Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 181
  1. #51
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    mardo, nese je tu prite ndonje politikan ta rregullon jeten tane ne demokeraci kote ke.
    Demokeracia vetem te garaneton lirin mos te ndale kush te thuash ate qe e mendon. Tjerat jan lufte, pune per jetes.Nese i ben punen e luften per jete me nder, do te jesh i nderu.
    Nese prete te mbyllen kufit mos te kete shqypetar qe duan te dalin e te hyn ne Shqypeni,, Lutu te kethehet diketatura, Vetem enveri ua garanetonte ate jete begate e komode Shqypetareve.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anėtarėsuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    mardo, nese je tu prite ndonje politikan ta rregullon jeten tane ne demokeraci kote ke.
    Demokeracia vetem te garaneton lirin mos te ndale kush te thuash ate qe e mendon. Tjerat jan lufte, pune per jetes.Nese i ben punen e luften per jete me nder, do te jesh i nderu.
    Nese prete te mbyllen kufit mos te kete shqypetar qe duan te dalin e te hyn ne Shqypeni,, Lutu te kethehet diketatura, Vetem enveri ua garanetonte ate jete begate e komode Shqypetareve.

    ku ka me mire se me jetu ne vend tand .......ca lidhje ka kjo qe je tu shkrujt

    mos fol ashtu sic voton :-- PERCARTE

  3. #53
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Si vendlindeja nuk ka.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #54
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=jAERsOmXDJc

    Gjergj ata kane harruar kush se eshte flamuri yne , ata kane harruar se kush eshte flamuri KUQ E ZI.

  5. #55

    Question Kuq e Zi dhe V.V a meritojne te provohen ?

    Levizja Kuq e Zi dhe VetVendosja jane dy levizje qe te gjithe kemi degjuar dhe lexuar mbi programin e tyre. E hap kete teme duke marr shkas ndaj ndodhive te fundit ne rajon ku politikanet e dy shteteve tona po rrine indiferent ndaj shume mospajtimeve qe ne si popull dhe histori kemi me fqinjet tane. Nderkohe qe politikanet aktuale ne krye te popujve shqiptare te ndare ne therrime , po perkrahin cdo inters te Serbeve, Grekeve dhe BE-se edhe pse keto interese jane drejt per drejte ne dem te Shqiptareve.

    Kufiri detar mes Greqise dhe Shqiprise...Ceshtja e tokave came qe u varros....Ndalimi i qytetareve Cam per te hyr ne Greqi....Sharjet , ofendimet dhe shantazhet qe behen nga Ushtria dhe politika Greke.....Kufiri i veriut me barrikada e tjera probleme atje....Recipropriteti i mardhenjeve tregtare mes Sebise dhe Kosoves qe funksionon vetem ne krahun e Serbeve....Ndalimi i flamurit ne Maline e Zi.... Cdo dite nje incident ne Maqedoni mes Shqiptareve dhe Maqedonsve etj etj etj incidente qe Politika e dy shteteve tona jo vetem qe rri indiferent dhe nuk ben te pakten nje note proteste, por ngren dhe policin e shtetit duke rrahur dhe keqtrajtuar kedo qe krijon grumbullime per te kerkuar te drejtat e mohuara dhe cenimet territoriale apo ekonomike kombetare.

    Shikuam sefundmi qe edhe BE po anashkalon ceshte e drejta dhe po punon per interesat e veta qe ka me Serbet dhe Greket duke i ofruar njeres pale mbeshtetje te forte ekonomike per te kaluar krizen dhe Serbis , i shtrin doren e antarsimit si te denje dhe ne shenje mirnjohje qe ne shekullin e 21 arrin te rikthej kohen e Nazizmit me vrasje, perdhunim, djegie, debime etj. Europa po ben hile si gjithmone dhe jemi ne qe serisht duhet te kenaqim oreksin e shteteve fqinje per territore, qe Europa te realizoje strategjit e saj politike por qe bien ne dem dhe kurriz te shqiptareve sic u be edhe para 100 viteve.

    A jan nje shanc keto dy levizje per bashkim dhe per forcim dinjitoz te Shqiptareve njehere e pergjithmone, apo edhe keto dy levizje pasi te ken marr drejtimin e popujve Shqiptar do ti mbajne larg njeri-tjetrit me pretekse dhe do vazhdojne te njejten rrjedhe politike si politikanet aktuale ?

    Une per vete jam mbushur plot me budallalleqet e PD & PS dhe nuk kam ndermend te votoj me per ta dhe jemi shume ne qytetin tim qe nuk i votojme me. Por dua te sigurohem qe vertet Levizja kuq e zi dhe v.v e meritojne voten tone
    Revolution 1848

  6. #56
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808

    Pse nuk po lind njė alternativė e re

    Nga : Armand SHKULLAKU

    Shqipėria gjendet nė njė krizė tė thellė politike jo vetėm pėr shkak tė konfliktit permanent mes PD dhe PS, mes Berishės e Ramės. Kriza, mbi tė gjitha, po shfaqet nė degradimin e mendimit politik dhe nė mjerimin e alternativave pėr ta kapėrcyer atė. Gjithė debati politik nė Tiranė ėshtė mbyllur nė zyrėn e Kryeministrit, nė llogarinė nė Twitter tė kreut tė opozitės dhe nė disa metra katrorė tė tri-katėr studiove televizive. Shumė vėshtirė tė gjesh sot njė ide apo projekt qė shkon pėrtej kėtij rrethimi, ndonėse shoqėria shqiptare ka nevoja krejtėsisht tė tjera dhe qė nuk pėrputhen thuajse fare me diskursin politiko-mediatik tė viteve tė fundit.Kreu i Ekzekutivit, nė mbledhjen e qeverisė, merret me vėllain e Bamir Topit; kreu i opozitės, pas sprovave delirante nė krijimtari, i pėrkushtohet magjisė sė rrjeteve sociale nė internet, ndėrkohė qė vendi gjendet nė njė moment delikat pėr tė ardhmen e tij, qė lidhet me afrimin nė Bashkimin Europian, ku nuk ėshtė ēudi ta shohim veten edhe pas Kosovės, e cila ende nuk e ka nisur zyrtarisht kėtė proces. Mbyllja nė kėtė rreth tė ngushtė dhe tė mjerė interesash politike ka pėrfshirė edhe mediat, shoqėrinė civile dhe atė qė mund tė quhet mendim politik apo intelektualizėm i angazhuar. Kamerat rrallė dalin pėr tė konfrontuar me terrenin ato qė thuhen nė zyrat e politikanėve, debatet bėhen vetėm nė studiot e TV-ve dhe intelektualėt flasin atėherė kur ka nevojė politika, dhe jo shoqėria.Kjo varfėri e thellė e ideve dhe alternativave tė reja, nė njė vend me popullsi aktive dhe plot interesa, po shfaqet dramatikisht kohėve tė fundit nėpėrmjet fenomeneve karikaturore si lėvizjet nacionaliste romantike apo “disidencat” e reja brenda PD. Aq e madhe ėshtė mungesa e vizioneve, e njė fryme tė re apo njė morali tė ri, sa pėr ditė me radhė, media serioze, analistė me peshė dhe gazetarė me pėrvojė ngrenė e ulin, sjellin e rrotullojnė frazat e Kreshnik Spahiut apo pendesat e Gazmend Oketės. Ligjėrimet pėr tradhti kombėtare, pėr parti bolshevike, pėr autoritarizėm e mungesė demokracie rikthehen pėrsėri dhe zėnė vendin kryesor nė debatin publik, pavarėsisht se tė gjithė e dinė se nuk janė ato thelbi i problemit dhe se nuk janė ato shkaku i krizės sė alternativave tė reja politike nė Shqipėri.E, nėse politika qėllimisht e kurthon debatin nė kėto tema (akuzat e ndėrsjella, sulmet personale, komisionet parlamentare e plot kotėsi tė tjera), edhe pjesa tjetėr e shoqėrisė mbetet peng i tyre. Madje shpesh ndesh edhe nė analiza qė pa u shqetėsuar pėr fenomenin, merren me pasojat e tij. A merr vota nga PD-ja Aleanca Kuqezi, apo rrezikon mė shumė opozitėn? Sa dėmtohet Berisha nga partia e Topit? A mund t’i bėjė numrat me Ilir Metėn edhe nė zgjedhjet e ardhshme? Dhe kėshtu, fenomene mediokre, si lėvizja nacionaliste e Spahiut apo disidentė qė zbulojnė nė vitin 2012 se Berisha qenka autoritar, kalojnė jo vetėm si diēka normale, por gati-gati serviren si zgjidhje pėr tė dalė nga gjendja e rėndė ku ėshtė zhytur shoqėria shqiptare.

    Nisin stėrhollimet e deklaratave patetike tė Kreshnik Spahiut e qėmtohen shprehjet “anti-Berishė” brenda grupit tė demokratėve. Energjitė pėrqendrohen nė elemente tė dorės sė dytė, nė ngjarje qė nuk prodhojnė ndryshim, nė fenomene qė janė tė destinuara tė ngjizin vetėm dėshtime. Gjithēka mbetet brenda atij rrethit tė ngushtė e tė mjerė qė nuk lejon tė lindė diēka e re, qė ēdo gjė e mbyll nė debate sipėrfaqėsore tė konsumit tė pėrditshėm dhe qė fatkeqėsisht shoqėrisė i servir kohė pas kohe figura boshe qė shumė shpejt zhgėnjejnė si paraardhėsit.Njė alternativė e re nuk mund tė lindė nga skarcitetet qė prodhon vetė sistemi i skaduar politik shqiptar. Nuk mund tė presėsh ide tė reja qė frymėzojnė shoqėrinė e etur pėr ndryshim nė njė vend ku ka marrė fund ēdo moral politik. Ku qeverisin bashkė apo synojnė tė qeverisin ata qė nuk i bashkon asgjė tjetėr veē interesit tė ngushtė tė pushtetit. Ku pozita dhe opozita nuk dallojnė nga njėra-tjetra as nga filozofia politike e as nga pasuria ekonomike. Ku politikanėt e rinj lindin pleq dhe sapo mėsojnė tė flasin, pėrsėrisin fjalėt e kryetarit. Nuk mund tė ketė frymė tė re nė njė vend ku debati politik mbetet vetėm nė ekranet e TV, ku universitetet, forumet shoqėrore, organizatat e pavarura i kanė mbyllur dyert dhe shėrbejnė vetėm pėr fushata elektorale. Nė Shqipėri nuk ka jetė shoqėrore, nuk prodhohet debat social, nuk ka aktivizėm, nuk ka motiv pėr tė qenė i angazhuar; e, pėr rrjedhojė, gjithēka sillet rreth politikės banale tė ditės. Si mund tė lindė nė kėto kushte njė alternativė e re? Mundėsitė janė minimale, pavarėsisht se terreni ėshtė i gatshėm prej kohėsh pėr tė mirėpritur farėn e ndryshimit.Njė shembull i kundėrt me atė qė po ndodh nė Shqipėri e qė nxjerr nė pah kotėsinė e debateve tė fundit, ėshtė lėvizja “Vetėvendosje” nė Kosovė. Suksesi i Albin Kurtit nuk lidhet thjesht me idenė e tij pėr bashkimin kombėtar. Diskursi i tij nuk ngrihet mbi fraza boshe e metafora shqiponjash, por mbi njė mendim filozofik e politik, ndaj tė cilit mbetet konsekuent. Tė rinjtė i bashkohen kėtij mendimi sepse ndihen pjesė e tij, debatojnė pėr tė, diskutojnė nė universitete, organizojnė takime me filozofė, marrin pjesė aktive nė media, protestojnė dhe besojnė se janė pjesė e ndryshimit tė sistemit politik. E nė Tiranė tė rinjtė janė shndėrruar nė numra qė mbushin sallat e koncerteve partiake, shfaqen tė buzėqeshur duke marrė teserat nga lideri, pa pasur asnjė mendim politik, por thjesht duke shpresuar nė njė vend pune.Nė kėto kushte, vėshtirė se mund tė shpėrthehet rrethi i mediokritetit ku ėshtė mbyllur shoqėria shqiptare dhe njė alternativė e re duket e largėt nė horizont. Pėrpjekjet pėr ta afruar atė nėpėrmjet skarciteteve tė sistemit vetėm sa na e ngushtojnė mė shumė rrethimin dhe e thellojnė krizėn politike.

    huazuar nga Lajmi Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-03-2012 mė 21:52
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  7. #57
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    E keqja e shqiptarit eshte se gjithmon do te provoj dicka te qelbur nga koka
    Partizoni

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    - Njerėzit nė Shqipėri shpesh besojnė se gjithė politika ėshtė pis, tė gjithė politikanėt janė njėsoj...

    - E kuptoj. Eshtё e natyrshme ta mendosh kёtё.
    E kam menduar edhe unё nё shumё faza tё jetёs sime. Por tė mendosh kėshtu, ёshtё njё mёnyrё pёr t'i dhёnё hapёsirё, politikёs mё tё keqe.
    Tё thuash se gjithēka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik.
    Ka shumė politikanё tё paaftё, por jo tė gjithė.

    Tё arrish tё thuash se gjithēka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj.
    (R. Saviano)
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  9. #59
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808
    1. Luftojmė pėr Flamurin Kuq e zi, pėr mbrojtjen e tė drejtave tė popullit shqiptar.

    2. Luftojmė pėr njė Shqipėri tė Lirė, Etnike, demokratike, me bazė shoqėrore moderne.

    3. Luftojmė pėr njė Shqipėri ku do tė mbretėrojė liria e fjalės dhe e mendimit.

    4. Luftojmė pėr njė Shqipėri tė rregullueme ekonomikisht dhe shoqėrisht, nė mėnyrė qė tė mos ketė shfrytėzues dhe tė shfrytėzuem, d.m.th tė mos ketė njerėz qė jetojnė nė kurriz tė tė tjerėve; mos tė ketė bujq pa tokė tė vetėn tė mjaftueshme, puntorė krahu dhe mendjeje pa banesė dhe jetė tė sigurueme, pra njė Shqipėri tė rregullueme me njė sistem ekonomik rrėnjėsisht tė reformuem simbas shpirtit dhe nevojave tė popullit shqiptar.

    5. Luftojmė pėr njė Shqipėri ku do tė zbulohen, do tė pėrkrahen dhe do tė rriten vlerat e fshehura nė ēdo shtresė tė popullit, me anė tė shkollės shqiptare.

    6. Luftojmė pėr njė Shqipėri ku do tė ēmohen drejtėsisht tė gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine, besimi apo klase.

    7. Luftojmė pėr tė formue njė Shqipėri tė drejtueme nga njerėz tė pa kompromentuem, nga shqiptarė qė nuk janė kursyer nė ēdo kohė e nė ēdo rrethanė pėr shpėtimin dhe tė mirėn e kėtij vendi, prej burrash puntorė, tė aftė e tė ndershėm.

    8. Luftojmė pėr njė Shqipėri qė tė dėnojė pa mėshirė dhe nė mėnyrė shembullore antipatriotėt, tradhėtarėt, tė shiturit, ngatėrrestarėt, spekulluesit, spiunėt; pėr njė Shqipėri ku nuk do tė kenė vend dallkaukėt, servilėt dhe tė gjithė ata qė pengojnė zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė sė Rilindur.

    9. Luftojmė pėr tė harmonizue dhe bashkue energjitė e Kombit, pėr tė gatue bashkimin mendor dhe shpirtėror tė tė gjithė shqiptarėve.

    10. Luftojmė pėr mobilizimin e tė gjitha fuqive tė gjalla tė Kombit, kundra pushtuesit, pėr realizimin e idealit tė lartė kombėtar:

    Shqipėria Shqiptarėvet!


    Ky plan-program i njė partie qė tanimė ėshtė po thuajse e harruar nga shumica e shqiptarėve do tė ishte alternativa mė e mirė pėr ne nė Shqipėrinė dhe Dardaninė po thuajse tė korruptuar.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  10. #60
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Edhe une them qe ia vlen te provohen keto dy lyvizje,keto ēunat te pakten nuk jane te njellosur dhe te zhytur ne krim, korrupcion dhe shantazhe antikombtare,sikur te ishin te till ,kane patur raste dhe oferta te kene poste dhe funkcione te larta ne politike ,por keta nuk pranuan kete polik te shpifur te nje pragmatizmi te tejskajshem e cila ka shkelur ēdo parim njerzor dhe kombtare ,dhe defakto ka marre trajat e tradhtise se interesave kombtare!....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 03-03-2012 mė 16:03

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •