Edi Rama ka shume kohe qe po ben takime ne shume zona te vendit dhe aty ai per here te pare ne jeten e vet, po veren se aty infrastruktura qenka katastrofe, se aty njerezit jane shume te varfer, se aty nuk ka drita e uje etj etj dhe per kete ai po del cdo mbremje ne televizion duke thene se " Ja ku e ka cuar vendin politika e Sali Berishes!".
Edi po ben mire njehere qe per here te pare ne jeten e vet po njeh Shqiperine dhe po sheh me syte e vet se cfare kane bere paraardhesit e partise qe ai trashegon, qe nga viti 1944.
Edi tani po e kupton se Shqiperia nuk eshte vetem Bashkia e Tiranes, Bulevardi Deshmoret e Kombit, 21 Dhjetori dhe Pallati i Sportit ku ai luante ne ditet me te mira te tij bashke me te vellane.
Edi gjate komunizmit nuk ka pas kohe qe te vizitoje Shqiperine sepse atehere ai ishte shume i zene dhe nuk arriti te shkoje me larg se Mamurrasi (dhe aty i detyruar).
Edi nuk pati kohe te shihte zonat e veriut qe mbylleshin nga debora me muaj te tere, nuk pati kohe te shihte fshataret e te gjithe Shqiperise qe nuk kishin nje pike qumesht a nje cope buke per te ngopur barkun, nuk pati kohe as te mendonte se mijera te rinj si ai kalbeshin neper burgje per nje fjale goje, nuk pati kohe te shihte asgje sepse ishte shume i zene.
Po me mire vone se kurre!
Ai nuk e ka njohur kurre vendin e tij dhe tash po i duket se ai qenka shume i varfer ne te gjitha drejtimet!
Dhe ai me bashkimin e te gjithe forcave opozitare po mendon qe ti nxjerre perfundimisht shqiptaret nga varferia!
Sa i besueshem eshte ai tek ata shqiptare te varfer qe po i viziton per here te pare ne jeten e vet?
Si do ti nxjerre nga varferia ai ata nga varferia?
Nuk mjafton vetem konstatimi i gjendjes, sepse ajo dihet, por cfare propozon ai dhe partia e tij per kete?
Deri tash sa kam pare ai e ka gjetur zgjidhjen duke ju dhene doren si ndonje "star Hollivudi" te gjitheve dhe duke ndenjur per te pare nje ndeshje futbolli me ta.
Pastaj serish ne Tirane dhe rifillim i tureve neper Shqiperi, serish konstatime dhe serish ndeshje futbolli, por tash te Kampionatit Europian te vitit 2008 dhe me pas ato te Kampionatit Boteror te 2010.
Serish "Ja ku e ka cuar vendin politika e Sali Berishes" dhe serish asnje alternative!
Ku ishe deri dje Edi Rama?
Krijoni Kontakt