Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    “Qendra e Tiranës, ulet me 30% ndotja e ajrit”

    Një vit më parë, OBSH raportoi nivele alarmante të ndotjes

    Zv.ministri Spahia: Koordinim me Bashkinë për masat

    Ulet me 30% niveli i ndotjes në Tiranës. Nga matjet e fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton një reduktim i ndjeshëm i grimcave të pluhurit në ajër. Hapja e qendrës që i dha fund kaosit të punimeve në sheshin “Skënderbej”, është sipas ekspertëve të shëndetësisë shkaku kryesor i këtij përmirësimi. “Lehtësimi i trafikut në qendër të qytetit ka ndikuar në uljen me rreth 30% të ndotjes. Nga monitorimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dioksidi i karbonit në Tiranë është ulur me 37% dhe e grimcave ndotësë si shkaktarë të sëmundjeve kanceroze me 22%. Pavarësisht kësaj situate, pushteti qendror dhe Bashkia duhet të vazhdojnë me masat për uljen e ndotjes, një prej të cilave është edhe cilësia e karburanteve”, deklaroi dje zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia. Ai ka ngritur disa herë problemin e ndotjes si një nga shkaktarët kryesorë të tumoreve dhe një sërë sëmundjeve të tjera në vendin tonë. ”Ndotja ndikon direkt në shëndetin e qytetarëve, duke ulur jetëgjatësinë. Grimcat e imta PM10 e PM2.5, pra me dimensione më të vogla se 10 e 2.5 mikron, konsiderohen ndotësit më të rrezikshëm për shëndetin publik kudo në botë, ku grimcat e imta PM2.5 depërtojnë deri në gjak”, tha Spahia. Ai shtoi se po merren masa të tjera me qëllim uljen e nivelit të ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet.” “Tirana ka qenë kryefjala e ndotjes në Shqipëri këto tetë vitet e fundit. Problemi nuk ka qenë i panjohur, por për ish-drejtuesit lokalë të Tiranës nuk janë ofruar zgjidhje. Është lajm i mirë që më në fund metropoli për herë të parë pas kaq shumë vitesh alarmi edhe nga OBSH, ka një ajër më cilësor për qytetarët”, tha zv.ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, me ndryshimin e qeverisjes vendore, për të parën herë u bë i mundur aktivizimi i grupit të punës, që koordinon të gjitha përpjekjet për një plan masash efikase për të ulur brenda normës së lejuar nivelet e ndotjes.” “Rreth 1 vit më parë kemi ngritur shqetësimin që reflektohej dhe në studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se banorëve të Tiranës, sheshi i hapur, betonizimi dhe ngushtimi i hapësirave të gjelbra po u shkurtonin 1-2 vjet jetë. Sot, kur kemi në dorë të dhënat e fundit për përbërësit e ajrit që thithim, pas një harku të gjatë kohor, janë pozitive. Megjithatë, ka ende për të bërë”, tha zv. ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, koordinimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror është i domosdoshëm për të vijuar këtë sfidë.

    30 per qind më i ulët është niveli i ndotjes në Tiranë. Të dhënat vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas specialistëve, ka një reduktim të ndjeshëm të grimcave të pluhurit

    1-2 vjet u shkurtohej jeta qytetarëve të Tiranës me nivelin e ndotjes që raportohej deri përpara një viti. Shkaku kryesor i saj ishte kaosi i punimeve në sheshin “Skënderbej” dhe trafiku i rënduar

    Shifrat
    Shifrat e krahasimit të përmbajtjes së grimcave të imta PM10 e PM2.5 gjatë katër ditëve të ndërrimit të viteve (30 dhjetor – 2 janar) 2011-2012, sipas monitorimit të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik me stacionet e reja të ardhura nga OBSH, janë respektivisht 123.22 dhe 74.30µg/m3 për PM10 dhe 71.71 e 55.46µg/m3 për PM2.5. Këto të dhëna dëshmojnë për një ulje mbi 30 për qind pa kosto specifike, vetëm si rezultat i përmirësimit rrënjësor të lëvizjes së trafikut në zonën e qendrës së qytetit.

    ZIRINA LLAMBRO

    Panorama

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Lista e penalizimeve. Ministria: Ndjekje penale, nëse ligji vazhdon të shkelet

    Më problematikët, qarku i Korçës e i Vlorës


    Ministria e Mjedisit gjobit 43 kryetarë bashkish e komunash në gjithë vendin. Pas një kontrolli në terren, Ministria e Mjedisit pranon situatën problematike me pastrimin. Gjobat e vendosura variojnë nga 500 mijë deri në një milion lekë. Nga numri total i penalizimeve, 15 gjoba kanë marrë bashkitë, ndërsa pjesa tjetër u përket kryekomunarëve. Në rast se edhe pas kësaj mase administrative shkeljet do të vazhdojnë, ndaj krerëve të pushtetit vendor do të ketë deri edhe kallëzime penale.
    “Ka qenë mosmenaxhimi i saktë i territorit në lidhje me mbetjet urbane, mosmenaxhimi i landfilleve të tyre, hedhja e mbetjeve urbane në brigjet e lumenjve, liqeneve, në akset e rrugëve nacionale. Të gjitha këto bashki e komuna do t’i paguajnë gjobat, sepse ligji citon saktë që Inspektorati i Mjedisit do të çojë të gjitha gjobat në Gjykatë dhe pas daljes së urdhrit të ekzekutimit, njësitë përmbarimore do t’i vjelin këto gjoba”, tha Ilir Bala, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit.
    Gjobat
    Nga të dhënat që raportojnë autoritetet e Ministrisë së Mjedisit, qarku i Korçës ka dhe numrin më të madh të gjobave të vendosura. Përveç dy bashkive, asaj të Korçës dhe Leskovikut, janë gjobitur rreth 11 komuna në këtë qark. Të shumta kanë qenë gjobat edhe për qarkun e Vlorës. Janë gjobitur 3 bashkitë e bregdetit të Jugut dhe 4 komuna. Kontrollet nga Inspektorati i Mjedisit do të vazhdojnë në të gjithë territorin dhe do të merren masa administrative të dënimit me gjobë për të gjithë drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore në territorin e të cilëve konstatohen paligjshmëri. “Për të gjithë drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore që do të vazhdojnë moszbatimin e ligjit edhe mbas sanksioneve të vendosura do të behet kallëzim penal për ndotje të mjedisit, si dhe kërkesë pranë Këshillit të Ministrave për lirim nga detyra”, tha Bala.
    Vërejtjet
    Javën e kaluar, në një takim me kryetarët e komunave të Shqipërisë, Kryeministri Sali Berisha e cilësoi mjaft problematike menaxhimin e mbeturinave nga pushteti vendor. Sipas tij, çdo pushtetar duhet të marrë masa që në territorin të cilin administron të zbatojë me përpikëri ligjin e menaxhimit të mbetjeve. Problemet me pastrimin e territorit në vendin tonë janë bërë gangrenë prej vitesh. Plehra sheh në krah të rrugëve nacionale, në zonat turistike, në bregdet. Përveç mungesës së sensibilizimit nga qytetarët, vetë autoritetet që ligji i ngarkon për administrimin e këtyre mbetjeve nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur. “Nuk do të ketë tolerancë më. Inspektorët tanë do të vijojnë punën për të evidentuar çdo rast të shkeljes së ligjit. Por pavarësisht kësaj u bëjmë thirrje edhe qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë vendgrumbullimet”, tha kryeinspektori i Mjedisit, Ilir Bala.

    Gjobat per kryebashkiakët e kryekomunarët
    Në qarkun e Lezhës.
    Në Bashkinë Rrëshen, 700.000 lekë, në emër të kryetarit Ndue Gega

    Në Bashkinë Laç, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Artur Bardhi

    Në komunën Kolsh, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Alfred Ndoi

    Në komunën Balldre, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Zef Doçi.

    Në qarkun e Gjirokastrës.
    Në komunën Qendër ,Tepelenë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit të komunës Redi Rama.

    Në komunën Antigone, gjobë kryetarit në vlerën 500.000 lekë.

    Në qarkun e Vlorës.
    Në Bashkinë Orikum, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Gëzim Capoj.

    Në komunën Qendër, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Fredo Berberi .

    Në Bashkinë Himarë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Gjergj Goro.

    Në Bashkinë Vlorë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Shpëtim Gjika.

    Në Bashkinë Sarandë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Stefan Çipa.

    Në komunën Lukovë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Vladimir Kumi.

    Në komunën Xarre, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Dhimiter Kote

    Në qarkun e Shkodrës.
    Në komunën Gruemirë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Lirim Nehani.

    Në komunën Ana e Malit është marrë masa administrative dënim me gjobë me vlerë prej 500.000 lekë, në emër të kryetarit Xhevat Mollca.

    Në Bashkinë Pukë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Beqir Arifaj.

    Në qarkun e Dibrës.
    Në komunën Shupenzë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Mois Llani.

    Në komunën Maqellarë, 500.000 lekë, Bardhyl Agollit.
    Në komunën Gjoricë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Vebi Xheka.

    Në qarkun Tiranë.
    Në Bashkinë Rrogozhinë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Ndriçim Dushku.

    Në Bashkinë Kavajë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Elvis Roshi.

    Në Bashkinë Kamëz, është marrë masa administrative 1.000.000 lekë, në emër të kryetarit Xhelal Mziu.

    Në komunën Ndroq 1.000.000 lekë, në emër të kryetarit.

    Në komunën Kërrabë , 1.000.000 lekë, në emër të kryetarit.

    Në qarkun e Korçës.
    Në Bashkinë Korçë, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Niko Peleshi.

    Në Bashkinë Leskovik, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Fatmir Guda.

    Në komunën Vreshtaz, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Festim Adri.

    Në komunën Liqenas, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Edmond Themelko.

    Në komunën Mollaj, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Fredi Xhemo.

    Në komunën Voskopojë, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Nexhip Bacelli.

    Në komunën Qendër Bilisht, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Ramadan Hoxha.

    Në komunën Miras, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Kryeart Sejdo.

    Në komunën Progër, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Artur Agolli .

    Në komunën Mollas, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Artur Nazarko.

    Në komunën Hoçisht, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Ylli Cenkolli.

    Në komunën Qendër Ersekë, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Enton Cacani.

    Në komunën Libonik, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit z. Petrit Kupe.

    Në qarkun e Beratit.
    Në Bashkinë Çorovode, Skrapar, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Nesim Spahiu.

    Në Bashkinë Poliçan, Skrapar, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Adriatik Zotka .

    Në Bashkinë Kuçovë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Bardhyl Gjyzeli .

    Në Bashkinë Ura Vajgurore, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Syrja Ormenaj.

    Ligji
    Në nenin 62, të ligjit 1063, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, parashikohen sanksionet për pushtetin lokal. “Mungesa e kushteve dhe standardeve të menaxhimit të integruar të mbetjeve që krijohen brenda territorit të njësive të qeverisjes vendore, jo në përputhje me kërkesat e nenit 21, pika 12 e këtij ligji, ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e këtyre njësive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë), deri në 1 000 000 (një milion) lekë”, thuhet në ligj.

    ZIRINA LLAMBRO

    Panorama

  3. #43
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Tiranes i mungon gjelberimi more Albo.trafikun e rendojne vete shqiptaret.

    psh. Bayerni i Gjermanise ka nje makina per 1,5 fryme.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Dmth ju korcarket jeni me te pastra se ne tironset ?
    Edhe une e mbaj mend gjyshen time , qe e beshin me grafik ne shkall kush e ka rradhen me pastru.

    Tirana ka mbi popullim , duke qene kryeqytet, metropol , ka dyndje njerzish , pra nuk jane te gjithe vendali.
    Plus ndertimet pa hesap ja kane deformuar pamjen dhe pluhuri me shume vjen nga ndertimet qe nuk po kane limit .

    Korca 5 shpija ka mi goce , shty diten duke pastru oborrin
    pse tani e more vesh ,ku ka me zhulsa se tiransit(puro tiranas flas)

    nuk ka mbipopullim por nuk ka infrastrukture ,organizim
    une shikoja ke kazani i plehrave ishte i rrethuar me divane te vjeter ,plehrat e ushqimeve ,matriale ndertimi,llac tulla ,rroba e lloj lloj dreqi,ne qyttet e botes qe jane me 10 here me te medha se tirana nuk i shikon keto.
    po hyrja e shkalles mbipopulli e ka fajin ,paguajne nga 1 apo 2 milione per dyer te blinduara dhe shikon shkallet e pallateve per turp



    qe kur e ka marre PD dhe dielli na u be me i nxehte ne shqiperi (sipas deklaratave te SALES)tani qe e mori BASHA tiranen breda 4 muajsh na u be 30%me e paster

  5. #45
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    pse tani e more vesh ,ku ka me zhulsa se tiransit(puro tiranas flas)

    nuk ka mbipopullim por nuk ka infrastrukture ,organizim
    une shikoja ke kazani i plehrave ishte i rrethuar me divane te vjeter ,plehrat e ushqimeve ,matriale ndertimi,llac tulla ,rroba e lloj lloj dreqi,ne qyttet e botes qe jane me 10 here me te medha se tirana nuk i shikon keto.
    po hyrja e shkalles mbipopulli e ka fajin ,paguajne nga 1 apo 2 milione per dyer te blinduara dhe shikon shkallet e pallateve per turp



    qe kur e ka marre PD dhe dielli na u be me i nxehte ne shqiperi (sipas deklaratave te SALES)tani qe e mori BASHA tiranen breda 4 muajsh na u be 30%me e paster


    I ke pa ndonjehere shpiat e TIRONASVE ti ???

    Pyet gjyshin te te tregoje kur zbriti nga malet dhe mbante era cjap e dhi te te tregoje. Mbase rrefimin e nis me "betejen e pergjakshme" per çlirimin e Tiranes ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #46
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    pse tani e more vesh ,ku ka me zhulsa se tiransit(puro tiranas flas)

    nuk ka mbipopullim por nuk ka infrastrukture ,organizim
    une shikoja ke kazani i plehrave ishte i rrethuar me divane te vjeter ,plehrat e ushqimeve ,matriale ndertimi,llac tulla ,rroba e lloj lloj dreqi,ne qyttet e botes qe jane me 10 here me te medha se tirana nuk i shikon keto.
    po hyrja e shkalles mbipopulli e ka fajin ,paguajne nga 1 apo 2 milione per dyer te blinduara dhe shikon shkallet e pallateve per turp



    qe kur e ka marre PD dhe dielli na u be me i nxehte ne shqiperi (sipas deklaratave te SALES)tani qe e mori BASHA tiranen breda 4 muajsh na u be 30%me e paster
    Ate kerkoja ish kryebashiakut , qe mbin pallatet si kerpullat pas shiut .
    Qe disa shtepiave karketeristike tiranase i vuri skavatorin lol

    Tironsit jane njerez te paster si ne paraqitje dhe ne shpirt , nuk dine te blindojne deren lol
    Vetem Bujrum mire se na erdhe -dine te thone - te bejm i dore muhabet ene nje dore tavull apo domino :-DD

    Levizja e lire solli mbi popullimin, solli kaosin PIKE.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #47
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Tiranes i mungon gjelberimi more Albo.trafikun e rendojne vete shqiptaret.

    psh. Bayerni i Gjermanise ka nje makina per 1,5 fryme.
    Jo vetem gjejberimi.......Tiranes i mungojne shume gjera dhe me kryesorja urbanistika qe besoj se persa i perket periudhes nga 90 e ketej eshte unikale ne bote.
    Me perjashtim te atyre pak rrugeve qe ishin ekzistuese para '90 cdo gje e ndertuar me pas eshte katastrofe urbanistike.
    Makinat e shqiptareve jane te medha nga ana e kubikeve dhe si pasoje konsumojne edhe me shume karburant.Karburanti eshte skandal fare dhe jo vetem ndot ambjentin por te shkaterron edhe makinen.\nje pjese e mire e makinave jane te vjetra dhe e nxjerrin karburantin pothuaj pa djegur fare.
    ka ardhur koha, mendoj, se duhet vendosur ndalim-qarkullimi tek-cift te pakten brenda unazes se vogel.

  8. #48
    Kryeqyteti me i ndotur, por te gjithe ne Tirane synojne per te jetuar si qytet.

    Nuk ka qene Tirana kurre e ndotur, madje ka qene ndoshta e para ne Evrope per nga pastertia. Kshu eshte kur behet mesymje e gjysmes se popullsise te vendit tek nje qytet i vetem. Fajin e ka Saliu qe ne fillimvitet 90 e beri han me 8 porta. Levizje e lire PO, por e kontrolluar dhe jo si u be dhe eshte bere akoma.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    pse tani e more vesh ,ku ka me zhulsa se tiransit(puro tiranas flas)

    nuk ka mbipopullim por nuk ka infrastrukture ,organizim
    une shikoja ke kazani i plehrave ishte i rrethuar me divane te vjeter ,plehrat e ushqimeve ,matriale ndertimi,llac tulla ,rroba e lloj lloj dreqi,ne qyttet e botes qe jane me 10 here me te medha se tirana nuk i shikon keto.
    po hyrja e shkalles mbipopulli e ka fajin ,paguajne nga 1 apo 2 milione per dyer te blinduara dhe shikon shkallet e pallateve per turp



    qe kur e ka marre PD dhe dielli na u be me i nxehte ne shqiperi (sipas deklaratave te SALES)tani qe e mori BASHA tiranen breda 4 muajsh na u be 30%me e paster
    E ke fjalen per Tironstit/et apo per qytetin ta marrim vesh?
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin

    Tironsit jane njerez te paster si ne paraqitje dhe ne shpirt , nuk dine te blindojne deren lol
    Vetem Bujrum mire se na erdhe -dine te thone - te bejm i dore muhabet ene nje dore tavull apo domino :-DD

    Levizja e lire solli mbi popullimin, solli kaosin PIKE.
    Ti vetem thuj kte OPARIT meqense tironsit etiketohen si zhulsa?
    Kush ishin ata qe mbas viteve 90 plehrat i hidhnin nga ballkoni ?

    Gjyshi im ka ardh nga fundi viteve 40 ne tiron dhe mikpritjen e tironsve rralle e ka njeri. Ndoshta nuk jane manjak te pastertise sic jane korcaret ,dibront apo ku di une ,por dhe te ofendohen ne ket menyre nuk e meritojne.

    Problemi eshte se njerzit i pergjithsojne gjerat. Ka shume ndryshim i katnar priske apo baldushku me i tirons venali. E njejta gje ndodh edhe neper rrethe ,fshataret e korces kur vinin ne tiron u vinte era bajga ,si nata me diten me korcaret e korces.

    Pra pyll pa derra ska. Kshu dhe puna tirones.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  3. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  4. Berisha: Tirana, qyteti më i ndotur pas Kabulit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 17:44
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •