Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bota e qyteteruar ju erdhi ne ndihme e ju shpetoi nga genocidi me i madh qe kontinenti kish pare pas luftes se II Boterore. Pakoja e Ahtisarit nuk eshte gje tjeter vecse nje pavaresi e kushtezuar per Kosoven, ku bota e qyteteruar ve vetem dy kushte: 1) shtet demokratik ne Kosove 2) bashkejetese te gjithe qytetareve te Kosoves nen shtetin e ri, pavaresisht nga dallimet fetare apo etnike midis shumices dhe pakicave. Dhe per kete, nderkombetaret kane paguar per plot dy dekada sigurine e vendit dhe rimekembjen ekonomike te tij.

    Kjo oferte eshte oferta me e mire qe shqiptare kane marre ne historine e tyre moderne. Vertet shteti e institucionet ne Kosove nuk kane pushtet te plote, por kjo nuk i pengon keto institucione qe te ndertojne shtet e tu japin zgjidhje problemeve te qytetareve te atij vendi. Ju pelqen qe te beni me faj Ahtisarin e nderkombetaret, pasi nuk keni kurajon qe te pranoni qe perpjekjet shtetformuese ne Kosove kane deshtuar, jo per faj te nderkombetareve, por per faj te nje klase politike kriminale e te korruptuar qe mban peng te ardhmen e vendit.

    Ne kushte te tilla, nuk duhet te ngrini duart lart e te dorezoheni ne rrugen e nisur duke i kthyer syte nga Shqiperia, por duhet te dyfishoni perpjekjet tuaja per te krijuar nje qeveri e nje shtet qe fiton respektin e te gjithe qytetareve te Kosoves. Askush nuk duhet te kete iluzion qe rruga e shtetformimit e pavaresise do te jete e lehte, por eshte rruga e vetme qe ju duhet te ndertoni, pasi eshte rruga e vetme qe garanton sigurine e paqen e Kosoves e mbare Ballkanit. Eshte siguria e vetme qe garanton, qe ata 13 vjecaret e Kosoves sot, nuk kane per te provuar me shperngulje, genocid, vrasje e dhune, sic provuan baballaret e gjysherit e tyre, por do te rriten ne paqe e prosperitet.



    Ajo qe ti thua eshte e vertete, por ti nuk e di se perse Serbia mban nje qendrim te tille. Kur degjon Tadic te shprehet se "Kosova eshte nje shtet fiktiv" apo "Jemi te hapur per ndryshimin e kufijve ku Kosova ti bashkohet Shqiperise", ai eshte duke perdorur injorancen e nacionalisteve shqiptare, perfshi edhe korbin e zi te Kosoves, Qosen, per te vrare dy zogj me nje gur:

    1. Nje bashkim i Kosoves me Shqiperine do te vinte vetem pasi Kosova te kish deshtuar te ndertonte shtet demokratik dhe durimi i nderkombetareve te kish marre fund, duke i dhene zgjidhje problemit me ndarjen e Kosoves ne linja etnike.

    2. Serbia perpiqet te destabilizoje gjithe Ballkanin duke perdorur shqiptaret si koka turku: Tadic e ka te qarte qe kur del e thote ato fjale per Kosoven, ato fjale bien edhe ne veshet e shqiptareve ne Mal te Zi, edhe te atyre ne Maqedoni, te cilet do te preferonin ti bashkoheshin po ashtu Shqiperise. Ne kete menyre, gjithe Ballkani destabilizohej dhe shkaktare per kete beheshin "separatistet shqiptare". Nga nje faktor me nje mbeshtetje te plote nderkombetare, shqiptaret ktheheshin ne separatiste te pandreqshem qe duhen ndeshkuar e jo ndihmuar.

    3. Dhe synimi final i tij, me keto deklarata, eshte destabilizimi i shtetit am. Bashkimi i Shqiperise me Kosoven do te destabilizonte cdo aspekt te ekonomise, politikes dhe jetes shqiptare. Asnje shtet ballkanik nuk do te mund te asimilonte ne shoqerine e tij gjysmen e ndare te tij. Kuptohet, qe shume nga ju i bashkoni shqiptaret me fjale, por nuk arrini te kuptoni qe shteti me i fuqishem i Evropes e pati te veshtire bashkimin, e jo me nje nga shtetet me te vegjel te Evropes.

    Qellimi i politikes serbe eshte nje dhe i vetem: te largoje nje ore e me pare mbeshtetjen nderkombetare nga Kosova dhe te minoje hapat e shtetformimit ne Kosove. Dhe me sa duket, politika serbe po ia del me sukses, pasi ju te gjithe, duke filluar nga Qosja e deri tek ti, i kini humbur shpresat ne nje Kosove demokratike e te pavarur.

    Albo
    Albo,

    Kjo Pako e Ahtisarit ku ju gjithnje thirreni ne te, pikerisht eshte thelbi i gjithe propblemeve ne vazhdimesi te cilat po ndodhin ne Kosove. Pakoja e Ahtisarit me shume ka te beje me 3-5% te minoritetit serb qe jeton ne Kosove dhe Shtetin Serb, se sa per shumicen absolute Shqiptare qe jane mbi 90% e popullates se pergjithshme ne Kosove. Me pako te Ahtisarit minoriteti serb ne Kosove i ka dhurate 10 ulese ne Kuvend te Kosoves plus edhe ato tjerat te cilat dalin nga zgjedhjet. Kjo Pako e Ahtisarit ia mundeson Serbeve lokal qe te mesojne me plan programe shkollore te Republikes se Serbise dhe JO te Republikes se Kosoves. Kjo Pako e Ahtisarit - Kishat Ortodokse Shqiptare ne Kosove i ben Kisha Ortodokse Serbe. Kjo Pako e Ahtisarit ja munedon Kishes Ortodokse ne Decan te behet nje mini shtet. Gjithashtu tani te njejten gje mundohen ta bejne edhe ne Prizren. Kjo Pako e Ahtisarit ia mundeson Shtetit Serb qe permes strukturave te saja ilegale, okupuese e kriminele te ket ndikim ne Veri te Vendit por edhe ne enklava tjera ku jetojne serbet. Gracanica ishte pjese perberese e Prishtines, ndersa me kete Pako te Ahtisarit eshte bere komune ne vete. Fshatrat e Katunet rreth Gjilanit por edhe ne pjese tjera te Kosoves e ku jane shumice Serbe. Disa jane bere komune ne vete, e disa tjera me kundershtim te Shqiptareve nuk kane arritur te behen. Ja Kjo eshte Pakoja e Ahtisarit per Serbet.

    Ndersa per Shqiptaret eshte qe atyre nuk iu lejohet Referendumi per asnje gje te vetme qe eshte ne interes te tyre. Me kushtetute te Kosoves e qe per baze e ka kete Pako te Ahtisarit - Kosoves perkatesisht Shqiptareve nuk i mundesohet te bashkohen me kete apo ate Shtet. E fjala ne kete rast eshte me Shtetin Ame Shqiperine. Festa e 28 Nentorit - nuk eshte feste zyrtare ne Kosove e kur boterisht dihet se edhe lufta e fundit ne Kosove eshte bere per bashkimin e trojeve Shqitare, e JO per Kosoven Republike. Dhe me kete Pako te Ahtisarit per qellim kane ta krijojne nje Komb te ri KOSOVAR, dhe kete nuk e pranojne fare Serbet, por vetem eshte nje imponim qe Shqiptaret te behen Kosovar-Komb Kosovar. Pra Pakoja e Ahtisari - apo me sakt ne Pako te Ahtisarit permenden Serbet dhe Kosovaret dhe aspak fare Shqiptaret.

    E sa i perket ndihmes se Botes se Qyteteruar sic ju thirreni. Po i shifet marrifeti i tyre. Qe 13 vjet pas perfundimit te Luftes se Kosoves. Gjithnje e me teper ka njerez te Papune. Gjithnje e me teper ka hajni, vjedhje e korrupcion. Gjithnje e me teper ka njerez te varfer - bile bile ne varferi te skajshme. Kjo Bote e Qyteteruar ia mundeson jeten politike pushtetareve te korruptuar, te shantazhuar, e te servilizuar ndaj kesaj bote te qyteteruar.
    Oferta me e mire qe Shqiptaret kane marre ndonjehere ne historine tyre moderne pikerisht eshte Lufta e Drejte e Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe luftetareve te saj. Oferta me e mire eshte qe Shqiptareve me ne fund ka kush ti orijentoj ne drejtim te duhur, ne drejtim te drejte si gjithe popujt e tjere. Po mos te ishte Ushtria Clirimtare e Kosoves dhe Lufta e saj e drejte per liri, pavarsesi e bashkim kombetar, as bota e qyteteruar nuk do ishte ne Kosove tani. Po te mos ishin at ate cilet luftuan, te cilet dhane jeten e tyre per keto dite qe ne po I gezojme as kjo bote e qyteteruar nuk do kishte cka te bente.
    Dhe mos harro nje gje Albo. Kjo Bote e Qyteteruar ishte kundër shperberjes se Ish Shtetit Jugosllav – por ja tani qe ky Shtet me nuk egziston. Kjo Bote e Qyteteruar ishte kundër Lufets se drejte te UCK-se duke I quajt luftetaret e lirise si terrorista, por me ne fund I pranuan si faktor te denje. Po te mos ishin protestat e pergjakshme te vitit 2004 dhe ato te vitin 2007 ku rane dy deshmore te Kombit Arben Xheladini dhe Mon Balaj, dhe u lenduan shume te tjere, kjo bote e qyteteruar as kete pavaresi te cunguar e me bisht nuk do e kishte pranuar. Pra Oferta me e mire e Shqipetareve pikerisht jane vet Shqiptaret.
    Per te krijuar nje qeveri e nje shtet ku do fitonte repektein e gjithe qytetareve te Kosoves. Se pari duhet te behet nje qeveri dhe shtet Shqiptar ku do fitonte respektin e duhur tek qytetaret e saj. Sepse ne Kosove sic dihet jane mbi 90 % Shqiptar, ndersa me kete Pako te Ahtisarit me shume drejta ne cdo aspket jetesor kane me pak se 5% I minoritetit Serb. Natyrisht se Rrugetimi I Ilirise, Pavaresise dhe Bashkimit Kombetar nuk ishte rruge e lehte, nuk eshte ndonese edhe per nje periudhe kohere nuk do jet I lehte. Por me punen dhe vullnetin e popullit nje gje e tille do te arrihet.


    Albo,

    Shteti Serb qellimin e saj dhe syrin e ka tek Republika Serbe ne Bosnje e Herecogine. Popullate serbe ne Bsonjen e Hercegovinen e para luftes nuk kishte me shume se 25 % te popullates se pergjithshme te Bosnjes. Si dhe qyteti I Banja Llukes se para luftes nuk kishte me shume se 10-15% populate serbe. Banja Lluka ishte kryekput qytet Bosnjak ne kohen e para luftes se atjeshme. Mirepo me konferencen e Dajtonit ne SHBA ne vitin 1995 nese nuk gaboj. Serbeve atje iu ofruan 51% te territorit te Bosnjes, si dhe per kryeqytet te saj Banja Lluken.
    Natyrisht se historikisht Serbia gjithnje ishte ajo qe me ane te metodave te ndryshme bente destabilizimin e rajonit. Sepse edhe luftrat e fundit ne Ish Shtetin Jugosllav qe Serbia ishte ajo qe I beri. Pikerisht ishte territori per te cilen Serbia I beri Luftrat. Dhe Serbia eshte me se e vetedishme se Kosoven e ka humbur njehere e pergjithmone, sepse Kosova asnjehere nuk ishte prone dhe toke Serbe. Serbia eshte e vetedishme se ndarja e Kosoves nuk do te ndodhe, sepse Kosoven ne keta kufije te tanishem e kane pranuar mbi 80 Shetete. Por nje gje Serbia e ka shume te kjarte se vetem me Bashkimin e Shqiptareve. Me Bashkimin e Kosoves me Shqiperine – Serbia do ishte ne gjendje ta marr nen ombrellen e saj Republika Serben. Dhe Veriu I Kosoves pikerisht eshte karta me te cilen Serbia ben Pazar per te marr R.S.
    Duhet analizuar edhe komnetin e Ivica Dacicit ku pat thene se duhet bere marveshje historike ndermjet Shqiptareve dhe Serbeve. Dhe fare nuk ka permend Kosoven apo ndarjen e saj. Por pikerisht ka pase fjalen per Bashkimin Kombetar Shqiptar – ku edhe Serbise do I mundesohej Bashkimi I republika serpskes me Shtetin e Serbise. Ketu e ka Qellimin Serbia.

    Nuk eshte qe Une personalisht jame pesimist apo I kam humbur shperasat ne nje Kosove demokratike e te pavarur, apo edhe akademik Qosja, e kushdo qofte. Por nje gje te kesh te kjarte dhe te sigurte.
    Se: Pavaresia e Plote do thote Kosove Shqiptare dhe me ane te Referendumit ti mundesohet Shqiptareve ne Kosove PRO apo KUNDER Bashkimit me Shqiperine. Serbia me eshte e gatshme te pranonte Bashkimin e Kosoves me Shqiperise, se sat a pranonte Kosoven e Pavarur dhe Sovrane. Sepse Serbia me nuk do kishte karten e saj Veriun e Kosoves qe te bej Pazar me nderkombetaret ne lidhje me R.S.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    pikerisht ishte vetfundosja ajo qe deshti te mbetet ende plani i ahtisarit ne kosove
    te gjitha partit e votuan qe te hiqet mbikqyrja e pavarsis
    perpos vetfundosje qe votoi per vazhdimin e mbikqyrjes
    pra per vazhdimin e planit te ahtisarit

    ti ARIANI_TB
    kot mundohesh meu ju qit hi syve antarve tier
    se veq u ka dal duqi juve te vetfundosjes krejt
    dy djem te ri i vrat ne demostrata tuj e kundershtue planin e ahtisarit
    dhe pavarsin e kosoves
    mos mendo se populli e din mire ket

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    pikerisht ishte vetfundosja ajo qe deshti te mbetet ende plani i ahtisarit ne kosove
    te gjitha partit e votuan qe te hiqet mbikqyrja e pavarsis
    perpos vetfundosje qe votoi per vazhdimin e mbikqyrjes
    pra per vazhdimin e planit te ahtisarit

    ti ARIANI_TB
    kot mundohesh meu ju qit hi syve antarve tier
    se veq u ka dal duqi juve te vetfundosjes krejt
    dy djem te ri i vrat ne demostrata tuj e kundershtue planin e ahtisarit
    dhe pavarsin e kosoves
    mos mendo se populli e din mire ket
    Ore Llap eshte pare marifeti i juaj qe moti. Ju jeni ata qe me cdo kusht mundoheni tja mundeosni Serbise hyrjen sa ma te shpejte ne BE, si dhe Kosoven ta beni Province Autonome te Serbise. Sepse keshtu eshte marr vesh Shefi i Juaj Hashim Thaci me shokun e tij Boris Tadicin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    qe te zgjidhet ky problem
    njehere per gjithmone

    kjo do ishte dhe ne te mire kosoves dhe shqipetareve

    se kosova do kishte me pake serb dhe do merrte nje pjese shqipetare,,,

    ne pamje te afert do krijihej bashkimi shqiperi kosove

    gje qe do vendest,
    malin e zi dhe maqedonin ne pozisione

    jo te favorshme dhe ndoshta shkeputjen e territoreve shqipetare nga to

    dhe do kishim nje shqiperi te madhe

    qosja eshte realist

    dhe ka te drejte
    Ndryshuar për herë të fundit nga landi45 : 13-02-2012 më 14:23

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po dalin fjalt e albinit qe autoparlanti i thaqit i qujtur regjep qosiqi dha lajmin me te dhimshem per falje teritoresh shqiptare.
    Te shkembesh teritoret tona me serbin eshte vetevrasje,po i japim teritore tona serbis e serbia te na jap teritore tona,pra ky pazar i thaqit eshte pune e kryer dhe tani permes zedhensit tij qosja na tha hapur se qfar eshte pajtu kjo qeveri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    qe te zgjidhet ky problem
    njehere per gjithmone

    kjo do ishte dhe ne te mire kosoves dhe shqipetareve

    se kosova do kishte me pake serb dhe do merrte nje pjese shqipetare,,,

    ne pamje te afert do krijihej bashkimi shqiperi kosove

    gje qe do vendest,
    malin e zi dhe maqedonin ne pozisione

    jo te favorshme dhe ndoshta shkeputjen e territoreve shqipetare nga to

    dhe do kishim nje shqiperi te madhe

    qosja eshte realis

    dhe ka te drejte
    Kush po te siguron ty qe apetitet e serbis per troje shqiptare do te ngopen,gabim i rend i zedhensit te thaqit qosiqit,serbis po i jep teritore tua e po merr teritore tua,mos u mashtro se serbia deri ne durres nuk do te ndalet nese nuk ja then dhembet ne veri,aty eshte qelsi i zgjedhjes,dhe asnje milimeter nuk duhet ti falim serbis,fal maqedonis e fal malit te zi e fal serbis po per neve qka po mbetet.
    Turp per keta politikaj analfabet qe ne vend qe te hudhen ne aksion dhe te fusin nen kontroll te gjith territorin,ata permes autoparlantave si qosiqo japinlajmin me te keq te mundeshem per shqipetar,kjo eshte tradheti i nderuar dhe askush nuk guxon te shkembej teritoret e shqiptarve,serbis duhet kerku deri te molla e kuqe per ti mos i ra ndermend per veriun,por edhe shqiptaret e lugines nuk duhet te flejn,as ata te maqedonis dhe kur shqiptaret te ngriten ne kemb te jesh i sigurt qe serbia e ul bishtin,por me sa duket pazarat jan ber kaher fatekeqesisht

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Op Qose dalldyshani..jep aren e babes me e mar aren e gjyshit.dipllomaci e holl.Serbija eshte kap per malli te huaj ,qka te mer i thon fala Bogu (flm Zotit) e thon ma qellim se do duhesh serbija ti falenderohet politikes se njerzve servil qe me qyqarllekun e tyre duan te vijn ne pushtet, mbase bota e poshter i do te tillet, si Qosen.Pse? O Qose akademiku i Titos ate qe i jap serbve se kerko per vete.Mir e ke se po te ishte Sabri Godo gjall te kishte shpall person nongrata,dhe te kishte treguar rrugen nji kaheshe drejt e Mali i zi.
    Llogjikisht kto kallepe te Qoses nuk jon realiste ne aspektin e se drejtes ndrkombetare pore si nji aneshkalim ose te heqje qafesh problemin te cilin problem s munden ta zgjedhin ,apo me mir then nuk deshen "strateget" per ndeja ne fotelet, qe u ofron eulexi fotelashve ne shkembim qe te jen te degjueshem.
    Veriu i Kosoves esht kulaq i pregatitur mir ne kuzhinat e UNMIKUT e te Eulexit dhe Esatistve Toptano Faqzioist...prandaj te pakten qfar Evropa ti jep Veriut duhet ti jep edhe Maqedonis te drejten e bashkimit me Shqiperin dhe Malit te Zi e Sanxhakut me Kosoven e Shqiperis..

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    qe te zgjidhet ky problem
    njehere per gjithmone

    kjo do ishte dhe ne te mire kosoves dhe shqipetareve

    se kosova do kishte me pake serb dhe do merrte nje pjese shqipetare,,,

    ne pamje te afert do krijihej bashkimi shqiperi kosove

    gje qe do vendest,
    malin e zi dhe maqedonin ne pozisione

    jo te favorshme dhe ndoshta shkeputjen e territoreve shqipetare nga to

    dhe do kishim nje shqiperi te madhe

    qosja eshte realist

    dhe ka te drejte
    Landi mos me le pa shpi aman.Serbija se mbaron me veriun ..me Kosoven ,veriu esht vetem fillimi.Ka Zagaret e tij shoku Thaqi qe lehin se qen rrugesh.
    Bota ose duhet te na i jep drejtat tona te natyrshme ose te pakten ne sduhet te biem viktim e lojrave te turpit te tyre.Kosova ose mund te jetoj si shtet ose do ti kthehet robria me shkuarjen e nderkombetarve.Serbet kan friken rreth veriut pasi po afrohen ditet qe gjdo prani e strukturave serbe brenda Kosove do rezultonte si invazion.Nese Thaqi toleron qe strukturat te vrasin Enver Zumbera do vetshkarkohet si qeveri..kjo i dhem thaq zezesprandaj kerko qe veriun ta heqi qafesh.Taktika Thaqoiste esht te zbus situaten ti ipet veriu Serbis e sa per Presheve a Lugin harrojeni o shqiptar se do e marim pa luft,,madje as si term dipllomacia europjane se ka degju tingullin Lugin ..tani esht ber vone.Serbija ka jerku veriun qe 10 vjet e ne ndoshta Luginen e marim pas 20 vjete,me nji pikpytje te madhe.Thjesht eshte te behet njifar zhurme se ka pajtushmeri qe veriu ti dhurohet serbit,kshtu edhe Thaqi e ka me leht ta shploj prapanicen ..me nder e.e per Lugin Thaqi faqeziu mendo se i bie diku mes Mongolie e zelande.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Landi mos me le pa shpi aman.Serbija se mbaron me veriun ..me Kosoven ,veriu esht vetem fillimi.Ka Zagaret e tij shoku Thaqi qe lehin se qen rrugesh.
    Bota ose duhet te na i jep drejtat tona te natyrshme ose te pakten ne sduhet te biem viktim e lojrave te turpit te tyre.Kosova ose mund te jetoj si shtet ose do ti kthehet robria me shkuarjen e nderkombetarve.Serbet kan friken rreth veriut pasi po afrohen ditet qe gjdo prani e strukturave serbe brenda Kosove do rezultonte si invazion.Nese Thaqi toleron qe strukturat te vrasin Enver Zumbera do vetshkarkohet si qeveri..kjo i dhem thaq zezesprandaj kerko qe veriun ta heqi qafesh.Taktika Thaqoiste esht te zbus situaten ti ipet veriu Serbis e sa per Presheve a Lugin harrojeni o shqiptar se do e marim pa luft,,madje as si term dipllomacia europjane se ka degju tingullin Lugin ..tani esht ber vone.Serbija ka jerku veriun qe 10 vjet e ne ndoshta Luginen e marim pas 20 vjete,me nji pikpytje te madhe.Thjesht eshte te behet njifar zhurme se ka pajtushmeri qe veriu ti dhurohet serbit,kshtu edhe Thaqi e ka me leht ta shploj prapanicen ..me nder e.e per Lugin Thaqi faqeziu mendo se i bie diku mes Mongolie e zelande.
    vende me te fuqishem se ne

    kane bere shkembim territoresh

    me nje arritje paqeje te perheresheme

    shtepiaja jote do te jepej e re ne nje pjese tjeter

    qeshtja eshte

    se do mabsh nje cope mitrovice me serbe

    qe do e kesh si gozhde

    dhe do lesh shqipetaret ne presheve dhe krahinat perreth te vuajne ne mes serbeve

    dhe kjo do sillte dhe kerkesen e bashkimit me shqiperine me vone kollaj


    pastaj me troje tjera

    se kuptoje pse nuk behemi realist

    nacionalist jam dhe une po duhet peshuar dhe pjesa e ecjes perpara

    dhe mirat qe do vinin me pas

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    vende me te fuqishem se ne

    kane bere shkembim territoresh

    me nje arritje paqeje te perheresheme

    shtepiaja jote do te jepej e re ne nje pjese tjeter

    qeshtja eshte

    se do mabsh nje cope mitrovice me serbe

    qe do e kesh si gozhde

    dhe do lesh shqipetaret ne presheve dhe krahinat perreth te vuajne ne mes serbeve

    dhe kjo do sillte dhe kerkesen e bashkimit me shqiperine me vone kollaj


    pastaj me troje tjera

    se kuptoje pse nuk behemi realist

    nacionalist jam dhe une po duhet peshuar dhe pjesa e ecjes perpara

    dhe mirat qe do vinin me pas
    Mendoni ju se Serbija do pushoj me kaq ...une apsolutikisht nuk e besoi.
    Une per opsionin veri me serb ose Luginen me shqiptar une do percaktohesha per Luginen me shqiptar, pasi ata jon njerzit tan.Sa per token esht e shqiptarve edhe ne veri edhe ne lugin .Kure tjert nuk na pysin behet si ata duan, mbase ne spatem qellim fisnik ndaj atdheut
    .Aty ku une druaj.... frika ime eshtë se po humbum veriun e po mbetemi me nji jug jo stabil, dhe po mbetemi edhe pa Presheven dhe Luginen ne pergjithsi.E kom then me heret se Thaqi se di ku i bie Lugina e as bashksia nderkombetare.Ne su bem faktor qe te degjohet zeri yne prandaj dipllomacit evro- amerikane sjellin projekte e propozime sa per ta heq qafesh problemin qe vet e krijuan .

    I nderuar po behen eksperimente me shoqrin shqiptare si bejn mjeket me gaforre, eksperienc me brisk mbi qeshtje kirurgjiale,apo thjesht operacione se a mund shoqria te jetoj pa zemer siq smund te jetoi individi,

    Se ve ne dyshim qellimin tuaj e mir qe trajtoni, por nuk do thot se qellimi juaj edhe pse i dhembshem do qetsonte shpirtin e trazuar te serbve te etur per teritore te huaja.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •