Close
Faqja 8 prej 76 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 760
  1. #71
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    http://tung.ch/te-arrestuarit-ne-maqedoni-bujq-e-pleq/


    Të arrestuarit në Maqedoni, bujq e pleq



    Opinionit më të gjerë në Maqedoni sigurisht iu kujtohet deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski se pas hetimit paraprak të kryer është konstatuar se vrasësit janë profesionistë dhe të stërvitur mirë.

    “Ata janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta që nuk është parë ndonjëherë. Por, unë shpreh bindjen se ata do të kapen dhe do të përgjigjen për veprën mizore që bënë, vranë pesë njerëz të pafajshëm, të cilët, besoj se nuk i kanë njohur e as që e kanë ditur se si quhen në momentin që i vranë”, kishte deklaruar Gruevski më 22 prill 2012.

    Por nga ajo që mësohet se kush janë të arrestuarit del krejt ndryshe nga hetimet paraprake. Në familjen Aziri që banon në Shutkë kanë pohuar se janë arrestuar tre anëtarë të familjes së tyre, por çdonjeri ka profesionin e vet.

    Në mesin e kësaj familje është arrestuar 64 vjeçari Qani Aziri, i cili është në pension kurse profesioni i tij i deritanishëm ka qenë zdrukthtar. Pas tij është arrestuar vëllai Fejzi Aziri (50) bujk që merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e deleve dhe Haki Aziri (32) që është vozitës i kamionëve. Konfuzioni i shkaktuar nga policia dhe prezantimi se janë kapur të dyshuar për vrasje të cilët janë të lidhur me islamin radikal bien tërësiht poshtë.

    Siç njofton “Zhurnal” asnjëri prej anëtarëve të kësaj familje të arrestuar nuk ka mjekër të gjatë, siç i identifikojnë radikalët islamik, ose të paktën të ketë luftuar në Afganistan ose Irak kundër forcave të NATO-s.

    Në mesin e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, është edhe 20-vjeçarja Surraj Hasipi nga fshati Hasanbeg i Shkupit.

    Ajo së bashku me dy vëllezërit, Fati dhe Fuat Hasipi, janë arrestuar mëngjesin e së martës dhe dyshohen se kanë lidhje me vrasjen në Smillkovcë.

    Surraj është 20 vjeçe dhe është amvise, ndërsa Fati Hasipi, 24-vjeçar, punon në tregun me shumicë.

    Vëllai më i madh, Fuat Hasipi, punon si mjeshtër gipsi. Ai deri para disa muajsh, ka punuar në mërgatë.

    Banorët e lagjes për rreth theksojnë se ata janë fqinjë të mirë dhe secili shikon punën e vet. Familjarët shkuritmisht janë shprehur se kanë qenë të trsihtuar nga intervenimi i njësive speciale të policisë maqedonase.

    Deklarata e kryeministrit Gruevski e dhjetë ditëve më parë bie ndesh me arrestimet e fundit.

    .................................................. .................................................. .....................

    edhe tallen...!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #72
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    O Vlla leje qe jemi 7-8 milion rreth Maqedonise se ato kam fillu edhe ma harru gati , po qe edhe i sulmojne vet shqiptaret , (doren ne zemer duhet thene realitetin )sidomos te Shqiperise , kjo me ben mu merak , dhe duhet fol haptas te verteten .
    Ja disa komente nga gazeta Balkanweb :



    Per fat te keq qe shumicave e gazetave jane te mbushura me kesi lloj komentesh ne perjashtim te disa atdhetareve nga Shqiperia qe jane shume pak .
    Dhe kjo duhet thene haptas se me shkoi jeta duke kerkuar Bashkim e raliteti eshte krejtesisht ndryshe , keta as qe munden te na shofin e jo te na ndihmojne ... ne perjashtim prej shume pak atdhetareve , thash prap ..
    Me vie keq , por kjo po del e verteta .
    Kush qenka e vërteta? Kush i priti kosovarët, kur u shpërngulën në harkun kohor të disa javëve në shifra që kapnin një milionë drejt Shqipërisë? Në atë kohë kur vendi dilte nga një luftë shkatërrimtare civile, ku çdo gjë e ndërtuar gjatë demokracisë, si në aspektin ekonomik po ashtu dhe nga ana e reformave politike u sheshua dhe u desh të fillohej nga e para, me mijëra familje shqiptare i hapën dyert fatkeqëve, duke ndarë dhe atë pak ushqim që kishin. Problemi është se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë duhet të mësohen me faktin që gëzojnë shtetin e tyre dhe nuk duhet të presin çdo gjë nga shteti shqiptar. Kultura e kundrimit nga qielli, qarjes së papushueshme dhe fajësimit të të tjerëve nuk është efektive, madje në rastin e Maqedonisë paaftësia politike dhe organizative shqiptare kalon çdo kufi të imagjinatës, që reflektohet me mungesën e organizimit të një mediumi politik panshqiptar, i cili do të punonte më së miri në favor të interesave gjeopolitike shqiptare në Ballkan, duke marrë dhe një pjesë të mirë të frenave të pushtetit maqedon. Derisa paaftësia e tyre qëndron në nivele të tilla, politika aktuale maqedone i ka të gjitha mundësitë për të vënë në lëvizje manovrat e saja politike përkundrejt faktorit ndërkombëtar, duke shfrytëzuar dhe më së miri një element si radikalizmi islamik, të cilin e gjen me bollëk në zonat rurale, aty ku injoranca mbretëron, si dhe shpeshherë shfaqet si identitet më vete. Gjithsesi duhet pritur në konkludime të mëtejshme. E vërteta do zbardhet, pasi nuk mund të fshihen më sot si një shekull më parë faktet, si pasojë e ekzistencës së medias dhe mjeteve moderne të komunikimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 02-05-2012 më 11:42
    relata refero

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Pajtohem me theniet e mesiperme.....mefshtesia e faktorit Shqyptar ne Iliride eshte i pa pranueshem...
    Pa medoni sikur te pakte nja 5oooo veta te kishin dale ne nje demostrim kundra arrestimeve dhe sidomos guackes etiketuese te ketyre arrestimeve "ilamiste fondamentale" e TA SHKUNDNIN NJEHERE ATE SHKUP.....MJAFT PRITEM NGA KLASA E SEMURE POLITIKE
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #74
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Kush qenka e vërteta? Kush i priti kosovarët, kur u shpërngulën në harkun kohor të disa javëve në shifra që kaptin një milionë drejt Shqipërisë? Në atë kohë kur vendi dilte nga një luftë shkatërrimtare civile, ku çdo gjë e ndërtuar gjatë demokracisë, si në aspektin ekonomik po ashtu dhe nga ana e reformave politike u sheshua dhe u desh të fillohej nga e para, me mijëra familje shqiptare hapën dyert fatkeqëve, duke ndarë dhe atë pak ushqim që kishin. Problemi është se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë duhet të mësohen me faktin që gëzojnë shtetin e tyre dhe nuk duhet të presin çdo gjë nga shteti shqiptar. Kultura e kundrimit nga qielli, qarjes së papushueshme dhe fajësimit të të tjerëve nuk është efektive, madje në rastin e Maqedonisë paaftësia politike dhe organizative shqiptare kalon çdo kufi të imagjinatës, që reflektohen me mungesën e organizimit të një mediumi politik panshqiptar, i cili do të punonte më së miri në favor të interesave gjeopolitike shqiptare në Ballkan, duke marrë dhe një pjesë të mirë të frenave të pushtetit maqedon. Derisa paaftësia e tyre qëndron në nivele të tilla, politika aktuale maqedone i ka të gjitha mundësitë për të vënë në lëvizje manovrat e saja politike përkundrejt faktorit ndërkombëtar, duke shfrytëzuar dhe më së miri një element si radikalizmi islamik, të cilin e gjen me bollëk në zonat rurale, aty ku injoranca mbretëron, si dhe shpeshherë shfaqet si identitet më vete. Gjithsesi duhet pritur në konkludime të mëtejshme. E vërteta do zbardhet, pasi nuk mund të fshihet më sot si një shekull më parë faktet, si pasojë e ekzistencës së medias dhe mjeteve moderne të komunikimit.
    Une shkrova qe ka atdhetare , por per fat te keq SHUME PAK , dhe disa naga ata i njofi qe i kane nga dy zemra jo nje , por perseri po them JANE SHUME PAKE !
    Gje qe shifet , dhe kjo mua me ben te bej vetevrasje nga inati .
    Kush qenka e vërteta? Kush i priti kosovarët, kur u shpërngulën në harkun kohor të disa javëve në shifra që kaptin një milionë drejt Shqipërisë?
    Kishte asi qe ndihmuan me zemer , kishte edhe asij qe merrnin nga 1000 euro ne muaj nga kosovaret per nje dhome , kurse ne Maqedoni , nga shqiptaret atje , i kishin gjitha dyert e hapura ..

    Problemi është se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë duhet të mësohen me faktin që gëzojnë shtetin e tyre dhe nuk duhet të presin çdo gjë nga shteti shqiptar.
    Shko gezoje ti ate shtet http://www.telegrafi.com/lajme/perso...p-79-1985.html se Shqiptari ska ndermend .. .
    Ma trego nje rast cfare ndihme i dha Shqiperia -shqiptareve te Maqedonise ?

    Sa i perket radikalzimit Islamik , pajtohem deri diku por nuk me duket qe ajo eshte aq ne nivel te madhe sa qe e paraqesin ne mediat Shqiptare..
    Ne Maqedoni behet lufte per KOMB , dhe kjo eshte deshmuar qe 100 vite rreshte.

  5. #75
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Një kafe nga nëna e të arrestuarit
    02/05/2012 16:28:00KOHA
    Madhesia e germave:


    Pasi kishin bastisur, konfiskuar kompjuterin dhe telefonat celularë, në shtëpinë e njërit nga të arrestuarit policët kishin kërkuar të pinë edhe kafe nga zonja e shtëpisë. “Kërkuan edhe kafe me pi. S’kishim çfarë të bëjmë, kush s’guxojke me ju thënë jo. U çua nëna dhe u bëri kafe. Njëri polic bile edhe ka fjetur dy orë në sallon se tha se ka qenë i lodhur dhe tërë natën pa gjumë”, rrëfeu për ekipin e gazetës “KOHA” një i ri, familjar i tre vëllezërve Haziri nga Shutka. (A.Z./KOHA)
    http://www.koha.mk/aktuale/13906.html

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Kush qenka e vërteta? Kush i priti kosovarët, kur u shpërngulën në harkun kohor të disa javëve në shifra që kapnin një milionë drejt Shqipërisë? Në atë kohë kur vendi dilte nga një luftë shkatërrimtare civile, ku çdo gjë e ndërtuar gjatë demokracisë, si në aspektin ekonomik po ashtu dhe nga ana e reformave politike u sheshua dhe u desh të fillohej nga e para, me mijëra familje shqiptare i hapën dyert fatkeqëve, duke ndarë dhe atë pak ushqim që kishin. Problemi është se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë duhet të mësohen me faktin që gëzojnë shtetin e tyre dhe nuk duhet të presin çdo gjë nga shteti shqiptar. Kultura e kundrimit nga qielli, qarjes së papushueshme dhe fajësimit të të tjerëve nuk është efektive, madje në rastin e Maqedonisë paaftësia politike dhe organizative shqiptare kalon çdo kufi të imagjinatës, që reflektohet me mungesën e organizimit të një mediumi politik panshqiptar, i cili do të punonte më së miri në favor të interesave gjeopolitike shqiptare në Ballkan, duke marrë dhe një pjesë të mirë të frenave të pushtetit maqedon. Derisa paaftësia e tyre qëndron në nivele të tilla, politika aktuale maqedone i ka të gjitha mundësitë për të vënë në lëvizje manovrat e saja politike përkundrejt faktorit ndërkombëtar, duke shfrytëzuar dhe më së miri një element si radikalizmi islamik, të cilin e gjen me bollëk në zonat rurale, aty ku injoranca mbretëron, si dhe shpeshherë shfaqet si identitet më vete. Gjithsesi duhet pritur në konkludime të mëtejshme. E vërteta do zbardhet, pasi nuk mund të fshihen më sot si një shekull më parë faktet, si pasojë e ekzistencës së medias dhe mjeteve moderne të komunikimit.


    cka ka ba shteti kshqiptar per shqiptaret ne maqedoni. Na permen vetem ni dicka qe ka bo dha ta dim per ner

    nuk priti vec shqipnia refugjate po priti gjith rajoni

    shqiptaret jasht kufijve jan jetima. Nana shqipni i ka lan ne balte moti.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #77
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Une shkrova qe ka atdhetare , por per fat te keq SHUME PAK , dhe disa naga ata i njofi qe i kane nga dy zemra jo nje , por perseri po them JANE SHUME PAKE !
    Gje qe shifet , dhe kjo mua me ben te bej vetevrasje nga inati .

    Kishte asi qe ndihmuan me zemer , kishte edhe asij qe merrnin nga 1000 euro ne muaj nga kosovaret per nje dhome , kurse ne Maqedoni , nga shqiptaret atje , i kishin gjitha dyert e hapura ..


    Shko gezoje ti ate shtet http://www.telegrafi.com/lajme/perso...p-79-1985.html se Shqiptari ska ndermend .. .
    Ma trego nje rast cfare ndihme i dha Shqiperia -shqiptareve te Maqedonise ?

    Sa i perket radikalzimit Islamik , pajtohem deri diku por nuk me duket qe ajo eshte aq ne nivel te madhe sa qe e paraqesin ne mediat Shqiptare..
    Ne Maqedoni behet lufte per KOMB , dhe kjo eshte deshmuar qe 100 vite rreshte.
    Me 1000 euro për periudhën në fjalë merrje me qera një apartament të tërë për tërë vitin, duke llogaritur dhe vlerën më të lartë të parasë në atë kohë. Të vetmet ambjente që i afrohen shifrës së pretenduar janë në zonën e ish bllokut, ku sigurisht janë qendra tregtare dhe zyra dhe duke llogaritur situatën, kosovarët nuk ishin të interesuar për këto të fundit. Sigurisht që nuk e përjashtoj mundësinë e ekzistencës së rasteve të veçanta ku qëndrimi në shtëpi është kryer në shkëmbim të një shume monetare. Njerëz të tillë, që kërkojnë të përfitojnë në raste të veçanta, ndodhen në tërë botën: paraja nuk njeh atdhe. Por pjesa dërrmuese e të shpërngulurve të luftës, të cilët u dyndën drejt Shqipërisë dhe jo Maqedonsë, iu hapën dyert përkundrejt detyrës humane, pak rëndësi nëse ishte atdhetare ose jo. Nga ana tjetër, shqiptarët e Maqedonisë janë faktor politik vendimtar në arenën politike maqedone, janë të (keq)organizuar me lëvizje politike që nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ku sëpari preferojnë aleancën me sllavin sesa me bashkëatdhetarët e tyre, vetëm e vetëm se bien ndesh me idealet e tyre inekzistente politike dhe interesat personale. Nëse ndodhin ngjarje të tilla si dhunimi i të rinjve shqiptarë, pesha kryesore e fajit bie mbi paaftësinë e politikanëve që përfaqësojnë shqiptarët në shtetin maqedon, e më tej në plan dytësor faji shtrihet mbi strukturat shtetërore, të cilat kanë dorë të lirë veprimi, si pasojë e keqfunksionimit të organizimit ndërshqiptarë. Dhe ky organizim nuk mund të vijë nga shteti shqiptar, por veç nga brënda shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët i kanë mjetet e duhura politike në dispozicion, përpos dëshirës së mirë për të vepruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 02-05-2012 më 12:22
    relata refero

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Uriel pse po ti preket ni qime floku ni serbi ne kosov qohet krejt serbia me popull e me qeveri ne kam?

    pse kur ni himarjot vritet per ceshtje banale ne shqipni krejt aparati shtetror grek hidhet ne sulm?

    pse shqipnia fle? shteti ame ka detyrim ndaj bijve te vet kudo qe jan. shqipria asht ajo qe duhet ti organizoj shqiptaret e maqedonis (edhe politikant atje kan shum faj) por po tva shtrengoj rrypat shqipnia dhe ato bin ne dyzen.

    kjo asht katastrof te arrstojsh pleq e plaka si terroriste asht e panigjume kun. e dy shtetet shqiptare heshtin

    marrja ka me i mulu per jete e mot ma zi se i ka mulu
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #79
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Shqiptaret sot ndahen ne dy grupe:
    Shqiptaret qe e perkrahin Islamin dhe Shkupin
    dhe
    Shqiptaret qe jane prosllave

    Zgjedhja eshte e juaja

  10. #80
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356


Faqja 8 prej 76 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •