Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 96 prej 96
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Mirëpo bashkimi nj+t te fjala "e enjte" është mjaft qesharake.
    .
    Për ty, zoti arsimtar, qesharake, ndërsa për mua origjinale!!!

    Arsimtar i nderuar, ( i nderuar te them per shkak titullit, jo personalitetit tënd), ruaje edhe ti origjinalitetin, të lutem, mos vazhdo me falsifikimin e vetvetes, qenke zbuluar që në fillim...

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Këshilli Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde arrin konsensus


    Pajtim për çështjen e “ë”-së

    Akademikët nga Prishtina e Tirana kanë arritur pëlqimin për disa ndryshime të përdorimit të ë-së pastheksore dhe për mospërdorimin e ë-së fundore te disa emra mashkullorë....

    “Është arritur pëlqimi për disa ndryshime të përdorimit të ë-së pastheksore dhe për mospërdorimin e ë-së fundore te emrat mashkullorë të tipit djalë, burrë, lumë, kalë etj. Po ashtu, është arritur marrëveshja që mbiemrat që shkruhen me ‘nj’ të shkruhen me ‘j’, si për shembull i drujtë, i florijtë, i pejtë etj”, tha për “Lajm” Besim Bokshi, zëvendësbashkëkryetar i Këshillit...
    Një gjë nuk kuptoj. Në shkollën fillore, në vitet e 80-ta, mësuesi i gjuhës
    shqipe, na mësonte, se; Emrat e gjinisë mashkullore, si: Burri, Djali, Mali, Lumi etj. në trajtën e pashquar, numri njejës, nuk marrin mbaresën ë nëse në trajtën e shquar, numri njejës, marrin mbaresën- i. Pra, Mal=Mali, Lum=Lumi etj. Këtë rregull kam përdor unë gjithmonë.
    Siç shkruajta edhe më lart, nuk po kuptoj, si mund te hiqet diqka që nuk ka qenë? Apo, ka pasur, ndërkohë, ndryshime të tilla, ku këtyre emrave iu paska shtuar ë-ja, që unë nuk e paskam ditur? Apo paskam përdor këtë rregull, gabimisht të mësuar, nga mësuesi im i dashur?

  3. #93
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Le të marrim shembullin e problemit të ë-ve. Shkrimi i tyre paraqetë
    problem të madh për shumicën e shqiptarëve. Zbutjen e problemit e kemi
    para syve, dialektin gegë! Dialekti i shumicës së madhe, dialekti gegë,
    po injorohet nga injorantët!
    Nëse merret p.sh fjalia
    "Vendi më i madh...",
    ajo mund të shkruhet pa kurrfarë probleme gjuhësore si
    "Vendi ma i madh...".
    Madje edhe po tingëllon ma bukur. Në këtë shembull shihet qartë se "ma"
    e ka rolin dhe tingullin përforcues "maaaaa i madh" dhe jo tingullin përulës
    e zvogëlues "mëëëëë". Fëmiu i vogël e kupton këtë vetvetiu, por jo edhe
    kokat me qëndrime të ngurtësuara. E nëse dikush e merr shembullin
    "ma i vogël"
    Opinion personal. Përsa i përket bukurisë, për mua është e kunderta.

    Por nëse synojmë ta bejmë sa më të thjeshtë gjuhën, atëherë mund të shkruajmë "Venda ma a madh" se shkronjën "i" e kanë problem shume vetë pasi shpesh harrojnë të vënë pikën sipër. Zevendësimi me "a" eleminon këtë problem jetik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 23-04-2012 më 11:02

  4. #94
    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin
    Asht shkencerisht e vertetueme se zanoret si a ose o shprehin madhesi, gjanesi e sende qe shquhen per madhesine e tyne, prandej hasen ne shume gjuhe fjale, qe i permbajne keto zanore dhe shenojne gjana si mal, hane etj. Prandaj me duket po aq e logjikshme te kete a-ja nji efekt perforcues per fjalen "më". Gjithkush mund te testoj veten, tue shqiptue njihere fjalen e vertete "cikërrimë" ose nji variant te shpikun " cakërramë", mendoj se ka arsye perse ne shembullin e pare kemi dy i.
    fjalë me zanore a dhe o

    macja

    fjalë me zanore të tjera

    delfini

    Shkencërisht, fjalët me a dhe o jane rreth 300 kile më të vogla se fjalët me e dhe i

  5. #95
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Një gjë nuk kuptoj. Në shkollën fillore, në vitet e 80-ta, mësuesi i gjuhës
    shqipe, na mësonte, se; Emrat e gjinisë mashkullore, si: Burri, Djali, Mali, Lumi etj. në trajtën e pashquar, numri njejës, nuk marrin mbaresën ë nëse në trajtën e shquar, numri njejës, marrin mbaresën- i. Pra, Mal=Mali, Lum=Lumi etj. Këtë rregull kam përdor unë gjithmonë.
    Siç shkruajta edhe më lart, nuk po kuptoj, si mund te hiqet diqka që nuk ka qenë? Apo, ka pasur, ndërkohë, ndryshime të tilla, ku këtyre emrave iu paska shtuar ë-ja, që unë nuk e paskam ditur? Apo paskam përdor këtë rregull, gabimisht të mësuar, nga mësuesi im i dashur?
    Thuhet burrë dhe djalë, por edhe lumë dhe kalë mund te jetë me ë në fund. Mal se besoj të jetë me ë.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50

    Për: Ndryshimet në gjuhën e njësuar

    Thonjëzat

    Le të marrim një shembull.
    Ai tha: "Kam probleme të mëdha me thonjëza."

    A janë në këtë shembull shenjat <"> thonjëza?
    Ato janë në të vërtetë në pamundësi të shkrimit të thonjëzave
    vetëm zëvendësim për thonjëza, por nuk janë thonjëza!
    Thonjëzat nuk janë në formë të vizave të shkurtra vertikale, por
    janë në formë të presjes (forma e numrit 9) ose te disa gjuhë
    edhe në formë të presjes së mbrapshtë (forma e numrit 6).
    Para se të dal te gjuha shqipe, le të shikojmë se cilat thonjëza
    i kanë të tjerët!

    Gjuha angleze në Amerikë i ka thonjëzat e dyfishta hapëse <“>
    (ngjashëm me 66-shin e epërm) dhe thonjëzat mbyllëse <”>
    (ngjashëm me 99-shin e epërm). Këto janë thonjëza parësor.
    Nëse ka nevojë që brenda thonjëzave të përdoren thonjëza të
    tjera, atëherë përdoren thonjëzat dytësor të njëfishta:
    <‘> (6-shi i epërm) dhe <’> (9-shi i epërm). Pra përdoret kjo
    renditje:
    “a‘b’c” (lart-66 lart-6 lart-9 lart-99).
    Thonjëza dytësore mbyllëse <’> duket si apostrofi!

    Në Britani të madhe përdoret renditja e kundërt:
    ‘a“b”c’ (lart-6 lart-66 lart-99 lart-9).

    Në Gjermani përdoren thonjëzat:
    „a‚b‘c“ (poshtë-99 poshtë-9 lart-6 lart-66).
    Thonjëza dytësore hapëse <‚> duket si presja!
    Vetë gjermanët janë të vetëdishëm për dobësitë tipografike të
    këtyre thonjëzave (problemet e hapësirës në mes të thonjëzave
    dhe të vetë shkronjave në mes të thonjëzave). Mos të harrojmë se
    shpeshherë përdoren shkronja shumë të mëdha me stile të ndryshme.
    Mirëpo gjermanët kanë edhe një alternativë ma elegante, si do të
    shihet ma poshtë.

    Në Kroaci përdoren thonjëzat:
    „a” (poshtë-99 lart-99).

    Mrekulli me këtë llojllojshmëri, apo jo!...
    Por të vazhdoj edhe pak ma tutje!

    Francezët i kanë thonjëzat e tyre të ashtuquajtura Guillemets
    (lexo: gijmé, me shkronjën të theksuar) « dhe », si dhe
    format e tyre dytësore të njëfishta ‹ dhe ›. Mos të përzihen
    këto me shenjat matematikore < (ma i vogël) dhe > (ma i madh).
    Francezët përdorin nga një vend të lirë hapësinor në mes të
    thonjëzës hapëse dhe shkronjës së parë pas saj, si dhe në mes
    të shkronjës së fundit brenda thonjëzave dhe thonjëzës mbyllëse.
    Me siguri kanë një arsye se pse veprojnë kështu!

    Në shtetet të tjera përdoren të gjitha kombinimet e mundshme të
    këtyre thonjëzave të cekura ma parë.

    Tash le të kthehem te alternativa elegante gjermane, e cila ka
    vetëm përparësitë dhe kurrfarë dobësie tipografike. Ata i
    përdorin nëpër veprat e shkruara thonjëzat këndor ose thjesht
    thonjëzat (nëse dihet se për chfarë thonjëza bëhet fjalë) me
    renditje » dhe «
    (pra sikurse thonjëzat gijme franceze, por me renditje të kundërt)
    dhe pa hapësira shtesë në fillim dhe në mbarim të tekstit brenda
    thonjëzave. Pra me thonjëza dytësor ata e përdorin renditjen:
    »fillimi ›citimi brenda citimit‹ përfundimi«.

    Gjuha shqipe i ka thonjëzat, por cilat? Mos u mbështetni në
    shembujt e internetit! Unë mendoj se gjuha shqipe meriton t’i
    ketë thonjëzat ma të mira tipografike. Thonjëzat këndor e rrisin
    edhe lexueshmërinë e teksteve ngase dallohen qartazi nga presjet
    dhe nga apostrofat
    . Prandaj jam për ate që të përdoren këto
    thonjëza me renditje gjermane si thonjëza të gjuhës shqipe!
    Por jo si thonjëza alternative (sikurse që është për gjermanët,
    por prapëseprapë praktikisht dhe gjërësisht e pranuar në botimin
    e librave të tyre). Nëse kuptoni gjermanisht, lexoni faqen e
    internetit:
    http://typefacts.com/artikel/grundla...ehrungszeichen

    Thonjëzat këndor gjenden në tastierat me shkronjat latine:

    » ALT+0187
    › ALT+0155
    ‹ ALT+0139
    « ALT+0171

    Ma thjesht është nëse shtypni AltGr ose AltGr+Shift njëkohësisht
    me ndonjë simbol tjetër. Provoni të gjitha simbolet. Unë këtu
    nuk mund t’ju ndihmojë ngase nuk e kam Windows-in.

    Natyrisht se për shkrimet në këtë forum mund t’i përdorni
    zëvendësimet e tyre të shpejta <"> dhe në vend të apostrofit
    shenjën <'> (apostrofi i parapëlqyer <’> duket sikurse presja
    ose 9-shi në pozitën e epërme). Por për shkrimet serioze
    duhet të përdoren thonjëzat këndor me renditje gjermane
    dhe apostrofi <’>.

    Ndoshta gjuhëtarët tanë do të lexojnë këtë shkrim dhe do të
    marrin »vendimin e duhur«.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arsimtari : 16-06-2013 më 15:40

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •