III pika 2
Kongresi porosit që, duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare
gjatë zhvillimit të saj si edhe çështjet e reja që nxjerr praktika gjuhësore,
«Rregullave të drejtshkrimit» t'u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme,
përmirësimet dhe plotësimet e duhura.
Kongresi shpreh besimin e tij të plotë se kjo thirrje do të përkrahet me
entuziazëm dhe do të frymëzojë arsimtarët, shkrimtarët, punonjësit e
shkencës dhe të kulturës, gjithë inteligjencën dhe të gjitha masat
punonjëse, që me veprimtarinë e tyre krijuese ta zhvillojnë, ta pasurojnë
e ta ngrenë gjithmonë më lart gjuhën tonë letrare kombëtare.
Krijoni Kontakt