Close
Faqja 116 prej 126 FillimFillim ... 1666106114115116117118 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,151 deri 1,160 prej 1258
  1. #1151
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Do shkojme ne dasme thua lool
    Edhe ti kot kundershton bato me keq se qyfyrja
    Dasem dasma
    Hasem hasmi
    Watch and learn
    Lol

  2. #1152
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Keshtu te flasin ata qe te njohin. Lol
    Mia ku e more vesh qe s'thuhet me gjysem.
    E ke problem nese te tjeret dine dicka me shume se ty? C'te shtyn te mendosh qe ke ti te drejte? Ke mbaruar per gjuhesi dhe je me kopetente se une?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 18-05-2012 më 14:53
    Feelings change - memories don't.

  3. #1153
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Rrugëmjet - një fjalë, që e kam përdorur herën e fundit e që s'gjendet në fjalorin e shqipes. Pra, ndoshta është përdorim i parë i një fjale të tillë, për shembull, shkrimi në
    gazetë është një rrugëmjet për ta lëvduar ose falënderuar publikisht dikë!

    Kujdes: shkrimi në gazetë është një rrugëmjet, por të shkruarit në gazetë është mënyrë!

    Shumë kisha dashur mendimin e dikujt rreth këtij gjykimi!? Ju falënderit!

  4. #1154
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Do shkojme ne dasme thua lool
    Edhe ti kot kundershton bato me keq se qyfyrja
    Dasem dasma
    Hasem hasmi
    Watch and learn
    Lol
    Ai e ka mirë.

    Lakimi:
    emërore ─ dasmë;
    gjinore ─ i(e) dasmës;
    dhanore ─ dasmës;
    kallëzore ─ dasmë;
    rrjedhore ─ prej dasmës.

    PS: Kur i kallëzon dikujt: "Sot kemi dasmë!". (Jo dasëm)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ermedin : 18-05-2012 më 15:03

  5. #1155
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Sot kemi dasem, e te gjithe do festojme, se martojme qunin me te bukur n'Tiron! Lol

  6. #1156
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    Ai e ka mirë.

    Lakimi:
    emërore ─ dasmë;
    gjinore ─ i(e) dasmës;
    dhanore ─ dasmës;
    kallëzore ─ dasmë;
    rrjedhore ─ prej dasmës.

    PS: Kur i kallëzon dikujt: "Sot kemi dasmë!". (Jo dasëm)
    Po nje shembull per emeroren?

    apo e paske ndryshu vet... lere fare

  7. #1157
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Mund të përdoren të dyja fjalitë.

    Psh;

    - Sa është ora?
    - Tetë e gjysëm. (nuk mund të thuhet "gjysmë")

  8. #1158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nese ndryshimet qe duan te bejne ne gjuhen shqipe do ishin ndryshimi i ketyre fjaleve ne gjysem, dasem etj., nuk do kundershtoja. Dhe sikur ti fusnin nje ë ne mes te hasm, prap do u jepja voten.
    Tema është për drejtshkrimin. Kur ju tregojmë se si shkruhen dhe nuk janë ashtu siç i flisni ju, kërkoni ndryshime. Të njëjtën gjë thotë edhe kutje. Kur i thua që shkruhet është që dhe nuk është osht qi (ashtu siç e flet ai) atëherë kërkon ndryshime.

  9. #1159
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ai eshte mbi akademike, me dialektin e lashte pellazgjik pa gramatike qe mbart. Shume nuk kuptojne dhe kundershtojne format e drejta te drejteshkrimit, kur harrojne se perballen me nje rregull, i cili eshte dhe qellimi temes. Zakonisht kur diskutohet se cila eshte forma e drejte drejteshkrimore, konsultohesh me fjalorin dhe preferencat apo hulumtimet shkencore forumore e personale nuk vlejne.
    relata refero

  10. #1160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Do shkojme ne dasme thua lool
    Edhe ti kot kundershton bato me keq se qyfyrja
    Dasem dasma
    Hasem hasmi
    Watch and learn
    Lol
    Dolçe, duhet kuptuar që gjuha e folur ndryshon pak nga ajo e shkruar, dhe kjo për arsye gramatikore.

    Shkruhet "do të shkojmë në dasmë" por flitet "do shkojm në dasëm". Po të ecim me logjikën tënde, atëherë pjesëza duhet hequr, shkojmë duhet bërë shkojm dhe dasmë duhet bërë dasëm.


    Ja ta sjell edhe njëherë fjalorin për të treguar që kam të drejtë.


    HASM m. sh.
    1. Ai që është në gjak me dikë për shkak vrasjeje,
    ai që është në hasmëri me dikë (sipas zakonit të
    kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy
    familjesh a fisesh). Hasmi i vjetër. Në derë të
    hasmit. E kishte hasm.
    2. bised. Armik i dikujt; armik i brendshëm ose i
    jashtëm. Hasmi i pabesë. M’u bë hasm. Lufta
    kundër hasmit. Na kishte pushtuar hasmi.
    Hasmin e kishim në derë. Ujët fle, hasmi s`fle. fj.
    u.

    DASMË f. sh.
    Festë që bëhet me rastin e martesës, e
    shoqëruar me një ceremoni të gëzueshme; festa
    e martesës; dita kur bëhet kjo festë. Dasma
    socialiste. Dasmë e madhe (e thjeshtë). Dita
    (java) e dasmës. Zakonet e dasmës. Këngë
    dasme. Ftesë dasme. I zoti i dasmës. Në dasmë
    të djalit (të vajzës)! ur. Në dasmë të të
    pamartuarve! ur. Bëj dasmë. Në shtator ka
    shumë dasma. Kur e ka dasmën? Shkoj në
    dasmë. Ftoj për dasmë.
    Të ngrënçim dasmën! ur.
    * Dasmë pa aheng shih tek AHENG,~U. Dasma e
    argjendtë libr. shih tek ARGJENDTË (i, e). I bënë
    dasmën dikujt iron. e vranë. Vjen (shkon, niset) si
    në dasmë vjen (shkon, niset) në një punë i
    papërgatitur, i shkujdesur, pa mjetet e pajisjet e
    nevojshme. S'bëhet dasma me një fyell fj. u. shih
    te FYELL, ~I. Dasmë pa mish nuk ka (nuk bëhet)
    fj. u. nuk ka luftë e fitore pa gjak, në çdo luftë ka
    edhe të vrarë. S'ka dasmë çdo ditë (për ditë) fj. u.
    s'ka përherë të mira e gëzime. S'prishet dasma
    për një qepë (për një limon)fj. u. nuk duhet
    prishur a nuk duhet lënë një punë e madhe për
    diçka të vogël e fare të parëndësishme. Nuk
    shkohet me tre rupe në dasmë fj. u. shih te
    RUP,~I. La dasmën e shkoi për shkarpa shih te
    SHKARP/Ë, ~A. Lë të vdekurin e shkon në dasmë
    shih te VDEKUR, ~I (i). Gjetkë daullet, gjetkë
    dasma shih te DAULL/E, ~JA. Po dëgjove daullen,
    dasmën e ke prapa (te dera) shih te
    DAULL/E,~JA. Kur bënte dasmë (kërcente,
    luante) fukarai, çahej daullja shih te
    DAULL/E,~JA. Atje ku bëhet dasmë e madhe,
    merr lugë të vogël! fj. u. shih te LUG/Ë,~A.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •