Close
Faqja 17 prej 48 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 480
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    “Pranvera Shqiptare” në Maqedoni

    Personalitete publike, shkrimtarë, publicistë dhe analistë flasin për tezat e fundit të lansuara nga qarqe politike dhe institucionale maqedonase, për indoktrinimin e shqiptarëve me problemet fetare dhe jo kombëtare. Ata e shohin si të domosdoshme ngritjen e një opsioni të ri të revoltës dhe reagimit përmes protestave me moton “Pranvera Shqiptare”.

    Mediat maqedonase, të ndjekura kryesisht nga ato serbe, kanë karakterizuar protestat e fundit dhe reagimet e shqiptarëve me kauza fetare islame, duke shfaqur etiketimet e pranisë së radikalizmit dhe fundamentalizmit islamik tek shqiptarët.

    Së fundi, në një nga televizionet publike në Maqedoni është konstruktuar emisioni special që trajton idetë se a po vjen në Maqedoni “Pranvera Arabe” dhe se a “po krijohet modeli i izraelit ndaj palestinezëve”.

    Publicisti dhe analisti Nijazi Muhamedi vlerëson për INA se shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me “pranverat arabe”, por se do të ndodhë “pranvera shqiptare”.

    “Ka forca që do të marrin mbi vete përgjegjësinë kombëtare, për të eliminuar tërë këta skenarë që vijnë përmes qarqeve dhe mediave të caktuara, me një qendër të përbashkët”, thotë ai. “Ajo që është dhënë përmes këtyre emisioneve misionare, është një përfundim i realizuar nga pushteti aktual i VMRO-DPMNE-së, që e ka kthyer Shkupin në një Belfast të Irlandës, me kryqe të drejtuara nga ana e shqiptare, kisha, shenjtore, heronjtë të paqenë e të grabitur nga historitë tjera, duke krijuar brenda qytetit ‘peizazhe sovrane’. Dekodimi i këtyre skenarëve mund të jetë i ngjashëm me praktikat kolonizatore evropiane në Afrikë”.

    Lidhur me tezën e modelit izraelit, Muhamedi thekson se ajo tezë shpaloset nga reflekset dhe sindromat traumatike të ndërdijes së sllavomaqedonasve.

    “Ky komb i shpikur nga Stalini dhe i privilegjuar në ish-Jugosllavi ka huazuar dhe realizuar shpeshherë praktika të ideologjisë sioniste, por duke krijuar histori të paqenë dhe duke grabitur historinë e bullgarëve, serbëve dhe shqiptarëve”, shton ai.

    Profesori universitar, Nehas Sopaj, nënvizon se shpërthimi i pakënaqësisë popullore të shqiptarëve me qëllim të caktuar po merr ikonografinë turko-arabe.

    “Marrë në përgjithësi, dalja në sipërfaqe e shpërthimit të pakënaqësive popullore për shkak të indolencës së partive politike është e arsyetueshme. Po, mënyra, me gjithë atë ikonografi turko-arabe, në momentin e papërshtatshëm, saktë dhe si me dirigjim, sikur ka lindur nga kuzhinat e Beogradit”, thekson Sopaj.

    Sipas tij, është shumë problematike të përmbahet pakënaqësia, por edhe më problematike sipas tij është t'i riorientosh qëllimet atje ku e kanë vendin: tek padrejtësitë, shantazhimet dhe antishqiptarizmin që hapur po e manifeston kjo qeveri sot.

    “Është shkatërruar çdo vlerë njerëzore; po varroset kultura dhe arsimi. Por, t'u dalësh me një stop këtij rrëmeti, s'është ta ndalosh, por t'i japësh vrull ta groposesh!”, potencon Sopaj, duke shtuar së është koha e fundit që të rilind një “Pranverë Shqiptare” në Maqedoni, që do t`i japë goditje të fuqishme të gjitha mozaikëve dhe skenarëve që synojnë njollosjen e shqiptarëve dhe fshehjen e problemeve kombëtare me petkun fetar.

    Shkrimtari dhe publicisti Ramadan Musliu nga Prishtina, komenton për qasjet e nxitura nga qarqe të caktuara maqedonase kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

    “Shqiptarët duhet të lidhen me rrënjët dhe trungun e tyre perëndimor dhe të mos implikohen në reagimet absurde me karakter fetar të nxitura nga Rusia dhe aleatët e tyre sllavë në Ballkan. Shqiptarët nuk kanë asgjë me islamizmin, prapa të cilit ka tendenca dhe fshihet sllavizmi. Prandaj, edhe në rastet e fundit në Maqedoni, shqiptarët duhet të distancohen dhe të izolojnë grupet radikale islamike”, nënvizon për INA Musliu.

    Sipas tij, shqiptarët që nga mesjeta kanë mbetur si një vijë ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit, duke ndjekur inercionin e brendshëm gjenetik dhe shpirtëror kah Evropa.

    “Në prizmin e një historie të shkurtër, dihet se që nga viti 1454, një vit pas rënies së Kostandinopojës bëhet marrëveshja mes Kishës Ortodokse dhe administratës otomane. Që nga ajo kohë shqiptarët janë në një sandviç mes katolicizmit, ortodoksisë dhe islamizmit. Për fat të keq, kjo aleancë islamiko-ortodokse është edhe sot aktive, varësisht se kush i prin politikisht ortodoksisë. Edhe ngjarjet e fundit janë rezultat i kësaj marrëveshje. Shqiptarët shpesh kanë rënë viktimë e këtij karremi politik”, thekson publicisti Musliu.

    Sipas tij, e keqja më e madhe është se kjo po ndodh në një moment shumë delikat kur po zhvillohet ridefinimi i interesave nacionale të shqiptarëve dhe kur krahu ortodoks (Rusia, Serbia, Greqia e bashke me të edhe sllavo-maqedonasit), po përpiqen t’i kthejnë pozicionet pas hyrjes së NATO-s në Ballkan.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #162
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zvarritet procesi gjyqësor për vrasjen e dyfishtë në Gostivar

    Vrasja e dy të shqiptarëve të rinj në Gostivar që ndodhi në fund të shkurtit të këtij viti akoma nuk ka nxjerrë autorin e vrasjes para organeve gjyqësore.

    Gjykata Themelore e Gostivarit akoma nuk ka nisur procesin gjyqësor, edhe pse tashmë kanë kaluar mbi dy muaj nga akti makabër dhe ka skaduar afati i paraburgimit 30 ditor për vrasësin Jakim Trifunovski, pjesëtar i njësitit policor "Tigrat", informon agjencia e lajmeve INA.

    Gjykatësit hetues të ngjarjes kanë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët dhe se ky proces është mbyllur që nga java e dytë e muajit mars, mirëpo akoma nuk jepen detaje për ngecjet e këtij procesi gjyqësor. Autori vrasës vazhdon të vuajë paraburgimin në burgun e Prilepit, ndësa mediat raportuan se transferimi i tij u bë në këtë qytet në lindje të vendit, për shkaqe sigurie.

    Nga Gjykata Themelore në Gostivar theksojnë për INA se së shpejti pritet të fillojë procesi gjyqësor , por duke mos dhënë detaje plotësuese si dhe datën e mundshme.

    Në vrasjen e 28 shkurtit të këtij viti, polici Trifunovski pas një zënke vrau dy të rinjt shqiptarë, Besnik Shehapi (26) dhe Imran Mehmedi (30) në Gostivar. Kjo vrasje u cilësua për motive banale për një vendparkim pranë pallateve të banimit, ndërsa u dënua nga të gjitha forcat politike dhe bashkësia ndërkombëtare, duke kërkuar proces të drejtë gjyqësor dhe shqiptimin e dënimit të merituar për policin vrasës.

    (INA)
    Sui generis

  3. #163
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    http://www.chicagonato.org/former-yu...hp?page_id=264
    Në Maqedoni është trefishuar numri i shqiptarëve

    Në ueb-faqen zyrtare të NATO për Samitin e Çikagos, që duhet të filloj për dy ditë, në sqarimet që jepen për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, theksi vihet në trefishimin e numrit të popullatës shqiptare në Maqedoni. “Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, popullata e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me rritjen më të madhe te komuniteti etnik i shqiptarëve. Nga viti 1953 deri në regjistrimin zyrtar në vitin 2002, përqindja e shqiptarëve etnikë që jetojnë në këtë vend është rritur trefish. Pjesa Perëndimore e shtetit, ku jetojnë numri më i madh i shqiptarëve etnik, është më i banuari, me afërsisht 40 për qind të popullatës së përgjithshme”, thuhet në ueb-faqe. Aty, gjithashtu përmendet se kryeqendra është Shkupi, mirëpo renditen edhe katër qytete tjera Tetova, Kumanova, Gostivari e Manastiri. Për popullatën theksohet se e përbëjnë 2.1 milionë banorë, ndërsa BPV është 9.8 miliardë dollarë. Në ueb faqen e NATO për Samitin e Çikagos, gjithashtu bije në sy një fusnotë me të cilën sqarohet se Turqia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.
    http://www.koha.mk/aktuale/14335.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 17-05-2012 më 11:05

  4. #164
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin

    A ka dikush ta parktheje me dy fjale mos kam nxituar ne anglishte
    A eshte e vertet qe don te thote kjo faqe qe 40% jane shqiptare ne Maqedoni ?
    http://www.chicagonato.org/former-yu...hp?page_id=264

  5. #165
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Ne ate paragraf behet fjale per pjesen perendimore te Maqedonise dhe aty shkruan se Shqiptaret perbejne 40% te popullsise se asaj pjese. Kjo nuk me duket si shifer reale sepse mendoj se shqiptaret perbejne me shume se 35% te popullsise se pergjithshme te Maqedonise, perderisa ne pjesen perendimore jane shumice.

    Sikur censusi te shkonte si duhet, tani nuk do te prisnim qe te mesonim numrin e shqiptareve, apo popullsise se pergjithshme, permes web faqeve zyrtare te samiteve te ndryshme, por do te kishim nje numer te sakte, dhe ne baze te atij numri, dhe te zhvillimeve/trendeve demografike, do te kalkulonim se ne cilin dhjetevjeqar shqiptaret do te kalonin numrin e sllaveve atje.
    Censusi ne Maqedoni u shpall i deshtuar per arsye se rreth 50 mije sllavo-maqedonas u deklaruan me origjine bullgare, me c'rast u shfaq rreziku qe e tere propaganda e 60 viteve te fundit te hudhej ne Vardar, se bashku me statujen e Aleksandrit te Madh...per ta zevendesuar ate me vone me statujen e Titos.

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Ne ate paragraf behet fjale per pjesen perendimore te Maqedonise dhe aty shkruan se Shqiptaret perbejne 40% te popullsise se asaj pjese. Kjo nuk me duket si shifer reale sepse mendoj se shqiptaret perbejne me shume se 35% te popullsise se pergjithshme te Maqedonise, ndersa ne pjesen perendimore jane shumice.

    Sikur censusi te shkonte si duhet, tani nuk do te prisnim qe te mesonim numrin e shqiptareve, apo popullsise se pergjithshme, permes web faqeve zyrtare te samiteve te ndryshme, por do te kishim nje numer te sakte, dhe ne baze te atij numri, dhe te zhvillimeve/trendeve demografike, do te kalkulonim se ne cilin dhjetevjeqar shqiptaret do te kalonin numrin e sllaveve atje.
    Censusi ne Maqedoni u shpall i deshtuar per arsye se rreth 50 mije sllavo-maqedonas u deklaruan me origjine bullgare, me c'rast u shfaq rreziku qe e tere propaganda e 60 viteve te fundit te hudhej ne Vardar, se bashku me statujen e Aleksandrit te Madh...per ta zevendesuar ate me vone me statujen e Titos.
    jo illyrian rex aty thot qe pjesa perendimore e maqedonis perban 40% te popullsis totale te shtetit maqedon.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #167
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    jo illyrian rex aty thot qe pjesa perendimore e maqedonis perban 40% te popullsis totale te shtetit maqedon.
    Pasi qe e lexova edhe nje here e pranoj se edhe une qenkam gabim. Kerkoj falje

    Megjithate, nuk shkruan askund ne ate artikull se shqiptaret perbejne 40% te popullsise se pergjithshme te Maqedonise.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Pasi qe e lexova edhe nje here e pranoj se edhe une qenkam gabim. Kerkoj falje

    Megjithate, nuk shkruan askund ne ate artikull se shqiptaret perbejne 40% te popullsise se pergjithshme te Maqedonise.
    ktu ke drejt nuk thot kerkun qe shqiptaret jan 40% po ne fakt nenkuptohet qe jan shum afer 40%-shit

    The western part of the country, where most ethnic Albanians live, is the most heavily populated, with approximately 40% of the total population.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #169
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ktu ke drejt nuk thot kerkun qe shqiptaret jan 40% po ne fakt nenkuptohet qe jan shum afer 40%-shit

    The western part of the country, where most ethnic Albanians live, is the most heavily populated, with approximately 40% of the total population.
    Prandaj po them se me nenkuptime nuk shkon kjo pune. Duhet te dihet numri i sakte i popullsise, perndryshe te gjitha zhvillimet do te vazhdojne me nenkuptime. E numri i popullsise ka rendesi te veqante sidomos ne Maqedoni, per shkak te marreveshjes se Ohrit e cila eshte e bazuar krejtesisht ne perqindje.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Prandaj po them se me nenkuptime nuk shkon kjo pune. Duhet te dihet numri i sakte i popullsise, perndryshe te gjitha zhvillimet do te vazhdojne me nenkuptime. E numri i popullsise ka rendesi te veqante sidomos ne Maqedoni, per shkak te marreveshjes se Ohrit e cila eshte e bazuar krejtesisht ne perqindje.
    eh more burr po a pret sllavet me u bo shqiptarve rregjistrim te rregullt

    na skena hala rregjistrim tamam ne shqipni e kosov lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 17 prej 48 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •