Close
Faqja 15 prej 48 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 480
  1. #141
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Maqedoni, reagime për abetaren e përbashkët
    Bota Sot

    Intelektualët kërkojnë libra shkollorë të përbashkët dhe bashkëpunim mes botuesve

    Intelektualët në Maqedoni janë të shqetësuar nga anashkalimi i shqiptarëve të këtushëm në përgatitjen e abetares mbarëkombëtare. Ata kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë mes botuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për përgatitjen e librave të përbashkëta nëse jo për të gjitha, së paku për disa prej lëndëve kryesore.

    Ndryshe Shkupi në ditët e ardhshme do të jetë pikë e bashkimit të botuesve shqiptarë, në kuadër të panairit tradicional të librit. Me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, vend i posaçëm në këtë panair sivjet do t’i kushtohet librit në gjuhën shqipe.

    Panairi i librit në Shkup do të jetë i hapur deri më 29 prill. Edhe panairi i sivjem i librit në Tetovë do t’i kushtohet 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #142
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ademi: Elenovski, një ditë anëtar i BDI-së


    Pas akuzave që drejtoi opozita shqiptare lidhur me ambasadorët, veçmas kalimin e Lazar Elenovskit për ambasador në Bruksel me propozimin e BDI-së, edhe kjo e fundit ka përgjigje.
    Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi për “Zhurnal” thotë se Elenovski edhe pse aktualisht nuk është anëtar i BDI-së, “një ditë mund të ndodhë që ai t’u bashkëngjitet radhëve të kësaj partie dhe kjo është e hapur për këdo”.

    Sipas tij, nuk është asgjë befasuese që ai si ministër i suksesshëm të jap kontributin e tij në Bruksel, kjo kur është fjala për integrimet.

    “Elenovski është kuadër profesional dhe kuadër si ai i nevojitet diplomacisë. Ai ka qenë ministër i mbrojtjes dhe angazhohet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

    Ne jemi të bindur se ai do të jep kontributin e tij edhe në Bruksel”, tha Ademi për “Zhurnal”.
    Ndryshe, kalimin e Elenovskit për ambasador në Bruksel në mbledhje qeveritare e konfirmoi edhe zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha, ndërsa mësohet edhe për kalimin e kandidaturave të disa emrave maqedonas.

    Ndërkaq, postin e ambasadorit në Bruksel deri tani e ka ushtruar Muhamed Halili.


    Kjo ashte parti shqyptare???
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #143
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Ademi: Elenovski, një ditë anëtar i BDI-së

    Kjo ashte parti shqyptare???
    Se pari Plako , thefshin qafen te dy partite ne Maqedoni qe jane , edhe BDI edhe PDSH , sa ma shpejte aq ma afer fitores jane shqiptaret e Maqedonise , e dyta , me sa lexova sot nga gazetat per ket Elenovski , qenka Shqiptar i asimiluar qe donte te kthehet ne identitetin e vet , dhe ne te ardhmen te behet edhe anetar i BDI-se !
    Sa eshte e sakte kjo qe shkruan , nje Zot e din .
    http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=165246

  4. #144
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466


    Deputeti i PDSH-së Imer Aliu, reagon ashpër kundër deklaratës së deputetit të BDI-së Xhevat Ademi i cili tha se: "numri më i madh i të burgosurve politik shqiptar në kohën e monizmit janë detyruar të nënshkruajnë deklarata se do të bëhen bashkëpunëtorë të shërbimet shtetërore jugosllave", për këtë deklaratë të tij vrullshëm reagoi deputeti i PDSH-së Imer Aliu i cili i tha Ademit të mos mashtrojë opinionin sepse sipas kësaj që e tha del se: "të gjithë të burgosurit politik shqiptar kanë qenë bashkëpunëtor të shtetit! E vërteta është se shumica e të burgosurve kanë qenë padrejtësisht në burg dhe nuk kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtor prandaj janë dënuar, vetëm ju, Xhevat Ademi keni nënshkruar vullnetarisht deklaratë bashkëpunimi me shërbimet sekrete jugosllave plot 13 faqe". -- ka përfunduar Imer Aliu i PDSH-së.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #145
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=rSLUb...&feature=share

    Deputeti i PDSH-së Imer Aliu, reagon ashpër kundër deklaratës së deputetit të BDI-së Xhevat Ademi i cili tha se: "numri më i madh i të burgosurve politik shqiptar në kohën e monizmit janë detyruar të nënshkruajnë deklarata se do të bëhen bashkëpunëtorë të shërbimet shtetërore jugosllave", për këtë deklaratë të tij vrullshëm reagoi deputeti i PDSH-së Imer Aliu i cili i tha Ademit të mos mashtrojë opinionin sepse sipas kësaj që e tha del se: "të gjithë të burgosurit politik shqiptar kanë qenë bashkëpunëtor të shtetit! E vërteta është se shumica e të burgosurve kanë qenë padrejtësisht në burg dhe nuk kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtor prandaj janë dënuar, vetëm ju, Xhevat Ademi keni nënshkruar vullnetarisht deklaratë bashkëpunimi me shërbimet sekrete jugosllave plot 13 faqe". -- ka përfunduar Imer Aliu i PDSH-së.

    Vetem ndigjo rracen e avganistanit Xhevat emer maxhupi kurre i drejtohet Imer Aliut ne gjuhen e shkijeve ,sepse Imer Aliu, nuk dika te flase shqipe. C'fare turpi .C'fare tradhetaredh qe mbrohen nen sjetullat e shkijeve .

  6. #146
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Trajanov: Vrasësit e pesë personave do të burgosen në disa vende të Ballkanit?


    Ish ministri i policisë Pavle Trajanov ka informacione për një aksion të mundshëm së shpejti për arrestimin e vrasësve të pesë viktimave të ekzekutuar afër Shkupit, tek i ashtuquajturi liqeni Hekuranës.

    - Sipas disa informacioneve që i kam së shpejti do të fillojë operacioni për arrestimin e tyre, ndoshta në dy ose tre shtete të Ballkanit. Zbulimi i autorëve të kësaj masakre do të jetë një faktor i fortë stabilizues dhe do t’i kapërcejë dilemat të cilat qëndrojnë pas këtij akti terrorist, më i rrezikshëm dhe me më shumë pasoja nga tentativa për vrasje të presidentit Kiro Gligorov, thotë Trajanov në një intervistë për “Vesti-Online” në Serbi, transmeton Shqipmedia.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike, që është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni, kështu është përgjigjur në pyetjen për hetimin e vrasjes dhe spekulimet se vrasësit kanë ikur në Kosovë.

    S.O
    Sui generis

  7. #147
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në Shkup pritet të nis riemërtimi i rrugëve


    Në Qytetin e Shkupit pritet të fillojë riemërtimi i rrugëve, shesheve dhe bulevardeve, pasi që është marrë drita jeshile edhe nga ana e Qeverisë.

    Mbi 290 rrugë pritet të pagëzohen me emra të rinj, kryesisht emra të historisë maqedonase, por edhe emra të historisë shqiptare, raporton agjencia e lajmeve INA.

    Në mesin e emërtimeve të reja mbi 40 rrugë do të mbajnë emra të personaliteteve dhe ngjarjeve historike shqiptare.

    Ndërkohë, qyteti i Shkupit pritet të diskutojë pranë këshillit fazën e dytë të emrave të tjerë që gjithashtu do të mbajnë rrugët e kryeqendrës.

    Partitë opozitare maqedonase kanë kërkuar ndërprerjen e emërtimeve, duke kërkuar organizimin e një referendumi mbi këtë çështje. Lidhja e Luftëtarëve të LDB-së ka kërkuar që të mos shlyhen emrat e partizanëve dhe liderëve komunist që kanë dhënë kontributin e tyre për vendin.

    Mbi 1000 propozime tashmë janë në shqyrtim e sipër, ndërsa mbi 200 prej tyre kanë të bëjnë me personalitete dhe historinë shqiptare.

    “Hasan Prishtina”, “Bajram Curri”, “Isa Boletini”, “Dervish Cara”, “Ismail Qemajli”, “Jusuf Gërvalla”, “Dardania”, “Iliria”, “Arbëria”, “Tirana”, “Prishtina”, etj., janë disa nga emrat që janë propozuar në listën e përpiluar nga shoqatat shqiptare në bashkërendim me këshilltarët komunal të Qytetit të Shkupit.

    (INA)
    Sui generis

  8. #148
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mediat ruse nxisin tensione në Maqedoni


    Mediat ruse gjithashtu përshkruajnë tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni pas vrasjes së pesëfisht në periferi të Shkupit.

    Reportazhet dhe shkrimet speciale nga mediat ruse vijnë pas atyre serbe, të cilën vazhdojnë ti kushtojnë hapësirë ngjarjeve të fundit në Maqedoni, duke paralajmëruar tensione ndëretnike dhe konflikt të ri.

    E përditshmja "Pravda" disa ditë më parë përmes korrespodentit të saj në rajonin e Ballkanin, ka përshkruar si të tensionuar zhvillimet e fundit në Maqedoni.

    Kjo gazetë gjithashtu është thirrur në burime të sigurisë në Shkup, duke nënvizuar se grupe të armatosura shqiptare vullnetare janë të pranishme në zonën e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës, e cila ishte e njohur për praninë e UCK-së në konfliktin e vitit 2001.

    Sipas kësaj gazete, praninë e grupeve të armatosura në këtë zonë e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Kosovës, përmes një zyrtari të saj.

    Edhe media të tjera ruse po ndjekin zhvillimet në Maqedoni, duke akuzuar si faktor tensionues shqiptarët dhe autorë të mundshëm të vrasjes. Mediat ruse gjithashtu situatën në Maqedoni e lidhin me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe paraqitjen e një formacioni ushtarak të shqiptarëve.

    (INA)
    Sui generis

  9. #149
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Samiti i Çikagos do të nxehë politikën në Maqedoni


    Partitë politike në Maqedoni po përgatisin aktivitetet dhe strategjitë e tyre të veprimit lidhur me sinjalet dhe epilogu që do të jetë për vendin nga Samiti i NATO-s në Çikago.

    Ky takim i nivelit të lartë të Aleancës do të mbahet më 21 dhe 22 maj në Çikago të SHBA-ve, por pa përfshirë agjendën e zgjerimit dhe pranimit të anëtareve të reja.

    Autoritetet qeveritare në Shkup shpresojnë se nga ky takim do të ketë sinjale shpresëdhënese dhe pozitive, sa i përket dhënies së ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë, por nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar të kundërtën, duke u thirrur në mesazhet paraprake të faktorit ndërkombëtar se në Çikago nuk bëhet fjalë për zgjerim por për agjendë me çështjet e sigurisë globale dhe vatrave të krizës.

    Kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorgje Ivanov kanë theksuar se presin vendime të arsyeshme dhe pozitive sa i përket Maqedonisë dhe anëtarësimit të saj në NATO. Qeveria përmes ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes i ka bërë thirrje faktorëve relevant ndërkombëtarë që të jepet ftesa për anëtarësim, përmes respektimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila fajësoi Athinën zyrtare për bllokimin e anëtarësimit të Shkupit në organizmat ndërkombëtare.

    Partitë e koalicionit kanë miratuar një deklaratë për çështjen e integrimit në kontekst të samitit të Çikagos. VMRO-DPMNE dhe BDI theksojnë se janë plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO dhe se pengesë mbetet moszgjidhja e kontestit të emrit.

    LSDM opozitare theksoi se Maqedonia dhe qytetarët e saj sërish do të pësojnë keq nga Samiti i NATO-s, për shkak se Qeveria e paaftë nuk ka realizuar qëllimet strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE.

    PDSH vlerëson se pushteti aktual ik nga realiteti, e realiteti sipas kësaj partie është se Maqedonia në samitin e Çikagos nuk do të marrë ftesë për t`u anëtarësuar në NATO.

    RDK pret që BDI-ja pas Samitit të Çikagos të jetë konzistente në përcaktimet e saja euroatlantike dhe të braktisë Qeverinë. Kjo parti propozon një shumicë parlamentare që do të zgjidh kontestin e emrit dhe një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale në vitin 2013.

    Organizatat joqeveritare dhe analistët politik njëzëri vlerësojnë se vendi do të humbë shansin e dytë për të përfituar ftesën për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Çikago-s, ashtu siç ishte humbur shansi në Samitin e Bukureshtit në 2008.

    (INA)
    Sui generis

  10. #150
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Miletiq i shmanget komenteve dhe mediave


    Nga Beogradi në Vranjë. Deputeti serb në parlamentin e Maqedonisë Dragisha Miletiç, edhe pse paralajmëroi se të Hënën do të flasë para kamerës për deklaratën e tij të dhënë më 9 mars në mbledhjen e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, një gjë të tillë nuk e bëri.
    ALSAT M kontaktoi sot me Miletiçin, por tha se ndodhet në qytetin e Vranjës, në Serbi dhe se nuk është në gjendje të flasë para kamerës. Ai përsëriti qëndrimin e dy dite më parë, se deklarata e tij ka pasur të bëjë për ndonjë protestë eventuale sociale, e assesi për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në Smillkovcë të Shkupit para dy javëve. ALSAT M do të përsërisë stenogramin nga fjalimi i Dragisha Miletiçit në seancën e datës 9 mars të Komitetit të marrëdhenie mes bashkësive entike, e që kishte paralajmëruar dhe kërkuar nga deputetët që ta mbajnë në mend këtë fjalim të tij: “Do të doja që kjo të jetë e fundit që ka ndodhur, por flitet, ndërsa kur populli flet ka diçka, paralajmërohen edhe aksione të reja të ngjashme, nga njerëz të cilët sigurisht nuk ia mendojnë të mirën Republikës së Maqedonisë dhe nuk kanë kuptim për progres dhe bashkëjetesë. Për këtë arsye edhe një herë dua të paralajmëroj, nuk dua që të jem vizionar, mos të na ndodhë, këtë dua që ta mbani në mend, mos të na ndodh diçka e keqe dhe e pa parashikuar në muajin e katërt”. Me shkresë zyrtare ALSAT M sot iu drejtua edhe Kuvendit të Maqedonisë që të na sigurojë video regjistrimin nga seanca e ‘Komitetit për marrëdhënie mas bashkësive’
    të datës 9 mars 2012. Nga institucioni ligjvënës presim që pozitivisht ti përgjigjen kërkesës tonë dhe të sigurojmë edhe me video-fjalimin e deputetit serb Dragisha Miletiç. Siç kemi njohtuar edhe më herët, video regjistrimin dhe stenogramin nga fjalimi i Miletiçit e kanë marrë edhe shërbimet e policisë të cilat janë duke hetuar vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit.

    Alsat M
    Sui generis

Faqja 15 prej 48 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •