Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 95
  1. #51
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    E di si eshte puna? Te gjithe Jane plera atje. Dakord keta Kane marre toka Jo te tyret. Po na vjen dhe ky Pelivani burrec, dhe nenshkruan kontraten duke e ditur qe shtepite Jane te paprivatizuara! Kemi disa qe thyejne ligjin duke marre ate qe su takon( atehere skishte pronare anyway, dolen me vone), po kemi dhe keto mashtruesa dhe ndyresira qe nenshkruajne kontrata me ato qe Kane thyer ligjin! Kafshe njerez! E pastaj vriten per prona. Po domsdo ky Pelivani e do plumbin ballit.

  2. #52
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    E para, i pruni shoki enver me reformen agrare te 1945, dhe pas shoki salijev me reformen agrare te 1991 ... thuaj pastaj se keta qenef-zombite e kupoles nuk punojne mire me agjit-prop-gopin ...

  3. #53
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Shiko, pse nuk i merr ti ne shtepine tende. Falu edhe nga 500 metra katrore meqe te vjen kaq keq. Biles edhe shtepite ndertojua ti, si zemergjere qe je.

    Apo eshte kollaj te besh zemergjerin e bamiresin me pronen e tjetrit ...
    Me thuaj ti mua se ku qendron llogjika se meqe paskan qene te jo-ligjshem te flaken ne rruge , ndersa tjetri qe abuzon sistemin , te lejohet te behet boss pallatesh dhe si pasoje multi-milioner?
    Pse pikerisht ndaj fukarenjve ti mban nje qendrim kaq te rrepte dhe nuk ngurron ti flakesh ne rruge , ndersa ketyre te ashtuquajturve "bosave te pallateve" u ferkon "kokat" ?

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Skeni turp qe genjeni o agjit propet e salit.
    Apo sdilni dot nga detyra kur nxini realitetin.


    Shembja e banesave, Avokati:
    Presim vendimin e gjykatës

    Avokati Përparim Rama, përfaqësues i banorëve që protestojnë për shkeljen e kontratës nga ndërtuesi është shprehur se ata tashme i janë drejtuar gjykatës për një zgjidhje përfundimtare. Ja dhe intervista e tij e plotë në sitin online IDEA.

    Pyetje - Avokat ne pamë sot shtatë gra që tentuan të vetëvriteshin në shenjë revolte ndaj padrejtësisë që po u bëhet, sipas tyre. Cila është historia e këtyre grave?
    Përparim Rama - Të shtatë bashkëshortët e tyre më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë sjellë problemin që kanë. Ata kanë hapur një proces gjyqësor civil.

    Pyetje- Çfarë objekti ka procesi?
    Përparim Rama - Ata kërkojnë respektin të kontratës së shkëmbimit që kanë bërë me kompaninë ndërtuese, që do të thotë, ata kanë bërë një kontratë me firmën nënsipërmarrëse dhe firmën sipërmarrëse 'PELIVANI" për të hequr dorë nga e drejta për legalizimin e banesave të tyre dhe dyqaneve në shkëmbim të apartamenteve që do të ndërtoheshin aty në truallin ku gjendeshin shtëpitë.

    Pyetje - Ky pretendim a është i dokumentuar?
    Përparim Rama - Të gjitha janë me dokumenta përkatëse, që nga aktmarrëveshja, kontrata e sipërmarrjes, dokumentat e legalizimit e të tjera.

    Pyetje - Çfarë ndodhi më pas me këta banorë?
    Përparim Rama - Në zbatim të kontratës, shtëpitë së bashku me dyqanet e tyre u prishën. Ata ikën të banojnë me qera në zbatim të kësaj kontrate derisa pallati të përfundonte së ndërtuari.

    Pyetje - A i morën këto shtëpi këta banorë?
    Përparim Rama - Sipërmarrësi ka prishur kontratën me nënsipërmarrësin dhë u thotë këtyre banorëve që nuk e njeh kontratën me ta. Megjithëse ai e ka firmosur dhe vulosur vetë këtë kontratë. Ai u thotë këtyre banorëve të mashtruar se do u jap vetëm 10 metra katrorë për frymë sic e parashikon ligji për të pastrehët. Në këto kushte këta banorë që janë klientët e mi kanë mbetur në mes të katër rrugëve sepse pala tjetër i ka mashtruar dhe nuk zbaton detyrimet kontraktore. Unë kam marrë kontakt edhe me kryetarin e komunës Besnik Fuçia, i cili më ka konfirmuar qëndrimin e klientëve të mi. Madje zoti Fucia ka kërkuar të jetë vetë palë në proces për të sjellë të gjithë dosjen përkatëse.

    Pyetje - Ju thatë se i jeni drejtuar gjykatës dhe përfaqësoni shtatë klientët e mësipërm?
    Përparim Rama - I jemi drejtuar gjykatës javën e kaluar dhe shumë shpejt kjo gjykatë duhet ta marrë në shqyrtim kërkesën tonë duke qenë se këmi kërkuar masë sigurie.

    Pyetje - A keni kontaktuar me banorët? Përse donin ta bënin këtë veprim klientët e tu?
    Përparim Rama - Jo, ata s'më kanë thënë gjë se përse apo që do të bënin diçka të tillë. Por ata kanë qenë dhe janë shumë të shqetësuar sepse humbën gjithçka pavarësisht se dokumentat janë të firmosura dhe të volosura dhe ata kanë të drejtë. Unë di që të shtata këto familje kanë bërë kallzim penal në Prokurorinë e Tiranës ku këmbëngulin se janë mashtruar. Nuk di gjë se ç'po ndodh me hetimet. Sipas meje qartësisht e drejta është me këto familje dhe sipas meje, ata e kanë bërë këtë veprim sepse u ka vajtur thika në palcë, sepse prishën shtëpitë dhe kur ju premtuan shtëpi të tjera ata tani skanë asgjë.
    (sg/shqiptarja.com)
    Albania Uber Alles

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Tokat ishin te nja dy familjeve tiranase nje me mbiemer Gega dhe nje tjeter qe nuk ja degjova mire se me erdhen njerez ...
    Sa mire keto zapto toka nderto shtepira shteti ju legalizon shkon ky mashtruesi me i madh ja mbush mendjen qe ti prishin shtepite e ti japi hyrje e pronari i vertete mban letrat e gjykatave ...
    Pres une te marr tokat bera gabim qe nuk ndertova ndonje kasolle dhe une kushedi do me kishin dhene ndonje hyrje lol.
    Po si more ju rrente kanceri te gjithve(nga gjithe ngjyrat e partise qofshin) e mos i gezofshit ato qe keni vjedhur legalizoni hajdutet dhe pronaret bejne sehir
    Vetem ne shqiperi hajdutet dalin ne televizor i hedhin balte njeri-tjetrit bejne marrveshje
    Gjaku dhe djersa e njerzve te ndershem qe vuajten ju zente me breza fare e keqe ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Talking

    Saura gjithe shqiperine njihke moj vajze

  7. #57
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Saura gjithe shqiperine njihke moj vajze
    eshte si arkiva e shtetit

    po sikur te ken nai dashnor ne tarace keto grate?

  8. #58
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Me thuaj ti mua se ku qendron llogjika se meqe paskan qene te jo-ligjshem te flaken ne rruge , ndersa tjetri qe abuzon sistemin , te lejohet te behet boss pallatesh dhe si pasoje multi-milioner?
    Pse pikerisht ndaj fukarenjve ti mban nje qendrim kaq te rrepte dhe nuk ngurron ti flakesh ne rruge , ndersa ketyre te ashtuquajturve "bosave te pallateve" u ferkon "kokat" ?


    Bossi pallateve e ka ditur hilen dhe prandaj i ka peshkuar keto 7 hajdutet. Hajdute jane te dyja palet ne kete rast, si ndertuesi edhe zaptuesit. Por ndertuesi ka mundesine te demshpebleje pronarin e vertete te tokes, ate qe ligjerisht i takojne hyrjet ne pallat.
    Ndersa 7 hajdut-zaptuesit i kane zene mallkimet e pronareve te vertete te tokes qe kane kaluar 20 vjet dyerve te gjykatave.

    Zoti eshte i madh o zoti Poetic ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Grate budallaqe zbriten nga pallati dhe shkuan tek burrat e tyre budallenj.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #60
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Hhahahahha....qfar flijimi :A.....Qudi pse nuk kane hyp ata burrat po grate e tyre :A
    "Effort creates intelligence."

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •