Close
Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 181
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shkodra ka qene vilajeti me i madh dhe me i pushtetshem ne Shqiperi ne kohen e Perandorise Otomane. Turqit e Shkodres ishin me nam ne gjithe perandorine otomane pasi gezonin privilegje te vecanta nga Sulltani qe nuk i gezonin te tjeret: nuk paguan taksa dhe nuk i dergonin femijet e tyre ne lufte ne ushtrine e Sulltanit. Ne vilajetin e Shkodres bente pjese edhe Kosova, Kosova eshte bere vilajet me vete shume vone, dhe u be pasi donte te gezonte te njejtat privilegje si turqit e Shkodres.

    Nuk eshte rastesi qe turqit me ardhjen e demokracise ndertuan xhamine me te madhe ne Ballkan ne Shkoder, ashtu sic nuk eshte rastesi qe para 5 vjetesh u krijuar edhe "Partia Islamike e Shqiperise" po ne Shkoder. Ne disa reportazhe mediat turke kane publikuar pranine e minoritetit turk ne Shqiperi ku Shkodra mbahet si epiqendra tradicionale e ketij minoriteti.

    Ishte po ky minoritet qe organizoi edhe Lidhjen e Prizrenit me urdher te Sulltanit, dhe i zune me gurre patriotet shqiptare te Keshillit te Manastirit ne 1911, kur shkuan u kerkuan mbeshtetje e ndihme per levizjen kombetare qe sapo po merrte forme.

    Albo
    Nuk u pergjigje
    Si quhet organizata e minoritetit turk te Shkodres dhe sa jane perafersisht. Mundsisht me referenca.

    Faktet per myslimant e Shkodres qe ti quan turq jane kto

    “Nuk ka krahinė nė botė kaq tė pabindur ndaj sulltanit”, shkruante ne 1730-en zėvendėskonsulli venedikas

    Myslimant e Shkodres u rebelun per 100 vjet kunder osmanve me Bushatlit.

    Myslimant e Shkodres fillun te paret kryengritjet mbas ramjes se Bushatlive ne vitin 1832 duke detyru Porten me shkarku Ali Namik pashen.
    Zevendsusi i kti te fundit, Hafiz Pasha u nxorr jashte me lufte prej myslimanve shkodran te udhehequn prej hoxhes Idriz Boksi ne 1835
    Ne 1854 mbas nji mbledhjes ne nji xhami myslimant e Shkodres vendosin me fillu kryengritjet te udhehequn persri prej nji hoxhe: Haxhi Hasan Alia (Sheh Shamia). Konseguenca asht shkarkimi i Osman Pashes.
    Ne 1856-en prap dy hoxhallare, Salih efendia I Madh e Ahmet efendi Kalaja udheheqin myslimant shkodrane ne nji tjeter lufte kunder 10.000 osmanve.
    Ne 1869 arrestohet paria e myslimanve shkodrane per shkak se po pergatitnin nji kryengritje. Nder ta tre hoxhallare: Ahmet efendi Kalaja, Daut Boriēi e Ibrahim Idriz Hoxha.
    Ne 1870 tjeter kryengritje e myslimanve shkodrane qe mbyllin Pazarin, prap e udhehequn prej Ahmet efendi Kalase.
    Po ne 1870 zhvillohet Beteja e Vrakes. Edhe aty nder kryesoret Hoxhe Bajrami. Beteja humbet per shkak se malesoret sulmojne para kohet, por megjithate Islam Pasha detyrohet me lane detyren e valiut, dhe del prej qytetit mes dy reshta qytetaresh shkodranesh qe e gjujne me kalbsina.

    Permenda vetem kryengritjet e myslimanve shkodrane te udhehequna prej hoxhallarve. Se ka me dhjetra te tjera e po aq pashallare turq qe deboheshin ose shkarkoheshin prej Portes.
    Natyrisht ne kto kryengritje kane marre pjese edhe katolikt

    Komuniteti turk i Shkodres paska organizu nji levizje mbare kombetare si Lidhja e Prizrenit??
    Po Filip Ceka, Simon Simoni, Ndreke Shiroka, Gjon Muzhani etj qe ishin nder themeluesit e deges se Shkodres a thu ishin turq
    Juve te ''Lidhjes Ballkanike'' Lidhja e Prizrenit ju duket lidhje pro turke, se mbronte trojet shqiptare prej gllaberimit greko-shkinor, por shqiptaret e mendojne ndryshe. Asht nder per myslimant shkodrane qe kan lujt nji rrol te randsishem. Edhe aty duhen permend hoxhallaret shkodrane si Daut efendi Boriēi, Selim efendi Hoxha, Ibrahim efendi Dragusha, Jusuf efendiu, Ibrahim efendi Hoxha te cilet u dallun p.sh. ne mbrojtjen e Ulqinit, ku u luftu kunder ushtrive turke qe donin me ia dorzu Malit t'Zi.

    Pergjigja e telegramit te Riza Pashes qe i kerkonte Deges se Shkodres me ia dorzu Ulqinin malazezve: Permbajtja e urdhnit telegrafik e ardhun dje iu komunikue fjale per fjale popullit te perbame prej myslimaneve dhe kristjaneve por sikurse kerkesat dhe protestat qe kemi paraqite deri tash ndaj zyrave te nalta edhe kesaj here populli na pergjigjet se kurresesi nuk e pranojne qe Ulqini t'i pershtatet Mali t'Zi
    28 gusht 1296 hixhri
    Letrat e vell.Coba: ''Studime Historike'',v.1968,nr.33,fq.126


    Meso ma shume here tjeter ose mos fol per gjana qe nuk din.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 16-04-2012 mė 17:01

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anėtarėsuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikė
    Postime
    251
    Kosova.Pr
    Me sa shoh un tek ajo harta qe ke postuar ti ne shkrimin #54 vilajeti i kosoves ka si kryeqender Prizrenin dhe jo Shkupin.
    Te pakten ashtu tregon harta
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  3. #143
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    deri tani komentet me realiste jane ate te "puroshkodran".Do te isha kurioz per replika nese dikush do te ishte i interesuar te na paraqiste fakte e tjera,si psh argumentimi i hipotezes se Lidhja e Prizrenit na u paska hartuar nga Sulltani (teze qe vetem turkoshaku Olsi Jazexhi e ka mbeshtetur)!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #144
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Historia e Lidhjes se Prizrenit
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=18482

    Lidhja e Prizrenit u organizua nga Sulltani apo shqiptaret?
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=116449

    Partia Islamike e Shqiperise themelohet ne Shkoder
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32981

    Minoriteti turk i Shkodres kunder bustit te Nene Terezes
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=63742

    "Forumi Musliman" kunder fjalimit te presidentit Moisiu ne Oksford
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=56954

    Lexim te kendshem.

    Albo

  5. #145
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Historia e Lidhjes se Prizrenit
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=18482

    Lidhja e Prizrenit u organizua nga Sulltani apo shqiptaret?
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=116449

    Partia Islamike e Shqiperise themelohet ne Shkoder
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32981

    Minoriteti turk i Shkodres kunder bustit te Nene Terezes
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=63742

    "Forumi Musliman" kunder fjalimit te presidentit Moisiu ne Oksford
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=56954

    Lexim te kendshem.

    Albo
    Ne asnje nga keto tema nuk gjen ndonje fakt,por vetem fjale boshe.Kulmi eshte me Forumin Mysliman qe doli kunder Presidentit.Apo Myslimanet e Shkodres sipas Top Channelit kane kundershtuar bustin e Nene Terezes.Keto jane argumente qe ngjasojne me nje te mbytur qe kapet tek fija e kashtes!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Historia e Lidhjes se Prizrenit
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=18482

    Lidhja e Prizrenit u organizua nga Sulltani apo shqiptaret?
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=116449

    Partia Islamike e Shqiperise themelohet ne Shkoder
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32981

    Minoriteti turk i Shkodres kunder bustit te Nene Terezes
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=63742

    "Forumi Musliman" kunder fjalimit te presidentit Moisiu ne Oksford
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=56954

    Lexim te kendshem.

    Albo
    keto lidhje ............................
    JANE SI AJO JIDHJA QE PARAQITET NE NJE TEME TJETER PER LUFTETARIN E GJUHES DHE PENES SHQIPE PETRONINI LUARASIT.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    A e kuptoni se Albo ka si reference vetem forumin.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  8. #148
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    A ka lindur vertet nje force e rendesishme politike? U mbetet zgjedhjeve ta vertetojme.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Camet ishin njerez me pushtet ne Greqi dhe ne oborrin e sulltanit ne Stamboll. Ata ishin veglat me qorre te Sulltanit ne vilajetin e Janines dhe jo vetem qe nuk e ndihmuan levizjen per pavaresi, por e goditen ate ne cdo mundesi qe iu dha. Arsyeja ishte e thjeshte: pasurine e pushtetin e tyre e kishin te lidhur me Perandorine Otomane, dhe nje Shqiperi e pavarur per ta, do te thote humbje te pushtetit, ofiqeve e pasurive. Prandaj ata bene te pamunduren per t'ia zgjatur ditet Perandorise Otomane.

    Kjo eshte edhe arsyeja qe me mundesine e pare qe iu dha, pjesa derrmuese e cameve muslimane zgjodhen qe te vete ekstradohen ne Turqi e jo ne Shqiperi. Turqine e konsideronin atdheun e tyre, e jo Shqiperine.

    Dhe kur flasim per "camet", njerezit bejne gabimin qe i fusin camet ne nje thes. Jo te gjithe camet ishin muslimane dhe jo te gjithe camet ishin idhtare te Sulltanit e Perandorise Otomane. Ka plot came orthodhokse sot ne Greqi qe jetojne ne trojet e tyre dhe me zakonet e tyre.

    Gjeja tjeter qe duhet te dish eshte se Turqia e ka qejf ceshtjen came, ashtu sic e kish qejf edhe Musolini ne Itali, pasi perben nje pretekst per te per t'iu afruar kufirit verior te Greqise nepermjet Shqiperise. Ceshtja came eshte molla e preferuar e sherrit si per turqit, edhe per italianet per te shtrire hegjemonine e tyre ne Evropen Juglindore.

    Sot camet ne Shqiperi mbahen per "nacionaliste te medhenj", duke u bere vegla te qeverive te vendeve fqinje per te trazuar politiken shqiptare dhe maredheniet me fqinjet. Retorika e Shpetim Idrizit dhe Kreshnik Spahiut eshte retorike e njejte, alla-turka.

    Albo
    te njejte neveri si gjithmone me ngjall kur te lexoj sa here shkruan per ēam e kosovare.sllav turk grek je se nga gjaku shqiptar nuk te ka mbetur asnje pike (po te keshe pasur ndonje here).
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  10. #150
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Ne asnje nga keto tema nuk gjen ndonje fakt,por vetem fjale boshe.Kulmi eshte me Forumin Mysliman qe doli kunder Presidentit.Apo Myslimanet e Shkodres sipas Top Channelit kane kundershtuar bustin e Nene Terezes.Keto jane argumente qe ngjasojne me nje te mbytur qe kapet tek fija e kashtes!
    Nese nuk do te lexosh, ose nuk do te pranosh si te verteta ato fakte qe lexon, eshte e drejta tende te besh nje sy qorr e nje vesh shurdh. Por mos kujto se ne te tjeret i trembemi te vertetave historike si djalli eres se thimjamit.

    Vete dokumenti i Lidhjes se Prizrenit e ben te qarte per kedo qe ka sy ne balle te kuptoje qe ajo u mbajt per ti dhene nje mbeshtetje Sulltanit dhe Perandorise Otomane, demtuar ndjeshem nga humbja e luftes me ruset. Ajo nuk ka asnje permbajtje "kombetare" apo "patriotike". Dhe ka plot citate ne librat e historise te shkruar nga te huaj qe e bejne te qarte qe Lidhja e Prizrenit u thirr nga Sulltani. Te huajt (anglezet) nuk kane motive te genjejne per ceshtje te tilla.

    Tani per Forumin Musliman, duhet te mesosh qe nuk eshte nje organizim organik i komunitetit musliman ne Shqiperi, por eshte nje organizate e transplantuar nga te rinj shqiptare qe jane shkolluar jashte vendit sponsorizuar nga vende islamike. Misioni i tyre eshte i dyfishte: a) te perfaqesojne me se miri interesat e te huajve qe i sponsorizojne b) te sfidojne rolin dhe misionin e Myftinise Muslimane te Shqiperise, qe eshte institucioni tradicional i komunitetit musliman ne vend. Dhe ne rastet ne fjale, Myftinia nuk beri asnje deklarate pro apo kunder, por Forumi Musliman prononcohet i pari.

    A e kuptoni se Albo ka si reference vetem forumin.
    Kur kam te bej me njerez si puna tende qe jo vetem nuk lexojne por edhe kur shprehen nuk shkruajne me shume se 1 rresht, une i referohem Forumit. Njerez qe jane studente te perjetshem te historise dhe qe i kane qejf librat e historise, do t'iu rekomandoja libra te tjere si: "Albanian National Awakening" nga Prof. Dr. Stravro Skendi qe eshte historiani i vetem profesionist shqiptar i shekullit te XX qe ia vlen te lexohet. Apo librin e Noel Malcolm, "Kosovo: A short story" ky edhe ai prek shkarazi keto realitete.

    Problemi me ju eshte se as nuk dini e as nuk doni te mesoni, e te tille njerez nuk i ndihmon dot edhe sikur te duash.

    Albo

Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •