
Postuar mė parė nga
pirro10
Pa dashje kujtojme vitin 1991-1992 dhe 1997- 1998, kur shohim nė TV e Europės dhe te Greqisė revoltat popullore qė po zgjasin prej muajsh nė Greqinė fqinjė.
Shumėkush mund tė mė pėrqeshė apo tė mė shajė kur do tė shohė kėtė artikull solidariteti ndaj Greqisė fqinjė I cila u tregua e gatshme tė na ndihmojė nė kohėn mė tė vėshtirė tė fillimit tė tranzicionit demokratik tė viteve 1991-1992 e mė vonė po ashtu si dhe ndihmėn e pakursyer qė na dha gjatė viteve 1997-1998 gjatė dėshtimit tė skemave piramidale, dhe problemeve politike qė ndėrlikuan kėto lėvizje social tė asaj kohe nė Shqipėri, lėvizje qė sollėn dhe ndryshimet e shumėpritura tė rotacionit demokratik .
Ėshtė ė vėrtetė qė dėshtimi i sistemit ekonomiko-financiar qė ndodhi nė Greqinė fqinje tė pėrjetshme nuk ishte vetėm pasojė e keqmanaxhimit politik tė tė dy partive mė tė mėdha greke por gjithashtu ishte dhe pasojė e krizės financiare botėrore e kryesisht asaj Europiane.
Problemet ekonomike-finaciare tė Greqiė kanė qėnė tė ngjashme me dėshtimet ekonomike tonat tė cilat korespondojnė me vitet 60 -70kur njė pjese e mire grekėve si pasojė e Juntės sė kolonelėve (21 April 1967, Kur Junta e Kolonelėve tė Athinės nėpėrmjet grushtit tė shtetit largoi monarkinė . Vazhdoi deri nė korrik 1974, por nė 1973 revolta e univeristit politeknik tė Athinės shkaktoi mė vonė bėrjen e zgjedhjeve tė reja demokratike nė tė cilat fitoi Karamanlis), emigruan nė Gjermani dhe SHBA.
Mė kujtohet fare mirė qė edhe rregjimi gjakatar I Enver Hoxhės nė vitin 1972 nėpėrmjet Kryeministrit tė asaj kohe u premtoi grekėve fqinjė qė tu jepte grurė me cmim mė tė vogėl sesa ai I tregut ndėrkombėtar tė asaj kohe. Pavarėsisht se nuk u realizua, kjo tregoi gjėndjen e mjeruar tė popullit grek gjatė juntės. Edhe para 1967 populli grek ishte nėn trysninė e luftrave politike tė sė majtės komuniste ( jashtė ligjit) me tė djathėn (Hellenic National Intelligence Service (KYP) and the LOK Special Forces); por disa politika tė gabuara tė Papandreut tė asaj kohe e detyruan Mbretin ta shkarkojė atė si kryeministėr duke shkaktuar aktivizimin e gjeneralėve me pretekstin se do tė sulmohen nga BS.
Kjo gjėndje e rėndė ekonomike e Greqisė fqinjė po pėrsėritet sot pas 45 vitesh pėrsėri por nė njė formė tjetėr. Nėse para 45 vitesh skamja, papunėsia ishin record, mbretėria u shėmb dhe rregjimi dictatorial i djathtė acaroi politikat e brėndėshme e tė jashtme, duke shkaktuar emigracion, sot bgjėndja ėshtė ndryshe, nė njė stad tjetėr por efektet ekonomike janė tė njėta: grekėt pėrsėri si pasojė e keq-manaxhimit politik janė nė gjėndje tė rėndė, me njė deficit tregėtar aq sa c`e ka GDP (GDP e 2010 ishte 304 bilion dollarė duke rėnė kėtė vit qė shkoi 7% tremujorin e fundit tė kėtij viti).
Pavarėsisht nga kjo, Greqia do tė gjejė forca qė tė dalė nga gjėndja pavarėsisht nga masat shumė shtrėnguese ndaj popullit. Dihet qė problemet mesa duket kanė filluar qė nė olimpiadėn e cila u bė nė Greqi nė vitin 2004, kur shuma tė mėdha marramendėse nė formė kredie dhe huaje hynė nė Greqi pėr tė realizuar njė olimpiadė sa mė modern. Qė atėhere, fondet mesa duket u keqmanaxhuan, partitė politike kryesore greke, ashtu si dhe nė Shqipėri, gufuan dhe shtuan artificialisht fuqinė punėtore nė administratė, duke arritur njė shifėr mbi 1 milion punonjės administrativė (nė qeverisjen locale dhe qėndrore), duke paguar rroga shtesė e shpėrblime tė majmė tė pa justifikuara, duke dhėnė pensione pa kriter dhe sigurisht shumė tė larta ( pėrfshi edhe ato tė minoritarėve tanė qė llogaritėn rreth 20.00 familje minoritare shqiptare, dhe pėr secilėn nga 300 euro nė muaj).
Kontrolli financiar i BE mė nė fund i konstatoi shpėrdorimet dhe abuzimet dhe mori masa. Por askush nė Shqipėri nuk fėrkon duart, pėrvec disa pseudo-nacionalistėve tė shpifur qė kėrkojnė vota dhe famė nėpėrmjet fryrjes sė zjarrit keqdashės nacionalist.
Shqiptarėt janė tė shqetėsuar pėr vėllezėrit e tyre grekė (vėllezėr me tė vėrtetė sepse pėrvec rreth 1 milion shqiptarėve qė kanė emigruar nė Greqi, janė plot arvanitas me gjak shqiptari qė janė qytetarė tė nderuar grekė, gjithashtu dhe vetė grekėt si helenė qė janė sigurisht janė pjesė e popullatave tė lashta pellazgiko-ilirike qė kanė jetuar nė kėto vėnde pėr mijra vite rresht), sepse dėshtimet e tyre ekonomike do tė rėndojnė edhe nė Shqipėri, papunėsi a tyre do tė rėndojė edhe nė Shqipėri, problemet e tyre social politike do tė rėndojnė edhe nė Shqipėri.
Pėr kėtė arėsye nė shqiptarėt gjithashtu solidarizohemi dhe pėrkrahim masat e qeverisė teknokrate greke pėr tė dalė nga gjėndja, sepse shumė shpejt edhe tek ne mund tė ndodhė e njėjta gja, prandaj, le tė mos qesėndsim dhe tė pėrqeshim hallet e fqinjėve tanė por ti ndihmojmė me aq sa kemi mundėsi.
Ashtu sikundėr ndodh pėrhera nė vėndet me demokraci tė problemet politike dhe lobet drejtuese politike sa herė qė e cojnė gjendjen e vendit keq e mos mė keq thėrrasin e bėrtasin pėr qeveri teknike me teknokratė.
Kur e marrin teknokratėt nė gjendjen e mjeruar vėndin pėrpiqen medoemos qė ta ristrukturojnė dh eta mirė manaxhojnė vėndin e rrenuar nga politikanėt makutė. Kjo ndohi nė Itali, kjo ndodhi nė Greqi, kjo ka ndodhur nė Shqipėri ku ka patur dy qeveri teknike.
Dhe sa herė drejtuesit teknokratė e pėrmirėsijnė gjėndjen hyjnė nė lojė pėrsėri politikanėt dallaveraxhinj tė cilėt fillojnė tė drejtojnė vėndin sikur tė mos ketė ndodhur asgjė duke mos u hyrė gjemb nė kėmbė.
Kėshtu ndodhi nė Greqi kur tė tre qeveritė para-ardhėse janė fajtorė kokė e kėmbė pėr gjėndjen e Greqisė dhe asnjė masė ligjore e penale nuk merret ndaj tyre.
Po kėshtu dhe nė Itali politikanėt qė e cuan Italinė nė njė deficit tregėtar record u hoqėn mėnjanė por askush nuk po pėrballet me ligjin.
Po kėshtu dhe nė Shqipėri ka ndodhur dhe mund tė ndodhė nė tė ardhmen. Mendoj se kjo ėshtė njė nga mangėitė e politikave tė sistemeve demokratike. Kėshtu nuk ndodh as nė SHBA dhe as nė Gjermani, por vetėm nė vėndet pak tė zhvilluara.
Le tė shpresojmė qė klasa politike greke tė ndėrgjegjėsohet dhe nė tė ardhmen tė mos bėjė gabime tė tilla sepses a herė qė bėhen tė fortė ekonomikisht lobe tė caktuara hidhen nė sulm dhe shpėrdorojnė paratė pėr qėllime nacionaliste, deri sa pastaj bien ngushtė sic ranė dhe kėsaj here. Edhe tek ne nė Shqipėri lobe tė caktuara duke patur pėrkrahje politike nga jashtė bėhen mė shumė nacionaliste sec duhen dhe mund tė krijojnė tensione pa shkak.
Eksperienca duhet tė na tregojė ne ballkanasve qė fqinjėt duhet tė jenė tė mirė tė ndihmojnė njėri tjetrin nė rast nevojė ashtu sic na kanė ndihmuar grekėt, italiant dhe bota perėndmore gjatė kėsaj kohe tė tranzicionit. Shpresojmė qė solidariteti ynė me kombin dinjitoz grek do tė fashisė sado pak dhimbjen dhe zhgėnjimin qė ka pėsuar nga politikat e gabuara tė politikanėve tė tyre arrogantė.
Krijoni Kontakt