Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,263
    Postimet nė Bllog
    22

    Berisha: Tirana, qyteti mė i ndotur pas Kabulit

    Sipas ministrit tė Mjedisit, Xhuveli, ajri nė Tiranė ėshtė 3 herė mė i ndotur se ai nė qytetet evropiane

    Berisha: Tirana, qyteti mė i ndotur pas Kabulit

    Sipas kryeministrit, ndėrtimi dhe cilėsia e karburanteve janė shkaku kryesor i ndotjes sė ajrit

    Eglantina Bardhi

    Pas Kabulit, kryeqyteti ynė, Tirana, ėshtė qyteti me ndotjen mė tė madhe nga pluhuri dhe gazrat e makinave. Alarmin e dha dje vetė kryeministri Sali Berisha gjatė konferencės “Pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit”, duke theksuar se ndėrtimi dhe cilėsia shumė e keqe e karburantit qė pėrdoren pėr automjetet janė dy shkaktarėt kryesorė tė ndotjes. Ai ka kritikuar Bashkinė e Tiranės dhe ka kėrkuar nga ministria e linjės, kontrolle tė rrepta sa i pėrket karburantit qė duhet tė futet nė vend. Ndėrsa ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ėshtė pėrpjekur tė pasqyrojė njė situatė tė pėrmirėsuar nė lidhje me cilėsinė e ajrit, por ka pranuar se gjendja mbetet problematike.

    Ndotja
    Ajėr tri herė mė tė ndotur, krahasuar me vendet evropiane. Kjo ėshtė cilėsuar e asaj qė shqiptarėt thithin pėrditė. “Shqiptarėt nė qytete tė ndryshme tė vendit thithin ajėr 2 deri nė 3 herė mė tė ndotur se qytetarėt e vendeve tė tjera evropiane dhe ėshtė fjala pėr dy kategoritė mė tė rėndėsishme tė grimcave tė pluhurit”, - theksoi ministri i Mjedisit, Xhuveli. Duke u bazuar nė tė dhėnat e monitorimit tė fundit, sipas tij, rezulton se ka njė tendencė tė lehtė pėr pėrmirėsimin e ajrit. “Nga tė dhėnat e 6-mujorit tė parė tė vitit 2006 nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2005, kanė hyrė rreth 50 pėr qind e makinave me kilometrazh zero”, - tha ai, duke e pranuar kėtė si njė faktor qė ka ndikuar pozitivisht pėr ajrin. Ndėrkohė, ai pohon se, sipas monitorimit tė fundit, qė ėshtė bėrė nė 3 pika nė Elbasan, vihet re ulje e shkallės sė ndotjes sė ajrit me 40 pėr qind, krahasuar me njė vit mė parė. “Ka njė shkallė tė lartė tė ndotjes me komponime tė dėmshme nė disa pika tė veēanta si nė sheshin “Skėnderbej nė kryqėzimin e “21 Dhjetorit” dhe nė ndonjė pikė tjetėr nė Tiranė apo nė qytete tė tjera qė shkaktohen nga gazrat dhe tymi i makinave”, - thekson Xhuveli. Ndėrkohė, ai pohon se raporti i makinave tė vjetra me ato tė reja dhe i makinave me naftė nė krahasim me ato me benzinė ėshtė akoma shumė i disfavorshėm dhe aspak miqėsor me mjedisin, pasi raporti ėshtė 80 pėr qind me 20 pėr qind. Shtimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e pėrqendrimit tė popullsisė nė qendrat urbane, sipas tij, ushtrojnė njė presion nė rritje me prirje pėrkeqėsuese mbi treguesit mjedisorė nė tėrėsi dhe cilėsinė e ajrit nė veēanti.

    Masat dhe shkaktarėt
    Kontrolle tė rrepta nė pikat doganore pėr importuesit e karburanteve dhe pėrmbysje tė raportit tė makinave tė vjetra me ato tė reja nė Shqipėri. Kėto janė dy nga masat urgjente qė kryeministri Berisha ka kėrkuar tė merren pėr pėrmirėsimin e ajrit nė vend. Duke folur pėr ndotjen e zonave tė tjera tė vendit, kryeministri ka kėrkuar privatizimin e rafinerisė sė Ballshit, si dhe ka deklaruar se ARMO ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr kėtė ndotje. Por kritikat e Berishės kanė rėnė edhe mbi ndėrtimet e shumta qė nuk respektojnė asnjė kriter tė mbrojtjes sė mjedisit dhe nė politikėn vendore qė ndiqet pėr punimet nė infrastrukturėn rrugore, qė bėhet shkak pėr kėtė situatė tė krijuar. “Pas Kabulit, qyteti i Tiranės ka titrin mė tė lartė tė pluhurit nė dy kontinentet sepse hapen 30 rrugė, punimet e tė cilave vazhdojnė pėr tre vjet, sepse janė tė rralla rastet kur pallatet nė ndėrtim mund tė marrin masa mbrojtėse pėr mospėrhapjen e pluhurit”, - theksoi Berisha. Pyllėzimi, sipas tij, ėshtė pėrpjekja mė madhore pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit. Pėr tė realizuar kėtė, sipas tij, janė siguruar fondet nga Ministria e Mjedisit pėr rreth 7 mijė hektarė pėr pyllėzim.

    3 herė mė i ndotur ėshtė ajri nė Tiranė se qytetet e tjera evropiane

    40 pėr qind ėshtė mė pak i ndotur ajri nė Elbasan se vitin e kaluar

    7 mijė hektarė tokė priten tė pyllėzohen nga Ministria e Mjedisit

    80 pėr qind e makinave nė Shqipėri janė tė vjetra dhe me naftė

    20 pėr qind e makinave nė Shqipėri janė tė reja dhe me benzinė

    [b]Bashkia: Ndotja, pėrgjegjėsi e qeverisė

    Pas deklarimeve tė kryeministrit se Bashkia e Tiranės ėshtė ndotėsi mė i madh nė kryeqytet, drejtori i kabinetit nė bashki, Eduard Shalsi, deklaroi dje se ėshtė qeveria qė ka nė dorė mekanizmat dhe instrumentet pėr tė ulur nivelin e ndotjes. “Nuk ėshtė hera e parė qė, pėrpos sulmeve tė tjera qė kryeministri Berisha ka ndėrmarrė, nė mėnyrė konstante kundėr Bashkisė sė Tiranės, tė dėgjojmė tė akuzohemi pėr nivelin e lartė tė ndotjes nė Tiranė. Rikujtojmė dhe ripėrsėrisim se Bashkia e Tiranės vepron nė bazė tė kompetencave qė i jep ligji dhe ka marrė tė gjitha masat brenda detyrimeve dhe pėrgjegjėsive qė burojnė nga ky kuadėr ligjor”, - tha ai dje gjatė njė deklaratė pėr shtyp. Sipas tij, shtimi evident i sipėrfaqeve tė gjelbra, mbjellja e njė numri tė konsiderueshėm pemėsh, ndėrtimi i dhjetėra kilometrave rrugė nė kryeqytet, automatizimi i procesit tė pastrimit, janė ato ēka Bashkia e Tiranės po bėn pėr tė pėrmirėsuar jetėn nė kryeqytet dhe qė ka sigurisht ndikim nė mjedis. “Bashkia e Tiranės ka pėrgatitur nė bashkėpunim tė ngushtė me ekspertė tė fushės, edhe njė dokument unikal pėr pushtetin vendor nė Shqipėri qė ėshtė ai i strategjisė lokale pėr njė mjedis tė shėndetshėm nė Tiranė, strategji e cila i ėshtė dėrguar edhe qeverisė, nga e cila presim angazhimin pėr tė bėrė tė mundur implementimin. Ėshtė qeveria e z. Berisha institucioni pėrgjegjės qė pėrcakton politikat dhe bėn koordinimin e tė gjitha palėve tė interesuara, ėshtė qeveria e z. Berisha e cila ka nė dorė mekanizmat dhe instrumentet pėr tė ulur nivelin e ndotjes nė Tiranė, pasi si automjetet, ashtu dhe kantieret e ndėrtimit (qė pėrbėjnė dy burimet kryesore tė ndotjes) janė brenda suazės sė kompetencave tė qeverisė”, - tha ai.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nuk eshte pluhuri i ndertimeve problemi me i madh dhe ai qe shkakton ndotjen ne Tirane,por benzeni dhe lendet djegese.
    Mund te merren masat qe Europa ka kohe qe zbaton.
    Ne Tirane te fillojne te funksionojne targat alterne dhe te djelen te kete bllok trafiku ne te gjithe qendren.
    Te krijojne parking ne hyrje te Tiranes dhe ta sherbejne me lidhje autobuzi falas per ata qe duan te hyjne ne Tirane.
    Te kontrollojne karburantet,dhe nese keto nuk jane te cilesise simbas standarteve,te mbyllen ata pika karburanti qe nuk jane ne rregull.
    Makinat mbi 5 vjet te bejne kontrolle vjetore per tymin.
    Te informohen njerezit qe ndotja e ajrit provokon kancer ne mushkeri dhe nuk eshte perralle kjo.
    Pemet ndihmojne per permiresimin e kualitetit te ajrit,por me kete sasi ndotjeje ne Tirane edhe pemet thahen.Kur te jene gati pemet,te kane mbire qepet siper baneses se fundit.
    Nuk ka nevoje qe te flitet per problemet qe tashem dihet kush jane,por te merren masa urgjente per kete problem.
    Ku te mbushen spitalet plot do jete teper vone.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anėtarėsuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168

    Exclamation =TIRANA,QYTETI ME I NDOTUR PAS KABUL-IT-it(Afganistan)!!!=

    E Merkure, 28 Qershor 2006

    Kryeministri Berisha akuzon drejtuesit lokale per rruget e hapura “qe vazhdojne te jene te tilla per tre vjet”, firmat ndertuese qe “nuk marrin masa per mosperhapjen e pluhurit”, ARMO-n per cilesine e karburanteve: “Duhet te shpallim nje plan emergjent per te shpetuar qytetaret nga katastrofa mjedisore”

    Tirana eshte qyteti me i ndotur pas Kabulit te Afganistanit. Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar keshtu kryeqytetin e tij, gjate nje konference me teme permiresimin e cilesise se ajrit. “Pas Kabulit, qyteti i Tiranes ka shkallen me te larte te pluhurit ne dy kontinentet, sepse mund te hapen 30 rruge dhe vazhdojne per tre vjet, sepse jane te rralla rastet, kur pallate ne ndertim mund te marrin masa mbrojtese per mosperhapjen e pluhurit”, tha ai. Ndersa cilesoi si te domosdoshem shpalljen e nje plani emergjent, per te shpetuar qytetaret nga katastrofa mjedisore.

    Sipas Berishes, konferenca e djeshme, e organizuar nga ministria e drejtuar nga Lufter Xhuveli, trajton nje problem madhor per standardin e jetes se qytetareve shqiptare, i cili duhet te synoje standardin e qytetareve evropiane. “Me pozicionin e saj gjeografik, lartesine mesatare dhe klimen, Shqiperia eshte e krijuar nga natyra si nje vend me ajer nga me te pastrit. Nderkohe, per fat te keq, qendra te saj shume te rendesishme, si Tirana apo qytete te tjera, kane ajer thellesisht te ndotur”, tha kreu i ekzekutivit. Duke iu referuar shifrave, Berisha tha se “perqindja e larte e dioksodit te karbonit ne ajrin e kryeqytetit dhe te ndonje qyteti tjeter, perben nje kercenim direkt per shendetin e qytetareve te te gjitha moshave”.

    Mjedisi ne Shqiperi,-vijoi ai, pasi shpetoi nga industria gjigante e te shkuares, u be subjekt i nje agresioni te ri shume te rende. Nje nga shkaqet kryesore te kesaj ndotjeje, sipas Kryeministrit, eshte ndertimi, “qe nuk respekton asnje kriter te mbrojtjes se mjedisit”. “Ne menyren me te pameshirshme, i jane shkaterruar kryeqytetit siperfaqet e gjelbra. Ne te vertete, vitet e fundit jane vitet e baterdise se vertete mjedisore ne kryeqytet. Nese ushtrimi i kompetencave vendore konceptohet ne kete menyre, kjo do te sjelle katastrofa mjedisore”, paralajmeroi ai. Berisha u kujtoi strukturave perkatese qeveritare se, eshte jashtezakonisht e domosdoshme qe legjislacionin per mjedisin te zbatohet me rigorizitet te plote, te plotesohet aty ku mungon dhe te shpallet si perparesi te madhe. Faktori i dyte madhor ndotes, sipas shefit te qeverise, eshte karburanti qe perdorin automjetet, gjithnje e ne rritje ne numer.

    “Ne krye te ketij ndotesi eshte ARMO. Ndaj ceshtja e cilesise se karburanteve te kesaj korporate duhet te trajtohet me seriozitetin me te madh”, tha Berisha, duke kerkuar privatizimin sa me te shpejte te rafinerise se Ballshit. “Duhet te bejme cdo perpjekje qe kjo rafineri te privatizohet, te riperterije teknologjine. Nuk mund te pranojme nje karburant te tille, qe shperndan sulfur dhe gazra sulfhidrike ne mbare vendin dhe eshte absolutisht nje ndotes kryesor. E gjitha kjo, per shkak te mos-rinovimit te teknologjise se rafinerise. Ajo ka mbetur aty me teknologji te vjeteruar”, parashtroi Kryeministri Berisha. Ai kerkoi marrjen e masave emergjente, sidomos per per Tirane. “Duhet te shpallim nje plan emergjente, ne menyre qe edhe te rrisim vetedijen e qytetareve, por edhe t’i mbrojme qytetaret nga kjo situate, ku e ka zhytur veprimtaria teresisht e pakontrolluar ndotese si e ndertimit, ashtu edhe e automjeteve apo puneve te tjera publike”.

    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=31172

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Kryetari i Bashkise Rama i kerkon qeverise nderhyrje urgjente per ndotjen

    Data e Publikimit: 16/04/2007

    Autori i Lajmit:
    L.M
    Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama I ka kerkuar qeverise dhe Ministrise se Mjedisit te marrin masa pa humbur kohe qe Tirana te mos gjendet ne trysnine e nje smogu ne kushtet kur vera, parashikohet te jete mjaft e nxehte. Sipas Rames, nderhyrja nevojitet si ne karburante, per te permiresuar cilesine e tyre si dhe ne nisjen nga puna te impianit te plehrave ne Sharre. Gjithashtu Rama kerkoi me shume kopetenca nga pushteti qendorr ne drejtim te bashkise. "Me afrimin e shpejte te ngrohjes se temperaturave Tirana e ka te domosdoshme nje vemendje dhe nderhyrje te madhe qe Tirana te mos gjendet nen veprimin e nje smogu te paperballueshem. Cilesia e naftes dhe benzines jane jashte normave dhe standarteve te kerkuara nga ligji. Dua te bej me dije se kemi vazhduar bisedimet intensive per standartet e Sharres dhe presim qe puna ne Sharre te filloje shume shpejt. Presim me ngut qeveria dhe shumica parlamentare te jape me shume kompetenca ne drejtim te bashkive", u shpreh kreu i Bashkise, Rama.
    #VamosArgentina

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Te Pastroj Edhe Uebsajtin E Bashk..

    Citim Postuar mė parė nga thekthi

    ShėrbimeBashkėpunėtorėtkėrkoQendra Operatore Taksa vendore Gjendja civile Drejtoria e Pėrkujdesit Social Kėrkesė/Ankesė Avokati i qytetit/Drejtoria Juridike Vende Pune Transporti Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Pastrimi i Qytetit Drejtoria e pastrimit Iniciativat mjedisore Bashkėpunėtorėt 3.2 Policia Bashkiake
    Ne baze te Ligjit Nr.8224, Dt.15.05.1997, te Kuvendit Popullor te Shqiperise (neni 8), Policia Bashkiake ka per detyre:

    1. Te siguroje zbatimin efektiv te akteve te nxjerra nga Kryetari i Bashkise dhe te Vendimeve te Keshillit Bashkiak qe kane te bejne me sigurimin e rendit e te qetesise dhe mbarevajtjen e puneve publike.

    2. Te konstatoje e te parandaloje ndotjet e mjedisit, hedhjet e mbeturinave te ndryshme,etj.

    3.Te kontrolloj e te marre masa per zbatimin e rregulloreve, urdherave e udhezimeve te leshuara nga Kryetari i Bashkise per probleme qe lidhen me zbatimin e ketij ligji.

    Per shkeljet e verejtura, punonjesit e Policise Bashkiake kane te drejte te gjobitin ne vend personat pergjegjes ne masen 500 deri ne 5000 leke.

    BashkėpunėtorėtkėrkoQendra Operatore Taksa vendore Gjendja civile Drejtoria e Pėrkujdesit Social Kėrkesė/Ankesė Avokati i qytetit/Drejtoria Juridike Vende Pune Transporti Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Pastrimi i Qytetit Drejtoria e pastrimit Iniciativat mjedisore Bashkėpunėtorėt 3.3 Numrat e kontaktit
    • Drejtoria e Pastrimit:

    DREJTOR

    Endrit DUĒKA

    Nr. tel: + 355 4 229 – 451

    + 355 4 253 – 053 (134)

    • Drejtoria e Kontrollit mbi Territorin:

    DREJTOR

    Anila SHEHU

    Nr. tel: + 355 4 243 – 807

    • Policia Bashkiake

    DREJTOR

    Ndrec DEDA

    Nr. tel: + 355 4 273 - 173

    3.1 Drejtoria e kontrollit mbi territorin
    FUNKSIONI

    Kontrollon tė gjitha subjektet qė ushtrojnė veprimtaritė e tyre nė territorin e qytetit tė Tiranės, brenda tė gjitha ligjeve dhe normave tė pėrcaktuara pėr ushtrimin e aktivitetit.

    Objekti i punės sė Drejtorisė sė Kontrollit mbi Territorin.

    • Vendosja e gjobave kundrejt ndotėsve tė mjedisit, sipas ligjeve nė fuqi.

    • Bashkėrendim i punės me Drejtorinė e Pastrimit, Ministrinė e Mjedisit dhe Agjencinė Rajonale tė Mjedisit pėr zgjidhjen e problemeve tė mjedisit urban.

    • Bashkėrendim i punės me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tregje – Taksave pėr vjeljen e tė ardhurave tė gjobave tė vendosura.

    www.tirana.gov.al

    .2 Policia Bashkiake

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rama: Qeveria e lodhur, pengese per te ardhmen

    • Kryetari i Partise Socialiste eshte shprehur sot para mediave per doreheqjen e ministrit te jashtem duke theksuar se shqiptare duan nje politike te re

    Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka komentuar doreheqjen e Ministrit te Jashtem Besnik Mustafaj. Ai eshte shprehur se veprimi i Mustafajt nuk ka bere gje tjeter vecse ka konfirmuar se qeveria tashme eshte e lodhur. Sipas Rames ky fakt shprehet permes abuzivizmit dhe nje politike gjithnje e me te degraduar. Rama i ka bere keto komente gjate nje konfernce per shtyp ne seline roze ku ka theksuar se qytetaret shqiptare duan nje politike te re. Ne vijim Rama eshte shprehur se nje qeveri e lodhur nuk ben gje tjeter vecse kthehet ne nje pengese per te ardhmen e vendit. “Konsideroj qe zoti Mustafaj nuk ka treguar asgje te re per ate qe shohim dhe perjetojme te gjithe. Kjo qeveri eshte shume e lodhur dhe kjo shprehet ne gjithe aktivitetin qeverises se saj, ne mungesen e qetesise, aktivitet e papermbajtura abuzive te nje politike te vjeter e te degraduar, qe nuk ofrojne asgje per shqiptaret. Qytetaret shqiptare kane nevoje per nje politike te re drejt nje te ardhmje e cila tani nuk shihet se kjo eshte nje qeveri e lodhur” tha Rama.
    #VamosArgentina

  7. #7

    Per shkeljet e verejtura, punonjesit e Policise Bashkiake kane te drejte te gjobitin ne vend personat pergjegjes ne masen 500 deri ne 5000 leke

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Mafia e ndėrtimit e ka kokėn nė bashkinė e Tiranės!!!

    FAMIA SHQIPETARE

    Mafia e ndėrtimit e ka kokėn nė bashkinė e Tiranės

    Pėr tė pėrfituar sa mė shumė sipėrfaqe nga oborret nė pėrdorim tė qytetarėve, mafia e ndėrtimit, nė bashkėpunim me bashkinė e Tiranės, kanė ndėrsyer fadromat e shkatėrrimit, tė cilat kanė shėndruar nė njė grumbull betoni e dheu muret rrethues tė dhjetra banesave nė bllokun “Vasil Shanto”. E gjithė lagja duket sikur ėshtė bombarduar nga qielli dhe nga toka, duke krijuar njė pejsazh mjaft trishtues, ndėrkohė qė edhe vetė jeta e njerzėve ėshtė vėnė nė rrezik serioz.
    Do tė mjaftonte vetėm njė shėmbull pėr tė kuptuar se sa e lidhur ėshtė mafia e ndėrtimit me bashkinė e Tiranės e ndoshta edhe me vetė kreun e kėsaj bashkie, Edvin Ramėn. Pa dashur qė ta mbingarkojmė kreun e bashkisė, do t’u referohemi qytetarėve tė bllokut “Vasil Shanto” nė kryeqytet, tė cilėt gjatė kėtyre dy vjetėve tė fundit kanė pėrjetuar ngjarjen mė skandaloze me trojet e tyre. Bėhet fjalė pėr banorėt e pjesės lindore tė kėtij blloku, tė cilėt banojnė nė disa shtėpi njė katėshe, tė ndėrtuara me kontributin e vetė banorėve (i ashtuquajturi “kontribut vullnetar”) e qė mė vonė u privatizuan si tė gjitha banesat e tjera nė vendin tonė. Janė afro 100 shtėpi tė ndėrtuara nė bllok, qė zėnė disa hektarė truall.
    Pikėrisht kėtij trualli nė zemėr tė Tiranės me sa duket ja kanė vėnė synė “bosėt” e mafies sė ndėrtimit. Lakmia pėr kėtė truall ėshtė aq e madhe sa dhjetra firma ndėrtimi, ndėrmjet tyre e dhe disa firma fantazmė, janė lėshuar si lukuni mbi banorėt e kėtij blloku me oferta nga mė tė ēuditshmet. Por ata kanė hasur nė njė pengesė serioze: Banorėt e kėtyre shtėpive kanė ndėrtuar qysh nė fillim nga njė mur rrethues pėr tė siguruar banesat nga pluhuri e nga automjet qė u kalojnė tek pragu i derės. Kėto sipėrfaqe oborresh faktikisht ata i kanė nė pėrdorim, edhe pse ato nuk figurojnė tė regjistruara nė zyrėn vendore tė regjistrimit tė pasurive tė paluejtėshme tė Tiranės. Duke poseduar realisht kėtė sipėrfaqe trualli, banorėt kėrkojnė qė kontratat ndėrmjet palėve tė llogariten duke pėrfshirė edhe sipėrfaqet e oborreve tė tyre. Njė gjė e tillė bie ndesh me lakminė e ndėrtueseve, tė cilėt me sa duket kanė llogaritur qė kėto sipėrfaqe t’i rrėmbejnė pa patur asnjė detyrim ndaj banorėve tė kėtij blloku.
    Pėr ta zgjidhur kėtė “konflikt” nė interes tė tyre, firmat fantazmė kanė joshur bashkinė, pa dyshim duke u premtuar drejtuesėve tė saj pjesėn e vetė tė luanit nga ky allishverish. Dhe krerėt e bashkisė nuk kanė nguruar tė kėrkojnė ndihmėn e fadronave. Para dy vjetėve fadronat, tė mbrojtura edhe nga policia bashkiake, filluan aksionin e prishjes sė mureve rrethues nė kėtė bllok, duke lėnė pas vetėm shkatėrrim. Lagja u kthye nė njė grumbull gėrrmadhash, duke dhėnė pėrshtypjen e njė bobardimi tė egėr nga qielli e nga toka. Kudo shihje mure tė prishura, trarė betoni tė varura, dyer tė shqyera, togje dheu tė pėrzjerė me mbeturina zhavorri e betoni e gropa tė hapura, sikur tė kishin rėnė gjyle topash tė kalibreve tė mėdhenj. Ky peisazh trishtues vazhdoi pėr mė shumė se dy vjet dhe askush nga bashkia nuk u kujtua tė vinte dorė pė tė pastruar ambjentin.
    Por mė nė hall ishin banorėt e lagjes. Shumė dyer oborresh kishin mbetur tė gjysmė tė shkatėrruara e me trarė betonėsh qė dukeshin se do tė binin pėrtokė nga ēasti nė ēast. Familjarėt, pleq e fėmijė zvarriteshin me vėshtirėsi nėn kėta trarė pėr tė hyrė nė banesat e tyre. Nė ēdo kohė vdekjen e kishin mbi krye.
    Tė lodhur nga pritja e gjatė, mjaft familjarė, tė trembur nga ndonjė aksident i mundshėm e duke parė se bashkia nuk po merrte asnjė masė, filluan rindėrtimin e mureve rrethues me ndonjė ēvendosje tė vogėl. Por nuk kaloi shumė gjatė dhe pėrsėri nė dyert e banorėve u dukėn sekserėt e firmave ndėrtuese, tė cilėt nisėn kontaktet me banorėt e lagjes. Dhe pėrsėri ata mbetėn me variantin pėr tė mos ua njohur banorėve oborret e shtėpive. Historia nisi edhe njėherė nga e para: Banorėt kėrkonin qė nė kontrata tė pėrllogariteshin edhe sipėrfaqet e oborreve. Ky qendrim i palėkundur i banorėve ēoi nė aksionin e dytė tė fadronave tė bashkisė. Egėrsia e shkatėrrimit tashmė ishte edhe mė e furishme. Pėrsėri pejsazhi i lagjes u mbush me togje betoni e gurėsh, me mure tė shėmbur e me dyer gjysmė tė rrėzuara.
    Ky peisazh shkatėrrimtar e ogurzi vazhdon tė sundojė nė gjysmėn e lagjes, edhe pse zyrtarisht askush nuk di se pse po ndosh njė shkatėrrim i tillė absurd. Natyrisht qė kėtė gjė e dinė shumė mirė kretrėt e bashkisė tė Tiranės e domosdo nė radhė tė parė edhe vetė zoti Rama, tė cilėt kanė lidhje interesash me mafian e ndėrtimit nė kryeqytetin shqiptar.
    Faktet qė suallėn mė lart nuk kanė nevojė pėr asnjė koment. Ato i kupton dhe i vlerėson cilido qytetar nė Tiranė.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e kie ti or tok gega.. por sic thot kadare diku.. shqipot hyne ne diktature ..e ka fjalen per diktaturen envero polpoto staliniste te dizet e 4 -dizet e pes deri ne 91-ne.. me kenge ne goje..
    dhe tirana hyri nen thundren e edvinit vete.. me keng e valle nga gezimi..
    tani le ta provojne gorillen qe e deshen vete..

    un i dolla borxhit tiranasve..
    plor shkrime qendisa..sma futen ne tordh..
    nashi le te thundro-perdhunohen..nga ki pis i pacipe..

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    KLSH, manipulimet e Ramės me fondet

    KLSH, manipulimet e Ramės me fondet

    Kontrolli i Lartė i Shtetit-KLSH, pak ditė mė parė raportoi nė njė deklaratė pėr shtyp pėr abuzimet e kryera nė Bashkinė e Tiranė pėr periudhat nga 2005 e deri nė fund tė 2006 duke konstatuar njė dėm nė total prej 700 mijė dollarėsh. Raporti prej 300 faqesh pėrmban shkelje tė rėnda si nė shpėrblime pa motiv pėr punonjėsit, skandale nė tendera, para dhe financime tė hedhura pa bazė ligjori si dhe falsifiko dokumentesh. Duke iu referuar ligjeve nė fuqi KLSH pas kontrolleve tė ushtruara ka kryer kallėzim penal pėr zyrtarė tė lartė tė Bashkisė sė Tiranės, kjo pasi kryetari Rama i kishte deklaruar atyre kompetencat e firmosje duke iu shmangur kėshtu pėrgjegjėsive, ashtu sikundėr ndodhi.Ndėr parregullsitė dhe shkeljet financiare, KLSH paraqet dhėnien shpėrblim anėtarėve tė Kėshillit tė Bashkisė me vendime tė Kėshillit tė Bashkisė Tiranė nė vlerėn e 2.972.898 lekė, vendime kėto pa ndonjė bazė ligjore dhe nė kundėrshtim me ligjin nr. 8652. Po ashtu, KLSH gjatė kėsaj periudhe konstatoi mosderdhjen e detyrimit ne shumėn 422.266 lekė dhe 428 USD nga ndėrmarrjet nė varėsi tė Bashkisė, si detyrim prej 10 % tė vlerės sė arkėtuar nga dhėnia me qira e objekteve nė vitet 2005 dhe 2006. Rastet e tjera qė vendosin para pėrgjegjėsisė kryetarin e bashkisė Edi Rama, njėherėsh kryetar i PS, lidhen me pėrfitimin pa tė drejtė tė shumės prej 404.352 lekė nga njė shoqėri publicitare pėr prodhimin dhe transmetimin e spoteve televizive, nė kundėrshtim me ligin nr. 7971 dhe udhėzimin e KM nr 1. datė 01.01.1996 “pėr prokurimin publik”.
    Paga dhe shpėrblime
    Nga kontrolli i ushtruar nga KLSH u konstatua se me urdhėr pagesėn nr 2, datė 05.01.2005 janė paguar 1,489,898 lekė, nga tė cilat 1,488 lekė janė shpenzime komisioni bankar, me objekt shpenzimi pėrshkrim shpėrblimi anėtarėve tė Kėshillit tė Bashkisė mbėshtetur nė vendimin e Kėshillit tė Bashkisė Tiranė nr. 62 darė 19.12.2004 pėr shpėrblim pėr kėshilltarėt nė masėn 30 mijė lekė. Mėsohet se pėr mendimin e mėsipėrm ėshtė shprehur dy herė Prefekti i Qarkut Tiranė, ku nė shkresėn nr. 2977/1 Prot. Datė 20.12.2004 ėshtė pėr moskonfirmim tė vendimit tė mėsipėrm tė Kėshillit Bashkiak. Po ashtu njė tjetėr shkelje ka tė bėjė me urdhėr pagesėn nr. 1355, datė 28.12.2005 ku janė paguar 1,485,000 lekė, me objekt shpenzimi pėrshkrim “shpėrblimi anėtarėve tė Kėshillit tė Bashkisė, mbėshtetur nė vendimin e kėtij kėshilli nr. 77 datė 20.12.2005 pėr shpėrblim pėr kėshilltarėt nė masėn 30 mijė lekė me rastin e festave tė vitit tė ri”. Sipas KLSH-sė, vendimet e mėsipėrme janė tė pa ligjshme, sepse nuk kanė bazė ligjore pėr pėrdorimin e tė ardhurave pėr kryerjen e shpėrblimeve pėr anėtarėt e Kėshillit Bashkiak. “Ėshtė vepruar nė kundėrshtim me nenin 30 tė ligjit 8652 i vitit 2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” dhe vendimin e KM nr. 551 e vitit 2002 “Pėr klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e Qeverisjes Vendore pėr efekt pagese pėr caktimin e kufijve tė pagave tė punonjėsve tė Qeverisjes Vendore”. Sipas KLSH, pėr kėtė shpenzim nuk ishte parashikuar nė buxhetin e vitit 2004 dhe 2005 dhe nuk ka fonde pėr tė kryer njė shpėrblim tė tillė. “Shuma prej 2,972,898 lekė pėrbėn shkelje tė disiplinės financiare me dėm ekonomik dhe ngarkon me pėrgjegjėsi Drejtoren e Drejtorisė sė Financės dhe Pėrgjegjėsen e Sektorit tė Financės”, bėn tė ditur raporti i KLSH i cili zotėrohen ndėr tė tjera edhe nga prokuroria.

    SK Tirana, shpėrblime 650 mijė lekė nga kryetari i bashkisė
    KLSH ka konstatuar njė shpėrblim tė akorduar nga bashkia pėr sportistėt e Klubit Sportiv “Tirana” pjesėmarrės nė Lojėrat Mesdhetare 2005 dhe pėr rritjen e shpėrblimit mujor tė ndėrlidhėsve me komunitetin. Vendimi mban nr. 41 i datės 17.07.2006, dhe fondi prej 650 mijė lekėsh i ėshtė akorduar sportistėve tė kėtij klubi qė kanė fituar medalje nė kėto lojėra si dhe trajnerėve. Miratimi i kėtij fondi nga Drejtoria Juridike dhe ajo e Buxhetit dhe Administrimit Financiar, etj, bie ne kundėrshti, sipas KLSH, me udhėzimin e Ministrisė sė Financave nr. 2 datė 08.02.2006 “Pėr zbatimin e buxhetit tė shtetit pėr vitin 2006” ku thuhet se, “Shpenzimet e ēdo natyre ekonomike qė parashikohen tė bėhen pėr ..... Institucionet vendore tė kulturės dhe sportit, me pėrjashtim tė shpenzimeve pėr cilėsinė sportive”.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  5. Tirana, qyteti epileptik
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 20:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •