Close
Faqja 107 prej 126 FillimFillim ... 75797105106107108109117 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,061 deri 1,070 prej 1258
  1. #1061
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Përshëndetje të gjithëve,
    nuk e di nëse kjo është tema më e përshtatshme ku unë të bej këtë pyetje që kam por, sidoqoftë po e bej. Pse në disa raste shoh tek shkruhet Lagja e jo Lagjja? P.sh. "Lagja e varfër".
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  2. #1062
    i/e regjistruar Maska e Maya Maya
    Anëtarësuar
    03-03-2012
    Postime
    105
    fjala e sakte eshte Lagjia
    Truth is, everybody is going to hurt you; you just gotta find the ones worth suffering for

  3. #1063
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Faleminderit shumë megjithëse jeni gabim. Të presim se mos po marrim ndonjë përgjigje të saktë.
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  4. #1064
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Në të vërtet nuk është as lagja e as lagjja por është një lagje dhe lagjeja.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  5. #1065
    Shkruhet lagjja

    eshte si

    faqe - faqja
    lagje - lagjja
    paqe - paqja
    sufllaqe - sufllaqja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 05-03-2012 më 15:22

  6. #1066
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shkruhet lagjja

    eshte si

    faqe - faqja
    lagje - lagjja
    paqe - paqja
    sufllaqe - sufllaqja
    Kështu mendoj edhe unë por kam pak dyshime..
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  7. #1067
    Te presim per ndonje tjeter. Te shofim ca do thote BATO.

    Po dhe ne shqiptim thuhet me shume si lagjja dhe jo thjeshte lagja.

  8. #1068
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Xeroxi ka të drejtë që pyet. Ka shumë që e shkruajnë lagja, edhe pse të gjithë e shqiptojnë si lagjja.
    Shkruhet lagjja. Ja të sjellim dhe fjalorin që të mos diskutojmë kot.

    LAGJE f. sh.
    1. Pjesa e një qyteti ose e një fshati që merret
    edhe si ndarje administrative brenda qytetit a
    fshatit; njerëzit që banojnë në këtë pjesë. Lagje e
    madhe (e vogël).
    Lagjja kryesore. Lagjja e sipërme (e poshtme).
    Lagjet e jashtme. Lagjja numër nëntë. Lagje e
    qytetit (e fshatit). Banorët e lagjes. Këshilli i
    lagjes. Doli tërë lagjja.

  9. #1069
    Ju vu vula besoj

  10. #1070
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ju vu vula besoj
    ''Iu'' apo ''ju'' vu vula? Ose ''Iu'' apo ''ju'' dedikohet? Edhe këto janë disa dilema që i kam dhe dëshiroj t'i diskutoj me ju.
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •