Pershendetje Albos
Jam nje nder ata anetare te forumit qe kane shkruajtur me nje pseudonim tjeter(per shkak te humbjes se atij pseudonimi) dhe ne nje njerin nga lincet qe ti ke vendosur me lart, kam shkruajtur por edhe kam vendosur lajme qe nxisin krijimin e partise islamike.
Futja e Shqiperise ne konferencen islamike, ndertime xhamiash ne cdo cep te Shqiperise, veshja mesjetare e disave apo cdo myslimani shqiptar, eshte vetem maja e aisbergut te anarkise se pafund te shqiptareve ne Shqiperine 3 milioneshe. Jam shume dakord qe ne Shqiperi fanatizmi nuk ka fund ashtu sic edhe ne krahinen ku kam lindur njerezit me paramendim po injorojne kushtetuten aktuale shqiptare dhe me injorancen e tyre pa shkolle po marrin persiper nje lufte me hasmeri, gjakmarrje, vrasje femijesh per larj hesapesh, kur vete kanuni i Dukes Leke Gjini i mbeshtetur edhe ne Bibel nuk ka kurrfare lidhje me ato cka bejne njerezit ne veri te Shqiperise pse jo edhe ne treva te tjera ne Shqiperi.
Disa nga kushtet e Bashkimit Evropian per cdo shtet per tu pranuar ne BE eshte
1)gjuha,
2)flamuri,
3)rindertimi i memories historike e se kaluares
4)demshperblimi i atyre qe u persekutuan nga rregjimi i se kaluares hoxhiste dhe krijimin e kushteve te mepashme per te shtruar shtratin per tu perfshire ne anetaresimin ne bashkimin evropian
5)sekularizimi kur bie fjala qe institucionet me te larta te shtetit te jene te pavarura,
6)gjithashtu nje faktor tjeter qe duhet riparuar qe bren shoqerine shqiptare eshte njohja zyrtare me dokumentacione e te gjithe atye qe kane prona dhe qe aktualisht shume prej tyre figurojne si fantazma ne tokat ku kane ndertua vila, shtepi, e toke pjellore.
7)Njohja dhe liria e besimit fetar te cdo shtetari ne Shqiperi
Qe ne Shqiperi ka nje fryme islame, mjafton te lexojsh ne websitin e zemra shqiptare autore artikujsh qe jane me pozicione dhe me peshe qe punojne ne institucionet me te larta te shtetit shqiptar, gjithashtu ne gazeten "koha jone" para disa vitesh nje punonjes policie i rangut te larte ne Shqiperi mbante kuranin mbi tavoline ne zyre.
Flasim per bashkjetese ndermjet komuniteteve te besimeve te ndryshme por nuk mund te injorohet nje fakt i paradisamuajsh kur eshtrat e At Nikoll Kacorrit nenkryetarit te pavaresise se Shqiperise u kthyen nga Vjena dhe u vendosen ne Durres dhe nuk pati asnje ceremoni duke perjashtuar disa mirditore dhe klerike katolike, asnje zyrtar i larte i qeverise nuk u ndodh ne aeroport, asnje imam apo hoxhe nuk mori pjese ne ate ceremoni apo ndonje klerik i fese orthodokse
Dhe te jemi reale pasi flasim per nenkryetarin e pavaresise se Shqiperise i cili kishte nje prind mysliman dhe tjetrin katolik. Ku eshte bashkejetesa fetare ne kete mes? Kerkohet unifikim per kombin shqiptar dhe injorohet e drejta nga cdo komunitet fetar por edhe nga zyrtare per te ngjizur si komb me vete
Zyrtaret shteterore qe vleresojne figura kombetare mos kane kaluar ne halucinacione apo kane frike se u prishen bisneset per te cilat tashme ata jane majmur?
Pikerisht sot mbas 20 vitesh duheshin mbledhe te gjithe dhe te vendosin lule ne varrin e ketij burre shteti.
Asnjeri nuk u tregua as nacionalist, as fetar, as harmonik, apo sic thote kryeministri shqiptar kete vit festojme 100 vjetorin e pavaresise
Eshtrat e dom Nikoll Kaēorrit transportohen me karrocė mallrash
TIRANE- Skandal qeveritar me eshtrat e misionarit dhe nėnkryetarit tė qeverisė sė parė shqiptare, imzot Nikoll Kaēorrit. Asnjė qeveritar shqiptar, madje as nga ndonjė i rangut mė tė ulėt nuk ka qenė i pranishėm nė aeroportin e Rinasit mė 9 shkurt 2011, kur nga Austria kanė mbėrritur eshtrat e nėnkryetarit tė qeverisė sė Vlorės.
Por duke mos u ndalur me kaq, skandali vijon edhe mė tej. Sepse nė Rinas nuk kishte asnjė shenjė protokolli qeveritar pėr themeluesin e parė tė kėsaj qeverie. Gazeta Shqiptare denoncoi skandalin duke publikuar dhe foto ku duket qartė se arkivoli qė mbante eshtrat e themeluesit tė alfabetit shqip, ėshtė transportuar me njė karrocė mallrash.
Madje zyra e protokollit qeveritar nuk ka lejuar tė afrojė makinėn pranė avionit qė arkivoli tė mos merrej nėn dore si tė ishte ndonjė valixhe. Mė pas eshtrat e dom Nikollė Kaēorrit janė transportuar me njė karrocė mallrash. Nė fakt nuk ke ē'tė presėsh mė shumė, kur ministri i Kulturės, ėshtė ende nė "kėrkim tė eshtrave" tė Ismail Qemalit....- shkruhet nė artikullin e botuar sot nė Gazeta Shqiptare i cili shoqėrohet dhe me njė reagim tepėr indinjues tė Fritz Radovanit, (i pėrndjekur politik, dhe autor i disa librave, me banim nė Australi) me titull Eshnat e Dom Nikoll Kaēorrit frikėsojnė qeverinė anadollake tė Tiranės".
Nė ceremoninė e pritjes sė eshtrave tė Dom Nikollė Kacorrit kanė qenė tė pranishėm pėrfaqėsues tė Kishės nė Durrės dhe shoqata Durrėsi por dhe dhjetra qytetarė tė qytetit bregdetar.
Ceremonia mortore e Kacorrit, njėrit prej figurave themelore tė shtetit shqiptar u zhvillua tė dielėn, mė 13 shkurt nė Kon-Katedralen "Shėn Luēia" tė Durrėsit. Nė kėtė ceremoni mori pjesė dhe kryemonistri Berisha. Ai e cilėsoi "Shenjt i pavarėsisė sė kombit", klerikun dhe atdhetarin Dom Nikollė Kaēorri, eshtrat e tė cilit u kthyen nė atdhe pas 94 vjetėsh qė ai prehej nė Vjenė ku dhe ndėrroi jetė mė 29 maj 1917.
Dom Nikoll Kaēorri njihet si njė nga personalitetet qė shpallėn pavarėsinė e Shqipėrisė nė 28 nėntor 1912, dhe nėnkryetari i qeverisė sė parė shqiptare qė ngriti Ismail Qemali. Eshtrat e tij u kthyen nė atdhe me iniciativėn e njė grupi veprimtarėsh shqiptarė, nė prag tė 100-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, dhe do tė prehen nė altarin e Kishės "Shėn Luēia", ku ai shėrbeu pėr 24 vjet.
(s.g/balkanWeb)
Krijoni Kontakt