Close
Faqja 54 prej 76 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 760
  1. #531
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    More edhe un po tham qe gabim ashtu qe kan dal,...musliman jam vet, po ju qe kinse qe po ja doni tmiren muslimanve shqiptar, t'pakten duni me keshilla mi ndihmu e jo mi etiketu arab, taliban e lloj lloj fjalie sic thojn sllavet...se ashtu nuk permison asgjo vetem se e ban ma m**t n'mes veti.

    Ti duhesh me dit se shkupi nuk esht i popullum vetem me shqiptar ka turq, boshnjak a ku ta di un lloj lloj race. T'pakten ni keshill askend nuk e demton e jo me fyrje.
    I perkrahi te drejtat kombetare te cdo populli e po ashtu te popullit tim, por jo menyren e protestes me kesi stema. Maqedonia ia mohon te drejtat kombetare shqiptareve, ndersa keta arabet e turqit, boshnjaket i lejon qe te hapin xhami, bile edhe ua financon. Kjo dihet tashme tashme, edhe jugosllavia ua lejoi boshnakeve islamizimin e skajshem, pastaj ua hapi gropen e i paraqiti para botes si terroriste islamike, po te mos bente Serbia masakra ne Bosnje, atje lufta ende do te vazhdonte pasi islamistet e tu nuk t'i perkrahe askush, se paku jo njerezit me arsye.

  2. #532
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    Islamistet e mi!!!

    Ti si gjithmon i njejti ki mbet kurr ski me ndryshu, nuk kam pse vazhdoj me bo replik me ty se nuk ja vlen me ni njeri qe ka urrejtje mbrenda vetes...TUNG
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  3. #533
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    More edhe un po tham qe gabim ashtu qe kan dal,...musliman jam vet, po ju qe kinse qe po ja doni tmiren muslimanve shqiptar, t'pakten duni me keshilla mi ndihmu e jo mi etiketu arab, taliban e lloj lloj fjalie sic thojn sllavet...se ashtu nuk permison asgjo vetem se e ban ma m**t n'mes veti.

    Ti duhesh me dit se shkupi nuk esht i popullum vetem me shqiptar ka turq, boshnjak a ku ta di un lloj lloj race. T'pakten ni keshill askend nuk e demton e jo me fyrje.
    e vetmja keshille,mendimi im pra,meqe dhe ximi_abedini thot :-u fy islami u etiketuan se kinse vrasjen e kan be ekstremistet islamik,atehere pra perderisa eshte fyer pervec shqiptareve dhe feja islame e vene barabar me terrorzmin,atehere pra si shqiptar demostron me flamurin shqiptar,dhe me pankata te bardhe te shkruara SHQIP,jemi shqiptar myslyman dhe sjemi terrorista,dhe lloje te tjera shkrimesh,ne kete menyr tregon indetitetin tend,i jep dhe botes te kuptoj qe ketu ka problem me ne shqiptaret si shqiptar dhe myslyman,kjo qe propozoj une eshte koplet ndryshe nga flamujt e zes e jeshil te shkruar ne arbisht si dhe bluzat te shkruara po ashtui me fanatizem si :-islami do sundoj boten etj,etj,ma merr mendja se kuptoni diferencen apo jo!?

  4. #534
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Haki Haziri lirohet, i humbin gjurmët, tani dërgohet në paraburgim!

    Policia ka arrestuar të dyshuarin e gjashtë për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovcës. Në gjykatë kanë konfimruar për TV Alfa, se bëhet fjalë për 29-vjeçarin Haki Aziri i cili deri më tani dyshohej se ishte i humbur dhe e tërë familja e tij ishte në kërkim të tij. Haziri fillimisht u tha se ai nuk është në mesin e të burgosurve dhe se ai është liruar së bashku edhe me 13-të personat e tjerë, ndërsa tani del që Hakiu që nga 1 maji ka qenë në arrati.

    Haki Haziri nuk konsiderohet se është i implikuar direkt në vrasje por akuzohet se i ka ndihmuar grupit. Në paraburgim janë edhe tre persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe xhaxhai i Hakiut, Hajriz Haziri, ndërsa dy persona të tjerë janë në arrati.

    Gjykata i ka dhënë masën arrest prej 30 ditësh Haki Hazirit, ndërsa nga MPB ende nuk e kanë konfirmuar rastin. (B.SH)

    Kjo do te thote , se ky personi ishte i vetmi deshmitare ne ngjarje , i vetmi sy pames dhe dmth qe nuk qenkan keta vrasesit .. Te gjithe shpresat i kishte Policia te ky .

  5. #535
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin

    (E plotësuar)

    Por një orë në vonë, Ministria e Punëve të Brendshme e ka hedhur poshtë informatën se është “arrestuar i dyshuari i gjashtë lidhur me aktin terrorist te liqeni i Smillkovcit”, duke e cilësuar si paushalle dhe jo të vërtetë. “Arrestime të të dyshuarve të rinj nuk ka. Të gjithë që u arrestuan me denoncime gjegjëse apo raporte speciale u proceduan para Prokurorit publik dhe gjykatës, të cilët në pajtim me ligjin dhe integrimet personale e zhvillojnë procedurën e mëtejme”, thuhet në demantin e MPB. Nga aty u bëjnë thirrje mediave të mos spekulojnë dhe të mos marrin informata të pakonfirmuara që mund t’i bëjnë dëm hetimit. Ndryshe, Haki Aziri për herë të parë dhe të fundit me babain e tij është dëgjuar të premten në telefon. Ai ka thënë se është mbyllur në një vend nga disa persona të panjohur për të. Familja vazhdon të dyshojë se pikërisht policia është ajo që po e mban mbyllur djalin e tyre. KOHA

  6. #536
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    ... pasi ne perendim islami shihet si fe brutale qe nuk toleron asgje...
    .
    O mesia4ever, ooo...ty te eshte terhjekur verejtja disa here qe mos te shprehesh keshtu si me lart, kunder Fese Islame ne pergjithesi, por ti vazhdon prape me "avazin" e vjeter.
    Pra, si perfundim: ty nuk te intereson, ceshtja kombetare, ti nuk kritikon radikalistat islam, sic e bejne te tjeret( edhe une jam ne mesin e tyre), por ti shfrytezon raste te tilla, e sidomos tragjedit e popullit tone, vetem e vetem per ta shpreh urrejtjen tende kunder Islamit.

    Ti, bile, ne kete rast, nxit edhe urrejtje edhe ndaj perendimit, sado e paktupimt te duket kjo thenie e ytja.

    E kupton ti, me ne fund se ne na eshte e qart, se ti nuk ke qellim per te ndihmuar popullin, por perkundrazi.

    Per ate, po te lutem, sinqerisht, se pari behu ti Shqiptar, e pastaj ndihmo Shqiptarizmin.

  7. #537
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    e vetmja keshille,mendimi im pra,meqe dhe ximi_abedini thot :-u fy islami u etiketuan se kinse vrasjen e kan be ekstremistet islamik,atehere pra perderisa eshte fyer pervec shqiptareve dhe feja islame e vene barabar me terrorzmin,atehere pra si shqiptar demostron me flamurin shqiptar,dhe me pankata te bardhe te shkruara SHQIP,jemi shqiptar myslyman dhe sjemi terrorista,dhe lloje te tjera shkrimesh,ne kete menyr tregon indetitetin tend,i jep dhe botes te kuptoj qe ketu ka problem me ne shqiptaret si shqiptar dhe myslyman,kjo qe propozoj une eshte koplet ndryshe nga flamujt e zes e jeshil te shkruar ne arbisht si dhe bluzat te shkruara po ashtui me fanatizem si :-islami do sundoj boten etj,etj,ma merr mendja se kuptoni diferencen apo jo!?
    Po mir deri ktu edhe un pajtohem... psh sikur te kishin dal sic dulen ne tiran me flamuj shqiptar edhe pankarta n'gjuhen shqipe.

    Po te ajo protest as nuk dihet kush osht organizator kush ka mujt ka dal.
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  8. #538
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Xhaferi: Maqedonia po shpall armiq të ri

    “Unë dyshoj në këto motive sepse shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por kudo që janë, janë përkushtuar demokratizmit dhe aleancës së pashkëputur me NATO-në, BE –në dhe SHBA-në”, deklaroi Xhaferi, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova

    Tetovë, 8 maj - Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i Kuvendit qendror të kësaj partie duke komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni pas vrasjes së pesëfishtë dhe arrestimeve ka shfaqur dyshime mbi motivet që shfaqen se bëhet fjalë për radikalistë islamik. “Unë kam shumë elemente për të dyshuar në këtë aksion dhe për qëllimet e këtij aksioni, prandaj duke i ikur variantit të spekulimit, thjeshtë po manifestoj një dyshim në motivet dhe mënyrën si u organizua ky arrestim dhe kjo shpallje e armiqve të ri të Maqedonisë, siç po thuhet në disa kumtesa, të fundamentalizmit islamik. Unë dyshoj në këto motive sepse shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por kudo që janë, janë përkushtuar demokratizmit dhe aleancës së pashkëputur me NATO-në, BE –në dhe SHBA-në”, deklaroi Xhaferi, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova. Ai ka nënvizuar se qarqe të ndryshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë punojnë kundër interesave të shtetit. “Ekzistojnë fakte se qarqe të ndryshme maqedonasish që mbase punojnë në Ministrisë së Punëve të Jashtme por nuk punojnë për ato ide që ka në sipërfaqe Qeveria e Maqedonisë. Duke i shfrytëzuar këto armiqësi të vjetra disa individë dhe subjekte politike krijojnë karrierë”, tha Xhaferi. Ai më tej ka shprehur dyshimet mbi aksionet e fundit të policisë duke i kualifikuar shqiptarët radikalistë islamik, ndërsa metodat i ka krahasuar me aksionin e paradokohshëm në Preshevë për arrestimin e shqiptarëve. “Këtu nuk ka nevojë për spekulime, unë gjatë ditës kam ndjekur një bisedë në televizionin e Beogradit me anëtarin e Partisë Liberale i cili shpjegoi suksesin e Partisë socialiste të Serbisë, pasi që kjo nënkuptonte keqpërdorimin e shqiptarëve. E kam fjalën për ato burgosje dhe arrestime që ishin në funksion të ngritjes së rejtingut të Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daciç”, tha Xhaferi. (U.H) KOHA

  9. #539
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Kush jane keta qe organizojne protesta permes rrjetit , pa emer pa mbiemer pa parti ose organizate ?
    Perseri te njejtit ?
    A ju duket qe po manipulohen shqiptaret nga .... a jame gabim ?

    Te premten , perseri ne ora13.30 , tani me gjere-ne gjitha qyetet !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 08-05-2012 më 12:17

  10. #540
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Hakiu ra prej Marsi

    Janë gjetur gjurmët e Haki Azirit nga Shutka, i arrestuar më 1 maj në aksionin e quajtur “Monstra”, por që për shtatë ditë me radhë u fsheh nga policia. Ai do të jetë i akuzuari i gjashtë për “terrorizëm”, megjithëse askush nga zyrtarët e MPB-së nuk përgjigjet se ku ishte mbyllur 29-vjeçari. “Është irelevante se si u sigurua, por ju konfirmojmë se me kërkesë të gjykatës, ai është sjellë para gjykatësit hetues”, arsyetohet zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski. Hakiut tashmë i është shqiptuar vendimi prej 30 ditësh paraburgim

    Shkup, 8 maj - Zbulohet enigma e zhdukjes së Haki Azirit nga Shutka e Shkupit. Ndryshe nga siç deklaronte ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, se i Hakiu që më 2 maj është lënë i lirë, të martën herët në mëngjes 29-vjeçarit Aziri i është shqiptuar paraburgimi prej 30 ditësh si i akuzuar i gjashtë për “terrorizëm” në rastin “Monstra”. Hakiu për tetë ditë me radhë, me gjasë ka qenë i mbajtur peng nga policia, ndërkohë që pas presionit medial, vetëm një herë i është mundësuar të flasë me familjen në telefon, por pa treguar se ku dhe nga kush mbahet i mbyllur.
    “Të dyshuarit të gjashtë Haki Azirit, i është shqiptuar vendimi prej 30 ditë paraburgim, ndërkohë që i njëjti akuzohet për vepër ‘terrorizëm’”, kanë konfirmuar në Gjykatën Hetuese në Shkup. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski ka qenë i paqartë në pyetjet e gazetës KOHA lidhur me të gjitha deklaratat e zyrtarëve policor për rastin e Hakiut. Ndryshe nga komunikata e MPB-së, ku demantohet lajmi që të jetë arrestuar edhe personi i gjashtë i akuzuar për vrasjen e pesëfishtë, Kotevski ka konfirmuar se Hakiu tashmë është në paraburgim, por pa sqaruar se ku është mbajtur nga 1 maji, kur edhe u arrestua bashkë me 20 persona tjerë. (Vedat MEMEDALIU/KOHA)

Faqja 54 prej 76 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •