
Postuar më parë nga
Nuh Musa
Mirdita vllezer,
Sa e shoh ka nevoje per nje sqarim te vogel !!!
NJE.....kosova eshte shtet i pamvarur dhe sovran me gjith attributet e nje shteti modern
DY....pamvaresia e kosoves eshte e KUSHTEZUAR, ngase rrjedh nga pakoja e ahtisaarit
TRE....pamvaresia e kosoves eshte e mbikqyrur (ku detyra e njecfare Dell-i i tejklaon edhe kompetencat e vet parlamentit - kjo nje mesele tjeter)
KATER.....Kosova ka gjyate kushtetuese qe e mbron kushtetuten
---------------------------------------------------
Per cka flasim ne tash ???, se me nje fusnote, e cila juridikisht eshte e pavlere (ngase kontroverze, thjesht TEKNIKISHT bjer, edhe sipas cfaredo interpretimi) cenohet pamvaresia e kosoves ???
Kush mund, urdheroni, le ti kundershtoje pikat NJE DERI KATER.
Une nuk flas ketu per te mbrojt dike, por e analizoj realitetin aktual !!!
Nese ajo marreveshje eshte bere nga kryeministri i kosoves, duke mos e mare legjitimitetin e parlamentit, atehere aty eshte bere thyerje e kushtetutes (duhet te veproj gjykata kushtetuese dhe ta shpall te pavlershem nenshkrimin).
NDODH KJO ???
Mos me lodhni pashi zotin, natyrisht se duhet te kete kritike, ne pergjithesi thash se edhe shume e dobet me duket ajo, por, kini kujdes ne vleresimin e mendimeve !!!, Hashim Thaci mund te mos "pelqehet" nga shume arsye, por nuk eshte frizura e tij apo garderoba arsye !!!, mos valle presidenten na zgjodhi parlamenti ???.....pse tash ki realitet qe eshte ne thelb i njejte me realitetet tjera na qenka ndryshe ???
Kuptojeni, KOSOVA ka pamvaresi te kushtezuar, e VETMJA rruge, per te ndryshuar rrjedhojen politike, va kam permend tash DY HER, ja u permendi per te TRETEN HER, eshte situata e krijuar ne vitin 2004 !!!
Une nuk e mbroj ketu hashimin, as qe me hyn ne pune ndonej politikan i kosoves. Mendimet i ndaj pikerisht me ju, per te vetmen arsye qe ta hapim horizontin e problemit.
Thash, 1244 u interpretua edhe nga EULEX dhe ne baze te saje u vendos ajo ne kosove......e kritikoj kush ate ???
Mos mereni me teorizma, eshte pika praktikable e nje meseleje qe e ben ate te vlefshme apo te pavlefshme.
Pikerisht 1244 eshte e vlefshme vetem NE FAVOR TE KOSOVES....po te ish e vlefshme ne favor te serbise, sot kosova do te ish pjese integrale e serbise !!!, eshte keshtu`???...JO, nuk eshte !!!.....1244 ekziston se u bllokua rezoluta vijuese. Andaj me ate sherbehen edhe "miqet" edhe "armiqet".....sipas nevojes, por, kuptohet, natyrisht VETEM NE FAVOR TE KOSOVES, ngase "miqet" jane ulur mbi degen me te gjate (thot nje proverb gjerman)....shume thjesht.
Me kujtohen momentet e rezolutes se famshme qe do te shuante 1244, ku gjith paraditen kame qendruar ne internet dhe kam mbajt hapur dhjetra faqe agjencish......ku rusia me bllokimin e rezolutes vijuese e la faktikisht ne jete 1244....por, duke u angazhu franca asaj kohe qe te vijonte procesi i VJENES, me paralajmerimin e hapur te amerikaneve se kosova do ta shpall pamvaresine e njeanshme.......sipas "filozofise" juaj tash ketu, ceshtja e kosoves duhet ne ate dite te ket mbaruar, mbase 1244 e prejudikon statusin e kosoves ???....duhet ndryshe ta kuptoj frigen e juaj ????
BE dhe gjith shtetet e europes jane shtete te drejtesise (Rechtsstaat - shqip nuk e di a ka term te posacem) ku drejtesia (ligji) eshte baze e cdo veprimi !!!
Marreveshja kosove serbie eshte nje BAZE per veprime ne te ardhmen. Cili veprim ???.....cenimin e PAMVARESISE SE KOSOVES ???....as qe behet fjale bre per te !!! (...dhe sidomos, ai ylli i pavlefshem eshte nje hap i qarte ne favor te tadicit ti fitoje zgjedhjet dhe te mbetet partner i BE-se.....)
Ja nje shembul, i cili detyrimisht do te ish rrjedhoja e ardhmshe, po qe se "fusnota" e ka ate vlere qe ja pershkruani:
- serbia me "diplomaci" do ta ushtroj sovranitetin mbi kosoven, ngase e legjitimon "fusnota", dhe 90 njohjet e kosoves do te shuhen, keshtuqe kosovaret do ta humbin shtetin e kosoves, dhe do te mbeten nen nje "autonomi" (lloj lloj modelesh ala hong kong, südtirol, irlanda veriore e bla blaja tjera kane pjelle "mendimtaret" serb)... ???....
Eshte kjo nje sceneri e "mundshme" ???.......nese PO, atehere jam dakor, e kam gabim....nese jo, atehere kish pat deshire te ndegjoj "forma proteste" qe te leshohet "pamvarsia e kushtezuar" nga prangat qe i ka.......une akoma nuk e besoj kete, ne mediumin austriak "der standard" ku jam edhe vet pjesemares ne forum, ne fillim te vitit u hap lajmi, se EULEX deri ne fund te 2012 do ti pakoj koferat dhe do te ik......e besoni kete ???
Natyrisht se NUK DO TE VALAVIT FLAMURI I KOSOVES ne bruksel.....sepse 5 shtete te BE akoma nuk e pranojn kosoven....kjo ska te beje me fusnoten.....
Edhe nje gje, ne ligjdhenjen europjane akoma vlen edhe "dora", pra, besa e dhene VETEM ME DORE !!!, kosova mund te ju referohet edhe PREMTIMEVE te "miqve", po qe se e don nevoja..........pra, serbia eshte aq larg kosoves, sikur do te ish ne anen tjeter te botes, e jo ne kojshillek....
Kosova ka te drejten e VETOS ne nismat rajonale !!!, si duhet serbia ta kuptoje kete ???
Une kisha pat deshire ne kete drejtim te ndahen mendimet, e jo, se kush e perkrah fusnoten eshte keshtu, e kush nuk e perkrah eshte ashtu....
Me nderime
Krijoni Kontakt