
Postuar mė parė nga
Edvin83
09 Prill 2012 - 13:46 | Shqiperi
Berisha: Patriotėt pa atdhe tė lėnduar? Me turqit lidhje tė fuqishme gjaku
TIRANE- Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD- sė informoi nė lidhje me vizitėn e tij tė fundit nė Turqi, ndėrsa u ndal tė komentojė edhe deklaratat e bėra nga ai, se mes shqiptarėve e turqve ka lidhje gjaku. Sipas Berishės janė tė kota pikėllimet e historianėve, pasi kjo ėshtė njė deklaratė mėse e vėrtetė. Ai shtoi se nė Tuqi jetojnė mė shumė shqiptarė se nė Ballkan.
Nė atė shtet ka mė shumė shqiptarė se nė Ballkan, ky ėshtė realiteti. Historia e dy vendeve ėshtė njė histori qė daton nė shekuj. Shqiptarėt ndjehen krenarė me Skėndėrbeun, dhe kanė tė drejtė po nuk mund tė injorojnė dhe Barbarosėn qė ishte shqiptar, ishte zoti i deteve, janė krenar me Lekėn, por nuk mund tė mohojnė Sinan Pashanė qė zotėroi vendet nga deti Balltik nė detrat e Jemenit. Janė krenar me Naimin por nuk mund tė injorojnė Samiun, nga veprat e tė cilit, u mor shembulli themelimin e Turqisė moderne. Perandoria ėshtė nė arkiv. 100 vitet janė vitet e bashkėpunimit mes dy vendeve sovrane. Meqėnėse disa patriotė pa atdhe janė ndjerė tė pikėlluar, ju them se shesin injorancėn e tyre ēdo ditė. Se cila ėshtė origjina e fiseve ilire dhe atyre turke ėshtė qartėsisht e njohur, dhe se cilit grup i pėrkasin, kėto janė nė njohuritė elementare tė tė gjitha shkollave e niveleve, por tė mendosh se vetėm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut ėshtė qesharake, tha Berisha.
Nė mbrojtje tė deklaratės sė tij, kreu i qeverisė u shpreh se Janė mbi 6 milionė shqiptarė nė Turqi, ka me miliona martesa, ėshtė botėrisht i njohur pasioni i turqve pėr tė marrė gra shqiptare. Cfarė tė themi ne qė kėta skanė gjak shqiptar, se kanė gjak tė pėrzierė? Jam shumė krenar me ta, se ata janė krenar me shqiptarėt. Mund tė them qė lidhjet e gjakut janė tė fuqishme, shtoi Berisha.
GAZSJELLĖSI, BERISHA: ERDOGAN MBĖSHTETJE TĖ FUQISHME SHQIPĖRISĖ
Berisha deklaroi mė tej se pėrvec investimeve turke nė Shqipėri qė pritet tė rriten mė shumė, ai ka marrė mbėshtetjen e homologut Erdogan edhe pėr projektet e gazit.
Nė fushėn e energjisė, mora garanci nga Erdogan se ai dhe qeveria e tij mbėshtesin plotėsisht projektet, tė cilat realizojnė kalimin e gazit nėpėr Shqipėri dhe bėjnė tė mundur qė edhe Shqipėria e shqiptarėt tė shqyrtėzojnė kėtė potencial. Kjo mbėshtetje ka qėnė konstante, por sot ėshtė mė e fuqishme se kurrė. Dua tė shpreh falėnderim tė pėrzemėrt pėr kėtė mbėshtetje, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt