Close
Faqja 32 prej 70 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 694
  1. #311
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    "duke goditur rëndë shtetësinë e re të Kosovës dhe duke favorizuar Serbinë nëpërmjet ofrimit të statusit të vendit kandidat për në BE, faktori ndërkombëtar goditi rëndë politikat qeveritare të Prishtinës që identifikohen me korrupsion dhe krim të organizuar, por njëkohësisht pa të drejtë ndëshkoi rëndë qytetarët e Kosovës , sepse përveç përfaqësimit rajonal nuk u ofroi asnjë të drejtë në kuptim të liberalizimit të vizave dhe avancimit të procesit të integrimit të Kosovës".
    Rufi Osmani

    Mos i harroni keto fjale. Tjerat thenje rreth FUSNOTES hashimit e qerevitareve jan fluska sapuni te edites dhe komepanis qereviajshave thaqiste.

    Përgjigja e mixhës çka është fusnota?Mirë o puna,mirë o !

    http://www.fishmedia.info/content/up...jamiropuna.png
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #312
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171

    http://www.rtvfan.net/fusnota-e-kosoves/

    http://www.fishmedia.info/content/up...jamiropuna.png
    Ja paskan shtu edhe nji yll,plako, nashti nuk asht shum rrezik,tash ishin ba shtat.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 28-02-2012 më 17:56

  3. #313
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Ja paskan shtu edhe nji yll flamurit,plako, nashti nuk asht shum rrezik,tash ishin ba shtat.

    S. Bahtiri Derisa deri pak ditë më parë këmbëngulte se nuk do të hiqet dorë nga përfaqësimi si ‘Republikë’, vetë kryeministri Thaçi nuk e mbajti këtë premtim dhe bëri një kompromis që Kosova në forumet rajonale të mos përfaqësohet si Republikë, por në vend të kësaj të shtohet një fusnotë, e cila i referohet edhe Rezolutës 1244. Mirëpo ky kompromis ka nxitur reagime të shumta, të analistëve, e poashtu të partive opozitare. Lidhja Demokratike këtë e ka quajtur denigrim të pozitës kushtetuese të Kosovës si Republikë e pavarur dhe sovrane. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se mospërfaqësimi i Kosovës si Republikë përfundimisht betonon neutralitetin ndaj statusit. “LDK-ja beson se heqja dorë nga Republika paraqet heqje dorë nga elementet kushtetuese të shtetësisë dhe ky vendim mund t’i ndihmojë vetëm Serbisë në rrugën e saj drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa kompromisi, që është në dëm të Kosovës, po bëhet pikërisht për shkak se Serbia nuk pranonte të qëndronte në të njëjtat salla ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa. Edhe Lëvizja Vetëvendosje deklaratën e kryeministrit Thaçi për heqjen e përfaqësimit si ‘Republikë’ e ka quajtur antikushtetuese. Sipas kësaj Lëvizje heqja dorë nga Republika e lehtëson edhe heqjen dorë nga veriu. “Që emrit të shtetit të Kosovës t’i hiqet Republika e t’i shtohet fusnota ka kërkuar Serbia. Pra, kryeministri i Kosovës po i plotëson kërkesat e Serbisë për Kosovën. Mirëpo, ai paguhet nga qytetarët e Kosovës që t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve të Kosovës e jo të Serbisë, apo jo? Dhe, paguhet që të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe jo aspiratat e Serbisë”, ka deklaruar Shpend Ahmeti. Poashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kundërshtuar fuqishëm përfaqësimin e Kosovës me fusnotë. Sipas kësaj partie fusnota e dëmton skajshmërisht procesin e përmbylljes së pavarësisë. Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje institucioneve dhe veçanërisht Qeverisë, që të kenë kujdes dhe të mos nguten lidhur me prezantimin e Kosovës në rajon. Mirëpo për Kryeministrin e Kosovës, Rezoluta 1244 e përcakton integritetin territorial të Kosovës dhe sipas tij ata që shfaqin dilema rreth kësaj, janë anti amerikanë, anti evropianë dhe që e duan një Kosovë të izoluar. Deklarata e pavarësisë, Mendimi i GJND-së dhe Rezoluta 1244, janë këto disa prej elementeve që do të përmbajë fusnota./rtvfan.net/ Burimi i lajmit: /rtvfan.net/

  4. #314
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Shtypi gjerman: Fusnota e deklaron Kosovën pjesë të Serbisë

    e Martë, 21 Shkurt 2012 12:56

    Pas disa muajsh ndërprerjeje këtë të martë do të fillojnë negociatat mes Beogradit dhe Kosovës, e cila para 4 vjetësh shpalli pavarësinë. Në një analizë të zhvillimeve të fundit agjencia gjermane e lajmeve DPA shkruan se delegacionet e të dyja palëve pritet të gjejnë një zgjidhje për përfaqësimin e Kosovës në konferencat ndërkombëtare.

    Kompromisi për këtë çështje është kërkesë qendrore e Bashkimit Evropian ndaj Beogradit, i cili deri më tani ka bojkotuar të gjitha takimet multinacionale, nëse në to kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Prishtinës. Sipas DPA-së, propozimi që ka bërë Bashkimi Evropian për zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të Kosovës paraqet një kundërthënie në vetvete. Në tabelën me emrin e Kosovës do të ketë dy fusnota, njëra e deklaron Kosovën si pjesë të Serbisë, tjetra nënvizon pavarësinë e saj. DPA-ja nënvizon se ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, deri më tani ka njoftuar për disa kompromise, por menaxhimi i përbashkët i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është aq i komplikuar, saqë nuk do të mund të zbatohet edhe për një kohë të gjatë. Edhe qarkullimi i lirë i mallrave do të mbetet një ëndërr.

    DPA-ja shkruan më tutje se Serbia nuk ka plotësuar asnjë kërkesë të BE-së që nga samiti i dhjetorit, kur asaj iu refuzua statusi i kandidatit. “Praktikisht nuk është përmbushur asnjë kërkesë, por janë ndërtuar disa fshatra të Potemkinit”. Qëllim i kësaj politike të Brukselit dhe të shumë vendeve të BE-së, sipas DPA-së, është që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat. DPA-ja përkujton se ditëve të fundit misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, dhe trupat e NATO-s (KFOR) njoftuan se barrikadat e ngritura nga serbët në verë në veri të Kosovës tashmë janë hequr. Po ashtu, sipas këtyre organizatave, pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të hapura. Lajmi erdhi tamam me kohë, sepse Brukseli kërkon nga Beogradi të mundësojë qarkullimin e lirë të KFOR-it dhe EULEX-it. Por, sipas DPA-së, ata që kanë ngritur barrikadat dhe autoritetet e komunave serbe në veri të Kosovës menjëherë i kanë përgënjeshtruar këto njoftime. Bllokimi i rrugëve vazhdon, shkruan DPA-ja.

    Kjo agjenci po ashtu rikujton se Bashkimi Evropian kishte deklaruar se Serbia ka bërë “hapa shumë të mëdhenj” në reformimin e sistemit të korruptuar gjyqësor. Por, sipas DPA-së, ishte gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila në fund të dhjetorit citonte një raport konfidencial të ekspertëve juridikë të Komisionit Evropian, ku pjesë të reformës së kryer në Serbi quheshin “shembull shkollor për përqeshjen e drejtësisë”. Në këtë raport po ashtu kritikohej ndikimi i politikës në drejtësinë serbe. Me gjithë këto fakte, duket se BE-ja është e gatshme t’ia hapë portat Serbisë. /koha/

  5. #315

  6. #316
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Per vende si Kosova "fletushkat" jane alfa dhe omega.
    Izolimi ne mase te madhe eshte pasoje e "fletushkave qe qendrojne para kungujve...". Pa "fletushke" te njejte si tjeret, Kosova nuk ka mundesi te zhvillohet si tjeret.
    Po te mos ishte "fletushka" vendimtare, sic edhe eshte ne realitet, atehere jo vetem Ballkani nuk do te perballej me konflikte, te cilat ne fakt jane konflikte per te siguruar apo mohuar "fletushken".

    Ne pjese te konsiderueshme pasoje e mohimit te "fletushkes"...
    Pa "fletushken perkatese" nuk mund te jesh shtet normal.
    Kosova nuk ka asgje te jashtezakonshme qe do tia mundesonte zhvillimin normal edhe pa "fletushke".

    Serbia nuk humb asgje.
    Natyrisht, nese nuk e llogarisim Kosoven qe shume serbe e konsiderojne si pjese te Serbise.
    Vazhdimi Status quo, apo mungesa e "fletushkes normale" per Kosoven eshte absolutisht ne favor te Serbise, nese serbia di ti luaj kartat si duhet. Sepse, eshte e qarte se "armiqte" e Serbise mund ta perdorin dhe e perdorin Kosoven kunder saj. Dhe, nga kjo loje Kosova nuk ka asgje pozitive. Perjashtuar garantimin e integritetit territorial, lirive standarde te njeriut dhe ndihmes financiare dhe profesionale per mirembajtjen e pushtetit dhe rendit. Sepse, nje Kosove absolutisht jostabile apo me kryengritje dhe lufte nuk do te ishte karte e mire as per Serbine, as per Nderkombetaret (apo perendimin). Vetem Status quo ne kushte relativisht stabile dhe pa "fletushke normale" apo pa status te rregulluar perfundimisht e bejne Kosoven karte te vlefshme per Serbine dhe Perendimin...

    Patjeter do te mund te ndikonin, po te mos ishin te shitur dhe stershitur.
    Nderkombetaret dhe Serbia nuk do mund te luanin me Kosoven si te donin, nese ne institucionet kryersore te vendit nuk do te kishte njerez, te cilet per shkak te se kaluares se tyre, zhvillimeve gjate luftes dhe propagandes politike te ndihmuar nga vete Nderkombetaret, nuk do te gezonin besueshmeri minimale tek shumica e popullit. Serbia e ka provuar edhe ne kohen e Millosheviqit me "shqipetare te ndershem", por pa sukses. Edhe Nderkombetaret do te deshtonin ne menyre te ngjashme, nese do ta benin te njejten gje. Ata kane mesuar nga gabimet e Millosheviqit, prandaj kane vendosur qe permes infiltrimit te "shqiptareve te ndershem", shantazheve, aferave korruptive, proceseve gjyqesore, shpifjeve, propagandes etj. ndaj udheheqesve kryesor te vendit, ti likuidojne te gjitha ata qe jane veshtire te kontrollueshem, te padegjueshem dhe te panevojshem, dhe ti ngrisin e mbeshtesin ata qe faktikisht i kane shenderru ne "shqipetare te ndershem".

    Perndryshe, askush nuk eshte i obliguar te bej politika per te cilat nuk eshte i bindur se jane te mira. Nese eshte i bindur se jane te mire, atehere nuk mund te arsyetohet se eshte detyruar nga SHBA, BE etj...

    Diktimet i bejne ata qe udheheqin Kosoven.
    Ata vete vendosin se a deshirojne te jene sherbetore te nje politike te caktuar te secilit nga Bashkesia Nderkombetare, i cili punon ekskluzivisht per interesa te shtetit te vete apo atyre qe ju jep llogari.
    Ne momentin kur pranon te behesh pjesemarres i nje ndermarrje te caktuar, behesh automatikisht edhe pjesemarres direkt i perfitimeve dhe humbjeve te mundshme. Nuk mund te fshihesh prapa dikujt me te rendesishem apo te kerkosh llogari nga tjeret...

    Perspektiva varet konsiderueshem nga "fletushka".
    Pa "fletushken" perspektiva eshte edhe me e pasigurte. Mungesa e "fletushkes" jo vetem qe mbylle disa perspektiva te mundshme, por eshte edhe shkas per miqe dhe armiqe per tua mbyllur Kosoves dhe qytetareve te saj disa perspektiva te mundshme...
    Shoq, mos humbim shume kohe, se fjala e nxjer fjalen.

    Qe ne fillim kosova trajtohet nen formulen "RAST UNIK!", nuk ka precedenc me pamvaresine e kosoves !

    Keto lojera qe ndodhin dita dites nuk jane gje tjeter, vetemse nje process nen formulen e rastit UNIK, pra, gjithe mareveshjet lidhen drejtperdrejte ndermjet kosoves dhe serbise !!! pa mos patur ndikim ne marredhenjet e ketyre dy shteteve me shtetet tjera. Pra, kosova ne lidhje me "pamvaresine" nuk ka ec as nje milimeter qe nga ajo dite kur e ka shpall pamvaresine, dhe kete, JO SE SERBIA e pengon, por se ata qe e permbajn kosoven nuk kan kohen dhe as vullnetin te cajn prapanicen me hallet e kosoves !!!

    Andej edhe pyetja ime, CKA nxori kosova nga ki kompromissi ???, hapi i rradhes ne punet e politikaneve kosovare eshte liberalizimi i vizave, a e shfrytezuan politikanet kosovare kete mundesi keto dite ???

    Pse cani koken me pamvaresine e kosoves, a metevertet enderoni se nje dite te "ardhshme" kosova do te dal ne kampionin boterore te futbollit ???, e pritni nje skijator nen flamurin e kosoves ne garat e FIS-it ???.....deri sa do te presim ???, edhe SA GJENERATA ???....rini realist, dhe me pragmatik !!!, nese me ndegjoni mua, atehere pajisuni me shtetesine e shqiperise !!!

    Kosoven se pari her nuk e pranojn 5 shtete te BE-se !!!, as qe duhet te kujtojm per participime ne organizata nderkombetare !!!

    Pra, po perseritem, cka nxori politika kosovare nga ki kompromiss ???...participim ne "ndertimin" e perditshmerise rajonale ne aspekte politike dhe ekonomike ???....me fletushka pa fletushka, kosova ka ZERO rrendesi ne ate realitet !!!, kosova nuk ka ekonomi, kosova nuk ka potenc ushtarake, kosova nuk ka potenc politike, me e keqja, kosova as qe ka kuader politikanesh pragmatik dhe me nje mprehje bashkkohore !!!, kosova e ka ate qe e ka pat deri sot, mergaten, garantin e vetem te qetesises sociale, dhe deri sa ka qetesi sociale, kosova do te vegjetoj edhe NJE GJENERATE NE HUMNERE ku vegjeton qe nga 1999-ta. Por, te presim se me nentituj nen kartelat ne konferenca do te "qartesojm" pozicionin qe e kemi, eshte nje NAIVITET i shkalles larte !!!, KOSOVA ESHTE E PAMVARUR VETEM KARSHI SERBISE !!!, ki eshte kapitali i vetem qe i ka sjell kosoves pamvaresia e hashim dilberit e atyre pederastave tjere.

    Po pyes edhe nje here, CKA ESHTE FITIMI I KOSOVES NGA KOMPROMISI ME SERBINE ???, per serbine eshte e qarte, tadici do ti fitoj votimet e ardhshme, dhe do te mbetet partneri "besnik" i BE-se (me kete do te mbrohet ndikimi i rusise ndaj serbise).....e KOSOVA, cka ???.....se paku VIZAT, o njerez, ki eshte hapi i rradhes, te lirohet rinia kosovare !!!, do te mbetet fati politik i kosoves i mvarur nga politika globale dhe ndjenjat e gjermanise.....qe eshte bossi i europes (britania i kqyr punet e veta, franca eshte e detyruar ti bjer te njejtes daulle si gjermani).....mbaroj meselja....dilni e protestoni nen kete parulle

    DUAM LIRI UDHETIMI !!!,
    NE JEMI EUROPJAN !!!
    POSHTE SKLLEVERIA MODERNE !!!

    Rrugedalje ka, 2004 eshte shembull FANTASTIK (jam kenaq nga deklarat e solanes asaj kohe.....pppppp, shqiptaret, pppp, popull i eger...ppp trrt...sic e dijm, procesi politik qe vijoj doli ne planin e ahtisarit)......si tha nasradini, nese nuk vjen kodra tek une, atehere do te shkoj une tek kodra...

    tung
    albanish by nature

  7. #317
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Shtypi gjerman: Fusnota e deklaron Kosovën pjesë të Serbisë

    e Martë, 21 Shkurt 2012 12:56

    Pas disa muajsh ndërprerjeje këtë të martë do të fillojnë negociatat mes Beogradit dhe Kosovës, e cila para 4 vjetësh shpalli pavarësinë. Në një analizë të zhvillimeve të fundit agjencia gjermane e lajmeve DPA shkruan se delegacionet e të dyja palëve pritet të gjejnë një zgjidhje për përfaqësimin e Kosovës në konferencat ndërkombëtare.

    Kompromisi për këtë çështje është kërkesë qendrore e Bashkimit Evropian ndaj Beogradit, i cili deri më tani ka bojkotuar të gjitha takimet multinacionale, nëse në to kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Prishtinës. Sipas DPA-së, propozimi që ka bërë Bashkimi Evropian për zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të Kosovës paraqet një kundërthënie në vetvete. Në tabelën me emrin e Kosovës do të ketë dy fusnota, njëra e deklaron Kosovën si pjesë të Serbisë, tjetra nënvizon pavarësinë e saj. DPA-ja nënvizon se ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, deri më tani ka njoftuar për disa kompromise, por menaxhimi i përbashkët i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është aq i komplikuar, saqë nuk do të mund të zbatohet edhe për një kohë të gjatë. Edhe qarkullimi i lirë i mallrave do të mbetet një ëndërr.

    DPA-ja shkruan më tutje se Serbia nuk ka plotësuar asnjë kërkesë të BE-së që nga samiti i dhjetorit, kur asaj iu refuzua statusi i kandidatit. “Praktikisht nuk është përmbushur asnjë kërkesë, por janë ndërtuar disa fshatra të Potemkinit”. Qëllim i kësaj politike të Brukselit dhe të shumë vendeve të BE-së, sipas DPA-së, është që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat. DPA-ja përkujton se ditëve të fundit misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, dhe trupat e NATO-s (KFOR) njoftuan se barrikadat e ngritura nga serbët në verë në veri të Kosovës tashmë janë hequr. Po ashtu, sipas këtyre organizatave, pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të hapura. Lajmi erdhi tamam me kohë, sepse Brukseli kërkon nga Beogradi të mundësojë qarkullimin e lirë të KFOR-it dhe EULEX-it. Por, sipas DPA-së, ata që kanë ngritur barrikadat dhe autoritetet e komunave serbe në veri të Kosovës menjëherë i kanë përgënjeshtruar këto njoftime. Bllokimi i rrugëve vazhdon, shkruan DPA-ja.

    Kjo agjenci po ashtu rikujton se Bashkimi Evropian kishte deklaruar se Serbia ka bërë “hapa shumë të mëdhenj” në reformimin e sistemit të korruptuar gjyqësor. Por, sipas DPA-së, ishte gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila në fund të dhjetorit citonte një raport konfidencial të ekspertëve juridikë të Komisionit Evropian, ku pjesë të reformës së kryer në Serbi quheshin “shembull shkollor për përqeshjen e drejtësisë”. Në këtë raport po ashtu kritikohej ndikimi i politikës në drejtësinë serbe. Me gjithë këto fakte, duket se BE-ja është e gatshme t’ia hapë portat Serbisë. /koha/
    Kosova per shumicen e shteteve boterore eshte pjese e serbise, dhe me e rrendesishmja, per 5 shtete anetare te BE-se !!!, kush nuk e din kete realitet ???.......kosova eshte vetem karshi serbise e pamvarur !!!

    Nese e ngrejm nje matematike mbi numrin e njohjeve pro vit, na del se kosova do te fitoj pamvaresine e plote nje dite pasi te anetaresohet ne BE-, aman, me fusnoten se eshte pjese e serbise, e pamvarur....

    tung
    albanish by nature

  8. #318
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    „Slloba i Vogël“ mik i Evropës – kosovarët „antievropianë“

    Në Kosovë të gjithë ata që kanë kundërshtuar kompromisin për emrin e shtetit të tyre janë quajtur „antievropianë“. Në Bruksel lëvizja “Vetëvendosje” konsiderohet si „rrezik serioz për rajonin“. E këtë javë në Bruksel me ftesë të organizatës „Miqtë e Evropës“ do të flasë Ivica Daçiq (dikur bashkëpunëtori më i ngushët i Slobodan Milosheviqit), ndërsa pjesëmarrësit do t’i argëtojë një tjetër ithtar i kasapit të Ballkanit- Emir Kusturica. Ky është realiteti se çfarë mendojnë në Evropë për Kosovën dhe kosovarët dhe për këtë në Kosovë duhet ta vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë mirë.

    Kur lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, ishte në burgun e Milosheviqit, Iviva Daçiq ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Milosheviqit. Emir Kusturica (Nemanja pas pagëzimit si serb ortodoks) propagandist i regjimit të Milosheviqit, i cili la edhe qytetin e tij të lindjes, Sarajevën, dhe kaloi në anën e atyre që e masakruan këtë qytet. Sot këta të dy vijnë në Bruksel dhe mbajnë konferenca dhe koncerte në prani të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe në organizim të „Miqve të Evropës“.

    Realiteti është se Serbia po rehabiliton politikën e Milosheviqit. Madje thonë se „Milosheviqi ka vdekur i pafajshëm, sepse nuk ka pasur verdikt gjyqësor“. Por kosovarët nuk kanë nevojë të shohin verdikt gjyqësor për atë që vetë e përjetuan, për krimet ndaj tyre të forcave të Milosheviqit. Si u bë që Albin Kurti dhe një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve që po e mbështesin lëvizjen “Vetëvendosje” na qenkan „rrezik për rajonin“, sepse kanë hedhur domate mbi veturat e EULEX-it, ndërkohë që Ivica Daçiq na qenka „Mik i Evropës“.(Augustin Palokaj, koha.net)

    __________________________________________________ _______________
    Te bemat e Ivices, mikut te Evropes! Kuptone njehere e mire sa shume na do evropa..
    http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...38022389_n.jpg

    Keta vrases te shqiptareve hashim thaqit ja mbajne gjalle qeverin, maxhorancen ne Kuvend!

    Ketyre hashimi jua hap dyert e "tregtis se lire" dhe i mbron me te gjitha mjetet mallrat e tyre qe ngulfasin ardhmerin e shqiptareve te Kosoves. "Qarkullimi i lire" i thote kolonizimit te Kosoves nga prodhimet e kanibaleve shkije.

    Per te ja mundesuar ketyre çetnikve qe te futen ne BE, hashimi heq dore nga sovraniteti i Republikes, anulon shpalljen e Pavaresis dhe pranon 1244-shin.

    Keto jane disa nga specialitetet e vizionit te hashimit..
    Shqiptaret e Kosoves duhet te zgjedhin.. o hashimin o Kosoven. Te dyjat nuk ju bin hise. Per aq sa pame dje si duket pavetedijshem kane zgjedhe aleatin e Dacicit dhe Tadicit.. Mos kofsha ne lekure tyre kur t'ju del gjumi!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #319
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    oj hall, besoj qe me mir do te ishte me e largu at foto per shkak te familjareve.

  10. #320
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Ne fund te fundit nje e drejt apo jo, shume varet nga perkrahja popullore. Nuk mund te thuhet se x parti ka te drejt, nese pas vetes numeron qindra veta, apo jo!

    Edhe nese vetevendosja ka te drejt (qe une mendoj se nuk ka), i mungon perkrahja e popullit, me 600 veta, ku shkohet..
    merreuni ju me numra kjo sesht arsye we ju te ndiheni rehat se ju dote ballafaqoheni me protesta dhe demostrata shum te fuqishme p[opulli po hesht per momentin por numri i paknaqesit gjdo dit po rritet ju degjeni rtk-n alias rts por dote vin dit te renda per ju

Faqja 32 prej 70 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •