njohur autoritetin e peshkopit Janullatos, i cili me pa të drejtë ka uzurpuar fronin e kishës Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Ai nuk është një kryepeshkop, por një agjent i shërbimeve sekrete greke, shumë i pompuar nga disa dekorata të marra në disa shtete të botës. Kur vjen në Shqipëri i tregon ato dhe thotë: 'Duhet të më besoni, unë jam i caktuari i Perëndisë për grigjen shqiptare', në një kohë kur është shkelur neni i artë i kishës Ortodokse mbarëbotërore, sipas të cilës çdo kryepeshkop, peshkop dhe të gjithë ata që mirëmbajnë kishën ortodokse duhet të jenë prej gjaku gjuhe, kombësie të atij vendi ku ligjëron. Këtu duhet të jenë shqiptarët. A e meriton ai këtë post? Kur kanë kaluar 20 vite demokraci dhe rindërtim të kishës ortodokse dhe fryrja e tij si kapedan i kishës nuk ka të mbaruar unë shtroj pyetjet kush është fajtor klasa politike, populli apo shejtani?", theksoi At Nikolla.

    Sipas tij, gjithmonë Greqia ka patur pretendime territoriale për Shqipërinë duke i mëshuar termit Vorio-Epir. At Nikolla vlerësoi se këto thirrje histerike që bëhen në kishën greke transformojnë mesazhin hyjnor të Zotit.
    http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2...ke-repart.html
    Gjithsesi, po i pergjigjem temes:
    Nikolla Marku eshte nje njeri i veshur me rroba te zeza, dhe s`eshte as Prift dhe aq me pak perfaqesues i Kishes Shqiptare sikurse pretendon ai..Kjo sepse Kisha Orthodhokse ka kanonet e veta dhe statutin e vet..ky sèshte gje tjeter vecse nje percares qe fatkeqesisht e pame edhe me ndonje intelektual prane.....(s`po ja permend emrin)...pervec kesaj eshte uzurpues i Kishes se "Shen Marise", qe megjithate toleranca e Kryepiskopit ka bere qe te mos nderhyhet me mjete ligjore ndaj tij....
    Nuk po merrem me Kishen Greke, pasi segmente te papastra ekzistojne kudo,...por pergojosja dhe sulmi i hapur ndaj Kryepiskopit Anastas, prej ketij,..vetem se nuk iu dhe mundesia per karriere...eshte shkaku i sulmeve te tij dhe jo pseudonacionalizmi i tij...
    se cili eshte Kryepiskopi Anastas per Shqiperine, kjo s`ka nevoje per t`u propaganduar, boll shkoni ne www.orthodoxalbania.org dhe shikoni, pasi veprat jane sheshit...
    per cfare akuzohet eshte teresisht qesharake, propagande pseudonacionaliste e disa qarqeve, thjesht per pushtet dhe jo se u dhimbet vatani...
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    At Nikoll Markun , e njoh nga afer dhe eshte nje person shume realist dhe shpirt madh,por fatekeqesisht nuk ja ve veshin njeri fjaleve te tije pasi eshte politika ajo qe ve vulen ne shqiperi.

  7. #7
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Kisha Ortodokse e Elbasanit e Pavarur "Shën Mëria"
    Drita depërton edhe errësirën më të dendur.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Gjithsesi, po i pergjigjem temes:
    Nikolla Marku eshte nje njeri i veshur me rroba te zeza, dhe s`eshte as Prift dhe aq me pak perfaqesues i Kishes Shqiptare sikurse pretendon ai..
    Kjo sepse Kisha Orthodhokse ka kanonet e veta dhe statutin e vet
    ..ky sèshte gje tjeter vecse nje percares qe fatkeqesisht e pame edhe me ndonje intelektual prane.....(s`po ja permend emrin)...pervec kesaj eshte uzurpues i Kishes se "Shen Marise", qe megjithate toleranca e Kryepiskopit ka bere qe te mos nderhyhet me mjete ligjore ndaj tij....
    Nuk po merrem me Kishen Greke, pasi segmente te papastra ekzistojne kudo,...por pergojosja dhe sulmi i hapur ndaj Kryepiskopit Anastas, prej ketij,..vetem se nuk iu dhe mundesia per karriere...eshte shkaku i sulmeve te tij dhe jo pseudonacionalizmi i tij...
    se cili eshte Kryepiskopi Anastas per Shqiperine, kjo s`ka nevoje per t`u propaganduar, boll shkoni ne www.orthodoxalbania.org dhe shikoni, pasi veprat jane sheshit...
    per cfare akuzohet eshte teresisht qesharake, propagande pseudonacionaliste e disa qarqeve, thjesht per pushtet dhe jo se u dhimbet vatani...
    une nuk jam shume ne brendesi te qeshtjeve fetare ortodokse por nga sa di une me status eshte qe ne krye te saj duhet te jete nje shqiptar..pse duhet te quhet '' shqiptare '' kur ne krye te saj eshte nje grek ???..une kam degjuar nje lloj justifikimi per ate qe ne kohen kur u krijua kisha autoqefale ne vitin 90 nuk kishte autoritet te larte i shkolluar per kete pune per ta drejtuar kishen dhe u caktua hiresia e tij anastas..por jan 22 vjet pas 90 dhe nuk u be asnje djal shqiptar i afte per ta drejtuar kete komunitet..nuk e di por me duket se ka hile brenda por gjithsesi eshte problem i komunitetit ortodoks..nese ky komunitet do ishte i bashkuar dhe koshient e kishte perzene me kohe nga kryesimi hiresine e tij janullatos..duket se edhe ky komunitet eshte i perqare siq jane te perqara te gjitha fete ne shqiperi dhe bote..thjeshte lufte politike edhe brenda religjioneve....
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kisha ortodokse udheheqet nga greket dhe grekofilet.
    Xhamite udheheqen nga turko dhe arabofilet.
    Kisha katolike udheheqet nga Romakofilet.
    Keto do te jene shkatrrimi i kombit shqiptar.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Kisha ortodokse udheheqet nga greket dhe grekofilet.
    Xhamite udheheqen nga turko dhe arabofilet.
    Kisha katolike udheheqet nga Romakofilet.
    Keto do te jene shkatrrimi i kombit shqiptar.
    dhe ... githe keta jane agjente special qe veprojne per interesat e shtetit te tyre (jo shqiptare)

Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •