Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 45
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ajo qe Qosja propozon eshte ndarja e Kosoves. Te ndash Kosoven ne copa e territore, do te thote dy gjera:

    1. Kosova si shteti i pavarur ka deshtuar.
    2. Kosova si shtet multi-ethnik ka deshtuar.

    Te gjithe ata qe e shohin zgjidhjen si "ndarjen" e "shkembim territoresh", jane ata qe ashtu pa vetedije, po thone se nuk besojne se eksperimenti i nje Kosove te pavarur ka per te qene i suksesshem. Ndarja e Kosoves eshte hapja e Kutise se Pandores ne Ballkan, pasi nese zgjidhjet problemi i serbeve te Mitrovices dhe shqiptareve te presheves, te njejten gje do te kerkojne te bejne edhe shqiptaret ne Mal te Zi, Maqedoni, edhe serbet e kroatet nen Bosnje. Pra nje mareveshje e tille, nuk do te zgjidhte gje, vetem sa do te destabilizonte gjithe Ballkanin. Deklarata te tilla, destabilizojne mbi te gjitha punen e shtetit shqiptar ne Shqiperi e Kosove.

    Arsyeja tjeter perse nje mareveshje e tille nuk do te ishte ne favor te shqiptareve, eshte se asgje nuk do te ndryshonte ne qendrimin qe Serbia do te mbante ndaj Kosoves. Mareveshje te tilla kane vlere dhe konsiderohen si zgjidhje, vetem kur palet njohin sovranitetin e njeri-tjetrit. Serbia deri me sot nuk e ka njohur sovranitetin e shtetit te pavarur te Kosoves, dhe cdo mareveshje ne kushte te tilla, do te ishte nje kapitullim i faktorit shqiptar para atij serb. Kur Mbreti Zog beri mareveshje me Mbreterine e Serbise per shkembimin e territoreve ne Veri per Shen Naunin, kjo u be vetem pasi Serbia njohu sovranitetin Shqiperise se pavarur.

    Por pika me delikate e deklaratave te tilla, eshte qe ato ne shenjester kane faktorin nderkombetar. Mesazhi i Qoses dhe gjithe atyre qe mendojne si Qosja per nderkombetaret eshte: eshte e kote qe mundoheni te ndertoni nje demokraci multi-etnike ne Kosove, kosovaret dhe serbet nuk kane per te jetuar me se bashku ne paqe. Dhe gjithe ajo nderhyrje ushtarake qe ju bete ne 1999 per tu ardhur ne ndihme shqiptareve, ishte ndalja e planeve te "Serbise se Madhe", per te krijuar nje "Shqiperi te Madhe". Pra ne syte e faktoreve nderkombetare, gjithe investimi ushtarak, politik, ekonomik ne Kosove, ka qene nje investim i shkuar dem. Me pak fjale, Qosja u thote nderkombetare ikni andej nga keni ardhur, e mos humbni kohen me ne kokeshkretet, por na lini ne injorancen dhe meshiren e fatit.

    Dhe Tirana e Prishtina zyrtare, nuk ka se si te ndihen mire kur lexojne deklarata te tilla. Keto deklarata minojne gjithe arritjetet e demokracise dhe diplomacise shqiptare ne keto 2 dekadat e fundit, dhe vetem sa vertetojne pretendimet e pales serbe. E ardhmja e Kosoves eshte nje dhe e vetme, nje shtet i pavarur ne te cilen te gjithe banoret e vete, shqiptare apo serbe, jetojne ne paqe e te mbrojtur nga ligji. Kjo eshte e ardhmja evropiane e Kosoves. Te ardhme tjeter nuk ka. Ndarja e copetimi i Kosoves eshte nje alternative qe shqiptaret as nuk duhet ta mendojne, e jo me ta kerkojne.

    Albo

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kosova ka qen e ndar ne momentin qe ka pranu paketn e ahtisarit dhe nuk esht e rastesishme kto parapaganda kunder opozites ne kosove nga vegla te pushtetit kaN NJE mesazh dhe qellim ky esht qellim me paramamendim

    shiptaret duhet te zgjohen

  3. #13
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ajo qe Qosja propozon eshte ndarja e Kosoves. Te ndash Kosoven ne copa e territore, do te thote dy gjera:

    1. Kosova si shteti i pavarur ka deshtuar.
    2. Kosova si shtet multi-ethnik ka deshtuar.

    Te gjithe ata qe e shohin zgjidhjen si "ndarjen" e "shkembim territoresh", jane ata qe ashtu pa vetedije, po thone se nuk besojne se eksperimenti i nje Kosove te pavarur ka per te qene i suksesshem. Ndarja e Kosoves eshte hapja e Kutise se Pandores ne Ballkan, pasi nese zgjidhjet problemi i serbeve te Mitrovices dhe shqiptareve te presheves, te njejten gje do te kerkojne te bejne edhe shqiptaret ne Mal te Zi, Maqedoni, edhe serbet e kroatet nen Bosnje. Pra nje mareveshje e tille, nuk do te zgjidhte gje, vetem sa do te destabilizonte gjithe Ballkanin. Deklarata te tilla, destabilizojne mbi te gjitha punen e shtetit shqiptar ne Shqiperi e Kosove.

    Arsyeja tjeter perse nje mareveshje e tille nuk do te ishte ne favor te shqiptareve, eshte se asgje nuk do te ndryshonte ne qendrimin qe Serbia do te mbante ndaj Kosoves. Mareveshje te tilla kane vlere dhe konsiderohen si zgjidhje, vetem kur palet njohin sovranitetin e njeri-tjetrit. Serbia deri me sot nuk e ka njohur sovranitetin e shtetit te pavarur te Kosoves, dhe cdo mareveshje ne kushte te tilla, do te ishte nje kapitullim i faktorit shqiptar para atij serb. Kur Mbreti Zog beri mareveshje me Mbreterine e Serbise per shkembimin e territoreve ne Veri per Shen Naunin, kjo u be vetem pasi Serbia njohu sovranitetin Shqiperise se pavarur.

    Por pika me delikate e deklaratave te tilla, eshte qe ato ne shenjester kane faktorin nderkombetar. Mesazhi i Qoses dhe gjithe atyre qe mendojne si Qosja per nderkombetaret eshte: eshte e kote qe mundoheni te ndertoni nje demokraci multi-etnike ne Kosove, kosovaret dhe serbet nuk kane per te jetuar me se bashku ne paqe. Dhe gjithe ajo nderhyrje ushtarake qe ju bete ne 1999 per tu ardhur ne ndihme shqiptareve, ishte ndalja e planeve te "Serbise se Madhe", per te krijuar nje "Shqiperi te Madhe". Pra ne syte e faktoreve nderkombetare, gjithe investimi ushtarak, politik, ekonomik ne Kosove, ka qene nje investim i shkuar dem. Me pak fjale, Qosja u thote nderkombetare ikni andej nga keni ardhur, e mos humbni kohen me ne kokeshkretet, por na lini ne injorancen dhe meshiren e fatit.

    Dhe Tirana e Prishtina zyrtare, nuk ka se si te ndihen mire kur lexojne deklarata te tilla. Keto deklarata minojne gjithe arritjetet e demokracise dhe diplomacise shqiptare ne keto 2 dekadat e fundit, dhe vetem sa vertetojne pretendimet e pales serbe. E ardhmja e Kosoves eshte nje dhe e vetme, nje shtet i pavarur ne te cilen te gjithe banoret e vete, shqiptare apo serbe, jetojne ne paqe e te mbrojtur nga ligji. Kjo eshte e ardhmja evropiane e Kosoves. Te ardhme tjeter nuk ka. Ndarja e copetimi i Kosoves eshte nje alternative qe shqiptaret as nuk duhet ta mendojne, e jo me ta kerkojne.

    Albo
    Albo,

    Kosova e Pavarur dhe Sovrane tamam sic duhet do thote Kosove Shqiptare dhe me mundesi per Bashkim me Shqiperine.

    Kosova e tanishme me kete Pako te Ahtisarit eshte e ndare ne DYSH. Ne Kosoven Serbe ku Shtetit Serb permes strukturave te saja ilegale, okupuese e kriminele te vendosura ne VERI, si dhe ne enklavat tjera ne brendi te Kosoves i mundesohet Serbise te kete ndikim ne ato pjese te Kosoves. Dhe pjesen tjeter te Kosoves ku shumice absolute jane Shqiptaret por ku ndikim kane organizmat nderkombetar me perfaqesues te tyre sic jane UNMIKU, EULEXI, ICO, KFORI, dhe gjer diku edhe ca ambasada te huaja
    te akredituara ne Prishtine dhe pushtetaret te cilet jane vegla dhe servila te ketyre organizmave nderkombetar. Ndersa Shqiptaret jane vrima e fundit e kavallit. Shqiptaret nuk pyeten per asgje.
    Kosova me kete Pako te Ahtisarit asnjehere nuk mund te jet funksionale dhe normale.
    Natyrisht se Kosova me kete pako te Ahtisarit ka deshtuar dhe gjithnje do te deshtoje. Sepse nuk mundet qe nje vend - shtet ku mbi 90% te nje populli jane te nje etnije dhe me pak se 10% tjeter e popullates jane te etnive tjera, e ku aty jane me pak se 5% serb te jet nje Vend - Shtet Multietnik.

    6 Pikeshi i Bankimunit, si dhe 4 Pikeshi i Tadicit por edhe shume konsipracione e ide te ndryshme qe vijne nga jashta e nga brenda, pikerisht e kane per baze kete pako famkeqe ahtisariane.

    Dhe nese me te vertete aludoni qe Kosova te jet Shtet i Pavarur dhe Sovran. Shtet i cili nuk do te deshtoj. Shtet funksional dhe normal. Ateherash se pari duhet qe te largohet, duhet qe te varroset kjo Pako Ahtisarijane njehere e pergjithmone. Sa do kohe qe kjo pako jeton e mbijeton aq kohe Kosova si shtet i pavarur dhe multietnik do te deshtoj.

    E vetmja zgjedhje reale dhe afat gjate per Kosoven, per Shqiptaret, per Veriun e per Luginen eshte Bashkimi Kosove - Shqiperi si nje hap i pare drejt Bashkimit Kombetar te Shqiptareve.

    Dhe Albo te jesh shume i sigurte ne nje gje se Serbia me para do e pranon Bashkimin e Kosoves me Shqiperine - pra do e pranon nje Shtet Shqiptar. Se sa do e pranonte Pavaresine dhe Sovranitetin e Plote te Kosoves.

    Dhe per fund Serbia nuk e ka edhe shume mendjen tek Veriu i Kosoves, ndonese as tek Lugina e Presheves. Serbia e ka me se te kjarte se Kosova eshte e humbur per ta. Serbia e ka me se te kjarte se nuk do kete ndarje te Kosoves nga jasht. Pra nuk do kete ndarje te kufijve te Kosoves. Por Serbia - Veriun e Kosoves e perdore si nje xhoker per Repubika Serbe qe eshte nje Bosnje. Sepse mu pikerisht Serbia aty e ka mendjen dhe Syrin e saj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    17
    nese ka ndokush njohuri se sa eshte pasuria nentoksore e mitrovices le te jep info?.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kosova me kete Pako te Ahtisarit asnjehere nuk mund te jet funksionale dhe normale.
    Bota e qyteteruar ju erdhi ne ndihme e ju shpetoi nga genocidi me i madh qe kontinenti kish pare pas luftes se II Boterore. Pakoja e Ahtisarit nuk eshte gje tjeter vecse nje pavaresi e kushtezuar per Kosoven, ku bota e qyteteruar ve vetem dy kushte: 1) shtet demokratik ne Kosove 2) bashkejetese te gjithe qytetareve te Kosoves nen shtetin e ri, pavaresisht nga dallimet fetare apo etnike midis shumices dhe pakicave. Dhe per kete, nderkombetaret kane paguar per plot dy dekada sigurine e vendit dhe rimekembjen ekonomike te tij.

    Kjo oferte eshte oferta me e mire qe shqiptare kane marre ne historine e tyre moderne. Vertet shteti e institucionet ne Kosove nuk kane pushtet te plote, por kjo nuk i pengon keto institucione qe te ndertojne shtet e tu japin zgjidhje problemeve te qytetareve te atij vendi. Ju pelqen qe te beni me faj Ahtisarin e nderkombetaret, pasi nuk keni kurajon qe te pranoni qe perpjekjet shtetformuese ne Kosove kane deshtuar, jo per faj te nderkombetareve, por per faj te nje klase politike kriminale e te korruptuar qe mban peng te ardhmen e vendit.

    Ne kushte te tilla, nuk duhet te ngrini duart lart e te dorezoheni ne rrugen e nisur duke i kthyer syte nga Shqiperia, por duhet te dyfishoni perpjekjet tuaja per te krijuar nje qeveri e nje shtet qe fiton respektin e te gjithe qytetareve te Kosoves. Askush nuk duhet te kete iluzion qe rruga e shtetformimit e pavaresise do te jete e lehte, por eshte rruga e vetme qe ju duhet te ndertoni, pasi eshte rruga e vetme qe garanton sigurine e paqen e Kosoves e mbare Ballkanit. Eshte siguria e vetme qe garanton, qe ata 13 vjecaret e Kosoves sot, nuk kane per te provuar me shperngulje, genocid, vrasje e dhune, sic provuan baballaret e gjysherit e tyre, por do te rriten ne paqe e prosperitet.

    Dhe Albo te jesh shume i sigurte ne nje gje se Serbia me para do e pranon Bashkimin e Kosoves me Shqiperine - pra do e pranon nje Shtet Shqiptar. Se sa do e pranonte Pavaresine dhe Sovranitetin e Plote te Kosoves.
    Ajo qe ti thua eshte e vertete, por ti nuk e di se perse Serbia mban nje qendrim te tille. Kur degjon Tadic te shprehet se "Kosova eshte nje shtet fiktiv" apo "Jemi te hapur per ndryshimin e kufijve ku Kosova ti bashkohet Shqiperise", ai eshte duke perdorur injorancen e nacionalisteve shqiptare, perfshi edhe korbin e zi te Kosoves, Qosen, per te vrare dy zogj me nje gur:

    1. Nje bashkim i Kosoves me Shqiperine do te vinte vetem pasi Kosova te kish deshtuar te ndertonte shtet demokratik dhe durimi i nderkombetareve te kish marre fund, duke i dhene zgjidhje problemit me ndarjen e Kosoves ne linja etnike.

    2. Serbia perpiqet te destabilizoje gjithe Ballkanin duke perdorur shqiptaret si koka turku: Tadic e ka te qarte qe kur del e thote ato fjale per Kosoven, ato fjale bien edhe ne veshet e shqiptareve ne Mal te Zi, edhe te atyre ne Maqedoni, te cilet do te preferonin ti bashkoheshin po ashtu Shqiperise. Ne kete menyre, gjithe Ballkani destabilizohej dhe shkaktare per kete beheshin "separatistet shqiptare". Nga nje faktor me nje mbeshtetje te plote nderkombetare, shqiptaret ktheheshin ne separatiste te pandreqshem qe duhen ndeshkuar e jo ndihmuar.

    3. Dhe synimi final i tij, me keto deklarata, eshte destabilizimi i shtetit am. Bashkimi i Shqiperise me Kosoven do te destabilizonte cdo aspekt te ekonomise, politikes dhe jetes shqiptare. Asnje shtet ballkanik nuk do te mund te asimilonte ne shoqerine e tij gjysmen e ndare te tij. Kuptohet, qe shume nga ju i bashkoni shqiptaret me fjale, por nuk arrini te kuptoni qe shteti me i fuqishem i Evropes e pati te veshtire bashkimin, e jo me nje nga shtetet me te vegjel te Evropes.

    Qellimi i politikes serbe eshte nje dhe i vetem: te largoje nje ore e me pare mbeshtetjen nderkombetare nga Kosova dhe te minoje hapat e shtetformimit ne Kosove. Dhe me sa duket, politika serbe po ia del me sukses, pasi ju te gjithe, duke filluar nga Qosja e deri tek ti, i kini humbur shpresat ne nje Kosove demokratike e te pavarur.

    Albo

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Qosja: Lugina e Preshevës me Kosovë, Veriu me Serbi
    ...
    I paska dale gjumi vone Qosjes...

    Me gjase e ka pritur miratimin e E. Rames ( ), perndryshe eshte plotesisht e pakuptueshme qe njerez si ky dhe te tjere te mos shtrojne kerkesa te tilla, kur dihet se nderrimi i territorve resp. ndarja per shqipetaret e Ballkanit ne pergjithesi eshte e vetmja alternative per te fituar ne shume aspekte, pa u zhytur ne luftera ose pa u be vazal shkullor i ndonje superfuqie...

    Tash me siguri lajmerohet edhe A. Demaqi...

  7. #17
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ajo qe Qosja propozon eshte ndarja e Kosoves. Te ndash Kosoven ne copa e territore, do te thote dy gjera:

    1. Kosova si shteti i pavarur ka deshtuar.
    2. Kosova si shtet multi-ethnik ka deshtuar.


    Albo
    1. Kosova asnjeher ska qen shtet dhe sdo te behet shtet perderisa ske ushtri , polici dhe gjyqesor . S'behesh shtet duke ti rujt kufit tjeter kush dhe duke marre vendime tjeter kush per ty .

    2. Kosova kurr e per jete ska qen , nuk eshte dhe nuk do te jete shtet multietnik .
    Ku shef multietnicitet ne Kosove ? 96 % shqiptar , 2% serb e te tjerat te perzim .

    Edhe ju lutem mos tregoni qartazi shenja te mllefit kunder Shqiperise Natyrale se paku deri sa ti thoni vetes shqiptar.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ...


    2. Kosova si shtet multi-ethnik ka deshtuar.

    ...

    Albo
    Shoqëria shumetnike nuk prodhon shtet të mirëfilltë

    ...shembulli i Maqedonisë dëshmon se shoqëritë shumetnike nuk mund të prodhojnë shtete të mirëfillta

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,87805

  9. #19
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Shoqëria shumetnike nuk prodhon shtet të mirëfilltë

    ...shembulli i Maqedonisë dëshmon se shoqëritë shumetnike nuk mund të prodhojnë shtete të mirëfillta

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,87805
    Nuk di ku po shifni ju shoqeri multietnike ?

    2%=96% o e pamundur .

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Vendndodhja
    \
    Postime
    15
    ...Nuk e di pse po humbni kohë tu e diskutu kit ide qe osht thjesht e pamundur. Kto e kan thon SHBA-BE qe ska ndarje edhe n`kushtetu t`Kosoves theksohet shum mir.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •