Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1

    Qosja: Lugina e Preshevës me Kosovë, Veriu me Serbi

    Qosja: Lugina e Preshevës me Kosovë, Veriu me Serbi


    Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një brengë e brendshme në Kosovë, për t’u çliruar nga serbët e Veriut dhe kush është interesuar nga këta serbë nga brendia e Kosovës, mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Do të thotë të bëhet shkëmbim i territoreve, për të cilin opsion unë jam dakord, kështu ka deklaruar akademik Rexhep Qosja, për agjencinë Presheva Jonë.

    “T’i mbash me zor serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nën një shtet që nuk e duan është jo e drejtë dhe jo demokratike, që ndryshe mund të thuhet t’i mbash ata nën okupim”, citon kjo agjenci, të ketë thënë Qosja.

    "Edhe pse ky ishte shekulli ynë, çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjedhur si duhet, nuk është zgjidhur drejtë ajo ende nuk është e zgjidhur përfundimisht", shkruan tutje kjo agjenci.

    Duke folur në vazhdim rreth vizitave të krerëve të shtetit serbë në Kosovë, Qosja një gjë të tillë as nuk e kundërshton e as nuk e lejon por pohon se: “Lëvizja e njerëzve qofshin ata edhe funksionar duhet mundësuar edhe atë në mënyrë reciproke. Dhe nëse këta serbët e Beogradit vijnë e futen në Kosovë sa herë t’ju teket, këtë gjë duhet mundësuar edhe krerëve të shteteve tona nga Prishtina e Tirana për të vizituar vëllezërit tanë momentalisht nën Serbi.

    Ketë duhet bërë sikur Atifete Jahjaga edhe Bamir Topi, bile qoftë dhe për fushatë vetëm e vetëm për t’i treguar atyre vëllezërve se nuk janë të vetëm, nuk janë jetim, dhe nuk ju kemi harruar, por edhe për t’i treguar Serbisë dhe botës e ato toka janë shqiptare deri te Molla e Kuqe. Politikanët tanë nuk duhet të kenë frikë të shkojnë me pi një kafe tek vëllezërit tanë në Preshevë, me një kafe nuk do të dilte Kosova e as shqiptarët si faktor destabilizues”.

    Ndërsa, sipas kësaj agjencie, pyetjes se si i ka gjetur sot shqiptarët 100 vjetori i pavarësie Qosja ka deklaruar: “Dorën në zemër dekadave të fundit janë arritur mjaft suksese në avancimin e proceseve të kombit tonë në përgjithësi nga gjitha sferat si në kulturë ashtu edhe në ekonomi, turizëm, politikë ...Edhe pse ky ishte shekulli ynë, çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjedhur si duhet, nuk është zgjidhur drejtë ajo ende nuk është e zgjidhur përfundimisht”.

    express

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    bravo njeri realist

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Jam dakord qe te kete nderrime kufijsh e shkembime territori. Vetem se me kufirin verior duhet bere pazar i forte per te marre sa me shume nga ana e minierave. Serbia le te mbaje fshatra e qytete ne zonen veriore, miniera duhet te mbese ne Kosove.
    Po te ndodhe kjo, do te ndihmoje shume shqiptaret qe te mos derdhin energji te nevojshme per te mbajtur nje turme serbesh qe nuk duan te rrine ne Kosove, e per te te ndihmuar shqiptaret qe kane mbetur ne territor nen Serbi. Pas shkembimit te territoreve, keto energji do te kanalizoheshin per forcimin e permiresimin e jeteses se shqiptareve brenda Kosoves.

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Me kusht qe edhe serbet e shkaperderdhur neper komuna te tjera te Kosoves te shkojne ne Veri .E di qe eshte nje kompromis i dhimbshem si per vendalit ashtu edhe per gjithe shqiptaret por, nuk ecet perpara me nje barre aq te rende ne kurriz sic eshte pakica serbe mbrenda Kosoves...Me kujtohet kur Prishtina luente me Xvezden e Beogradit ne Prishtine,stadiumi ishte plot shqiptare dhe nja 200 serb...por aq shqetsime na sillnin sa na ftohnin lojen dhe jeten...popull barbar,hileqar mos e pac as ne kojshi dhe le me ne shtepi.
    Sa per te perfolurin "shekullin e shqiptareve " ,ceshtja shqiptare nuk ka mberri as gjysmen e zgjedhjes perfundimtare. Shqiptaret duhet te mbushen mend njehere dhe pergjithmone se cdo e mire e nje kombi vjen nga siguria dhe vetbesimi,dhe sigurine dhe vetbesimin ne Ballkan ta jep fuqia ndersa fuqine ta jep bashkimi.Vetem shteti i bashkuar shqiptar mund te jete i forte, i zhvilluar dhe te mberri hapin e qytetrimit per te hyre ne Europe si nje popull i bashkuar modern dhe jo keshtu i coptuar dhe sa per sy e faqe ne lEurope ne leter,dhe ne realitet si refugjat Europe ne bisht te zhvillimit dhe qytetrimit perendimor.
    Pra njehere dhe pergjithmone shqiptaret duhet te mbushin mendjen e vet se dashuria per atdheun dhe per njeritjetrin eshte domosdoshmeri jetike dhe jo as luks dhe as folklor!
    Ne qindvjecarin qe vjen shpresoj qe ne si shqiptare te bashkohemi ne nje shtet relativisht te forte per rrethanat e Ballkanit, te rikethejme vetbesimin dhe te nisim te marshojme ne Europe dhe ne bote me vlerat tona ne cdo sfere te jetes ,si partnere te barabarte te nje qytetrimi aktual dhe jo si individe shqiptare te qytetruar neper boten e qytetruar.
    Cdo njeri i mencur habitet se si ne kemi shpetuar dhe se si ne kemi mbijetuar ne ate Ballkan te cmendur,te rrethuar nga gjarperinje plot helm, nga kulcedra plot zjarr ne drejtim tonin.Nje pergjigje do te ishte se kemi mbijetuar si shqiptar po nga ky fakt mohimi nga te huajt, dhe dhune me kerrcenim zhdukje per sojin tone, pra ky ishte nje katalizator i perjetshem mbi koken tone qe na mbante gjalle kujtesen per rezistence dhe mbijetese....
    Ne kohe te sodit ja ne shpetuam dhe mbijetuam,le ta bashkojme vendin nga parime shume te thjeshta humane te bazuara ne themel te drejtesise dhe te se vertetes, ta bashkojme atdheun qe kurre me mos te jemi pre e bishave barbare,kurre me mos te kemi shpate qe vringellon kerrcenim per zhdukje mbi qafen tone.
    Per fitore te medha duhen njerez te medhenje, duhet vendosur shume shpejt nga te gjitha instancat me te larta kombetare shqiptare ne Ballkan se drejtimi yne i vetem eshte bashkimi...Maqedonia ne rrot te sames, njashtu edhe cdo vend qe ka nje cope toke shqiptare bashke me popullaten shqiptare autoktone.
    Nuk eshte as romantizem dhe as folklorizem, eshte realizem aktual dhe eshte modernizem i skajshem per nje popull te percare ,te cnderuar dhe te perdhunuar perjetsisht.
    Bishat qe kontribuan te jemi sic jemi edhe na akuzojne se ne jemi popull i cmendur, po si do te ishte ndryshe nje popull i shkelur dhe coptuar perjetesisht, i cnderuar dhe i traumatizuar si asnje komb tjeter ne Europe!?
    Shekulli qe e lam ishte shekulli i mbijeteses shqiptare, shekulli qe po vjen le te jete shekulli i bashkimit,perparimit,begatimit,vit i qytetrimit,harmonise dhe lumturise gjithkombetare shqiptare...Gezuar!

    P.S.
    Sigurisht se dikush duhet te thyej akullin qe te nisi debati per nje ceshtje kaq te rendesishme dhe shume te veshtire gjithashtu...Grupe ekspertesh dhe bashkpunim i ngushte mbrendakombetar dhe nderkombetar duhet per nje projekt kaq te komplikuar por jetik!
    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 12-02-2012 më 17:56
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #5
    Kam shume respekt per Akademik Rexhep Qosjen. Mirepo me kete vlersim te tije ne lidhje me shkembim territoresh Veriun e Kosoves - Serbise, ndersa Luginen e Presheves Kosoves, nuk pajtohem fare.

    Pyetja ime eshte si mund te realizohet nje gje e tille, me sakt a do pranoj Serbia nje gje te tille. Duke pase parasysh se Serbia permes strukturave te saja ilegale, okupuese dhe krimenele qe jane ne Veri por edhe ne enklavat tjera perbernda Kosoves ka ndikim te saj. Si dhe ne Luginen e Presheves ka bazat e saja Ushtarako-Policore.

    Me nje fjal si mund te behet ndonje shkembim i mundur i territoreve ne kete rast Veriu i Kosoves me Luginen. Ku per fat te keq ne nuk e kemi as Veriun e Kosoven nen kontroll tonin, edhe pse ajo pjese eshte e Kosoves dhe mbi 80 Shtete na kane njofe me keta kufije qe Kosova ka. E lere me Luginen e Presheves ku ajo tani eshte nen kufijte shteteror te Serbise dhe aty Serbia ka bazat e saja.

    Pra si mund te besh pazar me ato qe nuk i posedon fare?!?!?.


    Personalisht mendoj qe zgjedhja e Veriut dhe Lugines se Presheves, beteh vetem ateherash kur behet Bashkimi Kosove - Shqiperi.

    Nje gje duhet pasur kjarte. Se Serbia syrin e saj e ka pikerisht Republika Serbe ne Bosnje. Ajo (Serbia) ka qellim qe kete repubike tja bashkangjes Serbise. Pra territori i Republika Serpskes qe ka 51% te siperfaqes se Bosnjes - Serbia don qe ta marr nen ombrellen e saj. Dhe mu pikerisht Veriu i Kosoves eshte nje Pazar qe Serbia mundohet ta marr R.S.

    Pra Akademik Qosja, don te bej pazar me asgje. Se pari duhet te marr ate se cka te takon - Veriun e Kosoves, e me pastaj mund te besh pazar. Tani nuk ka se cka te behet pazar kur nuk e ke as njeren e as tjetren.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    KOSOVE LINDORE

    Si u tretem nji nga nji,
    nga roberia nen Serbi.
    Nga Bujanovci me Malesi,
    nga e Presheves bukuri.

    Vetem fjalet na kane mbet,
    me mall n'zemer ,me u pershendet.
    Ju qe mbetet jasht kufirit,
    si te ndalet lot i syrit!

    Ndare me tela dhe me megja,
    nga Kosova ,ndare Medvegja.
    Me gjithe fshatra t'Bujanovcit,
    bashke me shqipet e Ternovcit.

    Toplicen moti e kemi harruar,
    te koritur e te marruar.
    Ne harrojme dhe falim shpejt,
    keshtu mund te humbim krejt.

    Kur na ndane s'na pyeti kush,
    zemren helmi na e ka mbush.
    Si do te rrojme te ndare perjete?
    S'eshte kjo jete e vertete.

    Deri kur shqiptari shkrete ?
    Do te luftoje vec per katund t'vet!
    Kur ti kallet kojshiut shtepia,
    ai shikon punet e tija.

    Mos harroni se nji per nji,
    jemi nje trup pa kufije.
    Me kufije nuk ndahet gjaku,
    s'ndahet zemra, as oxhaku.

    Terrnovci me soj tregetare,
    dhe Konculi atdhetari.
    Me Presheve e Bujanovc mbare,
    anembane sa jeni shqiptare.

    Rrini bashke si nje mburoje,
    trungu kurre s'do tu harroje.
    Me Kosoven ngjit perjete,
    Ju Kosova jeni vete.

    Mbijetoni te fitojme lirine,
    do te sfidojme s'bashku Serbine.
    Ne nje dite, qe si sot do te vi;
    Bashke do te jemi ne NJE SHQIPNI.

    Nuk e kam vec nga deshira,
    O, ju vende shqipesh t'mira;
    Jo vec moralin tu shtoj,
    cka ju them ,une e besoj.

    Perqafime nga mergimi,
    te gjithe vellezerise Arberore.
    Gjithe nga shkoni, e nga vini;
    Fal me shendet Kosove Lindore.


    Xh.A., Chicago 2008
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Atehere , e njejta gje duhet te ndodh edhe me shqiptaret e Maqedonise , perndryshe le te mbyll gojen Qosja dhe kurre mos te hape perseri .

  8. #8
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Goja i mbet hapur!

    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Atehere , e njejta gje duhet te ndodh edhe me shqiptaret e Maqedonise , perndryshe le te mbyll gojen Qosja dhe kurre mos te hape perseri .
    Maqedonia? sigurisht, as qe duhet te egzistoje si shtet ose se paku Maqedonia Perendimore nuk duhet te jete pjese e nje shteti qe eshte sot,duhet ti bashkohet trungut vet shqiptar,nje dite me pare nje dite me mire!

    Ai z.Qosja, e ka hapur gojen shume moti por ne as ndegjojme dhe as lexojme, mund ta shihni cdo dite ne jeten tone te perditshme si shqiptar, sa veta ketu qe nuk kane lexuar as historine kombetare dhe nuk kane mesuar as historine e kohes qe e kane jetuar dhe turrevrap japin ligjerata mesimi mesuesve te kombit osjes,Kadarese dhe te tjereve si dy intelektualet ne fjale( kuptohet se nuk jane te pagabueshem por injoranca jone eshte e pakufishme)
    Tek ne nuk ka nxenes por vetem mesues, tek ne ka vetem komandanta dhe jo ushtare.
    Ne vitet e vona 80ta perpara se te prishet ish Jugosllavia , akademik Qosja e shpalosi programin qe i perfshinte te gjithe shqiptaret ne ish Yu ,te perfshihen ne nje republike nese do te shkatrrohej Jugosllavia dhe do te behej nje rezistence nderkombtare per ndryshim kufinjesh...Ishte dere e hapur edhe bashkimi gjithshqiptar nese do te merrnin kahje tjeter zhvillimet politike ne rajon dhe ne bote....U be edhe fejton ne "Zeri" te athershem.....Ishte kohe opcionesh kombetare,athere sa doli ne skene LDK si parti-levizje euforike dhe me opcionin Kosova republike ne kufinjte egzistues,si opcion i arsyeshem per kohen dhe rrethanat se paku keshtu i perceptuar nga I.Rugova dhe ata qe e rrethonin...Me krijimin e LDK shqiptaret jashta Kosoves as u perfillen dhe as i pyeti kush per asnje gje ...Une e di nga dora e pare,kam qene ne Kosove gati 10 vite ne ate kohe...Ne u urdheruam per nje gje te vetme,qe te heshtnim dhe mos te turbullonim imazhin pozitiv ne ngritje per ceshtjen e Kosoves. Ne beme ate qe duhej per kohen, ate qe kerkuan vellezrit e medhenje,dhe ate si ne vend ashtu edhe kah ishim neper botepor tash valle do mbesim ne pergjithmon qengji i sakrifikuar ne themel te keshtjelles klombetare?
    Pasi u be Kosova shtet,disa harruan detyrimet dhe premtimet,disa harruan amanetet dhe disa edhe me te mjere harruan idenditetin e tyre shqiptar!
    Bashkimi eshte i domosdoshem dhe ne mos nga pjekuria dhe qytetrimi njerezor dhe kombetar ,duhet ta bejme per egoizem , per clirim dhe shpetim te perjetshem vetjak,kjo mbase do tu mbushe mendjen shqiptareve"te jeshe bashke me mua ti ke hajr dhe jo une" ne kete stil ndoshta do ta kuptojne me se miri dhe do ti rreken punes per bashkim.
    fundi fundit nuk ka thene kot Nietzsche:
    "Egoizmi eshte njesia themelore e nje shpirti fisnik"( interpretoni kete thenje si te doni)
    Pra le ta bejme bashkimin nga dashuria per liri siguri ,mbijetese ,zhvillim dhe perparim per vetveten tone,per veteqenje dhe per vetrespekt!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 12-02-2012 më 18:47
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Kam shume respekt per Akademik Rexhep Qosjen. Mirepo me kete vlersim te tije ne lidhje me shkembim territoresh Veriun e Kosoves - Serbise, ndersa Luginen e Presheves Kosoves, nuk pajtohem fare.

    Pyetja ime eshte si mund te realizohet nje gje e tille, me sakt a do pranoj Serbia nje gje te tille. Duke pase parasysh se Serbia permes strukturave te saja ilegale, okupuese dhe krimenele qe jane ne Veri por edhe ne enklavat tjera perbernda Kosoves ka ndikim te saj. Si dhe ne Luginen e Presheves ka bazat e saja Ushtarako-Policore.

    Me nje fjal si mund te behet ndonje shkembim i mundur i territoreve ne kete rast Veriu i Kosoves me Luginen. Ku per fat te keq ne nuk e kemi as Veriun e Kosoven nen kontroll tonin, edhe pse ajo pjese eshte e Kosoves dhe mbi 80 Shtete na kane njofe me keta kufije qe Kosova ka. E lere me Luginen e Presheves ku ajo tani eshte nen kufijte shteteror te Serbise dhe aty Serbia ka bazat e saja.

    Pra si mund te besh pazar me ato qe nuk i posedon fare?!?!?.


    Personalisht mendoj qe zgjedhja e Veriut dhe Lugines se Presheves, beteh vetem ateherash kur behet Bashkimi Kosove - Shqiperi.

    Nje gje duhet pasur kjarte. Se Serbia syrin e saj e ka pikerisht Republika Serbe ne Bosnje. Ajo (Serbia) ka qellim qe kete repubike tja bashkangjes Serbise. Pra territori i Republika Serpskes qe ka 51% te siperfaqes se Bosnjes - Serbia don qe ta marr nen ombrellen e saj. Dhe mu pikerisht Veriu i Kosoves eshte nje Pazar qe Serbia mundohet ta marr R.S.

    Pra Akademik Qosja, don te bej pazar me asgje. Se pari duhet te marr ate se cka te takon - Veriun e Kosoves, e me pastaj mund te besh pazar. Tani nuk ka se cka te behet pazar kur nuk e ke as njeren e as tjetren.
    ti po thua se per kembim teritori nuk do te pranoi serbija
    ndersa ne anen tjeter bashkimin kombetar qe po e kerkon mendon ti se do te pranoi greqija maqedonija mali i zi e serbija
    kto balit jan prralla kuq e zi te albin-sokoloviqit

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Genti..;

    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Atehere , e njejta gje duhet te ndodh edhe me shqiptaret e Maqedonise , perndryshe le te mbyll gojen Qosja dhe kurre mos te hape perseri .
    o geti z.qosja flet ne baz te referendumit te shiptarve te lugines te cilet kishin nje referendum ku ishte 90% per bashkimin me kosoven ne rast ndarjje te kosoves qe dote thot edhe shiptaret e ilirides duhet te mendojn publikisht me nje referendum ose te zgjohen nga gjumi

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •