Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 117
  1. #61
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    09 Prill 2012 - 14:25 | Shqiperi


    “Lidhje gjaku me turqit? Njė tezė e Millosheviēit”
    Nga: TEDI BLUSHI
    “Lidhje gjaku me turqit? Njė tezė e Millosheviēit”TIRANE- Kanė apo jo shqiptarėt lidhje gjaku me tur qit? Kjo ėshtė pikėpyetja provokative e njė debati tė hapur sėfundmi nga kryeministri, Sali Berisha, nė prag tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nga Ankaraja, ku ndodhej pėr njė vizitė zyrtare dy ditore (5- 6 prill), deklarata e shefit tė ekzekutivit se mes dy kombeve ekziston njė lidhje genetike ka nxitur menjėherė reagimin e historianėve e studiuesve mė tė njohur nė vend. “Gazeta Shqiptare” me anė tė kėtij forumi ndan sot me lexuesit qėndrimet pėr kėtė ēėshtje tė Moikom Zeqos, Auron Tares e Behar Gjokės lidhur me njė pyetje tė pėrbashkėt drejtuar secilit prej tyre: “Si e komentoni deklaratėn e kryeministrit Berisha, sipas tė cilit mes shqiptarėve dhe turqve ka marrėdhėnie gjaku?”.

    MOIKOM ZEQO (HISTORIAN, ARKEOLOG, STUDIUES, SHKRIMTAR)
    Dua tė jem tėrėsisht gjakftohtė, larg ēdo emocioni politik. Nė mos gaboj filozofi francez flet se edhe nė politikė ka metafora, pra ka metafora politike, por pėrherė konvencionale. Thėnia se tėrė popujt e botės janė vėllezėr ėshtė njė metaforė e tillė, akoma mė skajshėm tri sloganet e famėshme tė Revolucionit Francez janė “Liberte, Egalite, Fraternite!” (Liri, Barazi, Vėllazėri). Kėshtu ėshtė krijuar njė metaforologji politike, qė pėrdoret ende sot, pavarėsisht saktėsisė kuptimore, shkencore. Ne mund tė themi se gjithė shqiptarėt janė vėllezėr, pavarėsisht se nuk na ka lindur e njėjta nėnė nė nocionin biologjik, domethėnė nuk kemi tė njėjtin gjak nė deje. Nė rastin konkret deklarata e kryeministrit shqiptar apo edhe ajo e kryeministrit turk se tė dy popujt (kuptohet qė nuk janė i njėjti popull) janė vellezer, miq, etj. ėshtė njė metaforologji politike, absolutisht konvencionale, formula verbale qė nė tė vėrtetė nuk pėrkufizojnė, as pėrcaktojnė, tė gjithė i dėgjojnė, po askush nuk bėn njė indentifikim, pra janė nė substancė dekorative. Fjalėt e kryeministrit shqiptar nė faqen zyrtare tė Kėshillit tė Ministrave “..e them vėllazėrore se e theksuat ju qė kemi lidhje gjaku” e tejkalon konvencionalitetin e metaforės politike, apo sloganin “vėllezėr”. Qė njė pėrqindje e popullit turk mund tė kenė qenė edhe shqiptarė (arsyet historike, emigacionet etj), ashtu siē ndodh, apo ka ndodhur me njė pėrqindje shqiptarėsh edhe tek popujt e tjerė (arbėreshėt nė Itali, arvanitėt nė Greqi) nuk ėshtė aspak njė status shkencor themelor i pėrcaktimit tė individualitetit etnik tė popujve shqiptarė, grek, turk, italian etj. Janė tė gjithė popuj tė ndryshem. Nė konotacionin shkencor tė shqiptarėve dhe tė turqeve dallimet linguistike dhe tė etniciteteve janė tė ndryshme qartėsisht dhe kėtu nuk hyn nė logjikė asnjė lloj pėrqindje gjaku “tė pėrbashkėt” pėr tė mohuar dhe sfumuar se dy kombet janė i njėjti komb(?!), gjė qė askush nuk e ka thėnė seriozisht deri mė sot. Gjuha shqipe, qė e ka farkėtuar nė mijėvjeēarė etnicitetin shqiptar ėshtė njė gjuhė indoeuropiane, krejt e veēantė, kurse gjuha turke pėrfshihet nė familjen e gjuhėve turanike me mbi 30 gjuhė si turkmenishtja, gjuhėt uzbeke, azerbaixhane, tartare, kirkize etj. pra nuk ka lidhje nė susbstancė me gjuhėn shqipe. Raportete midis dy gjuhėve janė edhe raporte midis dy kombeve, por pa mohuar asnjėherė domosdoshmėrinė e lidhjeve politike, ekonomike etj. Por edhe nga kjo pikėpamje nuk kemi asnjė lidhje gjaku. Nė politikė ka edhe lapsuse, ose edhe metafora tė hipertrofizuara politike krejt tė panevojshme, ose qė krijojnė konfuzion. Politikanėt shqiptarė duhet ta mėsojnė mė nė fund kėtė tė vėrtetė.

    AURON TARE (HISTORIAN, STUDIUES, PUBLICIST)
    Deklarimi i fundit i z.Berisha mbi afėrsinė e gjakut shqiptar me atė turk sigurisht nuk ėshtė i vetmi nė vazhdėn e deklarimeve bombastike qė bėn kryeministri sa herė qė del jashtė Shqipėrisė. Kėto deklarime duhen marrė seriozisht pasi kuptohet qartė qė z.Berisha ėshtė nė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė gjetur aleatė tashmė qė kancelaritė perėndimore e kanė mbyllur derėn e vizitave protokollare. Nė kėtė logjike ishte propozimi mbi gjuhėn e detyrueshme kineze nė shkolla njė deklaratė qė edhe vetė me sa u duk nuk e mori shumė seriozisht. Deklarata tjetėr mbi lidhjet e gjakut me popullsinė Azere njė deklaratė nė dukje qesharake por mjaft e rrezikshme pasi kjo teori ėshtė njė prej teorive tė akademikėve serbė mbi prejardhjen e popullsisė shqiptare. Deklarata e fundit mbi lidhjen e gjakut tė shqiptarėve me popullsinė turke ėshtė sigurisht nė vazhdimėsi llogjike pėr tė kėnaqur nė njė mėnyrė sa mė servile mikpritėsit e tij turq. Jam i sigurtė se nėse kryeministri grek do ta ftonte pėr vizite zyrtare nė Athinė do tė dėgjonim njė deklaratė tė pėrafėrt mbi lidhjet e gjakut qė kanė shqiptarėt me popullin grek. Pra mendoj se deklarata tė tilla nuk duhen marrė shumė seriozisht nė kontekstin qė ato bėhen pasi janė thjesht qėndrime tė pėrulura tė Berishės ndaj mikpritėsve tė tij politikė. Rrezikshmėria e kėtyre deklaratave nga ana tjetėr qėndron nė faktin se kryetari i qeverisė portretizon nė takimet me tė huajt njė qėndrim sa servil aq edhe qesharak. Qėndrime tė cilat tė pėrkthyera nė veprime konkrete dėmtojnė rėndė interesat kombėtare tė Shqipėrisė siē ėshtė rasti i kufirit detar, koncesionet e mėdha qė jep nė vijėn detare, tolerimet nė rregjistrimin e popullsisė dhe mjaft veprime tė tjera. Qė shqiptarėt dhe turqit kanė njė histori tė pėrbashkėt 500 vjeēare ky ėshtė njė fakt historik i pakundėrshtueshėm por qė shqiptarėt dhe turqit kanė lidhje gjaku ky ėshtė njė deklarim siē e thashė edhe mė parė sa qesharak aq edhe i rrezikshėm pasi i jep argumente atyre historianėve ballkanikė qė vazhdojnė tė kundėrshtojnė autoktoninė e banorėve shqiptarė jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė Kosovė dhe Maqedoni. Mund tė kujtojmė deklaratėn e Millosheviēit nė 1989 nė Fushė-Kosovė kur tha se popullsia kosovare ėshtė njė popullsi e sjellė nga turqit nė Kosovė pas betejės sė famshme midis serbėve dhe turqve nė Fushėn e Kosovės. Deklarata e Berishės besoj se nuk ka shumė ndryshim nga ajo e Millosheviēit apo jo? Prandaj mendoj se pėrpos deklaratės servile tė Berishės nė Turqi mund tė shikojmė edhe njė pėrpjekje tė tij pėr njė aleancė me faktorė antieuropianė, njė lėvizje kjo shumė e ngjashme me vitin 1996 e pėrshkruar mjaft mire nga gazetari, Mero Baze nė librin e tij kur Presidenti Berisha kėrkonte aleatė jo vetėm nė faktorin mysliman por edhe nė organizata tė cilat mė vonė u bėnė mjaft tė famshme nė luftėn e tyre anti-europiane.

    BEHAR GJOKA (STUDIUES)
    Pranėvėnia e dy situatave, pritje vllazėrore dhe lidhje gjaku, me njėherė tė vė nė mendim, pėr tė parė tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen e dy popujve dhe kombeve tanė. Nė logjikėn formale, nė fakt jemi nė njė situatė kortezie diplomatike,si dhe tė njė afrie fatesh pėrbashkėta, madje qė ėshtė pėrdorur pėr shumė kohė dhe herė, edhe nė raste tė tjera, qė nuk ėshtė nevoja tė pėrmenden. Nga ana tjetėr, nė aspektin e logjikės sė brendshme, vetėm tė kėsaj rrethane, pra ku kemi pritje vėllazėrore, por edhe lidhje gjaku, probelimi tashmė do tė kėrkonte njė thirrje tė memorjes historike. Fati i pėrbashkėt, pjesė e rajonit dhe e gadishullit Ballkanik, madje edhe si porta tė ndėrlidhjes sė dy anėve tė botės, tė Perėndimit me Lindjen, ku Shqipėria si gjeografi dhe histori ėshtė mė shumė perėndim, nga ana tjetėr, Turqia ėshtė porta pėr nė lindje, ka bėrė qė edhe tani tė ruhen marrėdhėniet e mira, mė tepėr se sa miqėsore, veēse Shqipėria duke u gjendur nė qarkėzimin sllavo-ortodoks, nė rajon e ka parė si aleat mė tė ngushtė Turqinė. Por kjo nuk do tė thotė kurrsesi, qė lidhjen e gjakut ta anashkalojmė, sepse nė fakt kemi lidhje miqėsore, mbase edhe gjaku, por ėshtė fakt miliona shqiptar tė dikurshėm, tė ikjeve tė hershme dhe tė vonė, tashmė pothujase janė asimiluar si gjuhė dhe doke, madje kjo ngjet krejt ndryshe me fatin e arbreshėve tė Italisė, tė cilėt edhe pse po kapėrcehen 500 vjet, vijojnė tė flasin dhe shkruaj gjuhėn shqipe, edhe si pasojė e hapėsirės sė krijuar nga shteti italian nė tė gjithė kohėrat. Pra, lidhjet e prekshme tė gjakut, duke qenė nė kohėrat moderne, do tė duhet tė shoqėrohen edhe me pranimin e indentitetit gjuhėsor dhe arsimor. Mandej, nga ana historike, prania e sundimit tė perandorisė osmane, pėr disa shekuj, ndonėse ka njė pėrpjekje edhe tė historianėve pėr tė mos e tajtuar si pushtim, ēka krijon jo pak pėshtjellim, si dhe mbi tė gjitha, nuk duhet harruar se fati i pėrbashkėt, pėr pjesėn dėrrmuese tė shqiptarėve, besimi i pėrbashkėt nė fenė islame, nuk do tė thotė se jemi mbetje e asaj Perandorie, pėrkundrazi kemi indentitetin dhe integritetin tonė. Pra, me Turqinė apo me ēdo shtet tjetėr, mė shumė se lidhje vėllazėrore, se sa lidhje gjaku, tashmė duhet tė synojmė tė vendosim reciprocitetin nė marrėdhėniet dypalėshe, duke i qenė miėnjohės pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, por edhe njė rregullator thelbėsor i marrėdhėnieve rajonale dhe mė gjerė. Duke qenė popull nė zgrip tė dy botėve, tė dy qytetėrimeve, si fat historik dhe bashkėkohor, simbas njohjes dhe pėrvojės sė kombit shqiptar, sėrish ne shqiptarėt e gadishullit dhe kudo qė gjallojmė, duhet tė jemi tė hapur me tė gjitha pikat e horizontit, por pa nxjerrė nga mendja tė vėrtetat historike, se nė themel tė marrėdhėnieve tė kombeve, shteteve, popujve, pėrveē interesit dhe fatit tė pėrbashkėt, thelbėsore ėshtė vendosja e partneritetit dhe reciprocitetit, real dhe ligjor.
    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #62
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    09 Prill 2012 - 13:46 | Shqiperi


    Berisha: Patriotėt pa atdhe tė lėnduar? Me turqit lidhje tė fuqishme gjaku

    TIRANE- Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD- sė informoi nė lidhje me vizitėn e tij tė fundit nė Turqi, ndėrsa u ndal tė komentojė edhe deklaratat e bėra nga ai, se mes shqiptarėve e turqve ka lidhje gjaku. Sipas Berishės janė tė kota “pikėllimet” e historianėve, pasi kjo ėshtė njė deklaratė mėse e vėrtetė. Ai shtoi se nė Tuqi jetojnė mė shumė shqiptarė se nė Ballkan.

    “Nė atė shtet ka mė shumė shqiptarė se nė Ballkan, ky ėshtė realiteti. Historia e dy vendeve ėshtė njė histori qė daton nė shekuj. Shqiptarėt ndjehen krenarė me Skėndėrbeun, dhe kanė tė drejtė po nuk mund tė injorojnė dhe Barbarosėn qė ishte shqiptar, ishte zoti i deteve, janė krenar me Lekėn, por nuk mund tė mohojnė Sinan Pashanė qė zotėroi vendet nga deti Balltik nė detrat e Jemenit. Janė krenar me Naimin por nuk mund tė injorojnė Samiun, nga veprat e tė cilit, u mor shembulli themelimin e Turqisė moderne. Perandoria ėshtė nė arkiv. 100 vitet janė vitet e bashkėpunimit mes dy vendeve sovrane. Meqėnėse disa patriotė pa atdhe janė ndjerė tė pikėlluar, ju them se shesin injorancėn e tyre ēdo ditė. Se cila ėshtė origjina e fiseve ilire dhe atyre turke ėshtė qartėsisht e njohur, dhe se cilit grup i pėrkasin, kėto janė nė njohuritė elementare tė tė gjitha shkollave e niveleve, por tė mendosh se vetėm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut ėshtė qesharake”, tha Berisha.

    Nė mbrojtje tė deklaratės sė tij, kreu i qeverisė u shpreh se “Janė mbi 6 milionė shqiptarė nė Turqi, ka me miliona martesa, ėshtė botėrisht i njohur pasioni i turqve pėr tė marrė gra shqiptare. Cfarė tė themi ne qė kėta s’kanė gjak shqiptar, se kanė gjak tė pėrzierė? Jam shumė krenar me ta, se ata janė krenar me shqiptarėt. Mund tė them qė lidhjet e gjakut janė tė fuqishme”, shtoi Berisha.

    GAZSJELLĖSI, BERISHA: ERDOGAN MBĖSHTETJE TĖ FUQISHME SHQIPĖRISĖ
    Berisha deklaroi mė tej se pėrvec investimeve turke nė Shqipėri qė pritet tė rriten mė shumė, ai ka marrė mbėshtetjen e homologut Erdogan edhe pėr projektet e gazit.

    “Nė fushėn e energjisė, mora garanci nga Erdogan se ai dhe qeveria e tij mbėshtesin plotėsisht projektet, tė cilat realizojnė kalimin e gazit nėpėr Shqipėri dhe bėjnė tė mundur qė edhe Shqipėria e shqiptarėt tė shqyrtėzojnė kėtė potencial. Kjo mbėshtetje ka qėnė konstante, por sot ėshtė mė e fuqishme se kurrė. Dua tė shpreh falėnderim tė pėrzemėrt pėr kėtė mbėshtetje”, tha ai.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  3. #63
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nė mbrojtje tė deklaratės sė tij, kreu i qeverisė u shpreh se “Janė mbi 6 milionė shqiptarė nė Turqi, ka me miliona martesa, ėshtė botėrisht i njohur pasioni i turqve pėr tė marrė gra shqiptare. Cfarė tė themi ne qė kėta s’kanė gjak shqiptar, se kanė gjak tė pėrzierė? Jam shumė krenar me ta, se ata janė krenar me shqiptarėt. Mund tė them qė lidhjet e gjakut janė tė fuqishme”, shtoi Berisha.
    Hehehehehe Nena Shqiperi me baben Turqi dhe shume pasardhes plot nostalgji
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Berisha ne fakt eshte tallur me Erdoganin dhe Turqine me ate qe ka thene, por e ka bere me takt pasi e ka te qarte qe Erdogani eshte koketul qe nuk e kupton thumbin e Berishes. Ajo qe Berisha po thote, qe Erdogani e ju nuk e kuptoni, eshte se: "populli turk nuk ekziston pasi nuk ekziston nje etni turke", dhe jemi ne shqiptaret qe e beme turqine perandori e shtet. Te gjithe historianet dhe studiuesit e kane te qarte qe nuk ekziston nje "etni turke", as nje "kulture turke e hershme", ajo eshte nje perzerierje e popujve dhe kulturave qe perbene Perandorine Otomane.

    Erdoganit e kompani, qe u pelqen te mendojne se Turqia eshte akoma Kalifat dhe ai vete eshte Sulltan, harron qe shqiptaret kane nje histori me te lashte dhe me te lavdishme se turqit. Dhe kokat me te larta te shtetit e ushtrise turke edhe sot e kesaj dite kane gjak shqiptari.

    Kjo ishte pergjigjia me finese e Berishes per Edoganin, kur ky me guximin e budallait sulmoi figuren e Gjergj Kastriotit ne Kryeministri. Sot Erdogani po nxjerr ne gjyq nje nga gjeneralet e ushtrise turke me origjine shqiptare, si perpjekja e tij per te monopolizuar pushtetin, duke qene se historikisht ushtria turke eshte e vetmja garante e laicizmit te Turqise.

    Mesazhi tjeter i Berishes per Erdoganin e kompani: Ka perenduar koha kur Shqiperia ishte femije jetim. Femija jetim eshte bere sot burre. Nese interesat turke duan te kene nje prezence ne Shqiperi, jeni te ftuar te vini e investoni ne ekonomine shqiptare, por mos prisni me qe te perdorni Shqiperine si "koke-turku" ne lidhje me konfliktet tuaja me fqinjet.

    Albo
    Ky eshte thelbi i gjith diskutimit te berishes , por nuk ka mundesi gjith sejcili ta kupton nji diskutim politik.flm albo
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #65
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Por nuk eshte e nevojshme shperngulja ore njeri per te devijuar elementin gjenetik te nje popullate, mjafton ta pushtosh ate territor Lexo:


    "Le tė kujtojmė, mė nė fund, edhe se osmanėt iu prezantuan arbėrve si pushtues; ēka do tė thotė se kontakti i parė ka qenė me ushtarin osman, mashkull me pėrkufizim. Njė ushtri pushtuese ėshtė edhe njė masė meshkujsh seksualisht tė privuar, por jashtėzakonisht grykės – tė cilėt do t’i shuajnė epshet e tyre me femrat, ndonjėherė edhe meshkujt, e popullit tė mundur."
    Nė blogun qė solle, lexo argumentimet e Doan Danit, nga i cili merr jetė dhe shkrimi konkret i Vehbiut, pėrsa i takon kolonizimeve si praktikė inekzistente otomane nė territoret e pushtuara. Ndaj, ndonjė pėrdhunim sporadik i izoluar nė rajone tė ndryshme tė Shqipėrisė nga ushtarė otomanė, nuk do tė thotė se shqiptarėt e sotėm kanė gjak otoman, kur kėta tė fundit ishin njė konglomerat etnishė.
    relata refero

  6. #66
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga seleukeia Lexo Postimin
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Mesazhi tjeter i Berishes per Erdoganin e kompani: Ka perenduar koha kur Shqiperia ishte femije jetim. Femija jetim eshte bere sot burre.
    Ky eshte thelbi i gjith diskutimit te berishes , por nuk ka mundesi gjith sejcili ta kupton nji diskutim politik.flm albo
    Nuk mund te jesh dakord me citimin qe futa nga Albo.
    Nuk egziston momentalisht nje shtet shqiptar burre sot. Qe te dyjat(Kos. e Shqip) jane shenderruar ne prostituta. Femijet jetim po shesin b.. lire krejt, shkret.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  7. #67
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Po na felliqi ky m*t kryeminister. Une nuk e kuptoj si jane bere 4 faqe debat mbi kete teme ku kjo teme nuk eshte fare e debatueshme. Shqiptaret nuk kane asnje lidhje me Turqit. Te thuash qe jemi vellezer me Turqit do te thote te fyesh ato qindra mijera shqiptare qe luftuan dhe vdiqen gjate 500 vjeteve te pushtimit turk. Eshte fyerje qe nga Skenderbeu e deri te Ismail Qemali. TURP.
    Moderator, e di vet ti...

  8. #68
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Po na felliqi ky m*t kryeminister. Une nuk e kuptoj si jane bere 4 faqe debat mbi kete teme ku kjo teme nuk eshte fare e debatueshme. Shqiptaret nuk kane asnje lidhje me Turqit. Te thuash qe jemi vellezer me Turqit do te thote te fyesh ato qindra mijera shqiptare qe luftuan dhe vdiqen gjate 500 vjeteve te pushtimit turk. Eshte fyerje qe nga Skenderbeu e deri te Ismail Qemali. TURP.
    Pak na intereson ke fyejm mjafton te jemi ne pushtet.

    Ky duhet te zhduket si lider i shqiptarve. Si person mund te jete shume i mire por si leader e ka shkatrruar imazhine vendit. Servilet nuk shkojne large ne jete gjithmon te tille ngelen. Mire, me nje aleat mbahet pa prekur interesat e popullit tend, jo te shesesh identitetin e popullit. TURP!
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #69
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Dhe nje mendim i fundit. Mbase Berisha nuk e ka thene ate per shqiptaret ne pergjithesi, por ka folur personalisht. Mbase ja ka kapur ndonje turk katragjyshen kryeministrit dhe atehere ka te drejte te thoje qe eshte turk.
    Moderator, e di vet ti...

  10. #70
    Fillestar Maska e bota sot
    Anėtarėsuar
    02-04-2012
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    1
    trathtarve...

    Ju pret plumbi... si Esat Pasha'n...!

    Vetem qe s'po dalin me trima... se i ka cmend bota...dhe heroina
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bota sot : 09-04-2012 mė 11:54
    Tosk i Gegve

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •