Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 96
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Prapë po përsëris:
    Në Kongresin e Manastirit janë propozuar dy alfabete të ndryshme. Praktika
    duhej të tregonte se cili alfabet do të jetë më i përshtatshëm. Dhe praktika
    po tregon se "c-ja me bisht" nuk është praktike! Rilindasit tanë kanë shkruar
    me alfabete të ndryshme sepse ato kanë qenë kohëra të tjera. Ata meritojnë
    vetëm lëvdata për punën dhe mundimet e tyre patriotike.!
    Praktika tregoi që ç-ja është më praktike (kujto apostrofin), prandaj u zgjodh dhe u vendos kjo. Nuk quhet praktikë tastiera e kompjuterit tënd.

    Është njësoj sikur të kërkojmë ndryshimin e flamurit, meqë flamuri kuqezi që ngrihet në ambasadën angleze, nuk shkon me ballkonin që është në ngjyrë të blertë.

    Po nuk di chka të them për priftërinjtë e rinj gjuhësor
    Mos e shkruaj më kështu, se më janë çuar qimet përpjetë nga emocioni! Aq e bukur është!
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 24-03-2012 më 13:28

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Kurrë nuk thash(ë) se nj-ja është e shëmtuar! Mos m'i ndryshoni fjalët!
    Shprehja "jam për tingullin e bukur" dhe qortimi i fjalës e enjte, të bënte të mendoje kështu.

    Mirëpo bashkimi nj+t te fjala "e enjte" është mjaft qesharake.
    Nuk është bashkim qesharak, po ashtu të duket ty! Qesharake është të përdorësh një mbiemër femëror për një emër mashkullor, siç bëre ti tani.

    Nuk mund të themi bashkimi është qesharake, duhet të themi bashkimi është qesharak, por duket qartë që ti nuk ke vesh muzike. Kur ti s'kupton dot këtë, si mund të kuptosh fjalën e enjte?
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 24-03-2012 më 13:31

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Shprehja "jam për tingullin e bukur" dhe qortimi i fjalës e enjte, të bënte të mendoje kështu.


    Nuk është bashkim qesharak, po ashtu të duket ty! Qesharake është të përdorësh një mbiemër femëror për një emër mashkullor, siç bëre ti tani.

    Nuk mund të themi bashkimi është qesharake, duhet të themi bashkimi është qesharak, por duket qartë që ti nuk ke vesh muzike. Kur ti s'kupton dot këtë, si mund të kuptosh fjalën e enjte?
    .
    Nuk e kontrolova tekstin mirë ngase edhe mezi po shoh!
    E kam një ftohje të rëndë. Mirëpo ju keni të drejtë në këtë rast.
    Duhet të thuhet bashkimi është qesharak. Mirëpo kur
    shkruhet shpejt e shpejt bëhen edhe gabime të tilla.
    "Bravo" për ju që ma gjetët gabimin!
    Mjaft shkrova për sot! Prandaj sot nuk do të përgjigjem më.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50

    Trajtat e shkurtra të përemrave vetor

    Le të shikojmë fjalinë: "Ta mora librin."

    "Ta" = trajtat e shkurtra "të"+"e" të përemrave vetor "ty"+"atë"

    të-ja është trajtë e shkurtër e përemrit vetor "ty".
    e-ja është trajtë e shkurtër e përemrit vetor "atë".

    Për nga kuptimi është fjalia "Ta mora librin." baraz me kuptimin:
    Ty+atë mora librin. (???)
    Meqë po theksohet libri, nuk ka nevojë të bëhet përsëritja e paarsyeshme
    me trajtë të shkurtër e (atë) d.m.th. librin.
    Pse të thuhet "Ta mora librin.", dhe jo "Të mora librin.".

    Prandaj duhet të jetë:
    Të mora librin. (Dhe jo "Ta mora librin.")
    Mora librin. (Dhe jo "E mora librin" ngase po dihet se cilin libër)
    Mora librin e tij. ("e tij" është përemër pronorë, ndërsa e-ja është nyje)
    E mora. (e = atë, pasiqë libri po nënkuptohet. D.m.th. mora librin)

    Më interesant është fjalia: "E mora atë libër."
    Kjo është sikurse të thuhet: "Atë mora atë libër"???
    Pra duhet të jetë: "Mora atë libër."!

    Ose edhe më interesant është fjalia "E mora këtë libër."
    me kuptimin "Atë mora këtë libër."???
    Me të vërtetë përdorimet e këtilla e trajtave të shkurtra të përemrave
    vetor (të rasës kallëzore) s'kanë kurrfarë arsyetimi logjik!


    Pse mos të shkruhet:
    "Mora këtë libër.",
    "Unë mora këtë libër.",
    "Unë mora vetë këtë libër." etj.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ja po te jap une nje situate kur duhet e-ja lol.Jeni duke folur per nje liber. Dikush te pyet," Poti e ke marr kete liber? Ti si mendon tingellon me mire me e para apo pa e? E mora, apo mora? Te dyja format perdoren. Varet nga konteksti se cila duhet perdorur.
    Feelings change - memories don't.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ja po te jap une nje situate kur duhet e-ja lol.Jeni duke folur per nje liber. Dikush te pyet," Poti e ke marr kete liber? Ti si mendon tingellon me mire me e para apo pa e? E mora, apo mora? Te dyja format perdoren. Varet nga konteksti se cila duhet perdorur.
    Po ti, ke marr këtë libër?
    Po, e mora.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Po ti, ke marr këtë libër?
    Po, e mora.
    E ke marr kete liber? Keshtu jane rregullat e drejtshkrimit. Megjithate nuk eshte gabim. Sic e thashe varet si dhe ku e perdor.Mund te mos e perdoresh e-ne ne kete rast. Ke marr ndonje liber per te lexuar? Ose Ke marr kete liber per te lexuar?
    Feelings change - memories don't.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E ke marr kete liber? Keshtu jane rregullat e drejtshkrimit. Megjithate nuk eshte gabim. Sic e thashe varet si dhe ku e perdor.Mund te mos e perdoresh e-ne ne kete rast. Ke marr ndonje liber per te lexuar? Ose Ke marr kete liber per te lexuar?
    Ky ishte vetëm një propozim për këtë temë. Në këtë rast
    nuk ka nevojë që të më citohen rregullat e drejtshkrimit.

    "E mora." ose "Mora atë libër." po më duken në rregull.
    Por jo edhe fjalia: "E mora atë libër."

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Si te duash ti shkruaje. Po deshe eliminoje tere gramatiken po se kuptove. Lol
    Feelings change - memories don't.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    E ne s'na mbetet gjë tjetër veç të themi: kuku nane, në qfar duersh ka ran gjuha shqipet!

    Tipa si këta janë ata që kërkojnë ndryshime... e që po i bëjnë këto ndryshime.

    Jam duke parë ndryshimet që paskan bërë në vitin 2006, në hapjen e temës, dhe pashë që janë bërë disa gafa gjuhësore, por do të shkruaj më vonë. Ju siguroj që do të ketë gallatë në këtë temë!

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •