Close
Faqja 114 prej 126 FillimFillim ... 1464104112113114115116124 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,131 deri 1,140 prej 1258
  1. #1131
    Per mendimin tim me kollaj thuhet gjysem, po mesa duket u dashka thene gjysme.

  2. #1132
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Është e para, sepse kur e përdorim në trajtën e shquar, themi: është gjysma e së vërtetës.

    gjysmë (trajta e pashquar)
    gjysma (trajta e shquar)
    bato mavria .gjysmë eshte ne dialektin e jugut.

    gjysëm--gjysma

    te mjeret ju çfare shqipe keni mesuar

  3. #1133
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Më jep gjys fete buke ?
    apo
    Më jep gjysëm fete buke ?

    Sipas teje,është e para(dmth sipas fjalorit) ?
    Me 1 fjale behen lemsh gjithe dynjaja. Lol. ---> me jep gjysem fete buke me djath te bardh o Bloody Boy!

  4. #1134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Per mendimin tim me kollaj thuhet gjysem, po mesa duket u dashka thene gjysme.
    Që të kuptosh se cila është e saktë, shiko lakimin e emrit:

    Emërore: gjysmë
    Gjinore: i/e/të gjysmës
    Dhanore: gjysmës
    Kallëzore: gjysmën
    Rrjedhore: prej gjysmës

    Në katër rasat e fundit, shihet që rrënja është gjysmë.

  5. #1135
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Lol
    Po fjales leter si I behet
    Ose keter
    Te ngaterron dialekti ty bato
    Eshte gjysem me drejtshkrim

  6. #1136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Lol
    Po fjales leter si I behet
    Ose keter
    Këto nuk janë fjalë të njëjta me gjysmën. Në trajtën e pashquar bëjnë letër dhe ketër, e në të shquarën letra dhe ketri.


    Te ngaterron dialekti ty bato
    Eshte gjysem me drejtshkrim
    Nuk është çështje dialekti. Në dialektin verior shkruhet gjysë, jo gjysëm.
    Meqë përmende drejtshkrimin, ja ç'thotë fjalori:

    GJYSMË f. sh.
    1. Çdonjëra nga dy pjesët e barabarta ose
    afërsisht të barabarta, në të cilat ndahet diçka a
    një sasi; njëra pjesë e diçkaje a e një sasie të
    ndarë në mes a përgjysmë; një e dyta. Gjysma e
    bukës (e mollës). Gjysma e klasës (e nxënësve,
    e njerëzve). Gjysmë kilogrami (metri). Gjysma e
    peshës (e sipërfaqes, e vëllimit). Gjysma e orës.
    Gjysma e rrethit. Gjysma e vitit (e shekullit, e
    muajit). Gjysma e çmimit. Gjysmë leku. Gjysma e
    jetës. Në gjysmën e parë të vitit (të muajit, të
    ditës). Gjysma e parë (e dytë) e lojës. Një
    kilogram e gjysmë. Një orë e gjysmë. Në orën
    dy e gjysmë. Ndaj në dy gjysma. I heq (i marr, i
    pres) gjysmën. I jap gjysmën. I takon gjysma.
    Bëj gjysmën e rrugës (e punës). Ka kaluar
    gjysma. Fillimi i mbarë është gjysma e punës. fj.
    u.
    2. bised. Kufiri ku ndahet diçka e tërë në dy pjesë
    të barabarta, mesi i diçkaje a i një periudhe kohe.
    Në gjysmë deri në mes; përgjysmë. Në gjysmë të
    rrugës. Në gjysmë të vitit (të shekullit). Këtu
    është (i bie) gjysma. I vjen deri në gjysmë. E lë
    në gjysmë edhe fig. Nuk e zuri gjysma e muajit.
    Jam aty nga gjysma.
    3. zakon. sh. Copa të plota shualli ose gome që u
    vihen tabanëve të këpucëve, kur i ndreqim. U vë
    (u shtie, u hedh) gjysma këpucëve.
    4. bised. Këpucë të zakonshme pa qafa. Bleva
    një palë gjysma.
    5. vjet. Gjysmare. Mat me gjysmë.
    6. bised. Shami koke për gra në trajtën e një
    katërkëndëshi.
    7. përd. ndajf. Në një farë mase, jo plotësisht, jo i
    tërë ose deri në fund; përgjysmë. Gjysmë i hapur
    (i mbyllur). Gjysmë i gatshëm (i përgatitur).
    Gjysmë i zhveshur. Gjysmë i fjetur (i dehur).
    Gjysmë i egër. Gjysmë i leshtë (i mëndafshtë, i
    pambuktë). Gjysmë i mekanizuar. Gjysmë me
    shaka. Gjysmë me të qeshur.
    8. përd. ndajf. Përgjysmë, në njërën nga dy
    pjesët e barabarta (zakonisht e përsëritur).
    Gjysma lesh, gjysma pambuk. Gjysma ujë,
    gjysma verë. Gjysma e zezë, gjysma e bardhë.
    * Gjysmë për gjysmë
    a) në gjysmën e sasisë, të vëllimit, të kohës etj.;
    sa gjysma, përgjysmë;
    b) në dy pjesë të barabarta për secilin,
    përgjysmë. Një djall (një dreq) e gjysmë
    thjeshtligj. shih te DJALL, ~I. Me gjysmë fjale shih
    te FJAL/Ë,~A. Me gjysmë fryme gati si i vdekur.
    Me gjysmë goje
    a) jo me gjithë zemër, sa për të mos thënë «jo»;
    b) pa qenë i bindur plotësisht, jo me siguri, si me
    dyshim, me druajtje, me gjysmë zëri. Me gjysmë
    hapi ngadalë; në mënyrë të pasigurt. Gjysma e së
    keqes nuk është një e keqe edhe aq e madhe,
    nuk është a nuk del edhe aq keq. Me gjysmë
    shpirti shumë i dobët, sa mezi mbahet në këmbë.
    Me gjysmë zemre jo me dëshirë, pa qejf. Me
    gjysmë zëri me druajtje a jo me siguri. Ka ngrënë
    me gjysmë luge iron. shih te LUG/Ë,~A. Është (e
    bën) me gjysmë mendjeje nuk është i vendosur
    plotësisht, është i lëkundur, është mëdyshas.
    Është bërë (u bë) gjysmë njeriu
    a) është dobësuar shumë, është tretur e ka
    mbetur fare pa fuqi;
    b) është i metë nga mendja. Ishte me gjysmë
    opinge shih tek OPING/Ë,~A. Hëngri (i dhanë,
    mori) gjysmën e lekut përçm. shih te LEK,~U. Nuk
    tha asnjë gjysmë fjale nuk foli fare.


    GJYSMË- fjalëform.
    Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimet:
    1. Gjysma e diçkaje; p.sh. gjysmëfushë,
    gjysmëhënë, gjysmëlëmsh, gjysmërreth,
    gjysmërruzull, gjysmëkupëz, gjysmëshekull etj.
    2. Përgjysmë; në një farë mase, jo plotësisht, jo
    deri në fund; p.sh. gjysmacid, gjysmëbujqësor,
    gjysmëdiplomatik, gjysmëfitore, gjysmëlakuriq,
    gjysmëmalor etj.

  7. #1137
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Po pra meqe lakohen letres dhe letren psh sipas teje duhet ti thuhet letre jo leter. Nuk e di ca fjalori eshte ky. Po te lexosh libra shqip do e shikoje qe perdoret gjysem.

    Ose te marr nje fjale me shqip "zemer". Megjithese lakohet zemren zemres trajta e pashquar eshte zemer jo zemre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 18-05-2012 më 12:22

  8. #1138
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Vetem kur perdoret ne fjaleformim perdoret gjysme psh gjysmehena
    Si duket del me mire intonacioni.

  9. #1139
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Gjysem eshte gabim. Nuk perdoret me.
    Feelings change - memories don't.

  10. #1140
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ja dhe kjo kompetentja tjeter qe thote adoloshentet lol

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •