Close
Faqja 53 prej 124 FillimFillim ... 343515253545563103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 1235

Tema: Kriza greke

  1. #521
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Nuk i kerkuan kontroll se ate e kane rene dakort te dy palet qe ne kontratat e para
    I kerkuan qe te vendosin nje mbikqyres nga ana e EU, me pak fjale nje kryeminister mbi kryeministrin

  2. #522
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anėtarėsuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    siq po thojn gjermanet evropa duhet te fol gjermanisht
    gjdo kriz gjermani financon me se shumti
    greqi lamtumir e kurr mos njefsha mir per ty!
    High Voltage , Power Supply

  3. #523

    Proteste ne Greqi



    KE po humb durimin me Greqinė

    Zėdhėnėsi i Komisionit Evropian u bėn thirrje me fjalė jashtėzakonisht tė ashpra partive greke, qė mė nė fund tė pranojnė detyrimet e tyre pėr kursime dhe reforma dhe t’i zbatojnė ato.

    Pėrfaqėsuesit e Komisionit kanė treguar pėr kohė tė gjatė nė rastin e Greqisė njė durim prej engjėjsh. Dhe zakonisht ata zgjedhin njė fjalor shumė tė pėrmbajtur. Mirėpo tė dyja kėto duket se po marrin fund ngadalė. Prej muajsh BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar negociojnė pėr njė paketė tė dytė ndihmash dhe Greqia nuk ka zbatuar ende plotėsisht as detyrimet e paketės sė parė. Kėtyre u shtohen dyshime nėse pas zgjedhjeve tė gjitha partitė do t'u pėrmbahen premtimeve. Para sė gjithash kryetari i konservatorėve, Antonis Samaras, i lufton ndėrkohė krejt hapur masat e reja tė kursimit, qė kėrkojnė huadhėnėsit ndėrkombėtarė prej Greqisė. Bisedimet e udhėheqėsve partiakė, tė cilėt mbajnė nė kėmbė qeverinė e Lukas Papademosit, nuk sollėn rezultat nė fundjavė.

    Solidaritet ose falimentim shtetėror

    Protestat dhe grevat kundėr politikės sė kursimit janė nė Greqi prej muajsh pjesė e jetės sė pėrditshme. Afati pėr marrėveshje ka kaluar tashmė, tha zėdhėnėsi i Komisionit Evropian Amadeu Altafaj tė hėnėn (06.02.) nė Bruksel. "Topi ėshtė nė fushėn e autoriteteve greke". Para sė gjithash Altafaj vuri nė dukje me fjalė jashtėzakonisht tė ashpra, se Greqia duhet tė shlyejė pjesėn e saj tė marrėveshjes pėr ndihmėn. Greqia jeton prej njė kohe tė gjatė mbi mundėsitė e veta, tha Altafaj. “Rrjedhoja normale e njė situate tė tillė duhet tė jetė nė fakt falimentimi shtetėror.“ Mirėpo Greqia pėrfiton „prej njė solidariteti tė pashembullt tė partnerėve tė vet. Prandaj, e kundėrshtoj kategorikisht ēdo interpretim qė synon tė krijojė pėrshtypjen se dikush po pėrpiqet t'i diktojė kėtu diēka Greqisė." Para sė gjithash kjo fjali e fundit mendohet se do ta gėzojė kancelaren gjermane Angela Merkel. Kohėt e fundit ajo pėrballet gjithnjė e mė shumė me akuzėn, se e arrin marrjen e vendimeve nė favor tė saj pa e marrė nė konsideratė Greqinė.

    Pagė minimale shumė mė e lartė sesa nė Portugali

    Altafaj pėrmendi sektorė tė ndryshėm, nė tė cilėt Greqia duhet tė rikuperojė. Disa sektorė ekonomikė janė ende pėrgjithėsisht tė mbrojtur kundrejt konkurrencės, tha ai. Dhe Greqia edhe me kėtė pagė minimale jeton mbi mundėsitė e veta, vijoi ai. Pėr shkak tė 14 pagave mujore, paga minimale greke ėshtė nė fakt 870 euro nė muaj, tha Altafaj. „Pėr krahasim: Nė Portugali (e cila pėrfiton gjithashtu ndihmė) paga minimale mujore ėshtė 566 euro dhe nė Spanjė 748 euro.“ Komisioni nuk ka nė plan tė harmonizojė pagėn minimale nė Evropė, mirėpo aftėsia shumė e dobėt konkurruese e Greqisė thjesht nuk i pėrshtatet kėsaj page minimale, gjykon Komisioni. Prandaj ėshtė me vend qė nė kėtė diskutim tė pėrmenden edhe shifra tė tilla, vijoi zėdhėnėsi. Pėrndryshe anėtarėt e Komisionit nuk bėjnė kurrfarė komentesh pėr ēėshtje qė nuk bien nė kompetencėn e tyre. Pėr kėtė arsye, edhe nė vėrejtjen nė lidhje me pagėn minimale shihet mbarimi i durimit tė Komisionit.

    Altafaj tha tėrthorazi se grekėt nuk mund t'ia vėnė fajin pėr vėshtirėsitė e tyre askujt tjetėr pėrveē vetes. Vėshtirėsitė „nuk janė shkaktuar prej troikės apo prej euros.“ Kriza vetėm sa ka „pėrkeqėsuar probleme kronike, qė kanė ekzistuar üėr shumė vite nė ekonominė greke.“

    Autorė: Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj

    Redaktoi: Esat Ahmeti

    dw
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 07-02-2012 mė 15:46

  4. #524
    Greqia nė pėrēapje pėr faljen e borxheve

    Nga Athina pritet tė shpallet vendimi pėr modalitetet e faljes sė borxheve dhe pranimin e programit tė ri tė kursimeve. Por Greqia nuk shpėton as me kėto vendime, komenton Spiros Moskovou

    Pas bisedimeve prej disa javėsh koalicioni i partnerėve nga halli, qė qeveris nė Greqi arriti nė njė rezultat. Nga njėra anė mė sė fundi u ra dakord me kreditorėt privatė pėr modalitetet e faljes sė borxheve. Nga ana tjetėr ėshtė hartuar programi aktual i kursimeve, qė u pėrgjigjet kėrkesave tė troikės sė pėrbėrė nga FMNA-ja, dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE). Falja e borxheve dhe programi i kursimeve janė kushtet, qė Greqisė t'i garantohet njė paketė e dytė ndihme nė vlerėn e 130 miliardė eurove. Nė rast tė kundėrt ky vend deri nga mesi i marsit mund tė shkojė drejt falimentimit.

    Por a ėshtė shpėtuar Greqia me kėtė? Kurrėsesi. Me kėtė vendim ka marrė fund vetėm akti aktual i dramės. Vendi duket se qysh prej mė shumė se dy vjetėsh herė pas here ėshtė luhatur nė prag tė greminės dhe ēdo herė katastrofa ka mundur tė shmanget nė ēastin e fundit. Nga njėra anė ky ėshtė rezultat i pavendosmėrisė fillestare tė BE-sė, pėr ta trajtuar me vendosmėri problemin e Greqisė. Por nga ana tjetėr ky ėshtė edhe rezultat i paaftėsisė sė pashembullt tė politikės greke pėr tė konceptuar zgjidhje tė arėsyeshme.

    Ministri grek i financave Venizelos i stilizon publikisht bisedimet me troikėn si njė luftė e Herkulit me Hydrėn, pėrbindėshi me shumė kokė nga mitologjia. Natyrisht qė kjo nuk ėshtė rastėsi, sepse njė simbolikė e tillė ėshtė menduar pėr popullin e rraskapitur tė zgjedhėsve grekė, tė cilėve dikur nga muajt e ardhshėm do t'u bėhet thirrje tė shkojnė nė kutitė e votimit. Por kjo nė tė vėrtetė do tė thotė shtrembėrim i realitetit.

    Nė Greqi ėshtė paralizuar jo vetėm ekonomia, por i gjithė sistemi politik. Kriza ka nxjerrė nė pah tė gjitha dobėsitė dhe paaftėsinė e tij. Ky sistem, qė ekziston prej kohėsh dhe qė kryesisht mbahet prej klientelizmit dhe korrupsionit, po lufton tani pėr mbijetesė.

    Kjo ėshtė Hydra e vėrtetė, qė po i torturon grekėt, dhe jo partnerėt evropianė, tė cilėt me iniciativėn e politikanėve dhe tė shumė mediave paraqiten nė publik me pėrēmim si kreditorė, qė nuk lėshojnė pe. Partitė greke, e nė radhė tė parė partia socialiste PASOK e ajo konservatore Nea Dimokratia, qė janė pėrgjegjėset kryesore pėr mjerimin e sotėm, po luajnė tani Pontius Pilatusin duke ua atribuuar "kreditorėve" ashpėrsinė e programeve tė kursimit.

    Ky shtrembėrim i realitetit nuk ėshtė ogur i mirė, as pėr paketėn aktuale, as pėr atė pasuesen, e me siguri as edhe pėr paketėn e ardhėshme tė kursimeve. Partitė politike nė Greqi nuk kanė asnjė bazė konsensusi pėr shkaqet dhe pėr rrugėdaljen e mundshme nga kriza e sotme. Kjo madje ka tė bėjė me partitė, qė aktualisht marrin pjesė nė qeverinė e krijuar nga halli tė Papademosit. Edhe pėr kėtė arėsye masat e marra nuk japin efekt: ato perceptohen si diktat nga jashtė dhe nuk zbatohen nė praktikė.

    Njė shembull i vogėl: 31% e grekėve tė aftė pėr punė janė nėpunės. Qeveria greke nė dy vitet e fundit ėshtė zotuar, ta shkurtojė organikėn nė sektorin publik me rreth 15.000 vende pune deri nė vitin 2015. Deri mė tani nuk ėshtė bėrė thuajse asgjė, veēse ritheksimit nė paketėn e re tė kursimeve me troikėn tė kėtij objektivi madhor.

    Loja tragjike pėr Greqinė do tė vazhdojė, pavarėsisht lajmeve tė mira nga Athina. Nė dy vitet e fundit shumė shpesh komentatorėt qėndrimin me mėdyshje tė Berlinit pėr shpėtimin e eurozonės e kanė krahasuar me traumėn e Republikės sė Vajmarit, me inflacionin dhe papunėsinė masive tė asaj kohe. Nė kėtė kontekst tė habit fakti, qė populli i lashtė i grekėve nuk ka nxjerrė mėsime prej historisė sė vet. Greqia ka falimentuar njė herė, konkretisht nė vitin 1893. Taktika e qėndrimit nė vendnumėro dhe mungesa e pėrgjegjėsisė sė partive greke asokohe bėnė qė nė vitin 1897 financat e Athinės tė vendosishin nėn kontrollin rigoroz tė fuqive tė mėdha - ndėr tė cilat qysh atėherė bėnin pjesė Gjermania dhe Franca. Planet pėr njė komisioner tė kursimeve, apo pėr njė librezė kursimi pėr Greqinė, qė tani pėr tani ende duken si tė paarėsyeshme, ndoshta sė shpejti do tė jenė tė pashmangshme.

    Autor: Spiros Moskovou

    Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora


    dw

  5. #525
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Keta evropianet e qelbur kerkojne te ulen rrogat , pensionet ne moment qe cmimet ngrihen , qe fitimet e bankave ngrihen per borxhet qe kane dhene etjjjj .
    Pse nuk shikojne sa leke marrin deputetet dhe sa pasuri kane me miliona evro .Por si gjithmone peshku i madh ha te voglin .Kjo ishte nje loje e studjuar mire nga Amerika , evropianet dhe politikanet e Greqise ,bravo ju qofte .

  6. #526
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Keta evropianet e qelbur kerkojne te ulen rrogat , pensionet ne moment qe cmimet ngrihen , qe fitimet e bankave ngrihen per borxhet qe kane dhene etjjjj .
    Pse nuk shikojne sa leke marrin deputetet dhe sa pasuri kane me miliona evro .Por si gjithmone peshku i madh ha te voglin .Kjo ishte nje loje e studjuar mire nga Amerika , evropianet dhe politikanet e Greqise ,bravo ju qofte .
    Tasht faji i Amerikes edhe i Europes qe Greqia jep ka 14 rroga dhe ben shpenzime me shume se qe arrin te siguroje mjete financiare .

  7. #527
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar mė parė nga Milkway Lexo Postimin
    Tasht faji i Amerikes edhe i Europes qe Greqia jep ka 14 rroga dhe ben shpenzime me shume se qe arrin te siguroje mjete financiare .
    Dhe 14 rroga qe merrnin greket ishin shume me poshte se rrogat e evropianeve dhe te amerikaneve .
    Ne Amerike nje shoqja ime pastruse merr 2000 dollare kurse ne Greqi 800 e shumta .Atehere ti cfare krahasimi me ben?Qe mos te flas per gjermanet .

  8. #528
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Dhe 14 rroga qe merrnin greket ishin shume me poshte se rrogat e evropianeve dhe te amerikaneve .
    Ne Amerike nje shoqja ime pastruse merr 2000 dollare kurse ne Greqi 800 e shumta .Atehere ti cfare krahasimi me ben?Qe mos te flas per gjermanet .
    Ksanthi po ku je moj vajze?
    na ke munguar
    si thua do blejm ndonje qytet aty?
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #529
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Ksanthi po ku je moj vajze?
    na ke munguar
    si thua do blejm ndonje qytet aty?
    U kujtove me vonese .I ka marre Gjermania dhe franca prandaj mos i preh dhembet kot .

    U perpoqa te te dergoj ms privat nje dite po i kishe mbyllur .Mendova se me kishe bere bllok.

  10. #530
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    ***************
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •