Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës

    Kur komunizmi i la vendin demokracisë shumëpartike në fund të viteve 1980, në Shqipëri kishte vetëm 2000 makina.

    Ndërsa rrugët e kryeqytetit janë kryesisht të bllokuara nga trafiku i dendur i rreth 300 mijë veturave, kamionëve e autobuzëve, që djegin karburante të ndaluara në vendet e BE-së, Tirana konsiderohet tani si kryeqyteti më i ndotur në Evropë.

    Auto-anarkia ka arritur një pikë krize ndërsa rrugët janë të tejmbushura me mijëra mercedese të vjetra të sjella nga vendet perëndimore.

    Në orët e pikut tymi dhe pluhuri formojnë një smog të trashë, ajëri është i rënduar nga plumbi dhe pjesëza të vogla të quajtura PM10, që dëmtojnë mushkëritë dhe shkaktojnë kancer.

    Në një mëngjes mesatar volumi i PM10-s është më shumë se 10 herë më i lartë se kufiri i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Ndonjëherë është edhe më keq. Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kalkuluar se gjatë vitit 2003 nga trafiku në Tiranë është emetuar 35 mijë ton ndotës ajri, dmth 49 kg për person.

    Drejt përkeqësimit

    Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se ndotja e ajrit nga makinat është ende e pakontroluar ligjërisht dhe tendenca shkon drejt përkeqësimit për shkak të futjes masive të makinave të vjetra.

    Një nga problemet kryesore është se 83 përqind e makinave janë me nafte dhe 90 përqind e tyre janë më shumë se nëntë vjeçare.

    Makina të tilla emetojnë dhjetë herë më shumë tymra se modelet më të reja. Vetëm dy përqind e makinave në Tiranë janë më pak se dy vjeçare.

    Gjithashtu, ekspertët ankohen se karburanti i importuar nga Italia ka një përmbajtje më të lartë sulfuri se ajo që lejohet në vendet e BE-së. Benzina me plumb që po hiqet gradualisht nga pjesa tjetër e Evropës, ende shitet në Shqipëri.

    Serioziteti i këtij problemi pranohet nga autoritetet dhe ministria e Mjedisit dhe ajo e transportit kanë ngritur një grup emergjence për të përgatitur ligje për të kontrolluar futjen e makinave dhe për të larguar nga rrugët sa më shumë nga ndotësit më të mëdhenj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,102
    Postimet në Bllog
    22
    Tirana më e ndotura në Europë. ISHP: Ajri, 4 herë më i ndotur se normat e BE

    Kthimi i metropolit shqiptar në një kantier ndërtimi e rendit atë në kryeqytetin më të ndotur në Europë. Të dhënat e fundit flasin se dioksidi i karbonit është 2,5 herë mbi normën e lejuar nga OBSH, ndërsa pm10 dhe pm2,5 apo siç njihet ndryshe pluhuri është 3 deri në 4 herë më i lartë se norma e lejuar, dhe kjo po rrezikon jetën e qyetarëve.Sipas specialistëve tre janë faktorët , që kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit; së pari punimet e tejzgjatura në sheshin “Skënderbej”; së dyti trafiku i rënduar si pasojë e punimeve dhe së treti lëvizja e ngadaltë e makinave si pasojë e trafikut.
    Por faktori kryesor sipas specialistëve të ISHP, është betonizimi i Tiranës. Ulja e sipërfaqes së gjelbërt në 2 deri 3 metër katror për person ka rritur ndjeshëm ndotjen . Shifrat alarmante të ndotjes se kryeqytetit kanë bërë që specialistët të nisin një studim , në lidhje me dëmet shëndetësore që shkakton ndotja e ajrit që thithim cdo ditë.

    Klan

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,102
    Postimet në Bllog
    22
    Alarmi i BE: Tirana e pabanueshme! 180 metra katrorë beton për frymë

    Tirana është qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Europë. E konfirmon këtë Agjensia Europiane për Mjedisin që në raportin e saj për përdorimin pa kriter të hapësirave urbane. Raporti i kësaj agjencie vëren se nëTiranë ka nivele alarmante të shpërndarjes pa kriter të ndërtimeve, zhdukjes së tokave bujqësore e pyjeve dhe urbanizimit të lartë.Të dhënat janë të frikshme! Raporti mes betonit dhe hapësirës së gjelbërt është në nivele alarmante e shokuese! 180 metër katrorë beton për 2.7 metër katrorë hapesirë të gjelbërt, për çdo banor të Tiranës. Në këtë pikë jemi edhe më keq se Bukureshti që zë vendin e parë për betonizimin në këtë raport. Në Tiranë, betony shtohet më shpejt sesa në Bukuresht, krahasuar me rritjen e popullsisë. Sipas kësaj agjensie, intensiteti i përdorimit urban të hapësirave të banueshme ka ndryshuar shumë përsa i përket popullatës. Edhe në Europë, popullësia është rritur shumë, por ndërtimet urbane janë shtuar disa here më shumë se numri i banorëve.
    Kështu, në bazë të grafikës që përmbledh të dhënat e vitit 2010, në mandatin e tretë të kryebashkiakut Rama metropolis shqiptar renditet i dyti më i betonizuari në Europë krah Bukureshtit të Rumanisë dhe Varshavës së Polonisë.
    Gllabërimi i përqindjeve të panumërta të sipërfaqeve tokësore perms lëshimit pa kriter të lejeve të ndërtimit nga ana e Bashkisë, zhdukja e sipërfaqeve të gjelbërta, po e kthen kryeqytetin në një masiv betoni që për më tepër i bllokon frymëmarrjen të gjithë kryeqytetasve.
    Sikur të mos mjaftonte kjo një raport i kohëve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit që vjen vetëm si pasojë e punimeve në qendër të qytetit. Dhe në fakt po të bazohemi në nivelet alarmante të ndërtimeve pa kriter në kryeqytet dhe planet e mëtejshme të Bashkisë së Tiranës është e paktë të thuhet që niveli i ndotjes në Tiranë do të ulej dhe do të ishte e tepërt të shpresohej për përmirësim të jetesës në metropolin shqiptar.

    Klan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Edhe edi eshte me i ndoturi,prandaj nuk ka se si te mos jet edhe tirana

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    eh si e katandisen .......per zotin kam fillu me pas nostalgji per tiranen e enverit


    M'KA IK ZARI

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    vertet jam kurioze sa pergjegjesi mban ai si kryetar bashkie i tiranes?
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Tirana = Kinshasa

  8. #8
    Ka ndonje link ti lexojme artikujt origjinale?

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Kjo ndotje e ajrit nuk po ndodhe vetem ne Kryeqytet , Tirane ,pore ne pergjithesi qytetet ku jetojne shqipetaret. Tetova ,Prishtina, Mitrovica, e shume e shume qytete tjera shqipetare jane te ngufatura me ndotjen e ajrit. Qytetet shqipetare nuk jane te planifikuara per Metropole , sepse jane te ndertuara pa plane urbanistike, industriale etj.etj. Jemi me fate qe vendet tona jane malore dhe pastrojne ajrin e ndotur se per ndryshe gjithe shqipetaret do te vuanin nga kanceri dhe semundje te tjera te renda .

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    tetova me sa di une vdekja nga kanceri eshte teper i larte ne shqiperi. ndoshta edhe ajo qe thua ti luan nje rol. por keta qe jane ne detyre perse nuk bejne dicka ta rregollojne ket problem.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  3. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  4. Berisha: Tirana, qyteti më i ndotur pas Kabulit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 17:44
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •