Close
Faqja 42 prej 70 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 694
  1. #411
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Asnje marreveshje apo kontrate nuk eshte juridikisht e pavlere!
    Vetem nese eshte rezultat i ndonje mashtrimi apo manipulimi...
    Intepretimi pastaj eshte ceshtje e gjykatave apo instancave kompetente. Kurrsesi i paleve nenshkruese.

    Sa i perket rastit konkret, ceshtja eshte me e komplikuar, perderisa nuk dihet se kush ka nenshkruar per Kosoven dhe ne emer te kujt. Perderisa te jete keshtu, atehere parimisht nuk ka "marreveshje", por vetem pajtueshmeri te kunderligjshme te Qeverise se Kosoves per paraqitjen e Kosoves ne "nismat rajonale" etj. Ky pajtim nuk do te ishte i obligueshem per asnje Institucion te Kosoves. Gjykata Kushtetuese nuk do te mund ta trajtonte "marreveshjen", perderisa nuk ka material qe deshmon ekzistencen e saj. Gjykata vetem mund ta trajtoje ligjshmerine e paraqitjes se Qeverise se Kosove pa Republike dhe pa simbole perkatese ne "nismat rajonale" etj...
    ...ne folim per "fusnoten" dhe permbajtjen/vleren juridike te saje !!

    Ajo eshte kontroverze dhe me kete "teknikisht" e pavlere !!!, shpresoj se e kupton termin "teknikisht" ne relacion me synymin qe ndoshta serbia do te kishte ne lidhje me fusnoten. Ajo nuk mund te kerkoj sovranitet mbi kosoven ne baze te 1244 duke e pranuar njekohesisht se pamvaresia e kosoves nuk e ka shkel te drejten e serbise per te patur sovranitet mbi kosoven (mendimin e gjyates, ngase qendron ne fusnote, serbia e ka pranuar ate realitet)....kjo eshte GJENIALE.....

    1244 ekziston akoma, ngase ajo mund te shuhet vetem me nje rezolute tjeter !!!, ajo nuk behet me fusnoten me e vlfshem ose me e demshme.....1244 implementohet vetem ne favor te kosoves, se paku deri sot ka ndodh keshtu !!!
    ....mbeshtetjet e serbise ne 1244 nuk i kane sjelle asaj asnje prodhimtari praktikable....1244 thjesht do te mundet nga koha......ose ndoshta ajo do te ekzistoje edhe kur nuk do te ekzistoje republika e kosoves, por shtetet e bashkuara te shqiptareve....

    tung
    albanish by nature

  2. #412
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Mirdita vllezer,

    Sa e shoh ka nevoje per nje sqarim te vogel !!!


    NJE.....kosova eshte shtet i pamvarur dhe sovran me gjith attributet e nje shteti modern

    DY....pamvaresia e kosoves eshte e KUSHTEZUAR, ngase rrjedh nga pakoja e ahtisaarit

    TRE....pamvaresia e kosoves eshte e mbikqyrur (ku detyra e njecfare Dell-i i tejklaon edhe kompetencat e vet parlamentit - kjo nje mesele tjeter)

    KATER.....Kosova ka gjyate kushtetuese qe e mbron kushtetuten


    ---------------------------------------------------



    Per cka flasim ne tash ???, se me nje fusnote, e cila juridikisht eshte e pavlere (ngase kontroverze, thjesht TEKNIKISHT bjer, edhe sipas cfaredo interpretimi) cenohet pamvaresia e kosoves ???

    Kush mund, urdheroni, le ti kundershtoje pikat NJE DERI KATER.

    Une nuk flas ketu per te mbrojt dike, por e analizoj realitetin aktual !!!

    Nese ajo marreveshje eshte bere nga kryeministri i kosoves, duke mos e mare legjitimitetin e parlamentit, atehere aty eshte bere thyerje e kushtetutes (duhet te veproj gjykata kushtetuese dhe ta shpall te pavlershem nenshkrimin).

    NDODH KJO ???

    Mos me lodhni pashi zotin, natyrisht se duhet te kete kritike, ne pergjithesi thash se edhe shume e dobet me duket ajo, por, kini kujdes ne vleresimin e mendimeve !!!, Hashim Thaci mund te mos "pelqehet" nga shume arsye, por nuk eshte frizura e tij apo garderoba arsye !!!, mos valle presidenten na zgjodhi parlamenti ???.....pse tash ki realitet qe eshte ne thelb i njejte me realitetet tjera na qenka ndryshe ???

    Kuptojeni, KOSOVA ka pamvaresi te kushtezuar, e VETMJA rruge, per te ndryshuar rrjedhojen politike, va kam permend tash DY HER, ja u permendi per te TRETEN HER, eshte situata e krijuar ne vitin 2004 !!!

    Une nuk e mbroj ketu hashimin, as qe me hyn ne pune ndonej politikan i kosoves. Mendimet i ndaj pikerisht me ju, per te vetmen arsye qe ta hapim horizontin e problemit.

    Thash, 1244 u interpretua edhe nga EULEX dhe ne baze te saje u vendos ajo ne kosove......e kritikoj kush ate ???

    Mos mereni me teorizma, eshte pika praktikable e nje meseleje qe e ben ate te vlefshme apo te pavlefshme.

    Pikerisht 1244 eshte e vlefshme vetem NE FAVOR TE KOSOVES....po te ish e vlefshme ne favor te serbise, sot kosova do te ish pjese integrale e serbise !!!, eshte keshtu`???...JO, nuk eshte !!!.....1244 ekziston se u bllokua rezoluta vijuese. Andaj me ate sherbehen edhe "miqet" edhe "armiqet".....sipas nevojes, por, kuptohet, natyrisht VETEM NE FAVOR TE KOSOVES, ngase "miqet" jane ulur mbi degen me te gjate (thot nje proverb gjerman)....shume thjesht.

    Me kujtohen momentet e rezolutes se famshme qe do te shuante 1244, ku gjith paraditen kame qendruar ne internet dhe kam mbajt hapur dhjetra faqe agjencish......ku rusia me bllokimin e rezolutes vijuese e la faktikisht ne jete 1244....por, duke u angazhu franca asaj kohe qe te vijonte procesi i VJENES, me paralajmerimin e hapur te amerikaneve se kosova do ta shpall pamvaresine e njeanshme.......sipas "filozofise" juaj tash ketu, ceshtja e kosoves duhet ne ate dite te ket mbaruar, mbase 1244 e prejudikon statusin e kosoves ???....duhet ndryshe ta kuptoj frigen e juaj ????

    BE dhe gjith shtetet e europes jane shtete te drejtesise (Rechtsstaat - shqip nuk e di a ka term te posacem) ku drejtesia (ligji) eshte baze e cdo veprimi !!!

    Marreveshja kosove serbie eshte nje BAZE per veprime ne te ardhmen. Cili veprim ???.....cenimin e PAMVARESISE SE KOSOVES ???....as qe behet fjale bre per te !!! (...dhe sidomos, ai ylli i pavlefshem eshte nje hap i qarte ne favor te tadicit ti fitoje zgjedhjet dhe te mbetet partner i BE-se.....)

    Ja nje shembul, i cili detyrimisht do te ish rrjedhoja e ardhmshe, po qe se "fusnota" e ka ate vlere qe ja pershkruani:

    - serbia me "diplomaci" do ta ushtroj sovranitetin mbi kosoven, ngase e legjitimon "fusnota", dhe 90 njohjet e kosoves do te shuhen, keshtuqe kosovaret do ta humbin shtetin e kosoves, dhe do te mbeten nen nje "autonomi" (lloj lloj modelesh ala hong kong, südtirol, irlanda veriore e bla blaja tjera kane pjelle "mendimtaret" serb)... ???....


    Eshte kjo nje sceneri e "mundshme" ???.......nese PO, atehere jam dakor, e kam gabim....nese jo, atehere kish pat deshire te ndegjoj "forma proteste" qe te leshohet "pamvarsia e kushtezuar" nga prangat qe i ka.......une akoma nuk e besoj kete, ne mediumin austriak "der standard" ku jam edhe vet pjesemares ne forum, ne fillim te vitit u hap lajmi, se EULEX deri ne fund te 2012 do ti pakoj koferat dhe do te ik......e besoni kete ???

    Natyrisht se NUK DO TE VALAVIT FLAMURI I KOSOVES ne bruksel.....sepse 5 shtete te BE akoma nuk e pranojn kosoven....kjo ska te beje me fusnoten.....

    Edhe nje gje, ne ligjdhenjen europjane akoma vlen edhe "dora", pra, besa e dhene VETEM ME DORE !!!, kosova mund te ju referohet edhe PREMTIMEVE te "miqve", po qe se e don nevoja..........pra, serbia eshte aq larg kosoves, sikur do te ish ne anen tjeter te botes, e jo ne kojshillek....

    Kosova ka te drejten e VETOS ne nismat rajonale !!!, si duhet serbia ta kuptoje kete ???

    Une kisha pat deshire ne kete drejtim te ndahen mendimet, e jo, se kush e perkrah fusnoten eshte keshtu, e kush nuk e perkrah eshte ashtu....


    Me nderime

    Zoteri Nuhe Musa,


    Kosova mund te jet Shtet ashtu sic po thoni ne kete shkrim (mendim ) tuajin, por ky Shtet eshte vetem sa per ti mashtruar Shqiptaret e Kosoves, ja kinse kan Shtetin e tyre.

    Kosova e tanishme, deshet ju apo nuk deshet ta pranoni, eshte ndare ne DYSH me kete Pako te Ahtisarit e qe per baze marreveshjes se Kumanoves dhe rrjedhim Rezoluten 1244, te bere ndermjet Bashkesise Nderkombetare dhe Shtetit Jugosllav (Serbi Mali Zi) te asaj kohe, pra Kosova e tanishme eshte Kosove e Serbise, kur perpos Veriut te Kosoves dhe enklavave Serbe qe jane edhe ne Jug e ku boterisht dihet se Serbia i ka strukturat e saja okupuese e kriminele, ajo (Serbia) ka kontroll edhe Kosoven si teresi, me vet faktin qe me kete Pako te Ahtisarit iu eshte dhuruar 10 Ulse ne parlament dhe se asgje ligj nuk mund te aprovohet nese per ate ligj nuk votojne PRO Shumica e Pakices Serbe ne Kuvend, gjithashtu Serbia permes tregetise dhe ekonomise ka kontroll ne tere Kosoven. Dhe pjesen tjeter te Kosoves ku ndikim kane Nderkombetaret ne cdo aspket, ndersa pushtetaret te korruptuar, te shantazhuar dhe servil jane vetem sa per sy e faqe, vetem e vetem ti mashtrojne Shqiptaret, kinse ja tani kane Shtetin e tyre, e ne fakt edhe pse Shqiptaret jane shumice absolute fare pak, e thuajse aspak nuk pyeten per asgje vet fakti qe nuk ju lejohet te mbajne Referendum per asgje.

    Nje gje qe shifet nga qielli, nuk keni nevoje ta ndryshoni, kinse Rezoluta 1244 qenka ne favor te Kosoves dhe Shqiptareve, nuk keni nevoje te beni propaganda te kota.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #413
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Nuh Musa;3356158]Mirdita vllezer,
    Sa e shoh ka nevoje per nje sqarim te vogel !!!
    Pse more i nderum po shkrua dhe po i kundershton vetevetes.
    Ksja qe ja ke vu numrin ´´Nje´´ po e vene ne dyshe me numrin ´´Dy´´ dhe ´´Tre´´.

    NJE.....kosova eshte shtet i pamvarur dhe sovran me gjith attributet e nje shteti modern

    DY....pamvaresia e kosoves eshte e KUSHTEZUAR, ngase rrjedh nga pakoja e ahtisaarit


    TRE....pamvaresia e kosoves eshte e mbikqyrur (ku detyra e njecfare Dell-i i tejklaon edhe kompetencat e vet parlamentit - kjo nje mesele tjeter)

    KATER.....Kosova ka gjykaten kushtetuese qe e mbron kushtetuten
    Per qka i perket, Gjykates kushtetuese nuk mohoet, mirepo sa e mbron apo jo Kushtetuten kjo eshte nje pipyetje shum e madhe


    Mirepo cka i perket realiteti te sotem qe po e realizon ti, nuk i perket realiteti objektiv por subjektiv

  4. #414
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Mediumi i ´´Pamvarur´´ RTK
    Ja pra kjo eshte propaganda e RTKse qe mundohet ti jepe velre nenshkrimit te Thacit dhe Tahirit krye ne vete

    Sa interesant as Rusia nuk kundershtoi, serbet nenshkruan dhe po bojn kuku per neve se qka kemi bo. Mirepo kjo eshte propagand serbe.
    Gjithmone kur shkau i thot shqiptarit se kjo veper eshe e keqe per serbin, ateher shqiptari duhet marr te kunderten

    Mos bini preh e Propagandes se RTKse qe ka per baza mbrojtjen e Fames Thaciste



    Ju e dini shum mire qe serbia vetem humbjet i feston!!!!

    Merreni me mend qfar dami i ka bo Thaci serbis e mashtroi

    KOSHTUNICA: SERBIA NUK KA ARSYE PËR TË FESTUAR

    Lideri i Partisë Demokratike Serbe, Vojislav Koshtunica, tha se Serbia nuk ka asnjë arsye për të festuar statusin e kandidatit....
    Postuar: 11:00:45 / 02.03.2012
    Ndërsa Dragan Todoroviç, nga Partia Radikale Serbe, ka thënë se statusi do të keqësojë pozicionin e Serbisë. ”Kush feston në Serbi marrjen e kandidaturës. A feston një komb që nuk ka punë, që është varfëruar. Kush përveç qeverisë mund të festojë marrjen e kandidaturës, kur të gjithë e dimë se me farë çmimi është paguar kandidimi”, pyet Koshtunica. Ai i ka thënë ”Tanjugut” se statusi është një fjalë boshe se qytetarët serbë nuk kanë përfitim duke shtuar se ekonomia po pëson dëme për shkak të Marrëveshjes së Stabilzim Asociimit, të nënshkruar me BE-në. Edhe nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviç, konsideron se statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, për Serbinë dhe qytetarët e saj, jo vetëm nuk do të thotë asgjë, por do të keqësojë pozitën e Serbisë, pasi do të hapë rrugën për shantazh të ri.



    Ky tu e bajt gajle se prap Kosova do ti bohet kusht etj.!!!

    GJELIQ: BE DO TË NA KUSHTËZOJË PRAPË ME KOSOVËN

    Ish-zëvendëskryeministri serb për Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliç, ka thënë se para Serbisë është “rruga me thera” drejtë Bashkimit Evropian....
    Postuar: 12:27:26 / 02.03.2012
    Sipas tij, para verës duhet të zgjidhen çështjet e pazgjidhura me Prishtinën, në mënyrë që Komisioni Evropian të rekomandoj fillimin e negociatave për anëtarësim.



    Maqedonia tu i marr lakmi Kosoves!!!!

    MAQEDONIA KËRKON FUSNOTË SI KOSOVA

    Autoritetet shtetërore në Maqedoni kanë nisur një fushatë diplomatike për të kërkuar zgjidhjen e kontestit të emrit dhe pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, sipas një marrëveshje të modelit të fusnotës për Kosovën nga marrëveshja e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës. ...
    Postuar: 10:42:05 / 02.03.2012
    Një propozim të tillë ka dhënë presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, i cili ka theksuar se marrëveshja Prishtinë - Beograd dhe ajo midis Sllovenisë dhe Kroacisë mund të jenë model i pranueshëm për të gjetur zgjidhje për kontestin e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.

    ”Ne nuk shohim se ka vullnet për dialog nga fqiu ynë jugor, që të bëjë atë që bën Sllovenia dhe Kroacia, që paralelisht të udhëheqin proceset dhe të arrijnë zgjidhje. Gjithashtu vullneti lindi edhe mes Serbisë dhe Kosovës dhe u gjet zgjidhje”, ka deklaruar Ivanov, i cili po qëndron për vizitë në Vjenë.

    Ai ka përsëritur se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë barrierë për procesin integrues të vendit dhe se vendimi i GJND në favor të Shkupit për emrin, duhet ti jap një trajtim më korrekt vendit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Kërkesa për të shfrytëzuar marrëveshjet midis vendeve të rajonit do të ndihmonin Maqedoninë që të marrë ftesën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe ftesën për në NATO, raporton INA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 02-03-2012 më 10:10

  5. #415
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Shoku Anti,


    1) ...nder ato kushte kosova eshte e pranuar nga 90 shtete te botes !!!, natyrisht, kjo e deshmon kosoven shtet te pamvarur dhe sovran.
    Jo.
    Perndryshe edhe Qipro Veriore, Osecia Jugore, Abhazia, Westsahara etj. do te ishin shtetet te pavarura dhe sovrane...

    Apo NUK BESON ne sinqeritetin e njohjeve ???,
    Nuk ka rendesi.

    ....ka lidhje bilaterale ???.......e pra, kosova eshte ne kuptimin e plot te fjales shtet i pamvarur dhe sovran.... per ata qe e kane njohur !!!
    Njohja bilaterale eshte deklarate politike dhe nuk prodhon asnje akt obligativ per Bashkesine Nderkombetare ne pergjithesi.
    Natyrisht, njohja nga shtete si SHBA, Gjermania, Franca, Anglia, Japonia dhe shume shtete te botes eshte absolutisht e rendesishme dhe e favorshme. Megjithate, as kjo nuk te ben automatikisht shtet, sidomos nese kushtezimet dhe rrethanat e brendshme dhe te jashtme nuk jane te favorshme.
    Menyra me e lehte per ta provuar se a eshte Kosova shtet apo jo, eshte krahasimi me shtete tjera. Dhe jo vetem ne mardhenjet bilaterale me shtetet qe e njohin pavaresine e nje vendi. Ka edhe shtete te njohuar nderkombetarisht, por qe nuk njihen nga nje dy apo shume shtete tjera.
    Krahasimi me vetveten do ti bente shtete edhe ato vende qe i permenda me larte.
    Kosova ne rastin me te mire mund te trajtohet si shtet ne krijim, kurrsesi si shtet. I mungojne shume gjera themelore per te qene shtet.

    2)...natyrisht se ka pamvaresi te kushtezuar, ne kete rast, kosova nuk ka te drejte te bashkohet me shqiperine ne baza ligjore (qe do te ish e mundur nepermjet te nje referendumi, ku populli, si organi suprem i shtetit, do te shprehte vullnetin, me kete ndryshimin e kushtetutes, me kete, bazen ligjore per nje bashkim)........kete kosovaret e kane pranuar !!!, dhe ki kusht, eshte kuptueshem i kufizuar ne kohe !!!, dhe nje "xhoker" i forte per pazarlleqe....AS mbi AS....
    Ky "kushtezim" per mua ska rendesi te madhe.

    Jane kushtezimet tjera, duke filluar nga njohja e kushtezura me rezoluten 1244 te OKB-se deri te bashkeqeverisja e te huajve dhe strukturave paralele te shtetit te Serbise, te cilat pavaresine e Kosoves e bejne kryesisht simbolike.

    3)......qe te monitorohet pamvaresia ne pike te pare ka qene per te miren e kosoves, dhe nje kusht shume i volitshem, qe duhej te ndihmonte ne shmangjen e zhvillimeve "degjerative" sic jane korupsioni, diktati politik, etj....beson se EULEX do te ik ne fund te vitit ???, apo ke deshire qe akoma te mbetet ne kosove ???
    Mbikqyrja nuk mund te perkthehet si monitorim...
    Ne rastin e Kosoves kemi te bejme me nje pushtet indirekt, i cili qendron mbi shtetin dhe Kushtetuten e Kosoves. Ky pushtet i huaj ka kompetenca ta shfuqizoje cdo vendim dhe ligj te cfardo organi te shtetit te Kosoves. Pse nuk ndodhe nje gje e tille, ka te bej kryesisht me faktin qe pushteti vendore, i dirigjuar nga ta, nuk i kundershton shumicen absolute te kerkesave te pushtetit te huaj indirekt. Ky servilizem kolonial paraqitet pastaj si bashkerenditje, koordinim...i veprimve me faktorin nderkombetar, SHBA-te, miqte etj...


    [/QUOTE]
    4)......gjykata kushtetuese eshte per te mbrojt vlerat te nje shteti qe i parasheh kushtetuta. Pikerisht me problemin e fusnotes, ngase mendoni se cenohet pamvaresia dhe se pas dy muajsh do te jemi perseri "serbi", ajo do te ish kompetente ne nje shtet "drejtesie" te anuloj vendimin e qeverise, ne kete rast, te negociatoreve qe me pelqimin e qeverise kane mare nje vendim antikushtetore....pra, kosova ka mekanizma shtetnore, per ta mbrojt vetveten edhe nga vetvetja....tamam si cdo shtet modern tjeter....
    [/QUOTE]
    Pothuajse gjysma e GJKK-se eshte e perbere nga te huaj dhe joshqipetare.
    GJKK eshte pjese e sistemit.
    Perndryshe, perderisa marreveshjet nuk publikohen dhe nenshkruesit nuk dihen, GJKK nuk mund te ngazhohet. GJKK mund te thirret sipas procedurave te percaktura ne momentin kur Qeveria e Republikes se Kosoves paraqitet me Kosovo* dhe pa simbolet shteterore etj.

    Une sa e shoh ketu ju, jo se nuk keni besim ne qeverine, apo ne hashim thacin, ju as qe keni BESIM ne shtetin e kosoves !!!, si mendoni mbi keto baza te arrihet dicka ???
    Une po shprehi vetem mendimet e mia per ceshtje perkatese.
    Secili nga ne i ka besimet, shpresat, bindjet, ndjenjat, pragjykimet...e veta.
    Kur diskutoj per ceshtje konkrete politike qe me interesojne nuk mendoj ne dekada, shekuj apo kohezgjatje pa kufi.
    Cka ndodhe me Kosoven edhe 50, 100 apo 1000 vite nuk me intereson shume. Edhe pse uroj qe pasardhesit tone atje te jetojne si ne parajse. Sido qe te jete, une kam parasyesh 5-10 vite...


    Republika e Kosoves eshte shtet i pamvarur,
    Kosova nuk behet shtete i pavarur, vetem pse e permend disa here ne cdo kapitull...

    pamvaresine e saje e deshmon me rrjedhojen e ngjarjeve politike. Populli i kosoves, qe nga shuarja e perandorise osmane nuk ka pranuar qeverisje te huaj perpos te njerezve qe kane dale nga rradhet e veta dhe me interesse te perbashketa me popullin qe e kane perfaqesuar.
    D.m.th. do te mbijetonim edhe pa miqte nga Perendimi?!

    Kosova ka dale me territor kompakt nga mase falimentuese pas shuarjes se perandorse osmane, dhe deshmon tipare shteti me historikun administrativ vetqeverises ne sistemin e atehershem.
    Kosova deshmon historikisht te drejten per ekzistencen e vet si shtet i pamvarur dhe sovran sipas dispozitave aktuale. Natyrisht, kete te drejte historike nuk ka garance se ta pranon kush, andej edhe lufta, dhe me ne fund, LUFTA sjell fakte te perfunduara.
    Puna e luftes eshte e komplikuar...
    Ne Kosove jane futur shume duar ne lufte, prandaj edhe ekziston ky kaos qe kemi. Te gjithe e kerkojne hisen e vete, sidomos te huajt. Dhe kjo eshte nje nder arsyet kryesore, pse Kosova ndodhet ne kete rruge qe, nese nuk ndryshohet drastikisht, do ta perzgjate krijimin e shtetit te Kosoves ngjashem me ate te Palestines.

    Shteteformimi i republikes se kosoves ndjek nje rruge KLASIKE qe e kane ec shumica e shteteve sovrane qe i kemi sot., nuk ka ligj ne bote, qe mund ta ndryshoj kete realitet, kuptohet, perpos luftes....
    tung
    Rruga "klasike", nese deshiron keshtu, ka qene dhe mbetet njohja mjaft e shpejte nga OKB dhe shumica e shteteve. Rruga e Kosoves nuk ka te bej asgje me "rruge klasike".

  6. #416
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ...ne folim per "fusnoten" dhe permbajtjen/vleren juridike te saje !!
    Fusnota eshte pjese perberese e marreveshjes apo kontrates...


    Ajo eshte kontroverze dhe me kete "teknikisht" e pavlere !!!,
    E pakuptueshme?!
    Asgje ne fusnote nuk eshte kontroverse.
    Rezoluta 1244 e OKB-se eshte i vetmi dokument, te cilit i referohet marrevshja, e cila de jure eshte obligues per te gjitha subjektet e se drejtes nderkombetare.

    Mendimi i GJND-se, i cili nuk e obligon askend, madje as dy palet qe e kane nenshkruar marreveshjen per te cilen po diskutojme, eshte vetem kompromis qe permbushe dy qellime, dhe ne asnje menyre nuk mund te trajtohet apo interpretohet si i barabarte me rezoluten 1244 te OKB-se.

    Ky mendim apo referimi perkates ne fund, pervec se eshte nje element mashtrues kunder popullit te Kosoves, e perbushe edhe nje kusht te rendesishem qe marreveshja te jete ne pajtueshmeri sa me te plote me Kushtetuten e Republikes se Serbise. Sepse, Qeveria e Serbise, pavaresisht fusnotes me rez. 1244 eshte e obliguar ta legjitimoje edhe uljen ne nje tryeze te perbashket me perfaqesues te Kosoves, te cilet, sipas ligjeve te Serbise, ne token e Serbise e kane shpallur nje shtet te pavarur. Mendimi i GJND-se, pavaresisht se nuk eshte obligues, ja mundeson Qeverise se Serbise qe te arsyetoje uljen ne tryze me perfaqesuesit e Kosoves, pasiqe gjykata me e larte nderkombetare veprimet e tyre resp. aktin e shpalljes se pavaresise nuk i ka trajtuar ne kundershtim me te drejten nderkombetare dhe rezoluten 1244 te OKB-se. Dhe nga ketu Serbia, gjithnje sipas ligjeve te Serbise, ulet ne tryeze te perbashket me Perfaqesues te Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese sipas rez. 1244 te OKB-se, te cilet nuk kane kryer asnje veper ne kundershtim me rez. 1244 dhe te drejten nderkombetare.

    Referimi me pozitiv per Kosoven, sipas mendimit tim, eshte shprehja "Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet mbi statusin ..." dhe jo permendja e GJND-se. Gjithashtu eshte pozitive qe marrevshja quhet e perkoheshme...

  7. #417
    Thaçit lëvdata, Serbisë kandidaturën !!!


    Publikuar: 02.03.2012 - 09:20
    Bruksel, 2 mars – Pikërisht në ditën kur BE-ja u pajtua t’ia japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bruksel, u prit në vizitë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili me zyrtarët e BE-së bisedoi për hapjen e rrugës së afrimit edhe të Kosovës me BE-në. Shumë diplomatë evropianë nuk e shohin si rastësi që Thaçi qëndron në Bruksel pikërisht kur merret vendimi historik për Serbinë. Në BE qëmoti thonë se “kur t’i jepet statusi i kandidatit Serbisë, duhet të japim diçka edhe për Kosovën”, posaçërisht duke pasur parasysh se arritja e marrëveshjes në dialogun me Kosovën ka qenë edhe kushti i fundit që është dashur Serbia të përmbushte për të marrë statusin e kandidatit.

    “Ne e dimë se në Kosovë nuk do të tingëllojë mirë lajmi se Serbisë ia japim statusin e kandidatit. Por edhe Kosova duhet ta dijë se është në interes të Kosovës që Serbia të lëvizë drejt integrimeve në BE. Avancimi i Serbisë është edhe në interesin e Kosovës”, tha për “Kohën Ditore” një zyrtar i BE-së. Këto burime thanë se “edhe Serbia duhet ta ketë të qartë se rrugëtimi i saj drejt BE-së do të varet nga rregullimi i marrëdhënieve me Kosovën”.

    Në ditën e parë të samitit të BE-së, shefat e shteteve apo të qeverive janë pajtuar se Serbisë do t’i jepet statusi i kandidatit dhe ky vendim formalisht do të miratohet të premten në konkluzionet e samitit. Në këtë mënyrë Serbia, pas Turqisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Islandës do të bëhet vend me status kandidati. Kroacia ka statusin e “anëtarit në pritje”, ndërsa Shqipëria është i vetmi shtet që ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje negative nga Komisioni Evropian për statusin e kandidatit.

    Bosnjë-Hercegovina është i vetmi vend që nuk ka aplikuar për anëtarësim, por ka Marrëveshjen SAA me BE-në, ndërsa Kosova është vendi i vetëm, i cili nuk ka kurrfarë raportesh kontraktuale me BE-në. Tash janë duke u shqyrtuar mundësitë ligjore që BE-ja të lidhë “një lloj” raporti kontraktual me Kosovën, gjë që vazhdon të jetë e vështirë për shkak të refuzimit të 5 vendeve të BE-së që Kosova të trajtohet si shtet i pavarur. Edhe nisma e Komisionit Evropian për “studimin e fizibilitetit” vetëm është “marrë në dijeni” nga Këshilli i BE-së, me kusht që “të mos paragjykojë asnjë vendim të ardhshëm të Këshillit”.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mori të enjten personalisht lëvdata

    nga baronesha Ashton për marrëveshjen e arritur javën e shkuar me Serbinë.

    Baronesha Ashton tha se “para nesh është një vit i rëndësishëm në raportet e Kosovës me BE-në, duke përfshirë studimin e fizibilitetit,dialogun e vizave, Marrëveshjen tregtare, përfshirjen në programet e BE-së dhe mundësisht edhe anëtarësimin në BERZH”.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte më i shkurtër në paraqitjen e tij. Duke folur për takimin me Ashton, Thaçi tha se “ne të dy u pajtuam se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe në NATO”.



    http://koha.net/?page=1,13,89967
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #418
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Thaçit lëvdata, Serbisë kandidaturën !!!


    Publikuar: 02.03.2012 - 09:20
    Bruksel, 2 mars – Pikërisht në ditën kur BE-ja u pajtua t’ia japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bruksel, u prit në vizitë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili me zyrtarët e BE-së bisedoi për hapjen e rrugës së afrimit edhe të Kosovës me BE-në. Shumë diplomatë evropianë nuk e shohin si rastësi që Thaçi qëndron në Bruksel pikërisht kur merret vendimi historik për Serbinë. Në BE qëmoti thonë se “kur t’i jepet statusi i kandidatit Serbisë, duhet të japim diçka edhe për Kosovën”, posaçërisht duke pasur parasysh se arritja e marrëveshjes në dialogun me Kosovën ka qenë edhe kushti i fundit që është dashur Serbia të përmbushte për të marrë statusin e kandidatit.

    “Ne e dimë se në Kosovë nuk do të tingëllojë mirë lajmi se Serbisë ia japim statusin e kandidatit. Por edhe Kosova duhet ta dijë se është në interes të Kosovës që Serbia të lëvizë drejt integrimeve në BE. Avancimi i Serbisë është edhe në interesin e Kosovës”, tha për “Kohën Ditore” një zyrtar i BE-së. Këto burime thanë se “edhe Serbia duhet ta ketë të qartë se rrugëtimi i saj drejt BE-së do të varet nga rregullimi i marrëdhënieve me Kosovën”.

    Në ditën e parë të samitit të BE-së, shefat e shteteve apo të qeverive janë pajtuar se Serbisë do t’i jepet statusi i kandidatit dhe ky vendim formalisht do të miratohet të premten në konkluzionet e samitit. Në këtë mënyrë Serbia, pas Turqisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Islandës do të bëhet vend me status kandidati. Kroacia ka statusin e “anëtarit në pritje”, ndërsa Shqipëria është i vetmi shtet që ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje negative nga Komisioni Evropian për statusin e kandidatit.

    Bosnjë-Hercegovina është i vetmi vend që nuk ka aplikuar për anëtarësim, por ka Marrëveshjen SAA me BE-në, ndërsa Kosova është vendi i vetëm, i cili nuk ka kurrfarë raportesh kontraktuale me BE-në. Tash janë duke u shqyrtuar mundësitë ligjore që BE-ja të lidhë “një lloj” raporti kontraktual me Kosovën, gjë që vazhdon të jetë e vështirë për shkak të refuzimit të 5 vendeve të BE-së që Kosova të trajtohet si shtet i pavarur. Edhe nisma e Komisionit Evropian për “studimin e fizibilitetit” vetëm është “marrë në dijeni” nga Këshilli i BE-së, me kusht që “të mos paragjykojë asnjë vendim të ardhshëm të Këshillit”.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mori të enjten personalisht lëvdata

    nga baronesha Ashton për marrëveshjen e arritur javën e shkuar me Serbinë.

    Baronesha Ashton tha se “para nesh është një vit i rëndësishëm në raportet e Kosovës me BE-në, duke përfshirë studimin e fizibilitetit,dialogun e vizave, Marrëveshjen tregtare, përfshirjen në programet e BE-së dhe mundësisht edhe anëtarësimin në BERZH”.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte më i shkurtër në paraqitjen e tij. Duke folur për takimin me Ashton, Thaçi tha se “ne të dy u pajtuam se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe në NATO”.



    http://koha.net/?page=1,13,89967

    Pika Kufi 1-31 Allias Llapi, GOGI, Hard dhe militante tjeter te Thacit ne kete forum, ja shifni se si shefi i juaj u gezua shume per marrjen e kanditim asocimi te Serbise ne BE, sepse me te vertete Thaci por edhe ju ne kete forum kemi punuar bukur e goxha si shume per ket dite, dhe me te vertete ja keni arritur qellimi e juaj ne kete aspekt.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #419
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Thaçit lëvdata, Serbisë kandidaturën
    Thaqit jo vetem Lavdate por perfitime konkrete jam i sigurte se Evropa Kurve, Per ket Kompromis te madhe ne kurriz te Kosoves e ka shperblyer Hashim Thaqin dhe te gjithe bashkpuntorer e tije te SHIKUT me Amnestim per krimet qe kane ber ndaj Shqiptarve, ky duhet te jet qmimi qe Hashimi skrifikoje Popullin e Kosoves dhe Kosoven per Interesa te tija personale.

    Ky bire kurve pra Hashim Thaqi tregoje prap se esht i gatshem ta sakrifikoj ter Kosoven per ta ruajtur Prapanicen e vet ashtu si e sakrifikoje ter Kosoven per te arritur ne ket pozite ku esht sote,Kjo Prostitutka thaqi nuk i ka ase pes pare Burrni ase Trimin ky esht nje lepurush dinake nje frgacake i qelbur, kjo qelbesira Thaqi duhet te mesoje nga Trimat e Kosoves sic jane Ramush Hardini i cili e sakrifikon veten dhe Familjen e tije per te saten her per Interese te Kosoves, Ndersa kjo Prostitutka dinake Thaqi perveq se nuk i dha asnje vella nga shtat sa ka Lirise se Kosoves ky bire kurve madje nuk esht ne gjendje te mari ase me te voglin rrezike ne Kurriz te vetin per Interes te Kosoves.

  10. #420
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Shikone vetem Strukturen Fizike si e ka kjo Prostitutke kjo tregon gjithcka sidomos Beli i tije Femror, tregone se ky Persone nuk ka asnje elemet Fizike te, Burreris Trimeris e lere me te Luftetarir ky Lepurush mashtrus nuk ka qen asnjeher Luftetare i Lirise.




    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 02-03-2012 më 14:26

Faqja 42 prej 70 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •