TRI QĖNDRIME NDAJ BASHKIMIT
Si pa u kuptuar, ēėshtja e bashkimit kombėtar na u shndėrrua nė letėr litmusi, ose gur prove pėr atdhetarin e vėrtetė shqiptarist.
Ti je pro, apo kundėr bashkimit kombėtar, tė thonė, dhe sipas pėrgjigjes qė ata vetė e kanė nė mendje ndėrkohė, tė vėnė edhe menjėherė etiketėn.
Megjithatė, asnjė vlerė mirėfilli nuk ka nė kėtė kriter prej asambleje fshati, por vetėm fryrje, kapardisje dhe bullshit tipik kombėtarist dylekėsh.
Ekzistojnė tė paktėn tri qėndrime hipotetike ndaj bashkimit kombėtar tė shqiptarėve: mund tė jesh pro kėtij bashkimi pa kushte, kundėr kėtij bashkimi pa kushte, dhe kundėr kėtij bashkimi nė momentin e tanishėm, edhe pse pro tij nė njė moment mė tė pėrshtatshėm, ose po tė pėrmbushen disa parakushte.
Dhe mė e bukura ėshtė se, tė treja qėndrimet, mund tė jenė njėlloj patriotike dhe njėlloj tė burojnė nga atdhedashuria, e cila nuk e pėrjashton aspak pluralizmin.
Ata qė janė kundėr bashkimit, mund tė argumentojnė, bie fjala, se ėshtė mė mirė qė tė ketė dy shtete shqiptare nė Ballkan.
Ka gjė mė patriotike se kjo?
Ose mund tė druhen se bashkimi do tė rindezė luftėn nė rajon, me pasoja tė pakontrollueshme.
Ose mund tė shpjegojnė se Europa dhe ShBA (lexo: edhe NATO-ja) nuk kanė shprehur ndonjė entuziazėm pėr kėtė bashkim, pėrkundrazi; dhe se ne shqiptarėt nuk jemi nė gjendje, sot pėr sot, tė ndėrmarrim njė hap tė tillė pa marrė bekimin e Brukselit ose tė Washingtonit.
Tė tjerė mund tė mendojnė se bashkimi i shqiptarėve, edhe sikur tė marrė kėtė bekim ndėrkombėtar, mė shumė do tė prishė punė se do tė ndreqė nėse nuk ndodhin reforma tė thella nė sistemin politik nė tė dy vendet dhe, mė kryesorja, nėse nuk ndryshojnė me rrėnjė raportet e qytetarėve, tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, me shtetin.
Kėshtu, kur dy vetė janė tė sėmurė rėndė, nuk pėrfitojnė gjė, nėse i transferon tė dy nė tė njėjtėn dhomė reanimacioni veē do tė dėgjojnė rėnkimet dhe grahmat e njėri-tjetrit dhe do tė shkėmbejnė mes tyre hareshėm stafilokokė tė artė rezistentė ndaj meticilinės (tė cilėt i njohim, pėrndryshe, si mafian e organizuar qė ka kapur shtetin).
Mund tė ketė pastaj edhe njė palė tjetėr qė tė thonė se, nėse bashkimi i shqiptarėve kryhet me ngut dhe pastaj dėshton (siē kanė dėshtuar bashkime popujsh tė tjerė, pėr tė njėjtėn arsye, nė tė shkuarėn), atėherė ky do tė ishte atentati mė i madh ndaj ēėshtjes shqiptare nė Ballkan; me dėme tė pariparueshme.
Natyrisht, patriotė janė edhe ata qė e duan bashkimin menjėherė, madje argumentojnė se ky bashkim do tė vėrė nė vend njė padrejtėsi historike dhe bashkėkohore qė u bėhet shqiptarėve, dhe do tė ndihmojė qė tė zgjidhen edhe probleme tė tjera si korrupsioni, kriminaliteti, ose edhe vetė Sali Berisha.
Mes tyre gjen, megjithatė, koka tė nxehta dhe ndonjėherė edhe tė trasha, qė kujtojnė se ėshtė detyrė e ēdo patrioti dhe njeriu qė e don atdheun e vet, qė tė kėrkojė bashkimin e shqiptarėve menjėherė dhe pa kushte.
(Vėreni: ta kėrkojė, jo ta realizojė sepse realizimi, sidomos nė kushtet e tanishme, kėrkon kėllqe dhe guxim tė madh, edhe personal; ndėrsa kėta janė tė specializuar si flamurtarė paradash vetėm; dhe pėrpjekjet e mirėfillta ua lėnė gjithnjė tė tjerėve; pa folur pastaj pėr disa prej tyre qė shpresojnė tė ri-instalojnė njė regjim autoritar ose antipluralist duke abuzuar me atdhetarizmin e njeriut tė rrugės.)
Ky ėshtė gabimi, kėtu duhet ta vėmė gishtin.
Nuk ka gjė tė keqe, nė vetvete, tė kėrkosh qė shqiptarėt tė jetojnė nė njė shtet; e keqja fillon kur ti pret, pothuajse me arrogancė, qė kėtė kėrkesė tė ta pėrqafojnė tė gjithė shqiptarėt, pa dallim feje, krahine, ngjyrimi politik, pėrbėrjeje familjare dhe orientimi seksual.
Self-righteousness, e quajnė kėtė nė anglishte; dukuri e neveritshme, pa ēka se nuk ka ende emėr tė vetin nė shqipe.
Bashkimi nuk ėshtė i dėshirueshėm thjesht si bashkim; por ngaqė pritet tė sjellė tė mira dhe avantazhe tė ndryshme pėr shqiptarėt, pėrveē korrigjimit tė njė padrejtėsie tė vjetėr, i cili ka edhe ai vlerėn e vet, edhe pse thjesht simbolike.
Prandaj, kush e kėrkon bashkimin me tė madhe, duhet edhe tė ulet dhe tė argumentojė pse ėshtė kaq i dėshirueshėm dhe pse pikėrisht tani; meqė vetėm argumenti i padrejtėsisė historike nuk qėndron.
Nėse bashkohet Shqipėria me Kosovėn qė nesėr, kjo nuk ėshtė se do ti shlyejė gjė vuajtjet e Kosovarėve nėn sundimin serb (ose jugosllav) pėr gati njė shekull.
Dua tė them: bashkimi kombėtar bėhet duke vėshtruar drejt sė ardhmes, jo me kokėn tė kthyer mbrapa, as ngaqė na e kanė lėnė amanet tė parėt.
Forcat politike qė e pėrdorin kėtė bashkim si flamur tė programit tė tyre politik, duhet tė jenė nė gjendje tė na shpjegojnė, me hollėsi dhe jo duke vėnė Reshat Arbanėn tė recitojė Lahutėn e Fishtės, se ēfarė pritet tė arrijnė pikėrisht shqiptarėt me kėtė bashkim.
Dhe kėtu e kam fjalėn pėr shqiptarėt si qytetarė, jo pėr shqiptarėt qė dalin nė krye tė forcave politike qė kėrkojnė bashkim, disa edhe me shpresė se nesėr do tė dalin nė krye edhe tė shtetit tė bashkuar.
Ėshtė nė natyrėn e politikanit qė tė jetė ambicioz prandaj idealizmi nė politikė shpesh ėshtė luks i papėrballueshėm.
Prandaj ėshtė mirė, besoj, qė qytetarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės tė gjykojnė jo vetėm perspektivėn e bashkimit kombėtar, por edhe liderėt politikė qė po duan ti shpien atje.
Mė nė fund, dy fjalė se ēfarė mendimi kam unė pikėrisht pėr kėtė ēėshtje.
Nuk jetoj as nė Shqipėri as nė Kosovė; nuk jam qytetar as i njėrit shtet, as i tjetrit. Kjo nuk do tė thotė, megjithatė, se nuk e kam njė opinion timin.
Kur shoh problemet e mėdha qė gėrryejnė sot jetėn nė tė dy vendet, dhe qė po ua hanė shpirtin e po ua nxijnė jetėn shqiptarėve nė tė dy shtetet, gjykoj se kėto probleme nuk kanė tė bėjnė me faktin qė shqiptarėt janė tė ndarė nė disa shtete, as me atė qė kėto shtete janė tė vogla; prandaj nuk shoh si mund tė zgjidhen ato, nė rast tė njė bashkimi hipotetik ose zmadhimi gjeografik.
Pėr kėtė arsye, mendoj se pėrparėsi politike nė jetėn shqiptare, kudo nė Ballkan, nuk duhet tė ketė bashkimi kombėtar por konsolidimi i institucioneve, tė shtetit dhe tė shoqėrisė civile; rrėnjosja e kulturės sė shtetit ligjor, lufta kundėr krimit tė organizuar dhe forcimi i vetėdijes qytetare. Dėshira ime ėshtė qė ēdo shqiptar tė ndihet i lirė nė dėshirat, ambicjet dhe potencialet e veta i lirė si shqiptar, si qytetar dhe si banor i globit, pavarėsisht se sa kilometra katrorė dhe sa banorė ka shteti i vet.
Mbetem i hapur, ndėrkohė, madje i interesuar, sikurse shpresoj edhe lexues tė tjerė, pėr tė dėgjuar argumente se pse kėto tė drejta tė njeriut, qytetarit, individit shqiptar, pavarėsisht se nė Shqipėri a nė Kosovė, kanė mė shumė shanse tė realizohen nė njė Shqipėri tė nesėrme tė bashkuar; por jo argumente primitive, me gjak dhe amanete, si nė librin e Kėndimit.
Mblidheni, pra, veten, tė nderuar kombėtaristė, dhe na e shpjegoni, para se tė filloni me gjyqet!
http://xhaxhai.wordpress.com/2012/03...daj-bashkimit/
__________________________________________________ ____________________________.
Thenia e dites: "
Dy fshatra nuk bejne nje qytet, por nje fshat te madh"
Krijoni Kontakt