09 Prill 2012 - 14:25 | Shqiperi
Lidhje gjaku me turqit? Njė tezė e Millosheviēit
Nga: TEDI BLUSHI
Lidhje gjaku me turqit? Njė tezė e MillosheviēitTIRANE- Kanė apo jo shqiptarėt lidhje gjaku me tur qit? Kjo ėshtė pikėpyetja provokative e njė debati tė hapur sėfundmi nga kryeministri, Sali Berisha, nė prag tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nga Ankaraja, ku ndodhej pėr njė vizitė zyrtare dy ditore (5- 6 prill), deklarata e shefit tė ekzekutivit se mes dy kombeve ekziston njė lidhje genetike ka nxitur menjėherė reagimin e historianėve e studiuesve mė tė njohur nė vend. Gazeta Shqiptare me anė tė kėtij forumi ndan sot me lexuesit qėndrimet pėr kėtė ēėshtje tė Moikom Zeqos, Auron Tares e Behar Gjokės lidhur me njė pyetje tė pėrbashkėt drejtuar secilit prej tyre: Si e komentoni deklaratėn e kryeministrit Berisha, sipas tė cilit mes shqiptarėve dhe turqve ka marrėdhėnie gjaku?.
MOIKOM ZEQO (HISTORIAN, ARKEOLOG, STUDIUES, SHKRIMTAR)
Dua tė jem tėrėsisht gjakftohtė, larg ēdo emocioni politik. Nė mos gaboj filozofi francez flet se edhe nė politikė ka metafora, pra ka metafora politike, por pėrherė konvencionale. Thėnia se tėrė popujt e botės janė vėllezėr ėshtė njė metaforė e tillė, akoma mė skajshėm tri sloganet e famėshme tė Revolucionit Francez janė Liberte, Egalite, Fraternite! (Liri, Barazi, Vėllazėri). Kėshtu ėshtė krijuar njė metaforologji politike, qė pėrdoret ende sot, pavarėsisht saktėsisė kuptimore, shkencore. Ne mund tė themi se gjithė shqiptarėt janė vėllezėr, pavarėsisht se nuk na ka lindur e njėjta nėnė nė nocionin biologjik, domethėnė nuk kemi tė njėjtin gjak nė deje. Nė rastin konkret deklarata e kryeministrit shqiptar apo edhe ajo e kryeministrit turk se tė dy popujt (kuptohet qė nuk janė i njėjti popull) janė vellezer, miq, etj. ėshtė njė metaforologji politike, absolutisht konvencionale, formula verbale qė nė tė vėrtetė nuk pėrkufizojnė, as pėrcaktojnė, tė gjithė i dėgjojnė, po askush nuk bėn njė indentifikim, pra janė nė substancė dekorative. Fjalėt e kryeministrit shqiptar nė faqen zyrtare tė Kėshillit tė Ministrave ..e them vėllazėrore se e theksuat ju qė kemi lidhje gjaku e tejkalon konvencionalitetin e metaforės politike, apo sloganin vėllezėr. Qė njė pėrqindje e popullit turk mund tė kenė qenė edhe shqiptarė (arsyet historike, emigacionet etj), ashtu siē ndodh, apo ka ndodhur me njė pėrqindje shqiptarėsh edhe tek popujt e tjerė (arbėreshėt nė Itali, arvanitėt nė Greqi) nuk ėshtė aspak njė status shkencor themelor i pėrcaktimit tė individualitetit etnik tė popujve shqiptarė, grek, turk, italian etj. Janė tė gjithė popuj tė ndryshem. Nė konotacionin shkencor tė shqiptarėve dhe tė turqeve dallimet linguistike dhe tė etniciteteve janė tė ndryshme qartėsisht dhe kėtu nuk hyn nė logjikė asnjė lloj pėrqindje gjaku tė pėrbashkėt pėr tė mohuar dhe sfumuar se dy kombet janė i njėjti komb(?!), gjė qė askush nuk e ka thėnė seriozisht deri mė sot. Gjuha shqipe, qė e ka farkėtuar nė mijėvjeēarė etnicitetin shqiptar ėshtė njė gjuhė indoeuropiane, krejt e veēantė, kurse gjuha turke pėrfshihet nė familjen e gjuhėve turanike me mbi 30 gjuhė si turkmenishtja, gjuhėt uzbeke, azerbaixhane, tartare, kirkize etj. pra nuk ka lidhje nė susbstancė me gjuhėn shqipe. Raportete midis dy gjuhėve janė edhe raporte midis dy kombeve, por pa mohuar asnjėherė domosdoshmėrinė e lidhjeve politike, ekonomike etj. Por edhe nga kjo pikėpamje nuk kemi asnjė lidhje gjaku. Nė politikė ka edhe lapsuse, ose edhe metafora tė hipertrofizuara politike krejt tė panevojshme, ose qė krijojnė konfuzion. Politikanėt shqiptarė duhet ta mėsojnė mė nė fund kėtė tė vėrtetė.
AURON TARE (HISTORIAN, STUDIUES, PUBLICIST)
Deklarimi i fundit i z.Berisha mbi afėrsinė e gjakut shqiptar me atė turk sigurisht nuk ėshtė i vetmi nė vazhdėn e deklarimeve bombastike qė bėn kryeministri sa herė qė del jashtė Shqipėrisė. Kėto deklarime duhen marrė seriozisht pasi kuptohet qartė qė z.Berisha ėshtė nė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė gjetur aleatė tashmė qė kancelaritė perėndimore e kanė mbyllur derėn e vizitave protokollare. Nė kėtė logjike ishte propozimi mbi gjuhėn e detyrueshme kineze nė shkolla njė deklaratė qė edhe vetė me sa u duk nuk e mori shumė seriozisht. Deklarata tjetėr mbi lidhjet e gjakut me popullsinė Azere njė deklaratė nė dukje qesharake por mjaft e rrezikshme pasi kjo teori ėshtė njė prej teorive tė akademikėve serbė mbi prejardhjen e popullsisė shqiptare. Deklarata e fundit mbi lidhjen e gjakut tė shqiptarėve me popullsinė turke ėshtė sigurisht nė vazhdimėsi llogjike pėr tė kėnaqur nė njė mėnyrė sa mė servile mikpritėsit e tij turq. Jam i sigurtė se nėse kryeministri grek do ta ftonte pėr vizite zyrtare nė Athinė do tė dėgjonim njė deklaratė tė pėrafėrt mbi lidhjet e gjakut qė kanė shqiptarėt me popullin grek. Pra mendoj se deklarata tė tilla nuk duhen marrė shumė seriozisht nė kontekstin qė ato bėhen pasi janė thjesht qėndrime tė pėrulura tė Berishės ndaj mikpritėsve tė tij politikė. Rrezikshmėria e kėtyre deklaratave nga ana tjetėr qėndron nė faktin se kryetari i qeverisė portretizon nė takimet me tė huajt njė qėndrim sa servil aq edhe qesharak. Qėndrime tė cilat tė pėrkthyera nė veprime konkrete dėmtojnė rėndė interesat kombėtare tė Shqipėrisė siē ėshtė rasti i kufirit detar, koncesionet e mėdha qė jep nė vijėn detare, tolerimet nė rregjistrimin e popullsisė dhe mjaft veprime tė tjera. Qė shqiptarėt dhe turqit kanė njė histori tė pėrbashkėt 500 vjeēare ky ėshtė njė fakt historik i pakundėrshtueshėm por qė shqiptarėt dhe turqit kanė lidhje gjaku ky ėshtė njė deklarim siē e thashė edhe mė parė sa qesharak aq edhe i rrezikshėm pasi i jep argumente atyre historianėve ballkanikė qė vazhdojnė tė kundėrshtojnė autoktoninė e banorėve shqiptarė jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė Kosovė dhe Maqedoni. Mund tė kujtojmė deklaratėn e Millosheviēit nė 1989 nė Fushė-Kosovė kur tha se popullsia kosovare ėshtė njė popullsi e sjellė nga turqit nė Kosovė pas betejės sė famshme midis serbėve dhe turqve nė Fushėn e Kosovės. Deklarata e Berishės besoj se nuk ka shumė ndryshim nga ajo e Millosheviēit apo jo? Prandaj mendoj se pėrpos deklaratės servile tė Berishės nė Turqi mund tė shikojmė edhe njė pėrpjekje tė tij pėr njė aleancė me faktorė antieuropianė, njė lėvizje kjo shumė e ngjashme me vitin 1996 e pėrshkruar mjaft mire nga gazetari, Mero Baze nė librin e tij kur Presidenti Berisha kėrkonte aleatė jo vetėm nė faktorin mysliman por edhe nė organizata tė cilat mė vonė u bėnė mjaft tė famshme nė luftėn e tyre anti-europiane.
BEHAR GJOKA (STUDIUES)
Pranėvėnia e dy situatave, pritje vllazėrore dhe lidhje gjaku, me njėherė tė vė nė mendim, pėr tė parė tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen e dy popujve dhe kombeve tanė. Nė logjikėn formale, nė fakt jemi nė njė situatė kortezie diplomatike,si dhe tė njė afrie fatesh pėrbashkėta, madje qė ėshtė pėrdorur pėr shumė kohė dhe herė, edhe nė raste tė tjera, qė nuk ėshtė nevoja tė pėrmenden. Nga ana tjetėr, nė aspektin e logjikės sė brendshme, vetėm tė kėsaj rrethane, pra ku kemi pritje vėllazėrore, por edhe lidhje gjaku, probelimi tashmė do tė kėrkonte njė thirrje tė memorjes historike. Fati i pėrbashkėt, pjesė e rajonit dhe e gadishullit Ballkanik, madje edhe si porta tė ndėrlidhjes sė dy anėve tė botės, tė Perėndimit me Lindjen, ku Shqipėria si gjeografi dhe histori ėshtė mė shumė perėndim, nga ana tjetėr, Turqia ėshtė porta pėr nė lindje, ka bėrė qė edhe tani tė ruhen marrėdhėniet e mira, mė tepėr se sa miqėsore, veēse Shqipėria duke u gjendur nė qarkėzimin sllavo-ortodoks, nė rajon e ka parė si aleat mė tė ngushtė Turqinė. Por kjo nuk do tė thotė kurrsesi, qė lidhjen e gjakut ta anashkalojmė, sepse nė fakt kemi lidhje miqėsore, mbase edhe gjaku, por ėshtė fakt miliona shqiptar tė dikurshėm, tė ikjeve tė hershme dhe tė vonė, tashmė pothujase janė asimiluar si gjuhė dhe doke, madje kjo ngjet krejt ndryshe me fatin e arbreshėve tė Italisė, tė cilėt edhe pse po kapėrcehen 500 vjet, vijojnė tė flasin dhe shkruaj gjuhėn shqipe, edhe si pasojė e hapėsirės sė krijuar nga shteti italian nė tė gjithė kohėrat. Pra, lidhjet e prekshme tė gjakut, duke qenė nė kohėrat moderne, do tė duhet tė shoqėrohen edhe me pranimin e indentitetit gjuhėsor dhe arsimor. Mandej, nga ana historike, prania e sundimit tė perandorisė osmane, pėr disa shekuj, ndonėse ka njė pėrpjekje edhe tė historianėve pėr tė mos e tajtuar si pushtim, ēka krijon jo pak pėshtjellim, si dhe mbi tė gjitha, nuk duhet harruar se fati i pėrbashkėt, pėr pjesėn dėrrmuese tė shqiptarėve, besimi i pėrbashkėt nė fenė islame, nuk do tė thotė se jemi mbetje e asaj Perandorie, pėrkundrazi kemi indentitetin dhe integritetin tonė. Pra, me Turqinė apo me ēdo shtet tjetėr, mė shumė se lidhje vėllazėrore, se sa lidhje gjaku, tashmė duhet tė synojmė tė vendosim reciprocitetin nė marrėdhėniet dypalėshe, duke i qenė miėnjohės pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, por edhe njė rregullator thelbėsor i marrėdhėnieve rajonale dhe mė gjerė. Duke qenė popull nė zgrip tė dy botėve, tė dy qytetėrimeve, si fat historik dhe bashkėkohor, simbas njohjes dhe pėrvojės sė kombit shqiptar, sėrish ne shqiptarėt e gadishullit dhe kudo qė gjallojmė, duhet tė jemi tė hapur me tė gjitha pikat e horizontit, por pa nxjerrė nga mendja tė vėrtetat historike, se nė themel tė marrėdhėnieve tė kombeve, shteteve, popujve, pėrveē interesit dhe fatit tė pėrbashkėt, thelbėsore ėshtė vendosja e partneritetit dhe reciprocitetit, real dhe ligjor.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt