Agjensia e Lajmeve 29 Mars 2012
Blushi: Ajo qė mė bashkon me Ramėn, tė ēojmė doktorin nė pension
Gjatė njė emisioni televiziv, Ben Blushi, ka komentuar raportet e tij me kryetarin e PS, Edi Rama dhe ėshtė shprehur se kėto raporte kanė qenė shumė publike duke theksuar Nuk ka gjėra poshtė tavolinės, siē e kemi edukuar ne veten dhe njerėzit qė tė mendojnė kėto 20 vite, qė politikanėt 90 pėr qind tė gjėrave i bėjnė poshtė tavolinės dhe 10 pėr qind i thonė, apo pėrpiqen ti thonė tė tjerėt nė emėr tė tyre. Blushi ėshtė shprehur mė tej se ajo qė e bashkon me Ramėn ėshtė nevoja pėr tė fituar zgjedhjet mė 2013.
Z. Blushi, cilat janė marrėdhėniet tuaja me Ramėn nė vite, duke parė afrimet dhe largimet?
Unė jam gazetar dhe nuk e kam zakon tė komentoj atė qė shkruaj nė letėr. Mė vjen mirė qė (nė insert) shoh veten shumė mė tė dobėt dhe ėshtė njė arsye mė shumė pėr tju kthyer palestrės ose vrapit.
Tė cilat mesa duket i keni nisur?
Jo me vullnetin e duhur...
Po ju keni pasur kohėn e duhur, z. Berisha ju ka lėnė shtatė vite pushim dhe kini mjaft kohė pėr tu marrė me veten, qė nėse do tė ishit nė pushtet sdo ta kishit?
Jo, z. Berisha ka kufizuar shumė njerėz nė shumė gjėra tė tjera mė tė rėndėsishme, mua ska arritur tė mė kufizojė nga nevoja pėr tė bėrė sport apo pėr tu marrė me sport.
Marrėdhėniet me Ramėn. Doja tju pyesja se ēfarė ka ndodhur realisht mes jush. Apo ska ndodhur?
Jo, gjėrat kanė qenė publike. Ky ėshtė njė raport qė ka qenė shumė publik nė ditėt e veta tė mira dhe tė kėqija, kėshtu qė nuk ka gjėra poshtė tavolinės, siē e kemi edukuar ne veten dhe njerėzit qė tė mendojnė kėto 20 vite, qė politikanėt 90 pėr qind tė gjėrave i bėjnė poshtė tavolinės dhe 10 pėr qind i thonė, apo pėrpiqen ti thonė tė tjerėt nė emėr tė tyre. Ēdo gjė, pėr ēėshtje programesh, ēėshtje koalicionesh ka qenė publike. Tani nuk e fsheh dot, ka njė mirėkuptim mė tė madh, sepse ka afrim mė tė madh qėndrimesh. Nuk ėshtė ēėshtje njerėzish, opinionesh, apo mendimesh nė pėrgjithėsi. Qėndrimet janė afruar dhe kjo ka afruar edhe njerėzit, ėshtė normale.
Njė vit para zgjedhjeve...
Mund tė ketė lidhje dhe me zgjedhjet. Kjo ėshtė normale. Presioni i zgjedhjeve ėshtė i pashmangshėm pėr profesionin qė ne kemi. Nė fakt, kjo ėshtė e vėrtetė pėr ēdo lloj profesioni. Ata qė shkojnė nė njė ndeshje futbolli, apo njė ndeshje tjetėr, para se tė shkojnė nė fushė kanė presion mė tė madh. Kjo ėshtė e vėrtetė dhe pėr ne. Presioni i zgjedhjeve, nė kuptimin e mirė tė fjalės, vlen pėr tė koncentruar qėndrimet, pėr ti afruar aq sa mundet edhe sikur vetėm pėr tė shkėmbyer apo pėr tė pranuar gjėra qė nuk kanė funksionuar. Ka ndodhur dhe te ne kjo po ndodh.
Ju nuk keni qenė pjesė e tryezave qė z. Rama ka bėrė pėr prezantimin e pjesėve tė ndryshme tė PS. Ju e konsideroni veten bashkėpunėtor apo rival tė Ramės nė PS?
Unė besoj se ajo qė na bashkon mė shumė sesa ēdo gjė ėshtė nevoja pėr tė fituar zgjedhjet mė 2013-n. Shpesh kam nevojė ta shpjegoj kėtė; Jo nevoja pėr tė fituar zgjedhjet si zgjedhje. Ne duhet ti shohim zgjedhjet si mundėsi pėr tė zbatuar pikėpamjet tona pėr ndryshimin e vendit, pėr tė krijuar njė set tė domosdoshėm reformash qė Shqipėria si ka pasur, ose i ka vonuar nė 20 vite pėr arsye kryesisht politike. Ky ėshtė qėllimi nė fund tė fundit dhe nuk besoj se protagonizmi im, apo i kujtdo tjetėr nė PS, lidhet shumė me daljen nė publik, apo pjesėmarrjen nė tryeza tė ndryshme. Kjo gjė nuk ka shumė rėndėsi, nuk ėshtė kut matės pėr vendimet qė merren nė PS.
Nėse do ta marrim kohėn si pjekuri, sjellja ekstremiste e sė majtės ka qenė nė funksion tė pjekurisė, ndėrkohė qė ju keni qenė kundėr ekstremizimit tė sė majtės...
Unė pėr asnjė sekondė nuk u iki qėndrimeve qė kam mbajtur. Nuk mė shkon kjo gjė dhe pėr sa kohė qė jam i bindur se shumica e qėndrimeve qė kam mbajtur kanė qenė korrekte dhe koha i ka provuar si tė drejta, aq mė pak kam arsye pėr tu shmangur. Ėshtė e vėrtetė qė kam qenė pėr njė pozicion mė paqėsor, apo mė tė moderuar pas zgjedhjeve. Kam kėrkuar qė PS tė pėrballojė me mė shumė qetėsi humbjen e zgjedhjeve nė 2009-n dhe tė mbante qėndrime mė racionale pėr ēfarė erdhi mė pas. Ky nuk ka qenė qėndrimi i shumicės nė PS. Shumica zgjodhi njė politikė qė ju e kini quajtur agresive, radikale edhe nė raport me ato qė unė mendoja dhe qė mendoj sot. Unė kam arsye tė them se koha provoi atė qė kisha menduar atė herė, por kėtė nuk e them dot me siguri.
Pra, kemi njė pjekje tė pjesės tjetėr tė PS?
Kjo nuk ka lidhje vetėm me mua. Mendoj se presioni nga jashtė, nga ndėrkombėtarėt dhe presioni nga brenda PS, nga disa deputetė, nga njė pjesė jo e vogėl, gati 30 pėr qind e PS, ndikoi qė PS tė hyjė nė Kuvend, tė marri pjesė nė votimin e ligjeve, tė perceptohet, tė paktėn si njė parti qė e mbėshtet integrimin europian mė shumė sesa mė parė dhe me njė linjė tė moderuar qė sot po jep frytet e veta.
Krijoni Kontakt