Close
Faqja 19 prej 48 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 480
  1. #181
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ministria e Kulturës i shkurton mjetet festivalit ‘Fest Nota e Artë 2012’


    Realizimi i Festivali “Fest Nota e Artë 2012” kërkon 6 milionë denarë, në të kundërtën mund të vihet në pikëpyetje ekzistimi i festivalit 17 vjeçar që deri para dy viteve njihej si Festivali I këngës zbavitëse “Nota Fest”.. Kështu u shpreh Agim Ismaili, drejtor i festivalit duke sqaruar se angazhimet për realizimin e tij kanë filluar që në muajin e janar por kanë hasur ne vesh të shurdhër për mbështetje në shumë institucione shtetërore dhe kompani të mëdha private. Akuza të drejtpërdrejta drejtuan ndaj Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Kulturës për shkurtime të fondeve.
    “Komisioni për çështjen e rishikimit të konkurrimit të institucioneve të tilla në kuadër të ministrisë së Kulturës neve na ndau 1 milionë denarë, por ministresha na shkëputi 500 mijë denarë. Se ne pa sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës kemi marrë vjet 1 milionë denarë, sivjet kemi sekretarin shtetëror. Kuvendi I qytetit të Shkupit nga çdo vite që kemi pas 300 deri në 500 mijë denarë, sivjet 150 mijë denarë. Por, si duket me këto mjete momentalisht me sa kemi nënshkruar ne vendime me Ministrinë e Kulturës dhe Kuvendin e qytetit të Shkupit, ato janë gjithsejtë 650 mijë denarë, është vështirë që të mendohet e jo të realizohet festivali për shkak se nuk I mbulojnë edhe harxhimet e skenës”, tha Agim Ismaili, drejtori i Festivalit “Fest Nota e Artë 2012”.
    Muzafer Bislimi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës sqaroi për Alsat se arsyet për shkurtimin e fondeve janë për shkak të shkurtimeve në buxhetin e dikasterit në fjalë. Ndërkohë ai përkujtoi drejtorin e festivalit, Agim Ismaili se fondi prej 500 mijë denarëve për të mbështetur sivjet festivalin në fjalë do të vihet në pikëpyetje për shkak se drejtori i festivalit nuk ka dorëzuar raport për festivalin e vitit 2011, ndërsa afati ishte deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar dhe kjo mund t’i shkaktojë problem me Inspektoratin e Ministrisë së Kulturës.
    Ndryshe nga drejtoria e festivalit bëjnë të ditur se këtë vit parashohin festival më madhështor me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, i cili pritet të realizohet në tre mbrëmje, një më këngë për fëmijë, një me zbavitëse dhe një me këngë popullore.

    Alsat
    Sui generis

  2. #182
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: BDI është shoqëri aksionare – profitabile vetëm për disa individ, jo për shqiptarët

    Shkup – Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, në emisionin X-0 në Kanal 5 mbrëmë paraqiti një dokument i cili i përket vitit 2005, ku mediatori, Metju Nimic ka kërkuar vendi të quhet Rebublika e Maqedonisë me transkritpin latinik, që pas tre vitesh, sërish të ri-kthet emri Republic Of Macedonia.

    Dokumentin të cilin e tregoi Cërvenkovski, përmban vulë të sekretit shtetërorë. Poashtu në këtë dokument thuhet se gjuha e maqedonasve, do të quhet “macedonian”. Mirëpo, ky propozim i atëherëshëm nuk është pranuar nga partia atëherë në opozitë VMRO-DPMNE, me në krye Gruevskin, e cila tani përbën shumicën parlamentare.

    Cërvenkovski në pyetjen për partneret e VMRO-se tani ne qeveri respektivisht partinë shqiptare BDI, se a pret që këta të fundit të lëshojnë qeverinë, Cervekonvski u pergjigj: Bdi nuk është parti politike, ajo është shoqeri aksionerësh – profitabile, ndërsa profitin e saj nuk e shohin populli shqiptarë, por disa individ të saj.

    M.B
    Sui generis

  3. #183
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

  4. #184
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ish të burgosurit, nesër protestojnë para Qeverisë


    Shoqata e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë në Maqedoni, nesër do të protestojë para Qeverisë kundër mos zgjidhjes së statusit të tyre, përkatësisht kompensimit të tyre për persekutimet nga sistemi komunist. Kryetari i kësaj Shoqate Shpëtim Pollozhani tha se protesta e nesërme në orën 13 para Qeverisë, ka mbi të gjitha karakter informativ dhe paralajmërues për autoritetet, vecanëerisht ato shqiptare, të cilat tregohen neglizhente për përcaktimin e statusit ‘i burgosur’ dhe ‘i persekutuar politik’. Ai tha se në mënyrë simbolike Qeverisë nesër do ti dorëzohet edhe propozim ligji i përgatitur nga Shoqata si dhe 10 modele padish që i adresohen shtetit. ‘Ne e organizojmë këtë protestë si rezultat në një mënyrë i mos angazhimit të pushtetarëve tanë rreth përkufizimit të statusit i burgosur dhe i persekutuar politik, edhe pse që në vitin 2005 duke konsultuar ligjet e disa shteteve progresive në ish bllokun komunist, ne, juristët më të mirë shqiptarë në Maqedoni kanë hartuar një propozim ligj për zhdëmtimin e ish të burgosurve politik. Ka një ligj për zhdëmtimin e të burgosurve politik maqedonas i cili është sjellë në vitin 2002 dhe është mbindërtuar në vitin 2005, ai ligj nuk është anuluar dhe ne këtë fakt e marrim si diskriminim të qytetarëve shqiptarë, të ish të persekutuarve shqiptarë në këtë shtet edhe pse në shtet ekziston një ligj kundër diskriminimit’, tha Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë në Maqedoni. Anëtarja e Shoqatës Halide Palloshi, këshilltare e BDI-së në Qytetin e Shkupit, tha se në protestë do të marrë pjesë si anëtare e shoqatës dhe jo si përfaqësuese e BDI-së, duke shtuar se protesta nuk është kundër partive politike shqiptare. Ajo madje tha se ka informata që BDI ka arritur marrëveshje me partnerin e Koalicionit për zgjidhjen e kësaj çështjeje.“Unë si shoqatë, që jam me vite këtu, jam e obliguar t’i mbrojë të drejtat e shoqatës, por nuk thirremi në asnjë subjekt politik. Subjektet politike, është për t’u falënderuar BDI-ja që ka një marrëveshje me partnerin e vet dhe është në përpilim e sipër ky ligj, mirëpo ne më herët filluam aktivitetin tonë dhe meqenëse përgatitjet e ligjit zgjasin ne nuk ktheheshim mbrapa për shkak se para 7 muajsh kemi caktuar ditën e protestës. Ne si Shoqatë nuk kthehemi mbrapa do të organizohet, por jo kundër njerëzve ose partive politike”, tha Halide Palloshi, anëtare e Shoqatës së ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë në Maqedoni. Protestën e nesërme që do të mbahet para Qeverisë, e kanë mbështetur Shoqata e Historianëve shqiptarë në Maqedoni, Iliricum Libertas nga Tetova si dhe disa subjekte politike shqiptare, RDK-ja e Rufi Osmanit, DR-ja , BDK e Hysni Shaqirit si dhe shumë organizata të tjera joqeveritare shqiptare.

    Alsat
    Sui generis

  5. #185
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ‘Dosjet’ motivi i rrahjes së Hisen Musliut


    Një ditë pas rrahjes së ish punonjësit të shërbimeve sekrete Hisen Musliu, avokati i tij Elvir Iseni konfirmon dhe zbardh detaje për ngjarjen. Rreth orës 16:00 teksa përshkonte rrugën e Ilindenit në Tetovë, Hisen Musliu është kërcënuar nga dy persona, të cilët i kanë nxjerrë armët. Njëri prej kërcënuesve dhe autorëve të rrahjes, i njohur për Hisen Musliun, i është drejtuar me fjalët ‘a do shkruash më dosje’. Sipas avokatit Elvir Musliu, njëri prej autorëve të rrahjes është me inicialet B.C. Kërcënimi nuk është lënë me kaq, por të rinjtë kanë filluar të shajnë dhe të godasin ish punonjësin e shërbimeve sekrete Hisen Musliu, deri sa ka rënë në gjendje alivanosje. Më tej, Hisen Musliu nuk mban mend asgjë. Sipas të dhënave të sotme të paraqitura nga avokati i tij, Hisen Musliu ka marrë goditje të shumta në kokë, në sy të cilin e kishte operuar vetëm disa ditë më parë, si dhe në trup. Por avokati Elvir Musliu akuzoi madje se në afërsi të ngjarjes ka qenë një patrullë policore e cila nuk ka reaguar aspak ndaj dhunës. Nga sektori i brendshëm, kryeshefi Shefik Bajrami hodhi poshtë akuzat se gjoja policia ka qëndruar duarkryq nga dhunës në mes të rrugës. Megjithatë, Bajrami theksoi se nëse viktima e kësaj dhune ka parë nj detaj të tillë, atëherë mund të ankohet në institucionet përkatëse. Ndërkaq, sipas të dhënave të avokatit, ish punonjësi i shërbimeve sekrete Hisen Musliu është lëshuar për kurim në shtëpi. Për rrahjen e Musliut sot ka reaguar edhe PDSH duke akuzuar direk BDI-në dhe liderin e saj Ali Ahmeti. Por nga BDI i hodhën poshtë akuzat duke i quajtura shpifje. ‘Me këtë akt i porositur nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti, ekzekutuar nga njerëzit e Hazbi Likës, dëshmon se ajo ka shqetësim të vërtetë çështjen e dosjeve dhe ka zgjedhur që në këtë mënyrë vandale dhe fazhizoide të heshtë dëshmitarin i cili i njeh për së afërmi të gjitha veprimet që krerët e kësaj partie BDI kanë ndërmarr në të kaluarën’ , tha Zijadin Sela, deputet i PDSH-së. ‘Mbrëmë gjithë BDI-ja ka shënuar dekadën e parë të avancimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve në Maqedoni drejt barabarësisë së plotë dhe shndërrimit në komb shtetformues në këtë vend, andaj besoj se akuzat e elementeve destruktive dhe shpifëse të dëshmuara në shoqërinë shqiptare këtu në Maqedoni nuk mund ta zbehin suksesin e 10 vjetorit të kaluar dhe zotimin tonë për avancimin e këtyre të drejtave edhe në të ardhmen’, tha Artan Grubi nga BDI. Emri i Isen Musliut u bë i njohur për opinionin veçanërisht pas publikimit të disa dosjeve që pretendonin implikimin e zyrtarëve të lartë të BDI-së si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete gjatë kohës së ish Jugosllavisë.

    Alsat
    Sui generis

  6. #186

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    http://www.lajmishqip.com/wp-content...09/10/pbkd.jpg






    FALLANGAT SLLAVOMAQEDONASE DHE MERCENARËT PUSHTETAR


    Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,ka përcjellur me vëmendje dhe indinjatë të thellë të gjitha ngjarjet e njëpasnjëshme në Fyrom,që nga dhunimi i simboleve kombëtare shqiptare, klithtjet dhe fyrjet publike ndaj shqiptarëve,procese të montuara politike dhe gjyqsore(rasti i Sopotit e deri tek i ashtuquajturi „radikalizëm islamik“), dhuntimin e pronës kombëtare dhe ate fetare shqiptare(nga kisha në Kala tek Burmali Xhamia në Shkup),terorizimin (Harun Aliun me shokë) dhe përndjekjen e atdhetarëve shqiptarë (Xhezair Shaqirin),shantazhimin dhe këcënimet ndaj intelektualëve të mirëfilltë dhe mediave shqiptare atje,shfrytëzimin e taksave shqiptare për projekte jo shqiptare (Shkupi 2012),tentativa për reduktimin e numrit real( që është mbi 35%) të popullatës shqiptare përmes një regjistrimi të parapregatitur.Por fatmirsisht dështoi, mos ditancimi dhe dënimin e ish regjimit komunist ( që nga 1944 e tej),mos shperbërja e sigurimeve të fshehta të trashëguara nga regjimi komunist jugosllav,mospërfillja e kërkesave të Ish të Përndjekurve dhe të Burgosurve Politik Shqiptarë në Fyrom,mopërfillja institucionale e Diasporës shqiptare që numëron diku rreth 600.mijë,numri tepër simbolik i përfaqsimit të shqiptarëve nëpër institucionet që nga Administrata e deri tek Akademia e Shkencave dhe Arteve, e tërë kjo na kthen në ate histori të hidhur dhe të dhimbur shqiptare.Na kujton sistemin e diktaturës,regjimin policor,dhe Gjyqësorin skajshëm të politizuar.Nga ky kandvështrim :

    Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,për kte situatë tejet alarmante,ku shqiptarët janë vënë para dilemës të qenurit dhe egzistuarit qoftë fizikisht,qoftë ekonomikisht,ne mendojmë se përgjegjësia më e madhë është edhe mercenarizmi dhe servilizmi i pashembullt i partisë shqiptare në pushtet.Kreu i kësaj Partie ka momentin të reflektojë me vetvehten dhe pozicionin e saj,kujtesën e së kaluarës,dhe analizën e programit të saj,në të kundërtën,pasojat e rënda dhe dështimet politike dhe konceptet e tyre programore,do të barten tek mbarë antarsia e saj duke qenë të goditur rëndë politikisht dhe moralisht.

    Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,mbështet fuqishëm thirjet e Shoqatave Atdhetare në Europë dhe SHBA,për bashkimine energjive intelektuale dhe politike në Atdhe dhe Diasporë. Mbështesim ofertën e z.Dio Guardi dhe njëherit po punojmë që bashkërisht të kontribojmë që mes Ligës Shqiptaro Amerikane dhe Këshillit Shqiptaro-Amerikan të përcillet një rrezullutë në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

    Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,Mbështet fuqishëm protestën e SHoqatës së ish të Përndjekurve dhe të Burgosurve Politik në Fyrom.Mbështesim krijimin e një poli të ri politik mes Partive më të vogla e cila duhet të ketë kërkesa dhe ofertë të qartë politike,jo për ndrim pushtetesh dhe konfliktualitete politike ndërshqiptare,por të kërkohen ndryshime rrënjësore Kushtetuese përmes një qeverie teknike,dhe jo duke mbështetur opozitën sllavomaqedonase, meqë tashmë eshtë provuar se antishqiptarizmi i tyre është gjithmonë në unison.

    „SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE „

    Kordinator i Ballit Kombëtar
    Eugen Shehu

  8. #188
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: 'BDI, parti tenderësh'


    Lideri i opozitës në Maqedoni Branko Cërvenkovski, ka intensifikuar takimet e tij me liderët e partive tjera më të vogla opozitare për të shqyrtuar mundësinë e koalicionimit parazgjedhor. Cërvenkovski mbrëmë në emisionin Rruga Drejt tha se personalisht është takuar edhe me Menduh Thaçin, ndërsa përfaqësues të partisë së tij kanë takuar edhe Rufi Osmanin. Ai tha se është herët të flitet nëse do të arrijnë një marrëveshje për koalicion në bllok të gjitha partitë opozitare në vend. “Vlerësoj se ka ardhur momenti, të gjitha partitë politike opozitare, liderë të atyre partive ti lënë anësh interesat e ngushta politike dhe të tentojmë të merremi vesh të paktën për disa gjëra elementare, parasegjithash me qëllim që të ndalim këtë situatë e keqe dhe ta kthejmë shtetin në binarët normal. Ne në nivele të ndryshme kemi pasur takime edhe me Menduh Thaçin edhe me Rufi Osmanin. Me Menduh Thaçin personalisht jam takuar, kurse me Rufi Osmanin, ka patur takime me nënkryetarin e partisë Zoran Zaev. A do të jetë rezultati përfundimtar që për herë të parë të kemi një koalicion multietnik, unë nuk e di, deri më tani në këto 20 vite ka qenë tabu temë, sa i përket LSDM-së ne jemi të gatshëm ta thyejmë akullin”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. Cërvenkovski folur edhe për partinë shqiptare në pushtet BDI-në dhe periudhën e koalicionit të tyre gjaë viteve 2002-2006. Ai tha se sot BDI nuk mund të quaj të arritur të saj zyrtarizimin e USHT-së. “Atë e kam bërë vetë unë pa kërkuar askush nga unë”, tha Cërvenkovski. Duke folur për etiketimin e intelektualëve shqiptarë nga ana e BDI-së se janë marionetë të LSDM-së, Cërvenkovski tha. “Nëse Branko Cërvenkovski nga opozita mund ti kontrollojë intelektualët shqiptarë dhe të punojnë për LSDM-në ndërsa Ali Ahmeti nga pushteti nuk mund të vendosë kontakt me intelektualët shqiptarë, çfarë flet ajo, në cilën botë jetojnë ata, në cilën planetë jetojnë këta të BDI-së. Paramendoni në çfarë gjendje ka rënë ajo parti kur intelektualët të cilët nuk mendojnë si mendon partia apo e kritikojnë partinë, i shpallin tradhtar. Unë ju bindë se kur e shoh sot BDI-në nuk mund ta njohë se a është e njëjta kur ishin me ne në koalicion. Unë isha kryeministër nga 2002-2004, edhe nga pozita e presidentit bashkëpunuam. Sot disa njerëz rreth meje në LSDM më thonë se ne paskemi qenë naiv që aq shumë i rrespketuam, që aq shumë kishim kujdes që me ta bashkë të veprojmë, më thonë shihni se si paskemi mundur, shihe çka ju bën Gruevski. Mund ti linim në qosh ndokund ose ti vlerësojmë se sa kushtojnë. Sot i shohim duke thënë se një ndër sukseset e tyre është legalizimi i USHT-së paska qenë sukses i tyre, Ai universitet as që ka qenë në MO-në, as Qeveria ka sjellë vendim me propozim të BDI-së, propozimin e dhashë unë ”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. U tallët në Strumicë në llogari të projektit Shkupi 2014 duke thënë se mirë është që Aleksandri nuk ka më shumë vëllezër e motra se kush e di ku do të ishte fundit. Ndoshta i keni dhënë ide Ahmetit pasi Skenderbeu ka pasur shumë vëllezër e motra e tash mund të fillojë të ndërtojë? “Pasi më pyetët për shakatë do tu them: Disa e quajnë Skenderbeg, ndërsa disa bashkëkohor e quajnë Tender-beg. Nëse bën autostradë e din se mund të kushtojë 1 milion euro, deri në 1 milion e gjysmë nëse bën urë ose tunel, nëse bën hidrocentral e din sa kushton, por nëse bën përmendore mund të kushtojë dy herë e tre herë më shumë, njerëzit u dashuruan në përmendoret, pasi ajo është kriminalitet dhe larje e madhe parash”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. Duke folur për zhvillimet në Gostivar gjatë vitit 1997, Cërvenkovski tha se i vjen keq për ngjarjet në atë kohë, por shtoi se ai nuk ka se çka ti kërkojë falje Rufi Osmanit, por kërkoi nga ky i fundit që bashkërisht ti kërkojnë falje qytetarëve “Unë nuk kam se çka ti kërkojë falje Rufi Osmanit, unë jam i gatshëm që unë dhe Rufi Osmani bashkë, pasi unë isha kryeministër ai kryetar komune, bashkë ti kërkojmë falje qytetarëve të Gostivarit, pasi unë si kryeministër dhe ai si kryetar i Komunës nuk arritëm që të bëjmë çmos që mos të ndodhin ato ngjarje. Nuk janë ato relacione personale mes Brrankos dhe Rufiut, këtu flasim për udhëheqjen e shtetit, fatin e popullit 2 milonësh e jo për sedra personale se kush kujt do ti kërkojë falje, ato janë punë private”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. Cërvenkovski tha se gjendja në shtet është katastrofale falë politikave të gabuara të Qeverisë aktuale në të gjitha segmentet. Cërvenkovski tha se zgjedhjet lokale të 2013 do të jenë referendum për shtetin, pasi nëse fiton opozita atëherë do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke folur për bllokimin e eurointegrimeve Cërvenkovski tha se Maqedonia deri në vitin 2006 kur në pushtet erdhi Gruevski nuk kishte probleme me integrimet. Që nga 2006 sipas Cërvenkovskit për shkak të antikuizimit të vendit i humbëm të gjithë miqtë ndërkombëtar dhe bllokuam vendin për integrim në NATO dhe BE.

    Alsat M
    Sui generis

  9. #189
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bullgaria kundër Maqedonisë-Veriore


    Qeveria e Bullgarisë fqinje është rreptësisht kundër futjes së përcaktuesit gjeografik në emrin eventual të ri për Maqedoninë, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ai beson se emri "Maqedonia Veriore" do të ishte krejtësisht e papranueshme, sepse ky term gjeografik do të përfshinte rajone që i përkasin Bullgarisë, duke hapur hapësirë për pretendime territoriale. Kryeministri bullgar deklaroi për kanalin privat televiziv "TV +" se versionet e ndryshme të emrit të mundshëm të ardhshëm të Maqedonisë, u diskutuan, duke përfshirë edhe "Maqedoninë Veriore". "Unë thashë që nuk do ta pranojmë, sepse nesër ata do të thonë se Bllagoevgradi është maqedonas," tha kryeministri Borisov.

    Alsat M
    Sui generis

  10. #190
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nxënësit nga Tetova dërgojnë apel për tolerancë


    Në ditën e fundit të vitit shkollor, qindra nxënës nga komuna të ndryshme të vendit pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare u mblodhën në Tetovë për t’u argëtuar përmes aktiviteteve të ndryshme sportive dhe kulturore. Shqiptarë, maqedonas, turq, romë.., mysliman e krishterë fillimisht vizituan xhaminë e Larme në Tetovë, ndërsa më vonë në sheshin e qytetit luajtën futboll dhe pikturuan. Nxënësit shprehën kënaqësi për mundësinë e të qenit bashkë me bashkëmoshatarët e tyre pavarësisht dallimeve me tyre. “Unë ndjehem shumë mirë sepse kemi ardhur këtu të argëtohemi, të luajmë futball, të shoqëronhemi jo ta kemi armiq njeri tjetrin”, tha Muhamed Delija, nëxnës i sh.f Kirili dhe Metodi. “Janë nga qytete të ndryshme, njihemi mes veti, shoqërohemi dhe argëtohemi”, tha Marijana Simjanovksa, Vrapcisht. “Ky projekt neve na sjell paqe, bëhemi bashkë me të gjithë shokët dhe shoqet, luajmë futboll, do vizitojmë sot kjo është kënaqësi e madhe për ne”, tha Sinkron Symejra Islami, nxënëse Vrapcishti. Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe presidenti Gjorge Ivanov, ambasdori Poll Ulloers si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexhti si bashkërganizatorë të manifestimit. Ata sugjeruan që pikërisht përmes sportit duhet të kapërcehen të gjitha dallimet qoftë etnike apo fetare. “Filluam me Xhaminë e Larme si një ndër karakteristikat kryesore të Tetovës, për shkak se herën e kaluar në Shkup ishim në Kishë, ku mësuan për krishterizmin, tani të rinjtë të mësojnë për islamin, të shohin Maqedoninë se nuk është vetëm shtet multientik, por edhe shumë religjioz dhe shumëgjuhësor, të njihen mes veti, respektivisht përmes sportit të rinjtë ta kuptojnë se duhet të respektohen disa rregulla.Sikurse që ka rregulla në sport ashtu ka rregulla në jetë dhe nëse i respektoni ato rregulla kjo është garancë për sukses në jetë”, tha Sinkron Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë. “Është një ditë shumë e vecantë të shohësh të gjitha këta fëmijë që luajnë sporte, sikurse tha presidenti sporti është diçka me të cilën kënaqen të gjithë fëmijët, ato mësojnë për njëri tjetrin pa mos e vërejtur këtë, shoqërohen mes veti bashkësi të ndryshme religjoze, kutlurore, etnike. Është shembull shumë i mirë i mozaikut të pasur që e bën Maqedoninë një vend kaq të veçantë”, tha Poll Uollers, Ambasador i SHBA-së. “Edhe një herë ne si Tetovë tregojmë se ne shqiptër jemi për të bashkëjtuar dhe ky është një mesazh i qartë për fëmijët se duhet të jenë të kujdesshëm vecanërisht për prindërit e tyre që të ju japin mesazhe sa më të qartë fëmijët se vetëm me bashkëjetesë mund të jetojmë së bashku”, tha Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës. Tetova është njëra nga gjashtë komunat e përshira në projektin ‘Sporti i faktor i bashkimit dhe tolerancës’. Pjesë e këtij projetki janë edhe komuna e Prilepit, komuna Qendër, Staro Nagoricane, Shuto Orizari dhe komuna e Vrapcishtit.

    Alsat M
    Sui generis

Faqja 19 prej 48 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •