Close
Faqja 28 prej 34 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 333
  1. #271
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    mire rrushi, na fal. Bej gabim ndonjehere, se po degjoj dhe tv-ne njekohesisht qe flet anglisht, edhe na ngaterrohen mendimet, gjuhet. Do me falesh, qe sperdora fjalen e duhur?

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Tani, ketu, raporti mesues-nx mosha deri ne dy vjec eshte 1 me 4. Ne nje klase nuk lejohen me shume se 8 nx. Po qene 5 femije detyrymisht duhen 2 edukatore. Mosha 3-4 vjec e ka raportin 1-10. Ne klase nuk lejohen me shume se 20. Pastaj per moshat shkollore klasat nuk kane me shume se 20 nx. Mos flasim per rregullat, qe vetem po ti bertasesh femijes te pushojne nga puna.Ketu te persekutuar jane mesuesit, lol.
    Feelings change - memories don't.

  3. #273
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Tani, ketu, raporti mesues-nx mosha deri ne dy vjec eshte 1 me 4. Ne nje klase nuk lejohen me shume se 8 nx. Po qene 5 femije detyrymisht duhen 2 edukatore. Mosha 3-4 vjec e ka raportin 1-10. Ne klase nuk lejohen me shume se 20. Pastaj per moshat shkollore klasat nuk kane me shume se 20 nx. Mos flasim per rregullat, qe vetem po ti bertasesh femijes te pushojne nga puna.
    Cuni im, loves her teacher tani (K), apo se ka dhe goce te re. Te hidhet ne fyt po t'ja shash. LOL
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 03-03-2012 më 16:08

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    mire rrushi, na fal. Bej gabim ndonjehere, se po degjoj dhe tv-ne njekohesisht qe flet anglisht, edhe na ngaterrohen mendimet, gjuhet. Do me falesh, qe sperdora fjalen e duhur?
    hahaaa, po ta fal une me ta fal une, po kam hall se mos e perserit prape si gabim
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Cuni im, loves her teacher tani (K), apo se ka dhe goce te re. Te hidhet ne fyt po t'ja shash. LOL
    Ne fakt te gjithe femijet i duan mesuesit e tyre. Fjala e tyre vlen me shume se e prinderit per ta. Ka femije te vegjel biles qe kur mamaja vete te marri femijen e vogel, dhe ne ate moment femija ndotet, nuk duan ti nderroje mamaja, por edukatorja. Nje koleges time i kishte thene cupa rruges per ne cerdhe. Mami me co ke edukatorja te me nderroje pampersin.
    Feelings change - memories don't.

  6. #276
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    PINK,

    Te drejtohem ty sepse verej qe e ke per zemer ket tem, dhe n'pergjithesi ndaj t'njejtin mendim me ty.
    Ti je perqendru tek femija, ndersa un du t'jap nje kendveshtrim tjeter, qe ndoshta largohet nga pytja direkte qe ka ber hapsja/i e/i temes, por sidoqoft ka lidhje me temen...

    Edukimi i femijes ka shum rendesi, por edhe jeta e nje gruaje nuk duhet len menjane....
    Kur nje çift merr vendime t'atilla, mendoj se duhet te mendoj me gjate....


    Ne nje moment te caktum edhe ne jemi gjet perballe nje situte t'atill...
    Por mendja ime me tha:
    - Po sikur nje te neserme ne mos t'vemi me dakort bashke...si do perballet me jeten, pasi nuk esht me ne sinkroni me shoqerin...
    - Po sikur nje dit t'me ndodhe mua diçka......do t'thot qe e le familjen tende "ne mes te kater rrugve"


    "Shoqe e jetes" do t'thot te ndash gjithçka bashke, dhe jo ta mbyllesh ne shpi...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #277
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Nero
    shume e drejte dhe e pare dhe ne ate kendveshtrim qe shtron ti (jeta eshte plot te papritura te mira apo jo te kendshme). Nje burre me vizion dhe qe ka respekt ne rradhe te pare per gruan, shoqen e jetes, dhe vertete e do, kurrsesi nuk ndermer vendime te tilla. Biles ja ushqen endrren, deshirat qe ka per jeten, pervec rritjes se femijeve. Keshtu e mendoj une dhe besoj keshtu duhet te jete per te gjithe, jo se eshte emancipim- fjale koti kjo, por se makes sense !

  8. #278
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Iza, jo se i linin vetem fare. I linin ne shoqerine e vellait apo motres, por ata si kalamaq per vete rendnin pas lojerave dhe i vogli ne pune te vet. Kam pat nje fqinj qe e linte gjoja me cunin me te madh, te voglin e saj, 2 -3 vjecar. Me shume s'ishte. Une gjithmone vetem e shikoja ate. Apo s'kishte fiksim makinat. Si kishte frike fare, perpara u dilte. Mamaja ne shtepi tere diten duke bere punet, cuni...Ate femi vertet e ka ruajt Zoti, dhe lagja. Shqiptaret e kane mendjen se i gjen komshija shtepine jo ne rregull, keshtu i lene pas dore femijet. (
    Ncuq Mia, shumicen e kohes perpara pallatit rrinim. Te largoheshim hanim te bertitme jo vetem nga nena, por gjithe grate e burrat e pallatit. Biles as mbrapa pallatit nuk lejoheshim me ndjet sepse nenat na benin kontrollin me mire para. Nese largohesha nje pallat me poshte pa leje, me shihnin "te medhenjte" edhe nje gjys llafe na thoshin, si pula nuk ndiheshim e me vrap ke vendi i zakondshem.

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Familja eshte me e forte kur te dy palet kane te drejta te barabarta , kur te dy palet duhen, respektojne dhe ndihmojne njeri- tjetrin.
    Pajtohem për pjesën me të zezë, ndërsa për atë tjetrën, varet se çfarë kupton me të. Nëse e ke fjalën që të ketë dy komandantë, atëherë nuk shkon, se zihen.

    Çfarëdo që të thuhet, praktika sot tregon se nuk është e fortë.

    Femra me kalimin e viteve eshte emancipuar dhe e ka kuptuar rolin e saj ne familje qe nuk eshte vetem nje sherbetore ( laje, fshi , pastro , gatuaj ect ect ) pa pagese , por eshte nene, grua , shoqe , nje pjese sjell te ardhurat ne familja ect. ect ka nje role shume te rendesishem ne familje. Dhe shpirterisht, moralisht pret me shume respekt, dashuri dhe mirenjohje ne familja, sidomos nga partneri i saj dhe nqs nuk e arrin do rebelohet.
    Sipas teje fajin për të gjitha ndarjet e paskan meshkujt! Po të emancipuarat që i zgjedhin vetë, nuk paskan faj?
    Po dhe ta zëmë se është siç thua ti, kur ato nuk i gjetën dot meshkujt idealë deri tani, kanë shpresë se do t'i gjejnë në të ardhmen?
    Mundësitë janë dy: ose ti je gabim në këto që thua, ose ata të parët ishin të mençur dhe e paskan ditur që s'ka njerëz idealë.

    Me kujtove nje historin e nje te njohures sime , burri i saj e tradhtoi . Kjo si nje grua ''heroin'' kaloi direkt plan B-ë , sharje dhe persekutime te ''hajdute burrash'' ne mbrojtje te ''Viktimes'' ( burri ) .
    Gjithmon e kam vra mendjen kush eshte fajtori ne kete rast . :-D
    Çdo burrë që tradhton, tradhton me një grua, dhe anasjelltas. Është arsyetim i cekët të thuash se cili tradhton më shumë. Unë nuk thashë se cili tradhton më shumë, por fola për kushtet që e nxitin. Kushtet janë si puna e alkoolit: kur njerëzit dehen, janë më të prirur për të tradhtuar se sa kur janë esëll.

    Ps. Me aq sa i kam lexuar postimet e tua . ekzistoin dy mundesi :-))
    a) Je moshe e madhe dhe e ke shume te veshtire te ndryshosh mendim .
    b) Dikush te ka lenduar (femer) aq shume saqe e ke humbur besimin te seksi i brisht dhe i bukur
    Mos e personalizo temën. Ti je staf, unë do të t'i mësoj rregullat?
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 05-03-2012 më 22:43

  10. #280
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Aman cna e kujtove, sa kam vuajtur nga kopshtet dhe cerdhet, e ke pershkruar shume bukur :''''(
    Eshte tamam torture.
    Sot është më keq, se të këqijat janë të llojeve nga më të ndryshme. Për të kuptuar, po të tregoj vetëm nja dy.
    Para ca ditësh, një shoku im po më ankohej se vajza e tij 4-vjeçare në shtëpi po thoshte "habibi".
    - Çfarë është habibi, të keqen babi?! - e kishte pyetur ky i çuditur.

    Vajza i tha se e kishte mësuar nga Hasani, një shok arab që e ka në kopsht. Habibi në arabisht do të thotë "të dua". Tani ky shoku po kërkon ta heqë fëmijën nga ai kopsht, se është mbushur me të huaj, po ku ta çojë, se gjithandej po bëhet njësoj.

    Një problem me fëmijët këtu ku jetoj unë, është se, kur i çojnë në çerdhe ose kopshte ku ka të huaj, fëmijët fillojnë të flasin me theks arab, domethënë flasin gjuhën vendase, por me theks arab. Nuk ka gjë më të keqe po ta dëgjosh! Më bën shumë përshtypje mua që jam i huaj, e jo më vendasve. Ky problem mund të jetë dhe në shkollë, por sidoqoftë, në çerdhe dhe kopësht, kur fëmija fillon e mëson të flasë, e thith më shumë theksin, ndërsa kur e mëson gjuhën nga nëna është më mirë.

    I kuptojmë ato gra që nuk i kanë mundësitë financiare të rrinë në shtëpi, por një pjesë e mirë e tyre shkojnë në punë për qejf, se thonë që mërziten në shtëpi, e i plasin fëmijët në çerdhe e kopshte. Justifikimet se fëmijët bëhen më socialë apo të shkathët, janë të kota, sepse dihet që fëmijët e sotëm janë më qullashë në krahasim me të dikurshmit.

Faqja 28 prej 34 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fjalet dhe shprehjet me te cilat njeriu komunikon me kafshet shtepiake
    Nga DYDRINAS në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 00:53
  2. Firma më e mirë për pajisjet shtëpiake
    Nga Fiori në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 10:10
  3. Vetmi Gruaje
    Nga SkenderRusi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 06:25
  4. Kafshet shtepiake
    Nga Pogradecari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 22:54
  5. Arome gruaje...ne policine rrugore
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •